Faqja kryesore Rreth ksaj faqe Kontakt
Harun Yahya - E VËRTETA E JETËS SË KËSAJ BOTE
E VËRTETA E JETËS SË KËSAJ BOTE
   
Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim.
S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen.
A nuk logjikoni?
(Surja El-Anam:32)




JETA E KËSAJ BOTE

Gjithësia jonë ka rregullsi të përsosur. Yje të panumërta dhe galaksi të shumta lëvizin nëpër orbitat e tyre në një harmoni të plotë. Galaksitë pëmbajnë gati 300 miliardë yje që lëvizin njëri pranë tjetrit dhe për çudi të të gjithëve, gjatë kalimit nuk ndodhë asnjë ndeshje në mes tyre. Ky rregull nuk mund të përshkruhet si rastësi. Bile, shpejtësia e objekteve në gjithësi është përtej kufijve të mendjes së njeriut. Dimensionet fizike të hapsirës janë të pamasë kur i krahasojmë me matjet që i bëjmë në tokë. Yjet dhe planetet, me masa prej miliarda e biliona tonë, dhe galaksitë, me madhësitë që mund të llogariten vetëm përmes formulave matematikore, të gjitha këto lëvizin në rrugët tyre të caktuara nëpër gjithësi me shpejtësi të tmerrshme.

Për shembull, toka sillet rreth boshtit të vet ashtuqë një pikë në sipërfaqe ka shpejtësi prej rreth 1,670 km/h. Shpejtësia lineare e tokës rreth diellit është 108,000 km/h. Këto shifra, sidoqoftë, kanë të bëjnë vetëm me tokën. Ne hasim në shifra edhe shumë më të mëdha kur t’i hulumtojmë dimensionet përtej sistemit diellor. Në gjithësi, pasi sistemet rriten sipas madhësisë, shpejtësitë gjithashtu rriten. Sistemi diellor rrotullohet rreth qendrës së galaktikës me shpejtësi prej 720,000 km/h. Shpejtësia e Rrugës së Qumështit, që përmbanë rreth 200 miliardë yje, është 950,000 km/h. Kjo lëvizje e vazhdueshme është e pabesueshme. Toka, së bashku me sistemin diellor, çdo vjet lëviz për 500 milion km larg vendit ku ka qenë para një viti.

Ekziston një ekuilibër i jashtëzakonshëm brenda lëvizjes dinamike dhe zbulon se jeta në tokë është e bazuar në një balansim shumë delikat. Një ndryshim i vogël, qoftë edhe milimetrik në orbitën e trupave qiellorë mund të shkaktojë pasoja shumë serioze. Disa mund të jenë aq përcaktues saqë jeta në tokë do të bëhej e pamundur. Në sistemet ku ekzistojnë ekuilibra gjigant si dhe shpejtësi marramendëse, mund të ndoshin fatkeqësi të mëdha në çdo kohë. Sidoqoftë, fakti që ne jetojmë jetën normale në planetin tonë bën që ne të harrojmë për rreziqet që ekzistojnë në gjithësi. Rregulli i tanishëm i gjithësisë me gati numër të parëndësishëm të përplasjeve që ne dijmë, thjeshtë bën që të mendojmë se mjedis i përsosur, stabil dhe i sigurtë është duke na rrethuar.

Njerëzit nuk mendojnë aq shumë për këto çështje. Kjo është arsyesja pse ata kurrë nuk shohin lidhje të jashtëzakonshme e kushteve të ndërlidhura mes veti që e bën jetën e mundur mbi tokë apo ata nuk dëshirojnë që të kuptojnë se njohja e qëllimit të vërtetë të jetës së tyre është aq e rëndësishme. Ata jetojnë fare pa e pyetur veten se si ky ekuilibër i pafund mund të ekzistojë.

Pa marrë parasysh, njeriut i është dhënë mundësia për të menduar. Pa sjellur në mend atë që e rrethon në mënyrë të vetëdijshme dhe të mençur, kurrë nuk do të mund t’a shoh realitetin apo të ketë pak ide pse është krijuar kjo botë dhe kush është ai që bën këtë rregullsi gjigante me aq rimë të përkryer.

Dikush që i rreh në mendje këto çështje dhe kupton rëndësinë e tyre do të ndeshët përballë me faktin e pashmangshëm: gjithësia në të cilën jetojmë është e krijuar nga Krijuesi, ekzistenca dhe atributetet e të cilit janë të shfaqura në çdo gjë që ekziston. Toka, një pikë e imtë në gjithësi, është krijuar që të shërbejë një qëllimi të rëndësishëm. Asgjë nuk ndodhë pa qëllim të caktuar në rrjedhën tonë jetësore. Krijuesi, duke i shfaqur atributet e Tija, fuqinë e Tij dhe urtësinë nëpër gjithësi, nuk e ka lënë njeriun të vetmuar por e ka vendosur atë me qëllim të rëndësishëm.

Arsyeja pse njeriu ekziston në tokë është treguar hollësisht nga Allahu në Kur’an:

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi. (Al Mulk:2)

Ne e krijuam prej ujit të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Al Insan:2 )

Në Kur’an, Allahu mëtutje e bën të qartë se asgjë nuk është pa qëllim:

Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë. (Al Enbia: 16-17)


Fshehtësia e Botës

Allahu thekson qëllimin e jetës së njeriut në ajetin e mëposhtëm:

Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë. (Al Kahf:7)

Pasi është kështu, Allahu pret nga njeriu që të mbetet shërbëtor i devotshëm i Tij gjatë tërë jetës. Me fjalë tjera, bota është vend, ku ata që i frigohen Allahut dhe ata që janë jofalenderues dallojnë nga njëri tjetri. E mira dhe e keqja, e përsosura dhe e meta janë pranë njëra tjetrës në këtë “rregullim”. Njeriu sprovohet në shumë mënyra. Në fund, besimtarët do të veçohen nga jobesimtarët dhe to të arrijnë në parajsë. Në Kur’an kjo përshkruhet kështu:

A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët. (Al Ankebut:2-3 )

Në mënyrë që të kuptohet esenca e kësaj sprove, njeriu duhet që të ketë njohuri të thellë për Krijuesin e tij ekzistenca e të cilit shfaqet në çdogjë që ekziston. Ai është Krijuesi, Poseduesi i fuqisë, diturisë dhe mençurisë së pafund.

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! (Al Hashr:24)

Allahu e krijoi njeriun nga balta, duke e pajisur atë me shumë tipare, dhe i dhuroi shumë favorizime. Atë askush nuk mëson vetvetiu si të sheh, si të dëgjoj, si të ec apo si të marr frymë. Bile, këto sisteme komplekse janë të vendosura në trupin e tij në mitër para se ai të lind, atëherë kur ai nuk ka asnjë mundësi që të percepton botën e jashtme.

Pasi i janë dhënë të gjitha këto tipare, çfarë pritet nga njeriu është që të bëhet shërbëtor i Allahut. Sidoqoftë, siç Allahu thotë qartë në Kur’an, shumica e njerëzve janë “keqbërës’ dhe “jofalenderues” ndaj Krijuesit të tyre, për shkak se ata refuzojnë nënshtrimin ndaj Allahut. Ata supozojnë se jeta është mjaft e gjatë dhe se kanë fuqi personale që të mbijetojnë.

Kjo është arsyeja pse qëllimi i tyre është që të “shfrytëzojnë jetën deri në fund”. Ata harrojnë vdekjen dhe jetën e mëpastajshme. Ata përpiqen që të kënaqen në jetë dhe që të arrijnë standarde më të mira jetësore. Allahu spjegon lidhjen e tyre ndaj kësaj jete në ajetin e poshtëm:

Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret. (Al Insan:27)

 

In the Qur'an, the last remaining authentic revelation which guides humanity to the true path, Allah repeatedly reminds us of the temporary nature of this world, summoning us to clarity of mind and consciousness. Indeed, wherever we live, we are all vulnerable to the devastating effects of this world, a self-explanatory phenomenon for people who observe life and the happenings around us. This is also true of all the attractions surrounding us. The pictures in this page are each a demonstration of this fact. Any corner of the world, no matter how impressive, will be exposed to unavoidable deterioration in a few decades, sometimes in even shorter periods of time than one would have ever expected.

Everything on earth is destined to perish. This is the real nature of worldly life...

Jobesimtarët përpiqën që të shijojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote. Por, siç tregon ajeti, jeta kalon shumë shpejt. Kjo është pika qenësore që shumica e njerëzve harrojnë t’a përkujtojnë.

Të marrim një shembull ashtu që të sqarojmë temën në fjalë.

Disa sekonda apo disa orë?

Paramendo një pushim tipik: pas shumë muajve të punës së zellshme, i ke dy javë pushim dhe keni arritur në pushimorën tuaj të preferuar pas ngarjes së lodhshme të autos për tetë orë. Koridori është i stërmbushur me mysafirë si ju. Bile i vëren fytyrat e njohura dhe i përshëndetë ata. Koha është e ngrohtë dhe nuk dëshiron që t’a humbasësh asnjë minutë të kënaqësisë nën diell dhe detin e qetë, kështuqë pa humbur kohë, e gjen dhomën tënde, vesh kostumet e larjes dhe vrapon për në plazh. Më në fund, arrin tek uji i pastër si loti, por papritmas të befason një zë: “Zgjohu, do të vonohesh për në punë!”

Këto fjali të duken të pakuptimta. Për një çast, nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur; aty është një mungesë ndërlidhjeje e pakuptueshme me atë se çfarë ke parë dhe dëgjuar. Kur i hap sytë dhe e sheh veten në dhomën e fjetjes, e vërteta është se e gjitha ka qenë ëndërr dhe që iu ka mahnitur me të madhe. Nuk mund t’a përmbashë veten duke e shprehur mahnitjen: “Kam ngarë për tetë orë për të arritur këtu. Edhepse sot përjashta është ftohtë acar, e ndjeva ngrohtësinë e diellit në ëndërr. E ndjeva edhe stërpikat e ujit në fytyrën time.”

Tetë orë rrugë për deri tek pushimorja, koha që ke pritur në korridor, shkurtimisht, çdo gjë që ka të bëjë me pushimin tënd në të vërtetë ishte një ëndërr prej disa sekondash. Edhepse nuk dallohej nga jeta reale, çfarë keni përjetuar në mënyrë vërtetë ishte vetëm se një ëndërr.

Kjo këshillon se ne do të zgjohemi nga kjo jetë e kësaj bote sikur kur zgjohemi nga ëndrra. Pastaj, jobesimtarët do të shprehen në të njejtën mënyrë habie. Gjatë jetës së tyre, ata nuk kanë mundur t’a lirojnë veten nga mosdija se jeta e tyre do të jetë e gjatë. Sidoqoftë, në kohën kur ata do të ringjallen, do të kuptojnë se koha të cilën e kanë kaluar që për ata do të jetë e tërë jeta prej 60 apo 70 vjetësh ishte sikur të zgjaste disa sekonda. Allahu tregon për këtë gjë në Kur’an:

Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!"(El-Muminum:112-114)

A do të jenë 10 apo 100 vjet, njeriu eventualisht mund të kuptojë kohën e shkurtë të jetës sipas ajetit të treguar më lartë. Kjo është sikur në rastin kur njeriu zgjohet nga ëndrra duke iu zhdukur të gjitha pamjet e pushimit të bukur dhe të gjatë, papritur duke kuptuar se kjo ka qenë vetëm një ëndërr prej disa sekondash. Në të njejtën mënyrë, shkurtësia e jetës do të godasë njeriun kur të gjitha çfarë ka pasur në jetë i harron. Allahu lidhur me këtë fakt tërheq vëmendjen në ajetin e mëposhtëm:

E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës. (Rum:55)

Të gjithë e kanë kohën e caktuar pa marrë parasysh se sa i zgjatë jeta, sikur për ata që jetojnë disa orë apo disa ditë, e sikur për ata që jetojnë për 70 vjet... Diçka çka është e kufizuar do të përfundojë një ditë. Sado që të jetë jeta e gjatë 80 apo 100 vjet çdo ditë njeriu i afrohet ditës së paracaktuar. Njeriu, në të vërtetë, përjeton këtë fakt gjatë tërë jetës së tij. Pa marrë parasysh planet e projektuara që ai planifikon për vete, një ditë ai do të arrijë atë ditë të caktuar kur duhet që t’a përfundojë qëllimin e vet. Secili synim i vlershëm apo gjërat që mendon si pika kthese në jetën e vet shumë shpejt kupohen se vetëm kanë qenë fantazi të përkohshme.

Paramendoni një dalosh, p.sh., i cili sapo ka hyrë në shkollën e mesme. Natyrisht ai mezi nuk pret për ditën që do të diplomojë. Ai mezi nuk pret atë me padurim të papërmbajtur. Shumë shpejt do t’a sheh veten duke u regjistruar në fakultet. Në këtë etapë të jetës, atij as që i bjen ndërmend vitet e gjata në shkollën e mesme. Ai tashmë ka tjera gjëra që e preokupojnë; ai dëshiron që t’i shfrytëzojë maksimalisht këto vite të çmueshme që t’a lehtësojë frikën për të ardhmen. Kështuqë, ai bën plane të shumta. Më përpara mezi nuk ka pritur, tani ai është i zënë me përgaditjen për martesë, që për të është një rast i veçantë. Pastaj vitet rrjedhin më shpejt se sa ai mendon dhe i mbesin shumë vite pas shpine dhe përnjëherë e gjen veten si një njeri që kujdeset për familjen e vet. Me kohë ai bëhet gjysh, një plak i vjetër me shëndet që vazhdimish i dobësohet, ai si nëpër mjegull i përkujton ngjarjet që i jepnin kënaqësi sa ishte i ri. Kujtimet e zymta zbehen edhe më tej. Shqetësimet që e mundonin si të ri më nuk e interesojnë. Vetëm disa pamje nga jeta e tij shpalosen para syve të tij. Koha e paracaktuar afrohet. Koha e mbetur është shumë e kufizuar; disa vite, disa muaj apo ndoshta edhe vetëm disa ditë. Një tregim klasik për një njeri, pa përjashtime, përfundon me shërbime funerali, ku marrin pjesë antarët e familjes së ngushtë, miqtë e afërt si dhe farefisi. E vërteta është se askush nuk është imun ndaj këtij përfundimi.

Pa marrë parasysh, që nga fillimi i historisë, Allahu e ka njoftuar njeriun rreth natyrës së përkohshme të kësaj bote dhe e ka përshkruar jetën e pastajshme si vendbanim tëvërtetë dhe përhershëm të tij. Shumë detale që kanë të bëjnë me parajsën dhe ferrin përshkruhen në shpalljet e Allahut. Pavarsisht nga ky fakt, njeriu synon që të harrojë këtë të vërtetë thelbësore dhe mundohet që të gjitha përpjekjet e veta t’i investojë në këtë jetë, edhepse është e shkurtë dhe e përkohshme. Sidoqoftë ata që pretendojnë një çasje racionale ndaj jetës janë të vetëdijshëm për kthjelltësinë e mendjës së tyre dhe vetëdijës dhe kuptojnë se kjo jetë nuk e vlen aspak në krahasim me jetën e amshueshme. Për këtë arsye synimi kryesor i njeriut është që të fitojë parajsën, vend i përhershëm i bujarisë dhe bollëkut të Allahut. Duke kërkuar kënaqësinë e Allahut me besim të plotë është mënyra e vetme që të fitohet. Sidoqoftë, ata që nuk mendojnë për fundin e pashmangshëm në këtë botë, dhe që jetojnë jetën me atë qëndrim sigurisht që meritojnë dënim të përjetshëm.

Allahu në Kur’an tregon për fundin e tmerrshëm që do të përjetojnë këta njerëz:

(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtetë, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, kanë refuzuar udhën e drejtë. (Jonuz:45)

Ti (Muhamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar. (Ahkaf:35)

 

Ambicjet e shfrenuara

Më herët në këtë libër, kemi përmendur se koha që një njeri i zakonshëm e kalon në këtë botë është e shkurtë “sa qel e mbyll sytë”. Sidoqoftë, pa marrë parasysh se çfarë ka njeriu në jetë, ai nuk do t’a arrijë kënaqësinë e vërtetë dersa ai nuk beson në Allahun dhe përmend Allahun.

Në kohën kur ai arrinë moshën e pjekurisë ai lakmon pasurinë, fuqinë dhe statusin. Për çudinë e tij, ai ka aftësi të kufizuara që të kënaqet me lakmitë e veta; dhe nuk ka rast që t’i ketë krejt çfarë ai dëshiron. As pasuria, as suksesi apo ndonjë përparim, sidoqoftë, nuk do t’i qetësojë ambiciet e tij. Pa marrë parasysh statusin shoqëror apo gjininë, jetët e njerëzve janë të kufizuara në vetëm 6 apo 7 dekada. Deri në kalimin e kësaj periudhe, vdekja i bën të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, gjëra të pakuptimta.

Dikush që është i prirur për dëshira të shfrenuara gjithmonë e gjen veten si i sëmurë “me pakënaqësi”. Në secilën periudhë të jetës, pakënaqësia është çdoherë e pranishme, derisa qëllimet ndërrohen varësisht nga koha dhe kushtet. Dëshira për të arritur këto kënaqësi mund të bëj që disa njerëz të llastohen gati në çdo gjë. Ai gjithashtu mund të angazhohet aq në plotësimin e dëshirave të tij saqë është i gatshëm që të përballoj çdo pasojë, bile edhe nëse do të thotë që të humbasë dashurinë e familjës së ngushtë apo të jetë i dëbuar nga ata. Ndonjëherë me kohë ai e arrin cakun e vet, por “magjia” zhduket. Ai humb interesimin në qëllimin e arritur. Bile përveç kësaj, i pakënaqur me këtë arritje, ai menjëherë fillon që të kërkojë një synim apo cak tjetër dhe bën çfardo që është e mundur që të arrijë cakun derisa sa t’a arrijë siç duhet më në fund.

Duke pasur ambicje të shfrenuara është karakteristikë tipike për një jobesimtar. Kjo veçori i mbetet deri sa të vdes. Kurrë nuk kënaqet me atë që ka. Kjo është kështu pasiqë thjesht dëshiron të gjitha për veten e vet me lakmi të madhe dhe jo që të fitojë kënaqësinë e Allahut. Në të njejtën mënyrë, të gjitha që njerëzit kanë dhe mundohen që të kenë më shumë është më shumë arsye për lavdatë dhe mburrje, dhe njerëzit bëhen të shkujdesur nga kufizimet që i ka vënë Allahu. Sigurisht, Allahu nuk do të lejojë dikend që është aq panënshtruar ndaj Tij që të ketë qetësi shpirtërore në këtë botë. Allahu thotë në ajetin e mëposhtëm:

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Ar-Ra’d:28)

 

Bota mashtruese

Shembuj të panumërt të krijimit të përsosur rrethojnë njeriun përgjatë tërë botës: pamje të mahnitshme, miliona lloje bimësh, qielli i kaltër, retë e rënda me shi apo trupi i njeriut- një organizëm i përsosur përplot me sisteme komplekse. Të gjitha janë këto shembuj mahnitës të krijimit, për njohjën e të cilit nevojitet mendje mprehtësi e thellë.

Duke shikuar laramaninë në krahët e fluturës, me motive të mrekullueshme dhe të ndërlikuara me çka edhe dallohet, është një përjetim që kurrë nuk harrohet. Puplat e kokës së një zogu, aq të vogla dhe të shkëlqyera, që duket sikurse një copë kadife e zezë, apo ngjyrat tërheqëse dhe aroma e luleve janë të mahnitshme për shpirtin e njeriut.

Çdokujt, gati pa përjashtim, i pëlqen fytyra e bukur. Shtëpi luksoze, me orendi të përaruara dhe auto moderne për disa njerëz janë pasuritë më të mëdha. Njeriu përpiqet për shumë gjëra në jetë, por bukuria e çdogjëje që ka është e paracaktuar që të zhduken në kohë.

Pema gradualisht prishet dhe më në fund kalbet që nga çasti kur është këputur nga dega. Aroma e luleve mbush dhomën tuaj vetëm për një kohë të caktuar. Së shpejti, ngjyrat fillojnë t’i zbehen dhe vyshken. Fytyra më e bukur rrudhet pas disa dekadave: efekti i vjetëve në lëkurë dhe zbardhja e flokëve bën që ajo fytyrë e bukur mos të dallohet shumë nga fytyrat e tjera të njerëzve të plakur. Nuk mbetet asnjë shenjë nga shëndeti dhe faqet e kuqe të një tinejxheri pasi të kalojnë vitet. Ndërtesës i nevojitet rinovimi; autot dalin nga moda bile çka është edhe më keq, ndryshken. Shkurtimisht, çdo gjë që n’a rrethon i nënshtrohet shkatërrimit të kohës. Kjo mund të duket si “një proces natyror” për disa. Sidoqoftë, kjo na dërgon tek një porosi e qartë: “Asgjë nuk është imun ndaj efektit të kohës.”

Mbi të gjitha, çdo bimë, kafshë dhe qenie njerëzore në botë- apo shkurtimisht thënë, çdo qenie e gjallë- është e vdekshme. Fakti se popullsia botërore nuk pakësohet gjatë shekujve- për shkak të lindjeve- nuk bën që t’a lëmë anash faktin e vdekjes.

Sidoqoftë si person i shfrenuar, magjia e pasurisë ndikon shumë në njeriun. Etja për të pasur padashur e rrëmben. Sidoqoftë, një gjë duhet kuptuar: Allahu është i vetmi Posedues i çdo gjëje. Qeniet e gjalla jetojnë aq sa Ai dëshiron dhe vdes kur Ai dëshiron.

Allahu fton njeriun që t’a përqëndroj mendjen në këtë, sipas ajetit në vazhdim:

Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë. (Junuz: 24)

Ky ajet, tregon se çdo gjë në këtë botë që mendohet të jetë e bukur do të humb me kohë bukurinë e vet një ditë. Bile, do të zhduket krejësisht nga faqja e dheut. Kjo është çështje e rëndësishme që duhet t’a kemi në mendje, pasiqë Allahu na informon se Ai ka dhënë disa shembuj “për ata që mendojnë”. Si një qenie intelegjente, çka pritet nga njeriu është, që të mendojë dhe të marrë mësim nga ngjarjet dhe më në fund që t’i parashtron synimet e jetës së tij. “Mendja” dhe “të kuptuarit” janë veçori unike e njeriut; dhe pa këto veçori, njeriu humb tiparet e veta dalluese dhe bëhet edhe më i ultë se kafsha. Kafshët gjithashtu bëjnë jetë që është e ngjajshme në disa aspekte me jetën e njeriut: marrin frymë, shtohen dhe një ditë vdesin. Kafshët kurrë nuk mendojnë pse dhe si janë lindur, apo pse një ditë do të vdesin. Është shumë e natyrshme që ata nuk angazhohen në të kuptuarit e pikësynimeve reale të jetës së tyre; ata nuk pritet të mendojnë për qëllimin e krijimit të tyre apo për Krijuesin.

And coin for them the similitude of the life of the world as water which We send down from the sky, and the vegetation of the earth mingled with it and then became dry twigs that the winds scatter. Allah is able to do all things. (Surat al-Kahf: 45)

 


Sidoqoftë, njeriu është përgjegjës ndaj Allahut për ngritjen e vetëdijës nga Allahu përmes mendimit dhe të jetë i ndërgjegjshëm ndaj urdhërave të Tij. Më tutje, nga ai pritet që të kuptojë se kjo botë ekziston vetëm për një kohë të caktuar. Ata që me të vërtetë i kuptojnë këto fakte do të kërkojnë udhëzimin dhe ndriçimin e mendjes nga Allahu duke u angazhuar në vepra të mira.

Përndryshe, njeriu do të ballfaqohet me vuajtje në të dyja botërat, në këtë dhe në atë të pastajshmën. Ai bëhet i pasur, por kurrë i lumtur. Bukuria dhe fama zakonisht sjellin më shumë fatkeqësi sesa jetë të lumtur. Një njeri i popullarizuar, p.sh. i cili një ditë gjendet në lajkat e admiruesëve të vet më vonë lufton me problemet shëndetsore, dhe më vonë do të vdes i vetmuar në një dhomë të vogël hoteli, duke mos u kujdesur askush për të.
 

Shembujt nga Kur’ani dhe Bota Mashtruese

Allahu pandërprerë thekson në Kur’an se është kjo është vetëm “një botë ku të gjitha kënaqësitë janë të gjykuara të zhduken”. Allahu tregon tregime nga ato shoqëri dhe ata mashkuj dhe femra nga e kaluara që janë kënaqur në pasuritë, famën dhe statusin e tyre shoqëror kanë pasur përfundime të tmerrshëme. Kjo pikërisht ka ndodhur dy njerëzëve dhe tregohet në suren Kehf:

E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dyjave bimë tjera.
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok askë!"
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah" - (Allhu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!"
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai ëhstë përfundimi më i mirë.
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send.
pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf: 32-46)

Mburrja e dikujt me pasurinë e vet e bën atë qesharak. Ky është ligj i pandryshuar i Allahut. Pasuria dhe pushteti janë dhuratë nga Allahu dhe në çdo moment mund të merren. Tregimi për “njerëzit në parajsë” që është treguar në Kur’an është një shembull tjetër në lidhje me këtë:

Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall -llahu!"
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t'i vilni!
Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush).
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
Ai me maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë. (Kalem:17-33)

Syri i kujdeshshëm menjëherë vëren nga këto ajete se Allahu nuk jep shembuj nga jeta e ateistëve. Këta që përmenden këtu janë pikërisht ata që besojnë në Allahun por zemrat e tyre janë të ftohta ndaj përmendjes së Allahut dhe të cilët janë jofalenderues ndaj Krijuesit të tyre. Ata bëhen kryelartë në atë çfarë Allahu iu ka dhënë si dhuratë, dhe krejtësisht kanë harruar se këto dhurata do të duhej të përdorën në mënyrën e Tij. Në mënyrë tipike, ata pohojnë ekzistencën dhe fuqinë e Allahut; por zemrat e tyre janë plot mendjemadhësi, ambicje dhe egoizëm.

Tregimi i Karunit, njeri nga njerëzit e profetit Musa, rrëfehet në Kur’an si shembull tipik i një karakteri me pasuri të kësaj bote. Së bashku Karuni dhe ata që vrapojnë pas statusit shoqëror dhe pasurisë janë besimtarët e ashtuquajtur besimtarë që largohen nga feja për shkak të pasurive dhe në këtë mënyrë e humbin jetën e bekuar dhe të amshueshme të asaj bote:

Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"
Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!"
E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!"
Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!"
Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar. (Kasas:76-84)

Vepra më e shëmtuar e Karunit ishte që t’a shoh veten si qenie ndaras dhe e pavarur nga Allahu. Në të vërtetë, siç sugjerojnë edhe ajetet, ai nuk e ka mohuar ekzistencën e Allahut, por thjesht ka menduar se ai- për shkak të veçorive të veta superiore- meritoi fuqinë dhe pasurinë që atij i dhuroi Allahu. Sidoqoftë, të gjithë njerëzit në këtë botë janë shërbëtorë të Allahut dhe pasuria e tyre nuk iu është dhënë atyre vetëm pse ata e meritojnë. Të gjithat që i jipen njeriut janë dhuratë nga Allahu. Nëse ai do të ishte i vetëdijshëm për këtë fakt, ai kurrë nuk do të ishte jofalenderues dhe i prishur ndaj Krijuesit të vet për shkak të pasurisë që ka. Ai duhet vetëm do të duhej të ndihet falenderues dhe të shfaqë mirënjohjen e tij me sjelljet e tij të mira ndaj Allahut. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e ndershme që të tregohet mirënjohja e dikujt drejt Allahut. Nga ana tjetër, Karuni dhe ata që kanë aspirata që të bëhen sikur ai, e kuptojnë se veprat e liga që ata i bëjnë i kujtojnë vetëm kur ndeshen me fatkeqësi. Pas të gjitha të këqijave që bie mbi ta, nëse ende vazhdojnë me të njejtin avaz që ngre neveri ndaj Allahut, ata janë plotësisht të shkatërruar. Fundi i tyre do të jetë i pashmangshëm: ferri (xhehenemi), një vend i lig në të cilin do të mbesin përgjithmonë!

Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Hadid:20)