Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Profeti Musa (Mojsiu) (as) - Harun Yahya
PROFETI MUSA (MOJSIU) (AS)


IKJA PĖR NĖ MEDJEN dhe VENDOSJA E TIJ ATJE

Musai la pas vetes Faraonin, njeriun i cili e kishte rritur, sikurse edhe popullin e Faraonit dhe shkoi nė Medjen (Medjeni ėshtė njė rajon pėrtej shkretėtirės sė Sinait nė lindje tė Egjiptit, qė korrespondon me skajin jugor tė Jordanit tė sotėm.)

Tek ujėrat e Medjenit, Musai takoi dy gra qė nuk mund t'u japnin pėr tė pirė ujė tufės sė tyre tė deleve duke dashur t'ju shmangeshin barinjėve tė tjerė. Por siē rrėfejnė vargjet e Kur'anit, nga pamja e jashtme, Musai dukej si njė njeri tejet i edukuar dhe i besueshėm. Pra, gratė nuk ngurruan t'i afrohen atij. Ato i shpjeguan se ato duhej tė kullotnin tufėn e deleve tė babait tė tyre ngase ai ishte njė njeri i thyer nė moshė, por s'kishin mundur ta bėjnė kėtė pėr shkak tė barinjėve. Atėherė Musai ju ndihmoi atyre duke quar tufėn e tyre tė deleve pėr t'u dhėnė ujė:

Dhe kur arriti te ujėrat e Medjenit, gjeti aty disa burra qė po u japnin ujė bagėtive dhe aty pranė pa dy gra qė po e ndalonin prapa tufėn e tyre. Ai u tha: "Si ėshtė puna me ju?" Ato thanė: "Ne nuk mund t'i japim ujė tufės sonė, derisa barinjtė t'i kenė larguar tufat e tyre. Dhe babai ynė ėshtė burrė tepėr i thyer nė moshė." Kėshtu ai u dha pėr to ujė tufės sė tyre… (Kur'an, 28:23-24)

Vargjet ofrojnė njė shembull tė karakterit tė sjellshėm dhe mirėdashės tė Musait; ai iu afrohet dy tė huajave, i ndihmoi ato dhe fitoi respektin e tyre. Nė anėn tjetėr, duhet tė nėnkuptohet se njerėzit, tė pėrmendur si "barinjė," japnin pėrshtypjen e njė qėndrimi krejtėsisht tė kundėrt me atė tė Musait. Kjo ėshtė e qartė nga fakti se femrat me sa duket iu shmangeshin atyre ndonėse zgjodhėn tė bisedojnė me Musain. Kėta njerėz mund tė jenė dukur tė dyshimtė pėr nga pamja e tyre (Zoti di mė sė miri.)

Mund tė arrijmė nė pėrfundimin se njė Musliman duhet me kujdes t'i shmanget sjelljes karakteristike pėr njerėzit e pėrmendur kėtu si "barinjė." Muslimanėt duhet tė jenė shembull si Musai, i cili u soll me mirėsi, modesti dhe ēiltėrsi. Siē sugjeron shembulli i Musait, njė Musliman duhet tė zhvillojė sjellje tejet tė kultivuar dhe tė jetė i besueshėm, cilėsi kėto qė duhet tė jenė menjėherė tė dallueshme nė tė.

Gjithashtu duhet tė pėrmendim faktin se Musai gjithnjė shfaq njė temperament qė shėrben si shembull i nėnshtrimit tė sinqertė ndaj Zotit. Duke lėnė gjithēka tė dashur nė tokėn e Egjiptit ku ishte rritur, ai nuk e kishte fare idenė se ēfarė i sillte e ardhmja. E vetmja gjė e sigurt ishte se asgjė nė jetėn e tij mė s'do t'ishte si mė parė. Megjithatė, edhepse ai nuk e dinte, Zoti tashmė kishte paracaktuar se ēfarė do t'i ndodhte. Musai u lut kėsisoji:

…dhe pastaj u ktheu shpinėn dhe shkoi nėn njė hije dhe tha: "Zoti im! Sigurisht qė unė kam nevojė pėr ēfarėdo mirėsie qė Ti mund t'mė dhurosh." (Kur'an, 28:24)

Sinqeriteti i njeriut nė lutje ėshtė dėshmi e tė kuptuarit tė tij tė faktit se Zoti ka fuqi tė bėj ēdo gjė, se tė gjitha tė mirat dhe fatkeqėsitė vijnė vetėm prej Tij dhe se njeriu s'ka tjetėr ndihmues a mbrojtės pėrveē Zotit. Lutja e Musait e cituar nė vargjet e mėsipėrme ėshtė njė lutje e bėrė nė nėnshtrim tė plotė ndaj Zotit, nga dikush qė ka vetėdije tė plotė pėr kėtė tė vėrtetė. Me tė vėrtetė, Zoti iu pėrgjigj lutjes sė sinqertė tė Musait dhe derdhi prej mėshirės sė Tij mbi tė.

Mirėsia qė tregoi Musai ndaj dy grave rezultoi me njė fillim tė njė jete plotėsisht tė re pėr tė. Gjersa Musai ishte duke pushuar, njėra prej dy grave iu afrua dhe e njoftoi pėr ftesėn e babait tė saj nė shenjė falėnderimi pėr ndihmėn e tij:

Pastaj atij iu afrua njėra nga dy gratė duke ecur e turpėruar dhe tha: "Babai im tė fton qė tė mund tė tė shpėrblejė pėr atė qė u dhe ujė pėr ne tufės sonė." Kėshtu kur shkoi tek ai dhe i tregoi gjithēka i kishte ndodhur, ai tha: "Mos u frikėso. Ti ke shpėtuar prej njė populli keqbėrės." (Kur'an, 28:25)

Musai iu lut Zotit tonė me sinqeritet, duke iu lutur pėr ēfarėdo mirėsie qė Ai do t'i dhuronte. Zoti iu pėrgjigj lutjes sė tij dhe pas kėrcėnimit qė iu kanos pėr jetė e udhėzoi atė tek njerėzit qė do t'i ndihmonin dhe ofronin siguri. Musai kishte karakter tė fortė dhe ishte njeri i besueshėm pėr shkak tė sjelljeve tė tij. Me tė vėrtetė, femrat, pavarėsisht nga ajo qė ishin tė kujdesshme ndaj barinjėve, i besuan Musait dhe i folėn atij. Pėr mė tepėr njėra nga femrat e luti babain e saj qė tė punėsonte Musain duke e parė se ishte i fortė dhe i besueshėm:

Dhe njėra prej tyre tha: "Punėso atė, baba! Vėrtetė qė njeriu mė i mirė pėr tu punėsuar ėshtė dikush qė ėshtė i fortė dhe mund t'i besosh." (Kur'an, 28:26)

Me kėto fjalė, vajza nė mėnyrė tė qartė i shprehi babait tė saj se ajo e konsideronte Musain si njė njeri tė besueshėm. I bindur pėr besueshmėrinė e tij, plaku vendosi qė tė martojė vajzėn e tij me Musain. Mirėsjellja e dallueshme e Musait ishte faktori kryesor qė ndikoi nė vendimin e plakut, i cili ia bėri kėtė propozim atij:

Ai i tha: "Vėrtetė qė unė dėshiroj qė ti tė marrėsh pėr grua njėrėn prej kėtyre dy bijave tė mia me kusht qė ti t'mė shėrbesh mua pėr tetė vjet tė plota, por nėse i mbush dhjetė vjet, do tė jetė njė mirėsi prej teje. Por nuk kam pėr qėllim qė tė vė nė vėshtirėsi. Nėse do Allahu, ti do t'mė gjesh mua prej tė drejtėve." Ai (Musai) tha: "Kjo u vendos mes meje dhe teje. Cilindo prej afateve qė unė i pėrmbush, nuk pėrbėn padrejtėsi pėr mua. Allahu ėshtė dėshmitar pėr ēfarė po themi." (Kur'an, 28:27-28)

Musai pranoi propozimin e plakut, i cili siē kuptojmė nga Kur'ani duhet tė ketė qenė prej besimtarėve tė vėrtetė dhe filloi jetėn e tij nė Medjen. Kėshtu Zoti sė pari e siguroi Musain duke bėrė qė ujėrat e Nilit ta bartin atė tek Pallati i Faraonit pa u fundosur. Mandej, gjersa kishte jetėn nė rrezik nė Egjipt, Ai e shpėtoi atė pėr tė dytėn herė dhe e udhėhoqi nė njė jetė tė qetė nė Medjen.

Ata qė bėjnė vepra tė mira do tė shpėrblehen me mirėsi mė tė mėdha dhe s'do tė kenė pse tė frikėsohen nė atė Ditė. (Kur'an, 27:89)