HYRJE

"Zoti urdhėron tė mbani drejtėsi, tė jeni bamirės e bujarė ndaj
tė afėrmve dhe ndalon paturpėsinė, keqbėrjen e tiraninė." (Kurani
16:90)
|
Si muslimanė, ne dėnojmė fuqishėm sulmet nė tė dy qytetet kryesore tė
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mė 11 shtator 2001, tė cilat shkaktuan
vdekjen e mijėra njerėzve tė pafajshėm. Kėto sulme nxitėn vėnien e ēėshtjes
sė rėndėsishme tė burimit tė vėrtetė tė terrorizmit nė qendėr tė diskutimeve
dhe vėmendjes sė botės.
Shumė udhėheqės tė botės, organizata tė mėdha tė mjeteve tė informimit
publik e stacione radio-televizive thanė se Islami e ndalon dhunėn dhe
nxit paqen mes njerėzve e kombeve. Qarqet perėndimore qė kishin arritur
ta kuptonin mirė Fenė Islame dhe qė ishin tė mirėinformuar pėr Islamin
burimor u shprehėn qartė se fjalėt "Islam" dhe "terror", nuk mund tė qėndrojnė
pranė njėra-tjetrės dhe se asnjė fe hyjnore nuk e lejon dhunėn.
Ky libėr pohon se burimi i terrorit tė dėnuar nga tė gjithė ne, ėshtė
nė mėnyrė tė prerė jashtė ēdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjė hapėsirė pėr
terrorizėm nė Islam. Kjo ėshtė bėrė e qartė nė Kuran, i cili ėshtė burimi
kryesor i Islamit, si dhe nė praktikat e tė gjithė udhėheqėsve tė vėrtetė
muslimanė, ndėr tė cilėt i pari ishte Profeti Muhamed. Ky libėr, shfaq
nė dritėn e vargjeve tė Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, se Islami
e ndalon terrorizmin dhe synon tė sjellė paqe dhe siguri nė botė.
Siē dihet, pėr shekuj me radhė, akte tė ndryshme terrorizmi janė kryer
nė vende tė shumta tė botės nga grupe tė ndryshme pėr qėllime tė ndryshme.
Disa herė organizata komuniste, disa herė grupe fashiste, e nganjėherė
fraksione radikale e separatiste, mbajnė pėrgjegjėsinė pėr akte tė tilla.
Ndėrsa vende si Amerika, bėhen shpesh objekt i sulmeve nga racistėt apo
grupet ekstremiste edhe vendet e Evropės kanė qenė shndėrruar nė qendėr
tė veprimtarisė sė dhunshme tė kryer nga grupet terroriste. "17 Nėntori"
nė Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisė sė Kuqe) dhe neonazistėt nė Gjermani,
ETA nė Spanjė, IRA nė Irlandė, Brigadat e Kuqe nė Itali dhe shumė organizata
tė tjera kėrkojnė qė tė dėgjohen zėrat e tyre pėrmes terrorit dhe dhunės,
duke vrarė njerėz tė pafajshėm e tė pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon
me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcėn e saj me mjetet
e reja, tė siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veēanėrisht mjetet e
komunikimit masiv, si interneti, e kanė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme rrezen
dhe ndikimin e veprimtarive terroriste.
Pėrveē organizatave perėndimore, ekzistojnė gjithashtu edhe organizata
terroriste me origjinė nė Lindjen e Mesme. Kėto organizata njihen si pėrgjegjėse
pėr kryerjen e njė numri sulmesh terroriste nė tė gjitha anėt e botės.
Fatkeqėsisht, fakti se autorėt e akteve tė ndryshme terroriste i pėrkasin
identiteteve tė krishtera, muslimane apo ēifute bėhet shkak qė disa njerėz
tė hedhin pretendime qė nuk pajtohen me fetė hyjnore. E vėrteta ėshtė
se, edhe nėse terroristėt i pėrkasin identitetit musliman, terrori i ushtruar
prej tyre nuk mund tė etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk
mund tė quhet "terror ēifut" nėse ushtruesit e tij janė ēifutė, apo "terror
i krishterė" nėse autorėt janė tė krishterė, pėr arsye se siē do tė nxirret
nė dukje nė faqet qė vijojnė, vrasja e njerėzve tė pafajshėm nė emėr tė
njė feje hyjnore ėshtė e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave
qė humbėn jetėn nė Nju Jork e Uashington, kishte njerėz qė e besojnė Jezusin
(tė krishterė), Moisiun (ēifutė) dhe Profetin Muhamed (muslimanė). Vrasja
e njerėzve tė pafajshėm ėshtė njė mėkat i madh. Asnjė njeri qė beson dhe
i trembet dėnimit tė Zotit nuk duhet ta bėjė kurrė diēka tė tillė.
Kur ushtrohet njė dhunė e tillė, mund tė dėmtohet vetė feja. Ata qė ushtrojnė
njė dhunė tė tillė japin njė paraqitje negative tė fesė nė sytė e njerėzve,
gjė qė mund tė shkaktojė largimin e njerėzve nga feja dhe tė nxisė urrejtjen
ndaj atyre qė i janė pėrkushtuar besimit. Pėr pasojė, ēdo sulm me fasadė
fetare i kryer ndaj qytetarėve amerikanė apo ndaj njerėzve tė tjerė tė
pafajshėm, bėhet shkak pėr dėmtimin e fesė.
|
Nėse dikush kėrkon shkakun e njė akti terrorist,
ai duhet ta kėrkojė burimin e tij tek ideologjitė antifetare. Feja
nxit dashurinė, dhembshurinė, faljen, paqen dhe tė jetuarit sipas
standardeve tė larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetėr, ėshtė nė
anėn e mizorisė, dhunės, dhembjes, gjakderdhjes dhe vrasjes.
|
Feja urdhėron pėr dashuri, mėshirė dhe paqe. Terrori, nga ana tjetėr,
ėshtė e kundėrta e fesė; ėshtė mizor, i pamėshirshėm dhe kėrkon gjakderdhje
e mjerim. Nė kėtė mėnyrė, zanafilla e njė akti terrorist nuk duhet kėrkuar
te besimi, por te mosbesimi. Njerėzit me botėkuptim fashist, komunist,
racist apo materialist pėr jetėn, duhet tė vihen nė dyshim e tė shihen
si ushtrues potencialė tė terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerėzve
tė pafajshėm) nė Islam ėshtė njė mėkat i madh dhe muslimanėt janė tė ngarkuar
me pėrgjegjėsinė pėr t'i parandaluar kėto akte dhe pėr tė sjellė paqe
e drejtėsi nė botė.
|