HYRJE
Kjo grua është në moshën e të shtatëdhjetave.
A keni menduar ndonjëherë se si dikush si ajo do t’a vlerësonte
jetën e vet?
Nëse do të përkujtonte jetën e saj, sigurisht se do
të ishte ”një jetë sa qel e mbyll sytë”.
Ajo sigurisht do të vërejë se jeta e saj nuk ka qenë
edhe aq “e gjatë” siç ka ëndërruar deri
sa ka qenë e re. Bile ndoshta kurrë nuk ia ka marrë mendja
se një ditë do të jetoj aq gjatë. Por tani, ajo është
e habitur nga fakti se i ka 70 vjet prapa. Më përpara, ajo ndoshta
as që ka menduar se rinia dhe dëshirat e saja do të kalojnë
shumë shpejt.
Nëse do të pyetej që të tregojë për jetën
e saj, rikujtimet e saj do të zgjasnin 5-6 orë tregim. Kjo do
të ishte e tëra çfarë ka mbetur nga jeta e saj siç
thotë “ e jetës së gjatë 70 vjeç”.
Mendja e njeriut, e mbuluar me moshë, është e kapluar me
shumë pyetje. Këto në të vërtetë janë
pyetje të rendësishme dhe përgjegja e vërtetë
është qenësore për të kuptuar të gjitha
aspektet e jetës: “Cili është qëllimi i kësaj
jete që kalon aq shpejt? Pse duhet të mbetem i kënaqur
me të gjitha problemet që i kam me moshën? Çfarë
do të sjell e ardhmja?
Përgjigjet e mundshme të këtyre pyetjeve u takojnë
dy kategorive të mëdha: të atyre njerëzve që
besojnë Allahun dhe të atyre jobesimtarëve që nuk
besojnë në Atë.
Dikush që nuk beson Allahun do të mund të thoshte, “
E kam kaluar jetën time duke u marrë me kërkime të
kota. I kam lënë 70 vjet prapa, por me t’a thënë
të drejtën, ende nuk e kam të qartë se për çfarë
kam jetuar. Kur isha fëmijë, prindërit e mi kanë qenë
qendra e jetës sime. Kam gjetur tërë kënaqësinë
dhe jam dëfryer në dashurinë e tyre. Më vonë,
si e re, iu kam përkushtuar burrit dhe fëmijëve të
mi. Gjatë asaj kohe, i kam vendosur para vetes shumë caqe për
veten. Pas një kohe të caktuar ato caqe dhe qëllime i kisha
arritur, dhe secila prej tyre ka qenë e përkohshme. Kur përjetoja
suksesin, vazhdoja me arritjen e caqeve tjera dhe aq shumë më
preokuponin saqë nuk kam menduar për kuptimin e vërtetë
të jetës. Tani në të shtatëdhjetat, në qetësinë
e pleqërisë, mundohem të gjej se çka ka qenë
qëllimi i ditëve të mia të kaluara. A thua kam jetuar
për njerëzit që i kam vetëm si mjegull në mendjen
time? Për prindërit e mi? Për burrin tim që ka vdekur
qëmoti? Apo për fëmijët të cilët i shoh
shumë rrallë që tani i kanë familjet e veta? Jam e
hutuar. E vetmja e vërtetë që tani e ndiej është
afrimi i vdekjes. Së shpejti do të vdes dhe do mbetem një
kujtim i zbehtë në kujtimet e njerëzëve. Çfarë
do të ndodhë pasandej. Nuk kam lidhje. Vetëm mendimi për
të është i frikshëm!”
Këtu sigurisht ekziston arsyeja pse ajo ka rënë në
atë gjendje aq të pashpresë. Kjo thjeshtë është
pasi ajo nuk mund t’a kuptojë se gjithësia, të gjitha
qeniet e gjalla dhe qeniet njerëzore kanë qëllime të
paracaktuara për t’i plotësuar në jetën e tyre.
Këto qëllime ekzistojnë për faktin se çdo gjë
është e krijuar. Një person intelegjent vëren se plani,
dizajni dhe mençuria ekziston në secilin detal në botën
e larmishme të pafund. Kjo e tërheqë atë në njohjen
e Krijuesit. Ai gjithashtu bie në përfundim, se derisa të
gjitha qeniet e gjalla nuk janë pasojë e ndonjë procesi
të rastësishëm dhe të paparamenduar, të gjitha
paraqesin qëllim të rëndësishëm. Në Kur’an,
në udhëzuesin e fundit të shpallur për në rrugë
të vërtetë të humanizmit që ka mbijetuar si autentik,
Allahu pandërprerë na përkujton qëllimin e jetës
sonë, që ne nuk bën t’a harrojmë, dhe kështu
na thërret që të kemi mendje dhe vetëdije të
pastër.
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën
brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë
(më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili
prej jush është më vepërmirë. (Surja Hud:7)
Ky ajet na jep kuptimin e plotë për qëllimin e jetës
së besimtarëve. Ata e dinë se jeta është vendi
ku ata provohen dhe sprovohen nga Krijuesi i tyre. Prandaj, ata shpresojnë
se do të jenë të suksesshëm në këtë
testim dhe se do të fitojnë vendin në parajsë dhe
njëkohësisht edhe kënaqësinë e Allahut.
Sidoqoftë, për hir të qartësisë, duhet pasur
parasysh një pikë të rëndësishme: ata që
besojnë vetëm në “ekzistencën” e Allahut
nuk kanë besim të vërtetë; ata nuk e shfaqin besimin
e tyre në Allahun. Sot, shumë njerëz pranojnë se gjithësia
është krijuar nga Allahu; por, ata pak kuptojnë efektin
e këtij fakti në jetën e tyre. Prandaj, ata nuk e bëjnë
jetën ashtu siç do të ishte duhur. Çfarë
këta njerëz në përgjithësi besojnë si e
vërtetë është se Allahu fillimisht krijoi gjithësinë
por, siç besojnë ata, Ai e la gjithsinë të ekzistojë
në mënyrë të pavarur.
Allahu, në Kur’an, tregon për këtë keqkuptim
në ajetet si vijon:
Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do
të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë
lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë. (Lukman:25)
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata,
me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i
kthejnë shpinën? (Az-Zuhruf:87)
Për shkak të këtij keqkuptimi, njerëzit nuk munden
t’a lidhin jetën e tyre me faktin se ata kanë Krijuesin.
Kjo është arsyeja themelore pse secili individ i zhvillon principet
e tij/saj dhe vlerat morale të formuara me kulturë, bashkësi
dhe familje të veçantë. Këto principe në të
vërtetë shërbejnë si “udhërrëfyes
jete” derisa të vjen vdekja. Njerëzit që mbështeten
në vlerat e veta gjithmonë gjejnë ngushëllim në
dëshirat e paramenduara se për çdo vepër të
gabuar do të marrin dënim të përkohshëm në
ferr. Persiatjet e njejta sugjerojnë se jeta e amshueshme në
parajsë do të pasojë pas periodës së dënimit.
Ky mentalitet padashje të largon nga frika e dënimit të
rëndë në fund të jetës. Disa tjerë, nga
ana tjetër, bile as që iu bjen ndërmend kjo gjë. Ata
thjeshtë janë të shkujdesur për botën e ardhshme
dhe “mundohen t’a shfrytëzojnë jetën e tyre
sa më së miri”.
Sidoqoftë, thënia lartë është e pavërtetë
dhe e vërteta është në kundërshtim me atë
se çfarë ata mendojnë. Ata që shtihen se gjoja nuk
janë të vetëdijshëm për ekzistencën e Allahut
do të bien në dëshprim të thellë. Në Kur’an,
këta njerëz janë përshkruar me karakteristika si vijon:
Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj
bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme
(ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të
painteresuar). (Ar-Rum:7)
Sigurisht, pak nga këta njerëz kuptojnë qëllimin
dhe fytyrën e vërtetë të kësaj bote, dhe asnjëherë
nuk mendojnë se jeta në këtë botë nuk është
e përhershme.
Janë disa fraza që zakonisht përdorin njerëzit sa
i përket kohës së shkurtë të jetës: “Shfrytëzoje
jetën derisa të zgjatë”, “jeta është
e shkurtë”, “kurkush nuk ka jetuar përgjithmonë”
janë fraza që çdoherë referohen në definimin
e natyrës së kësaj bote. Sidoqoftë, këto fraza
përmbajnë kuptimin se njerëzit janë të lidhur
ndaj të kësaj jete më shumë sesa ndaj asaj të
ardhshme. Kjo reflekton qëndrimin e përgjithshëm të
njerëzëve për jetën dhe vdekjen. Të kesh aq dhembshuri
për jetën, derisa bisedat për vdekjen gjithmonë janë
ndërprerë me mahi apo duke ndërruar temën e bisedës
duke u munduar që të lehtësohet seroiziteti i temës.
Këto ndërhyrje e kanë gjithmonë një qëllim
dhe përpjekje ashtuqë të zvoglohet tema aq të rëndësishme
në një temë të parëndësishme.
Vdekshmëria është sigurisht temë e rëndë
për t’u sjellur në mend. Deri në këtë moment
të jetës së tij, mund të jetë që dikush
të jetë i panjoftuar për domethënien e këtij
realiteti. Por, tani që ka rastin që të kuptojë rëndësinë
e saj, duhet që të rishikoj jetën dhe shpresat e veta.
Kurrë nuk është vonë që të pendohesh tek
Allahu, si dhe të orientohen veprat e dikujt dhe të jetojë
një jetë në nënshtrim të vullnetit të Allahut.
Jeta është e shkurtë; ndërsa shpirti i njeriut është
i amshueshëm. Gjatë kësaj periudhe të shkurtë,
njeriu nuk duhet të lejoj që të jetë nën kontrollin
e kënaqësive të përkohshme. Njeriu duhet që t’i
rezistoj joshjet dhe të qëndroj larg nga të gjithat çka
e lidhë me këtë botë. Është natyrisht gjë
jo e mençur që të shpërfill botën e ardhshme
vetëm për hir të kënaqësive të përkohshme
të kësaj jete.
Veçse, jobesimtarët që nuk mund të kuptojnë
këtë fakt kalojnë jetën e tyre së koti duke harruar
në Allahun. Përveç kësaj, ata e dijnë se është
e pamundur që të realizohen këto dëshira. Njerëzit
e tillë gjithmonë janë të pakënaqur dhe gjithmonë
kërkojnë më tepër se çka tani kanë. Ata
kanë kërkesa dhe dëshira të pafund. Prapëseprapë,
bota nuk është vend i përshtatshëm ku plotësohen
këto dëshira.
Në këtë botë asgjë nuk është e pavdekshme.
Koha punon kundër të gjithave çka është e mirë
dhe e re. Shumë shpejt autoja e re del nga moda me daljen e një
modeli të ri të prodhuar. Në të njejtën mënyrë,
dikush mund të lakmojë në shtëpitë luksoze të
të tjerëve apo në shtëpi shumëdhomëshe me
pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë ndonjëherë,
humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të
mos i ketë zili.
Një kërkim i pafund për të rejat dhe për të
mirat, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka
arritur, kundërshtimin e të gjithave çka është
e vjetër dhe shpresa në diçka të re: këta janë
rrathët vicioz që njerëzit gjithkund i kanë përjetuar
gjatë historisë. Por një njeri intelegjent do të duhej
që të ndalej dhe të pyes veten për një moment:
pse të ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë
ndonjë gjë nga këto kërkime? Më në fund,
ai duhet të tërheq përfundim se “ekziston një
problem radikal nga kjo pikëpamje.” Sidoqoftë, njerëzit,
duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdon kërkimin e ëndrrave
që vështirë se do t’i arrijë.
Askush, sidoqoftë, nuk e di se çfarë do të ndodhë
në disa orët e ardhshme: në çdo moment mund të
pësojë dikush aksident, mund të lëndohet rëndë
apo të mbetet invalid. Përveç kësaj, koha kalon
duke u numruar sekondat drejt vdekjes së vet. Çdo ditë
i afrohemi vdekjes së paradestinuar. Vdekja sigurisht zhduk të
gjitha ambicjet, lakminë dhe dëshirat e kësaj bote. Nën
dhé, nuk do të ekzistojë as pasuria e as statuti. Secila
pasuri, me të cilën kemi qenë koprrac, përfshirë
edhe trupin, do të zhduket dhe kalbet në tokë. A është
i varfër apo i pasur, i bukur apo i shëmtuar, një ditë
do të jetë i mbështjellur në qefin të thjeshtë.
Ne besojme se E vërteta e jetës së kësaj bote na ofron
një kuptim sa i përket natyrës reale të jetës
së njeriut. Është e shkurtë dhe mashtruese jeta në
të cilën dëshirat e kësaj bote duken fascinante dhe
premtuese, por e vërteta qëndron ndryshe. Ky libër do t’iu
mundësojë që të pranoni jetën dhe të gjitha
realitetet e saj, dhe të ndihmojë që t’i rishqyrtoni
qëllimet tuaja jetësore, nëse doni.
Allahu urdhëron besimtarët që të këshillojnë
të tjerët për këtë fakt, dhe thërret ata
që të jetojnë vetëm që të plotësojnë
dëshirën e Tij, ashtu siç thotë në këtë
ajet:
Premtimi i All-llahut është e sigurt,
pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote... (Lukman:33)
|