HYRJE
Zoti
i thėrret njerėzit tė hetojnė dhe reflektojnė rreth qiejve, tokės, maleve,
yjeve, bimėve, farave, kafshėve, ndryshimeve tė natės me ditėn, krijimit
tė njeriut, shiun dhe shumė gjėra tė tjera tė krijuara. Duke i ekzaminuar
kėto, njeriu njeh aftėsinė artistike tė krijimtarisė sė Zotit nė botėn
rreth tij dhe sė fundmi njeh Krijuesin tonė, i Cili krijoi tė gjithė universin
dhe ēdogjė nė tė nga asgjėja.
"Shkenca" ofron njė metodė me tė cilėn universi dhe tė gjitha gjallesat
aty, mund tė ekzaminohen pėr tė zbuluar aftėsinė artistike tė Zotit dhe
t'ia komunikojė atė njerėzimit. Si rrjedhim, feja e nxit shkencėn duke
e pėrdorur atė si njė mjet me tė cilėn tė studiohen kompleksitetet e krijimeve
tė Zotit.
Feja, jo vetėm qė nxit studimin shkencor por gjithashtu, e mbėshtetur
nga tė vėrtetat e sjella nga Islami, lejon qė kėrkimet shkencore tė jenė
tė shpejta dhe efektive. Kjo sepse feja jep pėrgjigje tė sakta e tė qarta
rreth krijimit tė universit dhe tė jetės. Si tė tillė, nėse mbėshteten
mbi bazėn e duhur, kėrkimet do japin tė vėrtetat rreth origjinės sė universit
dhe organizimit tė jetės nė njė kohė mjaft tė shkurtėr dhe me minimumin
e pėrpjekjeve dhe energjive. Siē citohet dhe nga Albert Ajnshtajn, i cili
konsiderohet si njė nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė shek. tė 20, "shkenca
pa fenė ėshtė e ēalė", qė do tė thotė se shkenca e paudhėhequr nga feja
nuk mund tė ecė korrektėsisht, por pėrkundrazi, do shpenzojė shumė kohė
nė nxjerrjen e disa rezultateve e ē'ėshtė mė e keqja, shpesh ėshtė dhe
pa rezultate.
Studimet shkencore tė ndjekura nga shkencėtarėt materialistė tė paaftė
tė shohin tė vėrtetėn, sidomos nė dyqind vjetėt e fundit, kanė bėrė qė
tė shpenzohet mjaft kohė, tė bėhen kėrkime tė kota dhe tė derdhen miliona
dollarė.
Ka njė fakt qė duhet tė shihet qartė: shkenca mund tė pėrftojė rezultate
tė besueshme vetėm nėse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave
tė krijimit nė univers dhe pėrpiqet vetėm drejt kėtij fundi. Shkenca mund
ta arrijė qėllimin e saj nė njė kohė mjaft tė shkurtėr, vetėm nėse orientohet
nga drejtimi i duhur, pra nėse udhėhiqet drejt.
|