Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
TË MENDOSH THELLË - HARUN JAHJA

TË MENDOSH THELLË

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente
për njerëzit me mendje të shëndoshë. Të cilët e përmendin Allahun me përkujtim, kur janë në këmbë,
kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë):
"Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar qofsh Ti! Ruajna prej dënimit të zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)



TË MENDOSH THELLË

Shumica e njerėzve kujtojnė se pėr tė "menduar thellė", njeriu duhet ta fusė kokėn midis dy duarve, tė mbyllet nė njė dhomė dhe tė shkėputet nga tė gjitha shqetėsimet dhe njerėzit pėrreth. Ata e vlerėsojnė kėshtu "tė menduarit e thellė", sepse ai u duket shumė i vėshtirė, ndaj dhe arrijnė nė pėrfundimin se ai ėshtė njė cilėsi e veēantė, qė u pėrket vetėm "filozofėve".

Megjithatė, siē kemi vėnė nė dukje nė hyrjen e kėtij libri, Allahu u bėn thirrje tė gjithė njerėzve qė tė mendojnė dhe shprehet se Ai e ka shpallur Kuranin pėr njerėzit qė mendojnė:

"Ky ėshtė njė Libėr i begatė, qė Ne ta shpallėm ty, me qėllim qė njerėzit me mendje tė shėndoshė tė reflektojnė rreth argumenteve tė tij dhe tė marrin mėsim prej tij." (Sad 29)

E rėndėsishme pėr njeriun ėshtė tė pėrmirėsojė nė mėnyrė tė sinqertė aftėsinė e tij pėr tė menduar dhe tė thellohet nė kėtė drejtim.

Por, nga ana tjetėr, njerėzit qė nuk shqetėsohen pėr pėrfundimin e tyre, vazhdojnė jetėn nė njė "shkujdesje" tė thellė. Fjala "shkujdesje" ka domethėniet e saj plotėsuese, si: "moskokėēarje e vazhdueshme, braktisje, mospėrfillje, mosvrasje e mendjes". Shkujdesja e atyre qė nuk mendojnė, ėshtė pasojė e harresės apo e lėnies pas dore me vetėdije e qėllimit tė krijimit dhe tė vėrtetave qė na mėson feja, por ky ėshtė njė drejtim shumė i rrezikshėm, qė mund t'i ēojė ata nė Zjarr. Pėr kėtė arsye, Allahu i ka lajmėruar njerėzit qė tė mos jenė tė shkujdesur:

"Pėrmende Allahun tėnd nė vete, me respekt e me frikė, pa e ngritur zėrin, nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bėj prej atyre qė janė tė pakujdesshėm." (El A'raf: 205)

"Tėrhiqu atyre vėrejtjen pėr ditėn e dėshpėrimit (Ditėn e Kijametit), kur tė marrė fund ēėshtja, ndėrsa ata jetojnė nė kėtė botė me mospėrfillje duke mos besuar." (Merjem 39)

Nė Kuran, Allahu u drejtohet atyre njerėzve tė cilėt mendojnė dhe, pasi reflektojnė me vetėdije, e shohin tė vėrtetėn dhe i frikėsohen Atij. Atje shpallet se ata qė ndjekin verbėrisht tė parėt e tyre, pa u menduar dhe pa i peshuar gjėrat, gabohen rėndė. Kur pyeten, kėta njerėz shprehen se janė besimtarė dhe besojnė te Zoti, por duke qenė se nuk mendojnė, ata nuk e pėrmirėsojnė qėndrimin e tyre pėr frikėn ndaj Zotit. Nė vargjet e mėposhtme kuranore, mentaliteti i kėtyre njerėzve ėshtė pėrshkruar qartė:

"Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė nė tė, nėse jeni prej atyre qė e dinė?" Ata do tė thonė: "E Allahut." Atėherė thuaju: "Pėrse pra nuk mendoni?" Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh?" Ata do tė thonė: "Allahu." Thuaju: "E pse nuk frikėsoheni pra?" Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė pushteti i ēdo sendi... ...nėse jeni nga ata qė e dinė?" Ata do tė thonė: "Nė dorė tė Allahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?" Por jo, Ne ua sollėm atyre tė vėrtetėn e, megjithatė, ata jetojnė me gėnjeshtra (duke adhuruar idhuj)." (El- Mu'minun 84-90)

 

Tė menduarit largon "magjepsjen" nga njerėzit

Nė ajetin e lartpėrmendur, Allahu i pyet njerėzit, "E si mashtroheni pra?" Fjala "mashtroheni" nė ajet pėrfshin njė gjendje mendore topitėse qė e pushton njeriun tėrėsisht. Mendja e atij qė nuk mendon ėshtė e topitur, vėshtrimi i tij mjegullohet, ai vepron sikur nuk i sheh faktet qė shpalosen para syve dhe aftėsia e tij e gjykimit dobėsohet. Ai bėhet i paaftė pėr tė kuptuar qoftė edhe njė tė vėrtetė tė thjeshtė dhe nuk mund tė jetė plotėsisht i vetėdijshėm pėr ngjarjet e jashtėzakonshme, qė ndodhin pikėrisht pranė tij. Ai nuk i vė re detajet e ndėrlikuara tė ngjarjeve. Arsyeja pėrse njerėzit janė tė shkujdesur gjatė jetės sė tyre qė prej mijėra vitesh dhe pėrse qėndrojnė larg nga tė menduarit, duket sikur ėshtė njė dukuri e trashėguar, por, nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė tjetėr, veēse njė topitje e mendjes.

Ne mund ta shpjegojmė njė prej pasojave tė kėsaj "magjepsjeje kolektive" me njė shembull:

Nėn koren e tokės ndodhet njė "shtresė e zjarrtė", e quajtur magmė. Korja e tokės ėshtė shumė e hollė, qė do tė thotė se kjo masė e zjarrtė ėshtė shumė pranė nesh, pothuajse nėn kėmbėt tona. Me qėllim qė tė kuptojmė mė mirė se sa e hollė ėshtė korja e tokės, mund tė bėjmė njė krahasim: trashėsia e kores sė tokės nė pėrpjestim me tė gjithė tokėn, ėshtė e ngjashme me trashėsinė e lėkurės sė mollės kundrejt gjithė mollės.


Siē mund te shihet edhe nė foto, poshtė kores sė tokės shtrihet shtresa e magmės. Si rezultat i levizjeve tė shtresave nėnsipėrfaqėsore, magma depėrton nėpėr koren e tokės, duke shkaktuar shpėrthimet vullkanike. Llava qė vėrshen prej vullkanit tė Etnės, nė Itali, i cili shpėrtheu nė vitin 1992, duket si njė "lum i zjarrtė". (poshtė)

Shumė njerėz e dinė se ekziston njė shtresė e zjarrtė me temperaturė shumė tė lartė, pikėrisht nėn sipėrfaqen e tokės, por kjo nuk i bėn ata tė mendojnė sa duhet pėr kėtė. Kjo ndodh, sepse prindėrit e tyre, vėllezėrit, tė afėrmit, shokėt, fqinjėt, gazetarėt e gazetave qė ata lexojnė, producentėt e programeve televizive dhe profesorėt e universiteteve tė tyre, gjithashtu, nuk mendojnė pėr kėtė.

Por, le tė pėrpiqemi tė mendojmė pak rreth kėsaj teme. Ta zemė se njė njeri, qė ka humbur kujtesėn e tij, pėrpiqet tė mėsojė pėr mjedisin qė e rrethon, duke pyetur njerėzit qė ka pėrqark. Ky njeri do tė pyeste nė fillim se ku ndodhet. Ēfarė do tė mendonte ai, nėse do t'i thuhej se nėn shtresėn e tokės, ku ai qėndron, shtrihet njė lėmsh i zjarrtė pėrvėlues, qė mund tė dalė nė sipėrfaqe tė tokės si pasojė e njė tėrmeti tė fortė apo njė shpėrthimi vullkanik?

Le tė shkojmė mė tej dhe tė supozojmė, se kėtij njeriu do t'i thuhej se kjo botė ėshtė vetėm njė planet i vogėl, qė noton nė njė zbrazėtirė tė pafund, tė quajtur hapėsirė dhe se kjo hapėsirė pėrmban rreziqe edhe mė tė mėdha se ato tė nėnshtresave tė tokės. P.sh., meteorėt me peshė shumėtonėshe lėvizin lirisht rreth planetit ku ne jetojmė. Nuk ka arsye pse ata tė mos ndryshojnė drejtimin e tyre, pėr shkak tė ndikimeve gravitacionale tė njė planeti tjetėr dhe, kėshtu, tė pėrplasen me tokėn tonė.

Pa dyshim, ky njeri nuk do tė ishte nė gjendje tė harronte, qoftė edhe pėr njė ēast, situatėn e rrezikshme, nė tė cilėn ndodhet. Ai do tė ēuditej, kur tė shikonte, se si njerėzit jetojnė nė njė mjedis tė tillė, tek i cili ata mbahen fort, si pas njė fijeje floku.

Por, mė nė fund, ai do tė kuptonte se nė kėtė botė ekziston njė rregull i pėrsosur. Pjesa e brendshme e planetit, nė tė cilin ai jeton, paraqet njė rrezik tė madh, por ekuilibra shumė tė ndjeshėm i parandalojnė kėto rreziqe, qė mund tė dėmtojnė njerėzit, me pėrjashtim tė rrethanave tė pazakonta. Njeriu qė ndėrgjegjėsohet, e kupton se toka dhe tė gjitha krijesat nė tė, vazhdojnė tė ekzistojnė e jetojnė nė siguri, vetėm me vullnetin e Allahut, nė saje tė ekuilibrit tė pėrsosur qė ka krijuar Ai.

Ky shembull ėshtė vetėm njė nga miliona apo miliarda shembuj tė tjerė, mbi tė cilėt njerėzit duhet tė mendojnė.

Le tė japim njė shembull tjetėr, qė do tė na ndihmonte tė kuptojmė, se si ndikon shkujdesja nė aftėsinė e tė menduarit tė njerėzve dhe se si e pengon ajo aftėsinė e tyre intelektuale.


Njė turmė kaq e madhe njerėzish e bėn njeriun tė reflektojė rreth krijimit unik e madhėshtor tė Allahut. Qė nga momenti qė bota erdhi nė ekzistencė, Allahu ka krijuar miliarda fytyra njerėzish, tė gjitha tė ndryshme nga njėra-tjetra.

Njerėzit e dinė se jeta e kėsaj bote do tė mbarojė shumė shpejt, por ata ende sillen sikur nuk do ta lenė asnjėherė kėtė botė. Ata jetojnė sikur nuk do tė ketė vdekje kurrė. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė njė lloj "magjepsjeje" e bartur brez pas brezi. Ajo ka njė ndikim kaq tė fortė, saqė kur dikush bisedon pėr vdekjen, njerėzit menjėherė e mbyllin kėtė temė, nga frika se mos prishin "magjepsjen" e tyre dhe nga frika e pėrballjes me tė vėrtetėn. Njerėzit qė e kanė kaluar tė gjithė jetėn duke pasur si qėllim kryesor vetėm blerjen e njė shtėpie tė bukur dhe njė automobili, si dhe sigurimin e njė shkolle tė mirė pėr fėmijėt e tyre, nuk dėshirojnė tė mendojnė, se njė ditė do tė vdesin dhe se nuk do tė jenė nė gjendje tė marrin me vete makinat, shtėpitė apo fėmijėt e tyre. Si rrjedhim, nė vend qė tė fillojnė tė bėjnė diēka pėr jetėn e vėrtetė pas vdekjes, ata nuk mendojnė pėr kėtė.

Megjithatė, secili, shpejt a vonė, do tė vdesė. Pas vdekjes, jeta e pėrhershme do tė fillojė pėr tė gjithė. Nėse kjo jetė e pėrhershme do tė kalohet nė Xhenet ose nė Zjarr, kjo varet nga ajo qė njeriu ka bėrė gjatė jetės sė tij tė shkurtėr nė kėtė botė. Ndėrkohė qė kjo ėshtė e vėrteta e qartė, arsyeja e vetme pse njerėzit sillen sikur vdekja nuk ekziston, ėshtė pikėrisht kjo "magjepsje", qė i ka pushtuar, pėr shkak tė mosmenduarit.

Ata qė nuk janė nė gjendje ta ēlirojnė veten nga kjo "magjepsje" dhe, si rrjedhim, nga njė gjendje e tillė shkujdesjeje, pas vdekjes, do ta kuptojnė menjėherė gabimin e tyre. Rreth kėtij fakti, nė Kuran thuhet:

"Atij i thuhet: Ti nuk e pėrfillje kėtė ditė dhe Ne ta hoqėm perden tėnde, ndaj tani shikimi yt ėshtė shumė i mprehtė." (Kaf 22)

Siē thuhet nė kėtė ajet, vėshtrimi, i cili dikur ka qenė i mjegulluar pėr shkak tė mungesės sė tė menduarit, do tė jetė "i mprehtė" nė kohėn, kur njeriu do tė japė llogari nė jetėn pas vdekjes.

Duhet tė vemė nė dukje, se njerėzit ia imponojnė me qėllim vetes njė "magjepsje" tė tillė. Ata mendojnė se, duke vepruar kėshtu, do tė jetojnė njė jetė mė tė qetė. Sidoqoftė, ėshtė shumė e lehtė pėr kėdo, qė tė marrė njė vendim pėr ta shkundur kėtė topitje mendore dhe tė fillojė tė jetojė me vetėdije tė plotė.

Allahu ka paraqitur zgjidhjen pėr njerėzimin. Njerėzit qė mendojnė, mund ta largojnė kėtė "magjepsje", duke qenė ende nė kėtė botė. Kėshtu, ata do tė fillojnė tė kuptojnė, se tė gjitha ngjarjet kanė njė qėllim dhe njė kuptim tė brendshėm dhe do tė jenė nė gjendje tė shohin urtėsinė nė ngjarjet qė Allahu bėn tė ndodhin nė ēdo ēast.

 

Njeriu mund tė mendojė kurdo dhe kudo

Nuk ka kohė, vende apo kushte tė pėrcaktuara pėr t'u menduar. Dikush mund tė mendojė duke ecur nė rrugė, duke shkuar pėr nė zyrė, duke ngarė makinėn, duke punuar nė kompjuter, duke qenė nė njė mbledhje, duke ndjekur televizionin apo duke ngrėnė…

Kėshtu, ndėrsa ėshtė duke ngarė makinėn, njeriu ka mundėsi tė shohė qindra njerėz tė ndryshėm; duke i parė ata, ai mund tė mendojė pėr gjėra nga mė tė ndryshmet. Atij mund t'i vijė nė mendje, se pamja fizike e kėtyre qindra njerėzve ėshtė krejt e ndryshme. Asnjė nga kėta nuk ngjason me tjetrin. Ėshtė e habitshme, sepse megjithėse kanė organe tė ngjashme siē janė, sytė, vetullat, qerpikėt, duart, krahėt, kėmbėt, goja apo hunda, pėrsėri ata duken kaq tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Po tė mendojė mė shumė pėr kėtė, njeriu sjell ndėrmend se:

Allahu ka krijuar miliarda njerėz prej mijėra vitesh, tė gjithė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Kjo, pa dyshim, ėshtė njė dėshmi e qartė e fuqisė dhe epėrsisė tė Tij.

Kur sheh tė gjithė kėta njerėz qė nxitojnė, njeriut mund t'i vijnė shumė mendime tė ndryshme. Nė vėshtrimin e parė, secili nga kėta njerėz duket si njė individ "i dallueshėm" nga tė tjerėt. Secili prej tyre ka botėn, dėshirat, planet, shijet, mėnyrėn e tij tė jetesės dhe ēėshtje qė e bėjnė tė lumtur ose tė trishtuar, por kėto ndryshime janė ēorientuese. Nė pėrgjithėsi, ēdo qenie njerėzore lind, rritet, shkon nė shkollė, kėrkon njė punė, punon, martohet, bėhet me fėmijė, i dėrgon fėmijėt nė shkollė e kėta tė fundit martohen dhe ai plaket, bėhet gjysh ose gjyshe dhe mė nė fund largohet nga kjo jetė.

Nga ky kėndvėshtrim, nuk ka ndryshime tė mėdha midis jetės sė njerėzve. Nėse dikush jeton nė afėrsi tė Stambollit apo nė njė qytet tė Meksikės, kjo nuk ndryshon asgjė. Tė gjithė kėta njerėz do tė vdesin njė ditė. Njeriu qė i kupton tė gjitha kėto, mendon dhe pyet veten: "Duke qenė se tė gjithė ne do tė vdesim njė ditė, pse njerėzit veprojnė sikur nuk do tė largohen kurrė nga kjo botė? Nėse njė njeri, vdekja e tė cilit ėshtė e sigurtė, duhet tė pėrpiqet pėr jetėn e tij pas vdekjes, atėherė pėrse pothuaj tė gjithė njerėzit sillen sikur jeta e tyre nė kėtė botė nuk do tė marrė fund kurrė?!"

Njė njeri i tillė mendon dhe nga kėto mendime arrin nė njė pėrfundim vendimtar.

Njė pjesė e madhe e njerėzve nuk mendojnė pėr kėtė ēėshtje. Nėse pyeten papritur, "ēfarė po mendon nė kėtė ēast?", do tė shihni se ata mendojnė pėr gjėra krejt tė panevojshme, prej tė cilave nuk kanė ndonjė dobi. Sidoqoftė, njeriu ėshtė nė gjendje tė mendojė pėr ēėshtje "domethėnėse", "tė menēura" dhe "tė rėndėsishme" nė ēdo ēast, qė nga koha kur ai zgjohet, deri kur fle dhe tė nxjerrė pėrfundime nga ato qė mendon. Nė Kuran, Allahu na njofton, se besimtarėt reflektojnė dhe nxjerrin pėrfundime tė dobishme, nė tė gjitha rrethanat:

Me tė vėrtetė, nė krijimin e qiejve dhe tokės, nė ndėrrimin e ditės dhe tė natės, ka argumente pėr njerėzit me mendje tė shėndoshė, tė cilėt e pėrmendin Allahu me pėrkushtim, kur janė nė kėmbė, kur janė ulur e kur janė tė shtrirė dhe mendojnė rreth krijimit tė qiejve e tė tokės (duke thėnė): "Zoti ynė, tė gjitha kėto nuk i krijove kot. I lartėsuar je Ti! Ruajna prej dėnimit tė Zjarrit!" (Ali Imran 190-191)

Siē kuptohet edhe nga ky varg kuranor, besimtarėt janė njerėz qė mendojnė, prandaj ata janė nė gjendje tė shohin mrekullinė e krijimit dhe tė kuptojnė e lėvdojnė fuqinė, njohurinė dhe urtėsinė e Allahut.

 

Tė mendosh sinqerisht duke iu drejtuar Allahut

Me qėllim qė njeriu tė arrijė pėrfundime tė drejta, ai duhet tė mendojė gjithmonė pozitivisht. P.sh. njė njeri, i cili sheh dikė shumė mė tė bukur se veten, mund tė ndiehet inferior, pėr shkak tė pakėnaqėsisė nga paraqitja e vet fizike dhe, kur kujton bukurinė e tė tjerėve, bėhet ziliqar. Ky ėshtė njė mendim, tė cilin Allahu nuk e miraton. Njė njeri, qė ka pėr qėllim tė fitojė kėnaqėsinė e Allahut, e vlerėson bukurinė e tė tjerėve si njė shfaqje tė krijimit tė pėrsosur hyjnor. Kur ai e sheh kėtė njeri, si njė bukuri tė krijuar nga Allahu, fiton kėnaqėsi tė madhe. Ai kėrkon prej Tij, qė t'ia shtojė bukurinė kėtij njeriu nė jetėn pas vdekjes. Sa pėr vete, ai, gjithashtu, i kėrkon Allahut tė bukurėn e vėrtetė dhe tė pėrjetshme nė jetėn pas vdekjes. Ai e kupton, se njeriu nuk mund tė jetė kurrė i pėrsosur nė kėtė botė, sepse kjo botė ėshtė krijuar e papėrsosur, si pjesė e sprovės. Dėshira e tij pėr tė hyrė nė Xhenet rritet. Kjo ėshtė pa dyshim njė nga shembujt e tė menduarit tė sinqertė. Gjatė gjithė jetės, njeriu ndeshet me shumė raste tė tilla.

Suksesi i njeriut nė kėtė sprovė dhe mirėsitė qė do tė fitojė nė jetėn tjetėr, varen nga mėsimet qė nxjerr rreth gjėrave mbi tė cilat ka reflektuar, ndaj ėshtė e domosdoshme qė njeriu tė mendojė vazhdimisht me sinqeritet. Nė Kuran thuhet:

"Allahu ju tregon argumentet e Veta dhe ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por pėrveē atyre qė kthehen te Allahu, tė tjerėt nuk marrin mėsim." (Gafir 13)