Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Popujt E Zhdukur - Harun Jahja      

POPUJT E ZHDUKUR



HYRJE:
Gjeneratat e kaluara

A nuk u ka ardhur atyre lajmi i popujve tė mėparshėm? Lajmi i popullit tė Nuhut, Adit, Themudit, popullit tė Ibrahimit, banorėve tė Medjenit dhe qyteteve tė pėrmbysura (populli i Lutit), tė cilėve u erdhėn tė dėrguarit e tyre me argumente tė qarta. Kėshtu pra, nuk ėshtė Allahu Ai, i Cili u bėri atyre padrejtėsi, por ata vetė i bėnė padrejtėsi vetes sė tyre. (Et-Teube: 70)

Mesazhi hyjnor i ėshtė komunikuar njerėzimit nėpėrmjet profetėve qė nė fillimet e krijimit tė tij. Reagimet e popujve kanė qenė tė ndryshme. Disa popuj i kanė besuar profetėt dhe e kanė pranuar mesazhin, ndėrsa disa tė tjerė e kanė mohuar atė tėrėsisht. Nė disa popuj, njė pjesė e vogėl e shoqėrisė e ndiqte tė dėrguarin, ndėrsa pjesa tjetėr vazhdonte rrugėn e mosbindjes dhe mbante qėndrim armiqėsor ndaj profetit dhe ndjekėsve tė tij. Tė dėrguarit, nė pėrgjithėsi, akuzoheshin si "gėnjeshtarė, magjistarė, tė ēmendur dhe mendjemėdhenj". Madje disa popuj kanė arritur deri atje sa janė munduar edhe t'i vrasin tė dėrguarit, tė cilėt nuk kėrkonin nė shkėmbim tė mundit tė tyre shpėrblime materiale apo pėrfitime personale.

Historia e Shuajbit dhe popullit tė Medjenit, tek i cili ai u dėrgua, ilustron mjaft mirė marrėdhėniet ndėrmjet profetėve dhe popujve tė tyre. Reagimi dhe pėrfundimi i popullit tė Shuajbit ėshtė shumė interesant:

Nė Medjen dėrguam vėllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni tė adhuruar tjetėr veē Tij! Mos u hani hakun njerėzve kur matni e peshoni. Unė ju shoh (se rroni) nė mirėqenie, por nė tė vėrtetė kam frikė pėr ju dėnimin e njė dite tė afėrt.
O populli im! Matni e peshoni me drejtėsi, mos u hani hakun njerėzve dhe mos bėni rrėmujė e ligėsi nė tokė.
Ajo pjesė (e fitimit hallall) qė jua ka lejuar Allahu ėshtė mė e mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė. Dijeni se unė nuk jam vėnė rojtar mbi ju."
Ata i thanė: "O Shuajb, a mos vallė namazi yt tė mėson qė ne tė braktisim atė qė kanė adhuruar baballarėt tanė dhe tė mos bėjmė ē'tė duam me pasurinė tonė? Vėrtet qė ti je i duruar e i menēur.[ironi]"
Ai u tha: "O populli im, nėse unė kam argumente tė qarta nga Zoti im dhe Ai mė ka furnizuar me tė mirat e Tij (si mund t'i pėrziej ato me fitim tė paligjshėm?). Kur ju kundėrshtoj, unė nuk dua tė veproj atė qė jua ndaloj juve ta bėni. Unė vetėm dėshiroj tė rregulloj me aq sa kam mundėsi, por suksesi im ėshtė nė dorėn e Allahut. Tek Ai mbėshtetem dhe Atij i drejtohem i penduar.
O populli im, nuk dua qė mospajtimi im me ju tė bėhet shkak qė tė vuani fatin e popujve tė Nuhut, Hudit apo Salihut. Mos harroni se populli i Lutit nuk ėshtė shumė larg prej jush!
Kėrkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai tė penduar. Me tė vėrtetė qė Zoti im ėshtė Mėshirėplotė dhe Mirėdashės."
Ata i thanė: "O Shuajb, ne nuk kuptojmė shumė gjėra nga ato qė po na thua dhe, pėr mė tepėr, ti je njė njeri i dobėt mes nesh. Po tė mos ishte pėr familjen tėnde, ne do tė tė kishim vrarė me gurė, sepse ti nuk ke fuqi kundėr nesh."
Ai u tha: "O populli im! A mos vallė familja ime ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju se Allahu, tė Cilin nuk e pėrfillni fare? Zoti im di gjithēka qė veproni ju.
O populli im, punoni sa tė mundeni, (ndėrsa) unė po punoj (nė rrugėn time). Do ta merrni vesh mė vonė se kush ėshtė gėnjeshtar dhe mbi kė do tė bjerė dėnimi poshtėrues! Pritni se edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur."
Kėshtu, kur erdhi urdhri Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Shuajbin bashkė me besimtarėt, ndėrsa keqbėrėsit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė atje! Qoftė i shkatėrruar Medjeni, ashtu siē u shkatėrrua Themudi! (Hud: 84 - 95)

Pėr shkak tė planeve djallėzore pėr tė vrarė Shuajbin, faji i vetėm i tė cilit ishte thirrja e popullit nė diēka tė mirė, populli i Medjenit u ndėshkua dhe u shkatėrrua, ashtu siē u pėrshkrua nė ajetet e mėsipėrme. Ky popull nuk ėshtė shembulli i vetėm, pėrkundrazi, sikurse tha dhe Shuajbi kur iu drejtua popullit tė tij, shumė popuj tė lashtė qė kanė jetuar para popullit tė Medjenit kanė pasur tė njėjtin fat. Edhe mė pas u shfaqėn popuj tė tjerė, tė cilėt ndoqėn gjurmėt e tė parėve dhe merituan ndėshkimin e Allahut.

Nė faqet qė vijojnė ne do tė flasim pėr disa prej kėtyre popujve tė zhdukur. Kurani i pėrshkruan me hollėsi historitė e tyre, pėr t'iu drejtuar njerėzve njė ftesė tė hapur qė tė nxjerrin mėsime nga pėrfundimi i tyre i tmerrshėm.

Nė lidhje me kėtė, Kurani u tėrheq vėmendjen njerėzve se, megjithėse shumica e popujve tė zhdukur kishin arritur njė gradė tė lartė civilizimi dhe zhvillimi, pėrsėri nuk mundėn t'i shpėtonin dot ndėshkimit:

Sa shumė breza shkatėrruam para tyre! Ata ishin mė tė fuqishėm se ata (idhujtarėt e Mekes) dhe (kur erdhi dėnimi Ynė) ata vrapuan pėr t'u fshehur nėpėr tokė! Por, a mund tė gjejnė vend pėr t'u fshehur?! (Kaf: 36)

Nė kėtė ajet janė pėrshkruar nė mėnyrė tė veēantė dy karakteristika tė kėtyre popujve tė zhdukur. E para, ata ishin "tė fuqishėm". Kjo tregon se ata kishin vendosur sisteme tė disiplinuara e tė forta ushtarake nė territorin ku jetonin. E dyta, kėta popuj kishin themeluar qendra banimi tė mėdha qė shquheshin pėr mjeshtėrinė arkitekturale.

Ėshtė pėr t'u vėnė nė dukje se kėto dy karakteristika vihen re edhe nė qytetėrimin e sotėm, i cili ka formuar njė kulturė botėrore nėpėrmjet teknologjisė dhe shkencės moderne dhe ka ngritur shtete tė fuqishme e qytete gjigande, por nga ana tjetėr mohon dhe injoron Zotin, duke harruar se gjithēka ėshtė bėrė e mundur prej fuqisė sė Tij. Fundi i qytetėrimit tė sotėm nuk ka se si tė jetė i ndryshėm nga ai i shumė qytetėrimeve tė hershme, pėr sa kohė qė do tė bazohet mbi mohimin fetar dhe degjenerimin moral.

Njė numėr i madh i rasteve tė shkatėrrimit, disa prej tė cilave janė pėrmendur nė Kuran, janė konfirmuar nga kėrkimet arkeologjike tė bėra kohėt e fundit. Kėto zbulime, qė vėrtetojnė nė mėnyrė tė qartė se ngjarjet e pėrmendura nė Kuran kanė ndodhur me tė vėrtetė, hedhin dritė mbi nevojėn e njerėzve pėr tė nxjerrė mėsime, e cila pėrmendet kaq shumė nė Kuran, ku thuhet se ėshtė e nevojshme pėr njerėzit qė tė udhėtojnė nė tokė dhe tė shohin pėrfundimin e popujve mė tė hershėm.

Ne nuk kemi dėrguar profetė para teje, pėrveēse burra nga gjiri i banorėve tė tokės, tė cilėt Ne i frymėzuam me shpalljen hyjnore. Pėrse nuk udhėtojnė ata nėpėr botė qė tė shohin si ka qenė fundi i mosbesimtarėve para tyre? S'ka dyshim se jeta e botės sė ardhshme ėshtė mė e mirė pėr ata tė cilėt e kanė frikė Allahun. A nuk kuptoni pra?
(Popujve tė shkatėrruar u shtyhej afati) derisa tė dėrguarit humbnin ēdo shpresė pėr popullin e tyre dhe mendonin se ishin mohuar plotėsisht. Atėherė tek ata vinte ndihma Jonė dhe Ne shpėtonim kė tė dėshironim. Ndėshkimi Ynė nuk mund tė shmanget nga populli i pabindur.
Vėrtet, historitė e tyre shėrbejnė si mėsim pėr njerėzit qė mendojnė. Ai (Kurani) nuk ėshtė pėrrallė e trilluar, por pohim dhe pėrforcim i librave tė mėparshėm tė Allahut, shtjellim i hollėsishėm i gjithēkaje, udhėzues, pėrkujtim dhe mėshirė pėr njė popull besimtar. (Jusuf: 109 - 111)

Me tė vėrtetė historitė e popujve tė mėparshėm shėrbejnė si shembull dhe mėsim pėr ata njerėz qė kanė arsye tė shėndoshė. Shkatėrrimi i kėtyre popujve pėr shkak tė rebelimit dhe refuzimit tė urdhrave tė Allahut na tregon se sa i dobėt dhe i pafuqishėm ėshtė njeriu. Nė faqet qė vijojnė ne do t'i shqyrtojmė kėta shembuj sipas radhės kronologjike.