QĖLLIMI I JETĖS SĖ BESIMTARIT: PĖLQIMI I ALLAHUT
Allahu udhėheq tėgjithė ata tė cilėt kėrkojnė Kėnaqėsinė
e Tij drejt rrugėve tė paqes dhe Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė
me Vullnetin e Tij dhe i udhėzon nė Rrugėn e Drejtė (Islam). (Sure el-Ma'ideh:
16)
Ēfarė e bėn njė Musliman tė ndryshėm nga njerėzit e tjerė? Jomuslimanėt
mund t'i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje nė shumė mėnyra; ata mund tė flasin
pėr ndryshime kulturore dhe morale, pėr "kėndvėshtrime tė ndryshme tė
botės" apo pėr vlera qė ata i mohojnė haptas. Ndryshe, disa mund tė thonė
qė ndryshimi i ka rrėnjėt e tij nė ideologjitė e ndryshme qė pėrqafojnė
Muslimanėt. Megjithatė, gjithė kėto ndryshime kanė tė bėjnė me ndryshime
"tė dukshme" qė duket se janė pasoja te njė tė tilli mė themelor. Shpesh,
ata nuk i kuptojnė arsyet qė fshihen poshtė kėtij ndryshimi. ( Nė fakt,
pse ata nuk janė Muslimanė ėshtė se ata nuk e kuptojnė kėtė ndryshim).
Pėrpara se tė shpjegojmė vetinė bazė e tė qėnit musliman duhet tė theksojmė
diēka tjetėr: Kur ne flasim pėr njė "Musliman", ne nuk po i referohemi
dikujt qė e ka tė shkruar "Musliman" mbi pashaportė. Nė fakt, Musliman
ėshtė emri qė Allahu i vė atyre qė pėrkrahin fort fenė e Tij. Vetia themelore,
sipas Kur'anit, qė i dallon Muslimanėt nga njerėzit e tjerė ėshtė vėmendja
e tyre ndaj fuqisė tė pafundme tė Allahut. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė
gjithmonė afirmimin e ekzistencės sė njė Krijuesi. Kur'ani e nėnvizon
kėtė fakt si mė poshtė:
Thuaju: "Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka
dhe kush ėshtė Zotėruesi i tė dėgjuarit dhe tė shikuarit? Dhe kush e nxjerr
tė gjallėn nga e vdekura dhe tė vdekurėn nga e gjalla? Dhe kush ėshtė
rregulluesi dhe sunduesi i tė gjitha ēėshtjeve?". Do tė thonė tė gjithė
"Allahu". Thuaju: "A nuk do tė keni atėherė frikė nga Ndėshkimi i Allahut?"
Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj i Vėrtetė. Kėshtu pas sė vėrtetės, ē'gjė tjetėr
mund tė ketė pėrveēse tė gabuarės? Si atėherė keni humbur (nga e vėrteta
drejt mohimit dhe shkarjes) ?( Sure Junus: 31-32)
Nė ajetet e mėsipėrme, pyetjet i janė bėrė atyre qė e njohin ekzistencėn
e Allahut, i pranojnė veēoritė e Tij dhe, pavarėsisht nga tė gjithė kėto
veēori, nuk kanė frikė nga Allahu dhe si rrjedhim largohen prej Tij .
(Nė fakt as shejtani nuk e mohon ekzistencėn e Allahut).
Tė kuptosh fuqinė e Allahut nuk ėshtė vetėm njė thėnie verbale . Besimtarė
janė ata qė pranojnė ekzistencėn e Allahut dhe madhėshtinė e Tij, "janė
tė qėndrueshėm nė detyrimet e tyre" ndaj Tij dhe i drejtojnė tė gjitha
qėllimet e tyre ndaj Tij dhe ecin nė dritėn e kėtij realiteti qė u ėshtė
bėrė i dukshėm. Tė tjerėt, nga ana tjetėr, janė njėsoj si ata qė e mohojnė
Allahun, tė pėrmendur edhe kėta nė ajetet e mėparshme, qė nuk i kryejnė
detyrimet e tyre ndaj Allahut, pavarėsisht nga pranimi i tyre pėr ekzistencėn
e Tij.
Pėrgjatė jetės sė tyre, njerėz tė tillė mbeten plotėsisht tė pavėmendshėm
ndaj Allahut, Krijuesit tė njeriut. Se kujt ia detyrojnė jetėn e tyre
apo, si dhe pse iu ėshtė dhuruar kjo jetė mbi tokė, janė pyetje me tė
cilat ata nuk e shqetėsojnė veten e tyre. Ata pėrballojnė njė lloj jete
plotėsisht tė veēuar nga Allahu dhe feja e Tij. Megjithatė, krahasimi
i mėposhtėm nė Kur'an e tregon qartė qė njė jetė e tillė qėndron mbi baza
tė kota dhe tė kalbura dhe ėshtė e dėnuar tė shkatėrrohet:
A ėshtė atėherė mė i miri ai i cili i vuri themelin e
ndėrtesės sė tij tek pėrkushtimi ndaj Allahut dhe tė Kėnaqėsisė sė Tij
tė Vyer, apo ai i cili vuri themelin e ndėrtesės sė tij tė paqėndrueshėm
buzė greminės, saqė u thėrrmua bashkė me tė nė Zjarrin e Xhehenemit? Dhe
Allahu nuk i do keqbėrėsit.(Sure et-Teube: 109)
Ashtu siē na informon ajeti i mėsipėrm, jetėt e atyre qė u mungon besimi,
si tė pėrshkruara nė Kur'an, themelohen "buzė greminės" . Qėllimi kryesor
i mosbesimtarėve ėshtė arritja e lumturisė dhe paqes "nė kėtė botė". Kėshtu,
ajo qė ata duan mė shumė ėshtė qė tė bėhen tė pasur. Dhe pėrpiqen shumė
pėr t'ia arritur kėsaj me tė gjitha mjetet mendore dhe fizike. Pėr tė
tjerė, tė jesh njė person i njohur dhe i respektuar ėshtė qėllimi i jetės;
ata do tė bėnin gjithēka pėr tė fituar respekt publik. Megjithatė, kėto
s'janė asgjė veē qėllime boshe qė do vaniten kur tė vijė vdekja mbi ta.
Disa prej tyre, madje kujtojnė se kanė arritur qėllimet e tyre nė kėtė
botė.
Njė besimtar, sidoqoftė, ėshtė tėrėsisht i njohur me ekzistencėn dhe
fuqinė e Allahut. Ai e di pse Allahu e krijoi dhe cilat janė premtimet
e Tij pėr tė. Pėr kėtė arsye, udhėzimi kryesor nė jetėn e besimtarit ėshtė
tė jetė njė shėrbėtor me tė cilin Allahu tė jetė i kėnaqur. Ai i pėrdor
tė tėra mėnyrat dhe pėrpjekjet pėr tė arritur qėllimin e tij. Me kėtė
rast, ai zgjidh misterin e vdekjes: pėr shumė njerėz ajo s'ėshtė gjė tjetėr
vetėm fundi, kurse pėr besimtarin vdekja nuk ėshtė njė shuarje por njė
fazė kalimtare pėr nė jetėn e vėrtetė.
Jobesimtarėt e mendojnė vdekjen si "njė aksident tė vetė-gjeneruar",
ashtu siē e mendojnė dhe jetėn tė ketė lindur spontanisht dhe rastėsisht.
Fakti ėshtė se, sido qė tė jetė, Allahu krijon jetėn dhe vetėm Ai mund
ta marrė. Vdekja, qė nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė rastėsi apo aksident, ėshtė
njė ngjarje qė ndodh sipas ligjit tė Allahut nė njė moment dhe vend tė
caktuar.
Nje Musliman ėshtė njė person i cili kupton qė Allahu ka fuqi mbi tė
gjitha gjėrat dhe se vdekja nuk ėshtė fundi por njė kalim nė vendqėndrimin
real tė njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me kėto fakte, ai e eviton
me kujdes ndėrtimin e jetės sė tij "buzė greminės". Ai kthehet nga Allahu,
duke e ditur se Ai ėshtė Zotėruesi i vėrtetė dhe Krijuesi i jetės, vdekjes
dhe asaj qė vjen pas saj. Nė kėtė sistem tė krijuar nga Allahu, ai kupton
qė pasuria, pozita shoqėrore apo pamja e bukur nuk janė mjetet qė e ēojnė
njeriun drejt suksesit; ato janė vetėm "raste" qė ndodhin nėn urdhėrat
e Allahut, qė vlejnė vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe.
Ēelsi i sistemit qė Allahu ka krijuar ėshtė pranimi i Tij. Kjo sepse
Allahu udhėzon vetėm ata qė kėrkojnė aprovimin e Tij.
Allahu udhėheq tė gjithė ata tė cilėt kėrkojnė Kėnaqėsinė
e Tij dhe Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė me Vullnetin e Tij dhe
i udhėzon nė Rrugėn e Drejtė (Islam).(Sure el-Ma'ideh: 16).
Njė Musliman ėshtė i tillė sepse ai kėrkon aprovimin e Allahut. Ky ėshtė
dhe dallimi kryesor mes Muslimanėve dhe njerėzve tė tjerė. Muslimanėt
e shohin fenė si njė mėnyrė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, kurse
shumica e njerėzve e marrin kėtė si njė sistem bestytnish qė zėnė njė
pjesė tė mirė tė jetės sė tyre.
Nė tė vėrtetė, nė kėtė pikė shfaqet papritur dallimi mes Muslimanėve
tė vėrtetė dhe tė atyre qė i imitojnė ata (hipokritėt). Muslimanėt e pėrqafojnė
fenė si njė rrugėkalim drejt kėnaqėsisė sė Allahut. Pėr hipokritėt, kjo
ėshtė diēka nga e cila ata pėrfitojnė. Pėr kėtė arsye, faljet e hipokritit
kanė natyrė "pretencioze" (Sure el-Ma'un: 6), ndėrsa Muslimanėt falen
me pėrulje (Sure al-Mu'minun: 1-2). Nė mėnyrė tė ngjashme, ndėrkohė qė
Muslimanėt i shpenzojnė paratė e tyre pėr ēėshtjen e Allahut, hipokritėt
i shpenzojnė pėr tė lėnė mbresė tek njerėzit e tjerė dhe jo pėr tė fituar
kėnaqėsinė e Allahut.
O ju qė keni besuar! Mos e jepni Sadakanė (lėmoshėn)
duke e ndjekur me njoftime pėr tė treguar bujarinė apo me lėndime, si
ai qė shpenzon pasurinė e tij pėr t'u parė nga njerėzit, dhe ai nuk beson
nė Allahun, as edhe nė Ditėn e Fundme. Shembulli i tij ėshtė si njė gur
i lėmuar mbi tė cilin ka fare pak pluhur; mbi tė bie njė shi i rrėmbyer
qė e lan atė dhe nuk mbetet gjurmė pluhuri nė tė. Ata nuk janė nė gjendje
tė bėjnė asgjė me atė qė kanė fituar. Dhe Allahu nuk e drejton popullin
jobesimtar.(Sure el-Bekare: 264)
Perpjekjet e duhura pėr kėnaqėsinė e Allahut
Njeriu pėrpiqet shumė pėr tė fituar mirėsi tė kėsaj bote, tė cilat i
mendon si qėllimi pėrfundimtar i jetės sė tij. Ai bėn ē'tė mundet pėr
tė arritur mirėqėnie materiale, njohje tė shtresės shoqėrore apo pėrfitime
tė tjera tė kėsaj bote. Pėr njė "fitim tė vogėl" (Sure et-Teube: 9) qė
do t'i rrėshkasė nga duart shumė shpejt, ai bėn njė pėrpjekje me tė gjitha
energjitė e tij.
Muslimanėt, qė shpresojnė nė njė shpėrblim shumė mė tė madh, qė ėshtė
Kėnaqėsia e Allahut dhe Kopshti i Tij, gjithashtu pėrpiqen shumė pėr ēėshtjen
e tyre. Pėr kėtė veēori, Allahu thotė:
Kushdo qė dėshiron gjėrat kalimtare (tė kėnaqėsisė sė
kėsaj bote), Ne ia japim atij menjėherė ēfarė Ne duam dhe pėr kė Ne duam.
Pastaj, mbas kėsaj Ne kemi pėrcaktuar pėr tė Xhehenemin, aty do tė digjet
i pėrēmuar dhe i flakur tej. Dhe kushdo qė dėshiron Jetėn e Fundit dhe
pėrpiqet dhe i shėrben asaj me mundin qė duhet pėr tė duke qenė besimtar,
atėherė tė tillėt janė ata qė pėrpjekja e tė cilėve do tė jetė e pėlqyer
( e falenderuar dhe e shpėrblyer nga Allahu).(Sure el-Isra': 18-19)
Njė besimtar pėrpiqet "me mjetet e duhura" pėr pranimin e Allahut dhe
pėr Botėn tjetėr. Ai "shet" pronėn e tij dhe jetėn e tij pėr hir tė Allahut.
Nė Kur'an, kjo karakteristikė e besimtarėve shpjegohet si mė poshtė:
Me tė vėrtetė Allahu ka blerė nga besimtarėt jetėn e
tyre dhe pasurinė e tyre me Ēmimin se i tyre do tė jetė Xhenneti. Ata
luftojnė pėr Ēėshtjen e Allahut, kėshtu qė ata vrasin dhe vriten. Ėshtė
njė premtim i vėrtetė tė cilin Ai ia detyroi Vetes nė Teurat, Inxhil dhe
nė Kur'an. E kush ėshtė mė i vėrtetė nė besėn e tij sesa Allahu? Atėherė
gėzohuni nė marrėveshjen qė keni pėrfunduar. Ky ėshtė ngadhėnjimi madhėshtor.(Sure
et-Teube:111)
Besimtari nuk do hasi vėshtirėsi nė rrugėn e Allahut, nėse ai ia ka shitur
"pronėn dhe jetėn e tij" Allahut. Atė s'e tėrheq asgjė pėrveē kenaqėsisė
sė Allahut. Duke e ditur se ai nuk "e zotėron" trupin dhe pronėn e tij,
ai nuk i ndjek kurrė dėshirat e tij (nefset). Allahu ėshtė zotėruesi i
trupit tė tij dhe i ēdo gjėje qė ai ka, dhe ato do t'i vihen nė shėrbim
sipas dėshirės se Allahut. Gjithashtu, do tė provohet nga Allahu edhe
nėse vendosmėria e dikujt ėshtė serioze. Njė besimtar nuk duhet t'i shmangė
betejat nė rrugėkalimin e Allahut. Kjo sepse, hipokritėt mund tė kryejnė
ndonjė vepėr qė duket sikur pėrputhet me kėnaqesinė e Allahut (por jo
veprėn e duhur), pėr tė pasur ndonjw "pėrfitim tė lehtė".
Po tė kishte qenė njė pėrfitim i afėrt dhe njė udhėtim
i i lehtė, ata do tė kishin ardhur pas, por largėsia ishte e madhe pėr
ta dhe do tė betoheshin pėr Allahun, "Vetėm sikur tė mundeshim, pa sigurisht
qė do tė dilnim bashkė me ju". Ata shkatėrrojnė veten e tyre dhe Allahu
e di se ata janė gėnjeshtarė.(Sure et-Teube: 42).
Prandaj, i vetmi kriter pėr tė qenė njė besimtar ėshtė tė ndjesh njė
dėshirė tė sinqertė pėr tė arritur pranimin e Allahut dhe tė mos ndalesh
para sakrificave nė rrugėn e Allahut kur rrethanat i kėrkojnė kėto sakrifica.
Besimtarėt janė ata tė cilėt "u zgjodhėn pėr njė qėllim tė lartė duke
u dhuruar mirėsinė e mesazhit tė pėrkujtimit tė Shtėpisė ( sė Fundit tė
njerėzve)" (Sure Sad:46). Njė besimtar nuk kėrkon asgjė pėrveē miratimit
te Allahut. Ai shpreson ta kėnaqė Allahun, tė ketė meshirėn e Tij dhe
tė fitojė Parajsėn, sepse "kushdo, mashkull apo femėr qoftė dhe ėshtė
besimtar i vėrtetė nė njėsinė e Allahut, njė i tillė do tė hyjė nė Xhennet
dhe atyre nuk do t'i bėhet as padrejtesia mė e vogėl qoftė edhe sa Nakira
(lėvozhgė e bėrthamės sė hurmės)" . (Sure an-Nisa':124)
Siē e pamė, Kur'ani na jep njė pamje tė shtjelluar qartė tė besimtarit.
Parajsa ėshtė vendi i atyre qė "kanė besim tė vendosur" nė Allahun dhe
nė Jetėn e Pastajme (Sure Lukman: 4) dhe pastaj "pėrpiqen me tė gjitha
mjetet e duhura" nė rrugėn e Allahut. Fundi i atyre qė "respektojnė Allahun
me anė tė fesė se vėrtetė" dhe i vendosin interesat e pavlera tė kėsaj
bote pranė kėnaqėsisė sė Allahut, pėrshkruhet kėshtu nė Kur'an:
Dhe nga mesi i njerėzve ėshtė dhe ai i cili adhuron Allahun
si tė ishte mu nė cak (tė dyshimit): nėse i bie e mirė, ai kėnaqet me
tė, por nėse e godet ndonjė sprovė, ai kthehet prapė nga vetja e vet duke
humbur kėshtu tė dyja, edhe kėtė botė edhe Jetėn e Fundit. Kjo ėshtė humbje
e qartė.(Sure el-Haxh: 11)
Besimtarėt janė lakmues tė botės tjetėr. Allahu u premton atyre njė jetė
tė pėrhershme. Zoti ynė i premton besimtarėve qė Ai do t'i japė edhe njė
jetė tė mirė shėrbyesve tė tij besues edhe nė kėtė botė, madje. Por kjo
s'do tė thotė aspak se ata nuk do tė hasin ndonjė vėshtirėsi apo shqetėsim
nė kėtė botė. Vuajtjet qė ndeshin krijohen pėr t'i vėnė ata nė provė dhe
pėr t'i bėrė mė tė pjekur.
Pengesat qė has njė besimtar janė, nė dukje, situata tė vėshtira, por
ku ato pranohen me pėrulje dhe bindje, Allahu e liron atė nga tė gjitha
ato vėshtirėsi. Pėr shembull, kur njerėzit e tij u pėrpoqėn ta hidhnin
Profetin Ibrahim (a.s.) nė zjarr pėr shkak tė besimit tė tij, pėrgjigjia
e tij ishte tamam e njė Muslimani; ai parapėlqeu tė hidhej nė zjarr sesa
tė largohej nga besimi i tij apo nga urdhėrat e Allahut. Tė hidhesh nė
zjarr ėshtė dhimbja mė e tmerrshmė fizike qė mund tė provojė ndonjė qėnie
njerėzore nė kėtė botė. Megjithatė, Ibrahimi (a.s.) qė e pėrballoi kėtė
provė nga Allahu nė mėnyrėn mė pėrulėse e me bindje, u shpėtua nga kjo
me Dėshirėn e Allahut dhe nuk u dėmtua aspak.
(Ibrahimi) u tha: "A adhuroni atėherė ju pėrveē Allahut
gjėra qė as nuk ju sjellin juve ndonjė tė mirė dhe as nuk ju dėmtojnė?
Turp pėr ju dhe pėrmbi ata qė ju adhuroni nė vend tė Allahut! A nuk keni
mend, pra?" Ata thanė: "Digjeni atė dhe ndihmoni zotat tuaj, nė do tė
veproni gjė". Ne thamė: "O Zjarr! Bėhu i ftohtė dhe paqė e siguri pėr
Ibrahimin!" Dhe ata deshėn ta dėmtonin atė; por Ne i bėmė ata humbėsit
mė tė mėdhenj.(Sure el-Enbija: 66-70).
Fakti qė, nuk do kenė asnjė dėm ata qė nuk kanė frikė tė humbasin ēdogjė
ndėrsa pėrpiqen pėr ēėshtjen e Allahut dhe se ata do tė fitojnė mjaft
shpėrblime materiale dhe shpirtėrore, ėshtė theksuar nė Kur'an nė njė
pjesė qė ngre nė qiell besimin e tyre edhe kur janė njė hap larg mposhtjes
nė luftė:
Njerėzit thanė: "Vėrtet populli (pagan) ka grumbulluar
kundėr jush njė ushtri tė madhe, kėshtu qė friksojuni atyre", por kjo
nė tė vėrtetė vetėm u shtoi Besimin dhe thanė: " Allahu vetėm na mjafton
neve dhe pėr ne Ai ėshtė Rregulluesi mė i mirė i punėve. Kėshtuqė ata
u kthyen me Mirėsi dhe Begati nga Allahu. Asnjė e keqe nuk i preku dhe
ndoqėn Kėnaqėsinė e Allahut dhe Allahu ėshtė Zotėruesi dhe Dhuruesi i
Mirėsive tė pafund. Vetėm Shejtani jua shtie nė mendje frikėn e ndjekėsve
tė tij (mosbesimtarėt, paganėt, mohuesit e njėsisė sė Allahut, etj), kėshtu
qė mos iu frikėsoni atyre aspak, por m'u frikėsoni vetėm Mua nėse jeni
besimtarė tė vėrtetė. Dhe le tė mos pikėllojnė ty (o Muhammed a.s.) ata
tė cilėt nxitojnė nė mohim. Vėrtet as dėmin mė tė vogėl nuk do t'i shkaktojnė
Allahut. ėshtė dėshira e Allahut pėr tė mos u dhėnė asnjė pjesė nė Botėn
e pėrtejme dhe pėr ta do tė ketė ndėshkim tė madh.(Sure Al'Imran: 173-177)
Si pėrfundim, s'ka mjerim, vėshtirėsi apo brenga nė jetėn e njė besimtari
qė kėrkon aprovimin e Allahut dhe i vėzhgon urdhėrat e Tij. Kjo tregohet
nga rrjedha e ngjarjeve me tė cilat Allahu provon kėmbėnguljen, durimin
dhe pėruljen. Kėto ngjarje, tė para nga jashtė, janė shqetėsuese dhe tė
vėshtira; por nėse priten me durim dhe bindje, ato bėjnė tė shihet mė
mirė mėshira e Allahut. Veē kėsaj, Allahu na informon nė Kur'an se Ai
nuk e ngarkon dikė mė shumė sesa ai mund tė durojė.
Allahu nuk e rėndon askėnd mbi mundėsitė qė ai ka.(Sure
el-Bekare: 286).
Allahu nuk e dėnon njė besimtar qė i shėrben siē duhet, as nė kėtė botė
dhe as nė tjetrėn. Pėrkundrazi, Ai e shpėrblen atė gjerėsisht nė kėtė
botė dhe pėrtej.
Dhe kur t'u thuhet tė pėrkushtuarve (ndaj Allahut), "Ēfarė
ju ka zbritur Zoti juaj?" ata do tė pėrgjigjen: "Tė gjitha mė tė mirat"
Pėr ata qė bėjnė mirėsi nė kėtė botė, do tė kenė mirėsi, ndėrsa Banesa
e Botės sė Fundit do tė jetė akoma dhe mė e mirė. Vėrtet e shkėlqyer do
tė jetė Banesa e tė pėrkushtuarve. Kopshtet e Begatisė sė pėrjetshme tė
Xhennetit nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, ku ata do tė hyjnė, aty ka pėr
ta gjithēka qė dėshirojnė. Kėshtu i shpėrblen Allahu tė pėrkushtuarit.
(Sure en-Nahl: 30-31)
Si njė kujtesė nga Allahu, vuajtja, vėshtirėsia dhe shqetėsimi i vijnė
atyre qė nuk janė nė gjėndje tė arrijnė miratimin e Allahut, qė nuk tregojnė
bindje absolute ndaj Tij por shohin dėshirat e tyre. Kur besimtarėt bėjnė
njė gabim, ata i konsiderojnė shqetėsimet dhe vėshtirėsitė si njė pasojė
, si njė paralajmėrim i mėshirshėm nga Allahu. Tė kujdesshėm, nxjerrin
mėsim prej tij, pendohen dhe pėrmirėsojnė sjelljen e tyre. Kurse jobesimtarėt,
nuk mėsojnė kurrė nga mynxyrat qė hasin, prandaj meritojnė vuajtje tė
pėrhershme nė botėn tjetėr.
Tė njohėsh shpirtin
Njė pjesė tjetėr shumė e rėndėsishme e informacionit qė na jep Kur'ani
pėr njeriun ėshtė "shpirti" i tij (en-nefs). "Shpirti", sipas Kur'anit,
d.m.th. "ego" ose "personalitet".
Nė Kur'an, Allahu shpjegon dy aspektet e shpirtit: njė qė nxit shejtanin
dhe veprat e ulėta, dhe tjetri qė ruhet nga ēdo ngulitje e shejtanit.
Kur'ani e shpjegon kėtė nė Suren esh-Shems:
Pėr shpirtin dhe pėr Atė i cili e pėrsosi atė nė pėrmasa;
pastaj i tregoi atij ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e drejtė pėr
tė; vėrtetė qė do tė ngadhnjejė ai i cili e pastron vetveten; dhe vėrtet
qė dėshton ai i cili e prish vetveten.(Sure esh-Shems: 7-10).
Pra, siē shihet nga ajetet e mėsipėrme, e keqja ekziston nė shpirtin
e ēdo njeriu. Megjithatė ai qė pastron shpirtin e tij do tė ketė shpėtim.
Besimtarėt nuk i dorėzohen tė keqes brenda tyre; ata thjesht e evitojnė
atė nėn orientimin e frymėzimit tė Allahut. Ashtu siē tha Profeti Jusuf
(a.s.): "Edhe unė nuk e liroj veten nga faji. Padyshim qė uni (nefsi njerėzor)
ėshtė i prirur drejt sė keqes - pėrveē kur Zoti derdh mėshirėn e Tij (mbi
atė qė do)
" (Sure Jusuf: 53), qė ėshtė mėnyra e duhur e tė menduarit
tė besimtarit.
Meqė uni "ėshtė i prirur drejt se keqes", njė besimtar duhet tė jetė
gjithmonė vigjilent pėr shpirtin e tij. Ashtu siē tha dhe Profeti Muhammed
( s.a.u.s.), "beteja mė e madhe ėshtė beteja kundėr vetes (nefsit)". Shpirti,
pėrherė e tundon njeriun dhe nuk i jep nga kėnaqėsitė e Allahut. Ndėrsa
bėn kėto, ai pėrpiqet tė ofrojė alternativa joshėse. Megjithatė, njė besimtar,
falė frikės sė tij nga Allahu, nuk mashtrohet nga ky aspekt "shtrembėrues"
i shpirtit. Ai gjithmonė kthehet nga ajo qė ėshtė e drejtė, pėr tė kaluar
njė jetė nė pėrputhje me Dėshirėn e Allahut. Ky ėshtė qėndrimi i njė personi
tė menēur, nė kundėrshtim me atė tė njė tė marri, siē e thotė dhe Profeti
Muhammed (s.a.u.s.): Njė person i urtė, i menēur, ėshtė ai qė mban njė
orė mbi dėshirat dhe pasionet e trupit tė tij, dhe e ruan veten nga ajo
qė ėshtė e dėmshme, dhe pėrpiqet pėr atė qė do i sjelle pėrfitime pas
vdekjes; dhe njė person i marrė ėshtė ai qė ulet para dėshirave dhe pasioneve
tė tij dhe pret nga Allahu pėrmbushjen e dėshirave tė kota. (Tirmidhiu)
Ruajtja nga idhujtaria
Shumė shkurt, idhujtaria ėshtė shoqėrimi i qėnieve tė tjera me Allahun.
Duke parė kėtė pėrkufizim, shumė njerėz mund tė thonė " Ne nuk i shoqėrojmė
asgjė Allahut", por ndoshta nuk ėshtė kėshtu. Moskuptimi i tyre i idhujtarisė
mund tė ēojė nė kėtė thėnie. Nė fakt, Kur'ani tregon rastin e shumė njerėzve
qė i shoqėrojnė diēka Allahut - d.m.th. janė idhujtarė - por qė nuk e
pranojnė kurrė kėtė situatė:
Dhe ditėn kur Ne do t'i mbledhim tė gjithė ata sė bashku,
Ne do t'u themi atyre qė Na bashkonin tė tjerė nė adhurim: "Ku i keni
shokėt tė cilėt ju gjithnjė i mbajtėt (si tė adhuruarit tuaj)?" Nė kėtė
kohė nuk do tu lihet asnjė dredhi por vetėm qė tė thonė: "Betohemi pėr
Allahun, Zotin tonė se nuk kemi qenė prej atyre qė adhuronin tė tjerė
pėrveē (e pėrkrah) Allahut .(Sure En Aam: 22-23)
Askush nuk duhet tė pranojė qė ėshtė i ēliruar kompletėsisht nga idhujtaria,
por duhet t'i lutet Allahut ta mbajė larg saj. Kjo sepse idhujtaria ėshtė
mėkat i madh. Kur Profetin Muhammed (s.a.u.s.) e pyetėn kush ishte mėkati
mė i madh, ai u pėrgjigj "T'i bėsh shok Allahut, ndėrkohė qė Ai tė ka
krijuar ty". Nė Kur'an, Allahu pohon se Ai mund tė falė tė gjitha gjynahet
dhe krimet pėrveē idhujtarisė:
Padyshim qė Allahu nuk fal qė Atij t'i vihen shokė nė
adhurim, por Ai fal pėrveē kėsaj kėdo qė Ai dėshiron. Dhe kushdo qė i
vė shok Allahut nė adhurim vėrtet ai ka shpikur njė gjynah tė tmerrshėm.(Sure
an-Nisa': 48).
Pika fillestare e idhujtarisė, qė ėshtė njė "mėkat dhe shpifje" shumė
e madhe, ėshtė t'i pėrshkruash veēoritė e Allahut njė qėnieje tjetėr,
thjesht me mend. Fakti ėshtė se, atributet (fuqia, inteligjenca, bukuria
e me rradhė) qė ne ia pėrshkruajmė qėnieve tė tjera nuk i pėrkasin nė
tė vėrtetė atyre; ato janė dhėnė nga Allahu pėr njė periudhė kohe tė pėrcaktuar
dhe tė kufizuar. Duke thėnė se kėto atribute "i pėrkasin" qėnieve tė tjera
veē Allahut thjesht do tė thotė t'i shohėsh ato si zotėr. Kjo, pėrkufizohet
si: t'i bėsh qėniet nė fjalė shok tė Allahut, me fjalė tė tjera, tė krijosh
tė barabartė (shokė) me Allahun.
Pėrsa i pėrket njėshmėrisė sė Allahut, Kur'ani thotė:
Thuaj: "Ai ėshtė Allahu, Njė dhe i Vetėm, Allahu, Zotėruesi
i Vetėmjaftueshėm i ēdogjėje. Ai as nuk lind, as nuk ėshtė i lindur. Dhe
s'ka asnjė tė barabartė ose tė krahasueshėm me tė.(Sure el-Ihlas: 1-4)
Siē thuhet nė ajetet e mėsipėrme, Allahu ėshtė Furnizuesi i tė gjithėve;
ēdo qėnie ka nevojė pėr Tė qė tė ekzistojė. Asnjė gjė ėshtė e barabartė
me Tė. Nėse ky fakt mohohet dhe njerėzit fillojnė tė mendojnė se ndonjė
qėnie ekziston me vullnetin e saj, pa mbėshtetjen e Allahut, shfaqet idhujtaria
(shirku). Me kėto mendime, njeriu harron se ēdo gjallesė ėshtė nėn kontrollin
e Allahut. Shfaqet papritur njė besim i rremė rreth ekzistencės sė ndonjė
qėnieje, qė s'ka nevojė pėr Allahun. Dhe tė besosh qė njė qėnie e tillė
mund tė ekzistojė bėn qė njeriu t'i kėrkojė ndihmė, tė kėrkojė aprovimin
dhe tė pranojė rregullat e tij.
Megjithatė, besimtarėt qė nuk i bėjnė shok Allahut kthehen vetėm nga
Ai pasi ata e dinė se Allahu ka fuqinė mbi ēdo gjė. Kjo llogjikė bazė
e besimtarėve citohet nė Kur'an si mė poshtė:
Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbeshtetemi e tė
kėrkojmė ndihmė.(Sure el-Fatiha: 4)
Ata qė i bėjnė shok Allahut nė fakt kthehen drejt qėnieve qė nuk janė
tė aftė t'i ndihmojnė ata. Kjo sepse qėniet qė ata i marrin si hyjni janė
gjithashtu shėrbėtorė shėndetligė si ata vetė. Mbi kėtė Allahu citon:
A i mveshin e i pėrshkruajnė ata shokė Allahut ato (gjėra,
idhuj, zota) qė nuk kanė krijuar kurrgjė por pėrkundrazi vetė janė tė
krijuar? Asnjė ndihmė nuk munden ato t'u japin atyre dhe as vetveten e
tyre nuk e ndihmojnė dot aspak. Edhe nėse i thėrrisni nė udhėzim, ata
nuk ju ndjekin dhe nuk jua vėnė veshin. Njėsoj ėshtė pėr to, si t'u bėni
thirrje a tė heshtni. Sigurisht se ata qė ju i lutni nė vend tė Allahut,
ata vetė janė robėr si dhe ju. Thirruni pra atyre dhe le t'u pėrgjigjen
nėse jeni tė drejtė.(Sure al-Araf: 191-194).
Pra, idhujtaria ėshtė shpifje dhe mashtrim i madh dhe qėndrim jo i urtė.
Kjo pėrshkruhet nė Kur'an si mė poshtė:
O njerėz! Ėshtė thurur njė pėrngjasim pėr ju, kėshtu
qė dėgjoni mirė: Me tė vėrtetė qė ata tė cilėve ju u drejtoheni nė vend
tė Allahut, nuk mund tė krijojnė as edhe njė mizė, edhe sikur tė mblidheshin
tė gjithė sė bashku pėr t'ia arritur qėllimit. Dhe nėse miza merr diēka
prej tyre, ata nuk do tė kenė aspak fuqi pėr ta ēliruar atė prej mizės.
Kėsisoj, tė dobėt janė qė tė dy, edhe lutėsi edhe i luturi. Ata nuk e
kanė vlerėsuar lart Allahun me Lartėsinė e Tij tė Merituar. Vėrtet qė
Allahu ėshtė Fuqiplotė, i Gjithfuqishėm.(Sure el-Haxh: 73-74)
Idhujtaria shfaqet nė forma tė ndryshme. Meqė njerėzit marrin qėnie tė
tjera veē Allahut si hyjni, ata kėrkojnė aprovimin e tyre, i varin shpresat
tek ato dhe i pranojnė gjykimet e tyre si tė vėrteta. Nė kėtė mėnyrė njė
njeri i nėnshtrohet miliona hyjnive imagjinare. Ai shpreson tė gjejė qetėsi
nė kėto qėnie, tė cilat janė po aq tė pafuqishme sa ai vetė. Megjithatė,
ai qė i bėn shok Allahut ėshtė nė njė qorrsokak dhe humbja e tij ėshtė
shumė e madhe. Fakti shihet nė Kur'an nė vijim:
Bashkimi i tė tjerėve nė adhurim me Allahun ėshtė gabim
i madh.(Sure Lukman: 13)
Akoma duhet thėnė se njė njeri i tillė gėnjen veten.
Kjo sepse "Allahu nuk i bėn padrejtėsi aspak njerėzimit, por njerėzimi
i bėn padrejtėsi vetes sė tij" (Sure Junus: 44).
|