Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Profeti Musa (Mojsiu) (as) - Harun Yahya
PROFETI MUSA (MOJSIU) (AS)


HYRJE

Historia e njerėzimit do tė mund tė konsiderohej si histori e profetėve. Zoti iu ka kumtuar Shpalljet e Tij Hyjnore njerėzve pėrmes tė dėrguarve tė Tij gjatė historisė. Kėta tė dėrguar ju treguan njerėzve pėr Zotin dhe ua komunikuan atyre fjalėt e Zotit tonė.

Lufta me tė cilėn njė numėr prej tė dėrguarve u pėrballėn nė pėrhapjen e porosisė ėshtė pėrshkruar hollėsisht nė Kur'an. Vėshtirėsitė qė ndeshėn, zgjidhjet qė bėnė dhe sjellja shembullore janė tė pėrshkruara tė gjitha nė mėnyrė tė qartė. Zoti na njofton me ēfarė sfida u desht tė pėrballen ata si njė shembull pėr njerėz, sepse lufta e tyre dhe karakteri i mirė i tyre janė gjithashtu tė zbatueshme pėr njerėzit sot.

Nė Kur'an, tregimet dhe pėrvojat e profetėve tė ndryshėm, pėrveē Profetit Muhamed (saas), sikur ato pėr Profetin Isa (Jezus), Sulejman (Solomon), Jusuf (Jozef), Nuh (Nou), Ibrahim (Abraham), dhe shumė tė tjerė (paqja qoftė mbi tė gjithė ata), janė tė pėrcjellura si shembuj. Pėr shembull, ka mėsime tė shumta pėr ne nė sjelljen e drejtė tė Profetit Jusuf, si edhe nė njohjen e thellė tė psikologjisė njerėzore dhe shoqėrore nė marrėdhenien e Jusufit me vėllezėrit e tij, hudhja e tij nė pus nga ata, shitja e tij si rob, rrėnia e tij nė burg gjersa ishte rob nė pallatin mbretėror pėr shkak tė akuzave tė rrejshme dhe emėrimi i tij si autoritet i arkės shtetėrore.

Ekziston me tė vėrtetė njė shembull i rėndėsishėm pėr ne tek Profeti Ibrahim, i cili pėrmendet nga Zoti nė Kur'an si "…njė shembull i shkėlqyeshėm pėr ju…," pėr shkak tė ndėrgjegjshmėrisė dhe butėsisė sė tij, pėr mbėshtjetjen e tij nė Zotin dhe pėr kthimin e tij kah Zoti kur po e hudhnin nė zjarr.

Profeti i cili mė sė shpeshti pėrmendet nė Kur'an si shembull ėshtė Profeti Musa (Mojsiu) (as). Emri i Musait pėrmendet nė 34 sure (kapituj) tė ndryshme. Mund tė gjejmė informacion tė gjerė pėr jetėn e Musait nė tri prej sureve mė tė mėdha (al-A'raf, Ta Ha dhe al-Qasas). Gjithė kėto sure dhe vargje ofrojnė shpjegime tė hollėsishme pėr vėshtirėsitė e tij me Faraonin, duke filluar nga fėmijėria e tij, sjellja e ligė e njerėzve tė tij dhe lufta e tij pėr t'ua pėrcjellur atyre porosinė. Guximi i tij i palėkundur nė rrethanat mė tė vėshtira paraqitet me qėllim qė tė jetė shembull pėr njerėzit.

Nė kėtė libėr do ta hulumtojmė jetėn e Profetit Musa siē ėshtė pėrshkruar nė Kur'an. Do t'i hulumtojmė ndodhitė qė ai ka pėrjetuar ashtu siē janė pėrshkruar. Nė thelb, ndodhitė nė jetėn e Profetit Musa nuk duhet tė merren thjeshtė si ndodhi tė sė kaluarės sė lashtė, por mė shumė si ndodhi dhe shembuj pėr tė ndriēuar vet jetėrat tona sot.