Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
TË MENDOSH THELLË - HARUN JAHJA

TË MENDOSH THELLË

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente
për njerëzit me mendje të shëndoshë. Të cilët e përmendin Allahun me përkujtim, kur janë në këmbë,
kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë):
"Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar qofsh Ti! Ruajna prej dënimit të zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)



HYRJE

Akeni menduar ndonjëherë rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se të ngjizeshit, se më pas lindët në këtë botë dhe se keni ardhur në ekzistencë nga asgjëja?

A keni menduar ndonjëherë se si lulet, që ju shihni në dhomën tuaj të ndenjjes, çelin çdo ditë nga dheu i errët dhe kanë aromë të këndshme e ngjyra të shumëllojshme?

A keni menduar ndonjëherë se si mushkonjat, që fluturojnë rreth jush, i lëvizin krahët e tyre aq shpejt, saqë nuk jemi në gjendje as edhe t'i shohim?

A keni menduar ndonjëherë se lëkura e frutave të tilla si bananet, shalqinjtë, pjeprat apo portokajtë shërben si një "ambalazh" i cilësisë të lartë dhe se si frutat mbështillen prej saj, në mënyrë të tillë, që të ruajnë shijen dhe aromën?

A keni menduar ndonjëherë se, ndërkohë që jeni duke fjetur, një tërmet i papritur mund ta shembë shtëpinë, zyrën apo qytetin tuaj dhe se, në pak sekonda, ju mund të humbisni gjithçka që zotëroni?

A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do të plakeni, do të dobësoheni e, dalëngadalë, do të humbni bukurinë, shëndetin dhe fuqinë tuaj?

A keni menduar ndonjëherë se një ditë ju do të gjeni para vetes engjëjt e vdekjes, të caktuar nga Allahu, dhe atëherë ju do t'i lini lamtumirën kësaj bote?

A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit janë kaq të lidhur pas një bote, të cilën do ta lenë shumë shpejt, ndërkohë që ajo, për të cilën duhet të përpiqen më së tepërmi, është jeta e përjetshme, pas vdekjes?

Njeriu është një qenie, të cilën Allahu e ka pajisur me aftësinë e të menduarit, por shumica e njerëzve nuk e përdorin siç duhet këtë aftësi shumë të rëndësishme. Madje disa njerëz pothuajse nuk mendojnë kurrë. Çdo njeri zotëron aftësinë për të menduar, megjithëse jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Kur njeriu fillon të përdorë aftësinë e të menduarit, të vërtetat që ai nuk mund t'i kuptonte deri në atë çast, fillojnë të zbulohen para tij.

Sa më thellë mendohet, aq më shumë përmirësohet aftësia e njeriut për të menduar dhe kjo është e mundur për këdo. Njeriu duhet vetëm të kuptojë, se ai duhet të mendojë dhe të përpiqet shumë për këtë.

Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të "mendojnë siç duhet" dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të drejtë". Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të.

S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithēka me njė qėllim tė caktuar. Ky fakt ėshtė shpallur nė Kuran si vijon:

"Ne nuk i krijuam qiejt e tokėn dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre, panjė qėllim. Ne i krijuam me njė qėllim tė caktuar, mirėpo shumica e tyre nuk e dinė." (Ed-Duhan 38-39)

"A mos vallė menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do tė ktheheni te Ne?" (El-Mu'minun 115)

Prandaj, çdo njeri duhet të mendojë për qëllimin e krijimit, së pari, sepse ka lidhje me vetë atë dhe, së dyti, sepse ka lidhje me çdo gjë, që ai sheh në gjithësi dhe çdo ngjarje që ai përjeton gjatë gjithë jetës së tij.

Ai që nuk mendon, do t'i kuptojë të vërtetat vetëm pasi t'i vijë vdekja, kur të japë llogari para Allahut, por atëherë do të jetë shumë vonë. Allahu thotë në Kuran se Ditën e Gjykimit, çdo njeri do të mendojë dhe do të shohë të vërtetën:

Ndërkohë, Allahu na e ka dhënë mundësinë në këtë botë, për të menduar dhe për të nxjerrë përfundime nga mendimet tona, me qëllim që të njohim të vërtetën, e cila do të na sjellë përfitim të madh në jetën e përjetshme.

Për këtë arsye, Allahu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve, me anë të profetëve dhe librave të Tij, për të menduar rreth krijimit të tyre dhe të gjithësisë:

"Pėrse nuk mendojnė ata rreth krijimit tė tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt, tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre pėrveēse pėr njė qėllim tė caktuar dhe pėr njė kohė tė kufizuar, por shumė njerėz nuk besojnė nė takimin me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes)". (Er-Rrum 8)