Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Popujt E Zhdukur - Harun Jahja      

POPUJT E ZHDUKUR



Parathėnia e Botuesit

Libri qė keni nė dorė ėshtė njė studim unik i llojit tė tij, pėr vetė faktin se ai bėn njė sintezė tė historisė klasike dhe historive tė disa prej popujve tė pėrmendur nė Kuran. Nė pėrgjithėsi, historitė kuranore janė trajtuar tė ndara nga historia klasike dhe ato pak pėrpjekje qė janė bėrė nga dijetarėt islamė nė kohė tė ndryshme nuk mund tė konsiderohen tė plota, sepse kanė mangėsi tė dukshme nė metodėn studimore, pasi nuk bazohen nė standartet e pranuara sot pėr njė studim shkencor.

Studiuesit kristianė i kanė dhėnė mė tepėr rėndėsi lidhjes midis historisė klasike dhe historive tė Biblės dhe kanė botuar njė sėrė librash pėr kėtė temė. Njėkohėsisht duhet tė pranojmė se studiuesit muslimanė kanė mbetur disi prapa nė kėtė drejtim, megjithėse kohėt e fundit kanė filluar tė shfaqen disa pėrpjekje pėr mbushur kėtė boshllėk. Njė nga pėrpjekjet mė serioze dhe mė tė kompletuara nė kėtė fushė ėshtė libri qė keni nė dorė, i cili mund tė klasifikohet pėr momentin si libri mė i mirė qė flet pėr kėtė temė. Ky ėshtė pikėrisht shkaku qė na shtyu tė merrnim pėrsipėr pėrkthimin dhe botimin e kėtij libri, duke shpresuar se ai do tė shėrbejė si udhėzues pėr studiuesit nė tė ardhmen.

Sigurisht qė, duke marrė parasysh faktin qė ky libėr ėshtė njė nga librat e parė nė fushėn e tij, nuk mund tė pretendojmė se ai ėshtė i pėrkryer e pa gabime tė mundshme, pasi ēdo libėr ka gabimet dhe mangėsitė e veta, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė libėr qė flet pėr njė temė tė patrajtuar mė parė. Pėr kėtė arsye, ky libėr nuk mund tė pėrdoret si njė referencė fetare pėr tė mėsuar historitė e profetėve, d.m.th. muslimani duhet tė ketė parasysh qė ky libėr ėshtė njė studim shkencor me karakter fetar, jo njė libėr fetar i mirėfilltė.

Nė tė njėjtėn kohė, libri trajton vetėm njė pjesė tė historive tė profetėve tė pėrmendur nė Kuran, ndėrsa pjesa tjetėr e historive ėshtė lėnė jashtė tij pėr shkak se nuk pėrputhet me qėllimin pėr tė cilin ėshtė shkruar ky studim, i cili ėshtė njohja dhe vėrtetimi me mėnyra shkencore i ekzistencės dhe shkatėrrimit tė disa popujve tė pėrmendur nė Kuran. Siē mund tė vihet re, libri merr pėrsipėr tė hedhė dritė mbi disa aspekte historike, pėr tė cilat nuk ka referenca tė mjaftueshme pėr shkak tė distancės kohore shumė tė gjatė. Kjo kėrkon qė tė shtrohen hipoteza e teori tė ndryshme, pėr tė kompesuar kėtė mungesė tė theksuar referencash. Nuk mund tė pretendohet nė mėnyrė kategorike se tė gjitha hipotezat e parashtrura nė libėr janė tėrėsisht tė sakta, por mund tė themi se ato janė tė pranueshme logjikisht. Kjo ėshtė arsyeja pse nė libėr ndeshen shpesh shprehjet "ka mundėsi", "ėshtė e mundur", "vetėm zoti e di mė mirė".

E pamė tė arsyeshme t'i bėjmė kėto sqarime me qėllim qė tė mėnjanojmė ēdo keqkuptim nga ana e lexuesve dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkojmė prej tyre qė tė mos ngurrojnė tė na kontaktojnė pėr ēdo vėrejtje apo sugjerim tė mundshėm.