Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Krijimi i Universit - harun Jahja

KRIJIMI I UNIVERSIT



Krijimi i Universit nga Mosekzistenca

Nė formėn e saj standarte, teoria e Big Bengut
pohon se universi ka filluar me zgjerimin e
menjėhershėm tė tė gjitha pjesėve. Po si arritėn
tė zgjeroheshin nė tė njėjtin ēast, tė sinkronizuar
tė gjitha pjesėt e universit? Kush ua dha
komandėn atyre?

Andrei Linde, profesor kozmologjie 2

Njė shekull mė parė, krijimi i universit ishte njė koncept qė injorohej nga njė pjesė e mirė e astronomėve. Shkak pėr kėtė ishte koncepti i gabuar i shkencės sė shekullit tė 19-tė ku pranohej gjerėsisht ekzistenca e gjithėsisė qė nga pafundėsia. Shumica e shkencėtarėve qė studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin pėrballė me njė masė lėndėsh, e cila meqė ekzistonte qė nė infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndėrmendje pėr njė "krijim" tė universit, pra, pėr ekzistencėn e njė fillimi (tė tij).


Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person qė pohoi "universin e pafundėm" nė Kohėt e Reja. Megjithatė zbulimet shkencore vleftėsuan pohimin e Kantit.

Idea mbi "ekzistencėn nė pafundėsi" (vazhdueshmėri) ka hyrė nė Perėndim sė bashku me filozofinė materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrėnjėt te Grekėt e lashtė, mbron idenė se nuk ka ekzistencė tjetėr veē materies dhe se universi ekziston qė nga pafundėsia dhe do tė vazhdojė deri nė pafundėsi. Kjo filozofi mbijetoi nė forma tė ndryshme gjatė sundimit roman dhe nė Perandorinė e Vonė Romane dhe nė Mesjetė, materializmi pėsoi njė rėnie si rezultat i influencės sė Kishės Katolike dhe filozofėve tė krishterė. Por pas Rilindjes mes shkencėtarėve dhe filozofėve perėndimorė filloi tė lindte njė kuriozitet pėr burimet filozofike tė Greqisė sė lashtė. Kėshtu pra, filloi pėrqafimi i materializmit nė kėtė periudhė.

Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai qė gjatė Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kėsaj pafundėsie ēdo probabilitet duhet tė shihet si i mundshėm. Ndjekėsit e Kantit idenė mbi njė univers tė pafund vazhduan ta mbronin sė bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit tė 19-tė edhe teza se nuk ekziston njė zanafillė e universit, pra, e krijimit nė njė ēast filloi tė pėrqafohej gjerėsisht. Kjo ideologji, e cila u pėrvetėsua me kėmbė-ngulje tė madhe edhe nga materialistė dialektikė si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti tė avancojė deri nė shekullin e 20-tė.

Ideja nė fjalė pėr njė univers tė pafund nė ēdo periudhė ka qenė e lidhur fort me ateizmin. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e njė zanafille pėr universin flet pėr krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugė pėr t'iu kundėrvėnė kėsaj ishte dalja nė skenė me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonė. Njė nga ata, tė cilėt e pėrvetėsuan me kėmbėngulje kėtė ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat qė shkroi nė shekullin e 20-tė u bė njė mbrojtės i njohur i materializmit dhe marksizmit. Nė librin e tij me titull: "Parimet themelore tė filozofisė", Policer duke u bazuar nė modelin e "universit tė pėrhershėm" i del kundra (krijimit) nė kėtė mėnyrė:

"Universi ėshtė diēka e pakrijuar. Nė qoftė se do tė ishte e kundėrta, atėherė duhet tė jetė i krijuar nga Zoti nė njė ēast tė vetėm dhe duhet tė jetė krijuar nga asgjėja, pra, mosekzistenca. Pėr tė pranuar krijimin, para sė gjithash duhet tė pranojmė, idenė e njė ēasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe mė pas ēdo gjė u krijua nga hiēi. Kjo ėshtė diēka qė shkenca nuk mund ta pranojė".3

Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenė e pafundėsisė sė universit, mendonte se shkenca pėrparonte nė anėn e tij. Nė fakt shkenca pa kaluar shumė kohė demostroi me tė vėrtetė se universi ka njė fillim. Dhe ashtu siē e kishte deklaruar Policeri vetė, nėse ka njė krijim atėherė duhet tė ketė gjithashtu njė Krijues.

 

Zgjerimi i Universit dhe Zbulimi i Big Bengut

Vitet 1920 do tė ishin shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e astronomisė moderne. Nė vitin 1922 fizikanti rus Aleksandėr Fridman arriti tė pėrllogarisė se sipas Teorisė sė Relativitetit tė Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palėvizshme) dhe do tė ishte e mjaftueshme edhe njė impuls i vogėl tė shkaktonte zgjerim apo tkurrje (tė saj). I pari person qė arriti tė tregojė rėndėsinė e zgjidhjes sė Fridmanit, ishte astronomi belg Xhorxh Lėmetrė. I bazuar nė kėto kalkulime, Lėmetrė deklaroi se universi kishte njė fillim dhe qė prej asaj zanafille vazhdon nė mėnyrė konseguente tė zgjerohet. Pėrveē kėsaj bėri tė ditur se do tė arrihej tė llo-garitej edhe masa e mbetur e rrezatimit qė prej kėsaj pikėnisjeje.


Edvin Habėll zbuloi se universi po zgjerohej. Me kėtė rast ai gjeti fakte pėr "Big Bengun", njė ngjarje kataklizmike, zbulimi i sė cilės i detyroi shkencėtarėt tė braktisin idenė e njė universi tė pafundėm dhe tė pėrjetshėm.

Llogaritjet teorike tė kėtyre shkencėtarėve nuk tėrhoqėn vėmendje nė atė kohė por me shfaqjen e njė argumenti bindės gjatė viteve 1929, si rezultat i vėzhgimeve tė shumta, ranė si njė bombė nė botėn e shkencės. Po atė vit nė qendrėn vėzhguese "Kalifornia Maunt Uillson", astronomi amerikan Edvin Habėll bėri njė nga zbulimet mė tė mėdha nė historinė e astronomisė. Habėll duke studiuar qiellin me anėn e njė teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve ēdo ditė e mė tepėr pėrthyhej drejt ngjyrės sė kuqe, fundit tė spektrit dhe kjo ka lidhje tė drejtėpėrdrejtė me distancėn e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi tė gjitha bazat e modeleve tė njė universi tė qėndrueshėm tė supozuara deri nė atė kohė.

Sipas ligjeve tė njohura tė fizikės, spektri i rrezeve tė dritės, tė cilat lėvizin drejt pikės sė vėzhgimit kthehen nė vjollcė, ndėrsa spektri i atyre rrezeve tė dritės, tė cilat largohen prej pikės sė vėzhgimit anojnė drejt sė kuqes. (E njėjtė kjo me ho-llimin e zėrit tė sirenės sė trenit, i cili i largohet vėzhguesit.) Vėzhgimi i Habllit tregon se sipas kėtij ligji, trupat qiellorė nė mėnyrė tė vazhdueshme largohen prej nesh.

Pa kaluar shumė kohė Habėll, zbuloi diēka tjetėr shumė tė rėndėsishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetėm prej nesh por edhe nga njėri-tjetri. Pėrballė njė universi ku ēdo trup qiellor, nė tė cilin distancohen nga njėri-tjetri, i vetmi pėrfundim qė mund tė arrihet ėshtė se universi ėshtė nė "zgjerim" tė pėrhershėm.

Ky ishte njė zbulim pėr tė cilin Xhorxh Lėmetrė pati "profetizuar" pak kohė mė parė, dhe njė nga mendjet mė tė shquara tė shekullit, pati shprehur diēka nė lidhje me kėtė 15 vjet mė parė se ai. Nė vitin 1915 Albert Ajnshtajn me anė tė pėrllogaritjeve tė pėrfituara nga Teoria e pėrgjithshme e Relativitetit arriti nė pėrfundimin se universi ėshtė njė strukturė jo-statike (kėshtu duke i paraprirė pėrfundimeve tė Fridmanit dhe Lėmetrit). Por i habitur pėrballė kėtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve tė tij i shtoi edhe njė faktor tė ri, tė cilin e emėrtoi "konstante kozmologjike" qė "tė dilte njė pėrgjigje e drejtė" sepse nė atė kohė astronomėt thonin se universi ėshtė statik dhe ai kėrkoi qė teoria t'i pėrshtatej kėtij modeli. Vite mė vonė konstanten kozmologjike do ta pėrkufizonte si, gabimi mė i madh i karrierės sė tij.

E vėrteta mbi zgjerimin e universit, tė cilėn na e parashtroi Habėll, mė pas do tė lindte njė model tė ri pėr universin. Nėse universi ėshtė nė zmadhim nėse do tė kthehemi pak nė kohė (nė tė shkuarėn) do tė konstatojmė njė univers mė tė vogėl, e nėse shkojmė mė tej do tė vėrejmė "vetėm njė pikė".

Duke iu mbėshtetur matjeve tė bėra, kjo pikė, e cila pėrfshinte tė gjithė materien e universit, do tė kishte njė vėllim zero pėr shkak tė forcės tė madhe tėrheqėse (gravitetit). Kėshtu qė universi duhet tė jetė shfaqur me shpėrthimin e kėsaj pike me vėllim zero. Ky shpėrthim u quajt "Big Beng" (Shpėrthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij nė mėnyrė tė pėrsėritur pohohet nga faktet e vėrejtura.

Big Beng tregoi njė tė vėrtetė shumė tė madhe: Tė thuash qė diēka ka zero volum ėshtė njėsoj sikur tė thuash ėshtė "Hiē". I gjithė universi ėshtė krijuar nga ky "hiē". Dhe pėr mė tepėr ky univers ka njė fillim nė tė kundėrt me pikėpamjen e materialistėve qė mbėshtesin se "universi ka ekzistuar nga pafundėsia".

 

Hipoteza e "gjendjes sė qėndrueshme" (palėvizshme)

Teoria e Big Bengut pėr shkak tė argumentave tė forta qė sillte, filloi tė pranohej gjerėsisht nga bota e shkencės. Por astronomėt, tė cilėt ishin tė vendosur nė mbėshtetje tė filozofisė materialiste dhe mbi idenė e kėsaj filozofie mbi njė "univers tė pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe tė mbanin nė kėmbė ideologjinė e tyre. Shkakun e kėsaj pėrēapjeje kuptohet fare qartė nė fjalėt e fizikantit tė shquar Artur Edington, i cili thotė: "Nė mėnyrė filozofike idea pėr fi-llimin e menjėhershėm tė kėtij rregulli tė tanishėm natyror mė duket shumė e neveritshme".4

Njė tjetėr astronom qė kundėrshtoi teorinė e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit tė 20-tė nxorri njė model tė ri, pasues i filozofisė sė universit tė pafund tė shekullit tė 19-tė, me emrin gjendje e palėvizshme "Steady-state". Hoil e pranoi faktin e pakundėrshtueshėm tė zgjerimit tė universit dhe propozoi diēka tė re se universi ėshtė i pafundėm nė tė dyja, dimensionin dhe kohėn e tij. Sipas kėtij modeli me zgjerimin e universit materia nė sasi tė duhura, nė mėnyrė spontane filloi tė ekzistonte vetvetiu pėr ta mbajtur universin nė gjendje tė palėvizshme. Qėllimi i vetėm i dukshėm i kėsaj teorie ėshtė mbėshtetja e dogmės sė "materies qė ekziston qė nė pafundėsinė e kohės", e cila ėshtė baza e filozofisė materialiste, kjo teori e Big Bengut ėshtė plotėsisht e kundėrta sepse mbron qė universi ka njė fillim. Pėrkrahėsit e teorisė sė gjendjes sė palėvizshme i rezistuan pėr njė kohė tė gjatė Big Bengut. Por megjithatė shkenca pėrparonte kundra tyre.

 

Triumfi i Big Bengut


Gjendja e sėr Artur Edingtonit qė "idea pėr fillimin e menjėhershėm tė kėtij rregulli tė tanishėm natyror mė duket shumė e neveritshme" ėshtė njė pranim i shqetėsimit qė solli Big Bengu pėr materialistėt.

Nė vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar mė tej llogaritjet e Xhorxh Lėmetrit, hodhi njė tezė tė re mbi Big Bengun. Nėse universi ėshtė formuar me njė shpėrthim kataklizmik, padyshim qė duhet tė ketė lėnė pas njė pėrqindje tė caktuar tė rrezatimit. Dhe mbi tė gjitha ky rrezatim duhet tė jetė pėrhapur nė raport tė njėjtė nė tė gjithė universin.

Ky argument qė duhej tė vėrtetohej, pa kaluar shumė kohė u gjend. Nė vitin 1965, dy kėrkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si pėrfundim i njė rastėsie, zbuluan kėto rrezatime (valė) tė panjohura. Ky rrezatim, tė cilin e quajtėn "Sfondi Kozmik i Rrezatimit" ishte i ndryshėm nga rrezatimet qė reflektoheshin nga ēdo vend i hapėsirės pėr uniformitetin e jashtėzakonshėm. E shprehur ndryshe ky nuk ishte njė rrezatim me origjinė tė lokalizuar, pra, nuk kishte njė burim tė pėrcaktuar dhe ishte i pėrhapur gjithandej. Kėshtu qė shumė shpejt u zbulua se kėto rrezatime i takonin mbetjeve tė periudhės sė Big Bengut qė vazhdojnė qė nga ēasti i parė i shpėrthimit tė madh. Gjithashtu Gamovi nxorri se frekuenca e rrezatimeve ishte shumė e afėrt me vlerėn e parashikuar nga shkencėtarėt mė parė. Penzia dhe Uillson fituan edhe ēmimin Nobel pėr zbulimin e tyre.

Nė 1989, Xhorxh Smut me ekipin e tij tė NASA's hodhėn nė hapėsirė "Satelitin e Zbulimit tė Rrezatimit tė Sfondit Kozmik" (COBE). Me aparatet e ndjeshme tė vendosura nė kėtė anije kozmike u deshėn vetėm 8 minuta pėr tė detektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit. Konkluzionet vėrtetuan rezultatet e mbetjeve tė trysnisė dhe nxehtėsisė prej shpėrthimit tė madh nė fillim tė universit. Shumica e shkencėtarėve pohuan se COBE nė mėnyrė tė sukseshme kishte kapur mbetjet e Big Bengut.


Rrezatimi kozmik i zbuluar nga Penzia dhe Uillson shikohet si njė fakt i pakundėrshtueshėm pėr Big Bengun nga bota shkencore.

Shumė fakte tė reja pėr Big Bengun po dilnin. Njė argument tjetėr i rėndėsishėm i Big Bengut ishte sasia e gazeve tė hidrogjenit dhe heliumit nė hapėsirė. Me matjet e bėra nė ditėt tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium nė univers pėrputhet plotėsisht me raportin teorik tė llogaritjeve tė mbetjes sė hidrogjen-helium nga Big Bengu. Kjo na drejton nė atė se nė teorinė e gjendjes sė palėvizshme nėse universi pa njė fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni nė univers do tė digjej plotėsisht dhe do tė kthehej nė helium. I mbėshtetur nga fakte tė mjaftueshme Big Bengu u pranua nė mėnyrė tė prerė nga shkenca. Sipas njė shkrimi nė numrin e Tetorit 1994 tė revistės "Scientific American" shėnon se modeli i Big Bengut ėshtė i vetmi qė merr parasysh zgjerimin e vazhdueshėm dhe siste-matik tė universit dhe pėrfundime tė tjera observuese.

Denis Shama, i cili pėr njė kohė tė gjatė sė bashku me Fred Hoil, pėrkrahu teorinė e gjendjes sė palėvizshme, u shpreh nė kėtė mėnyrė mbi argumentat e njėpasnjėshme tė Big Bengut:

"Edhe unė si gjithė ato qė pėrkrahnin teorinė e gjendjes sė palėvizshme u fėrkuan pėr njė kohė tė gjatė me argumentat bindėse... Njė rol tė rėndėsishėm luaja dhe unė por jo se i besoja vėrtetėsisė por vetėm se do tė doja qė "gjėndja e palėvizshme" tė ishte e vėrtetė. Kundra argumenteve mora pjesė pėrkrah Fredit pėr tė gjetur pėrgji-gje pėr kėto zbulime armike. Por me grumbullimin e mė tepėr tė argumenteve, e kuptova qė nuk kishte mė kuptim tė vazhdoja tė luaja rolin dhe mendova se tashmė duhet lėnė mėnjanė "gjėndja e palėvizshme".5

 

Kush e krijoi universin nga mosekzistenca?

Me triumfin e Big Bengut, edhe dogma themelore e materialistėve, nocioni mbi "universin e pafund" u varros nė faqet e historisė. Atėherė ēfarė ishte ajo forcė qė krijoi universin me njė shpėrthim tė madh nė mosekzistencė?

Pa dyshim qė kjo pyetje tregon (shfaq) atė tė vėrtetė, tė cilėn nuk e pėlqen Artur Edington dhe materialistė tė tjerė, pra, ekzistencėn e njė Krijuesi. Filozofi i shquar ateist Antoni Flu pėr kėtė ka thėnė:

"Thonė se shpifjet i bėjnė mirė gjendjes shpirtėrore tė njeriut. Unė do tė rrėfehem: Modeli i Big Bengut ėshtė shumė shqetėsues pėr sa i pėrket njė ateisti. Sepse shkenca ka vėrtetuar njė pretendim tė pėrkrahur nga burime fetare: Tezėn mbi ekzistencėn e njė zanafille tė universit. Unė i besoj akoma ateizmit por duhet tė theksoj se nuk ėshtė fare e lehtė dhe e qetė tė mbrohet pėrballė Big Bengut".6

Shumė shkencėtarė tė tjerė qė nuk e kishin detyruar veten nė besimin e verbėr nė ateizėm, sot nė krijimin e universit e pranojnė ekzistencėn e njė Krijuesi, zotėrues tė njė force tė pafund, pra, Allahun. Psh, astrofizikanti i njohur amerikan Hjuxh Ros shpjegon ekzistencėn e Krijuesit pėrtej dimensioneve tė universit nė kėtė mėnyrė:

"Koha ėshtė dimensioni ku shfaqen ngjarjet. Nė qoftė se materia ėshtė e shfaqur sė bashku me shpėrthimin, atėherė shkaku i ekzistencės sė universit duhet tė jetė njė fenomen plotėsisht i pavarur nga dimensioni kohor dhe ai i vendit. Kjo na tregon se krijuesi ėshtė mbi tė gjitha dimensionet e universit. Nė tė njėjtėn kohė tregon se Zoti nuk ėshtė universi nė vetvete dhe nuk pėrmbledh atė apo tė jetė njė forcė e tij (universit).7

 

Ankesat dhe pavleftėsitė (mangėsitė) ndaj krijimit

Siē e studiuam deri nė kėtė pikė, Big Beng do tė thotė krijimi i universit nga mosekzistenca, pra, pohim i hapur i krijimit tė qėllimshėm. Pėr kėtė shkak fizikantėt dhe astronomėt, tė cilėt e kishin pėrvetėsuar ideologjinė materialiste, u mun-duan tė sillnin disa shpjegime alternative pėr t'i dalė kundra kėtij realiteti. Njė nga kėto ishte dhe teoria e "gjendjes sė palėvizshme", tė cilėn e prekėm nė faqet e mėsipėrme ku thamė se kjo teori ishte njė pėrēapje e pashpresė e disa shkencėtarėve, tė cilėt "nė mėnyrė filozofike shqetėsoheshin nga idea e krijimit tė universit".

Dy alternativat e tjera, tė cilat materialistėt u munduan t'i sillnin ishin mo-dele qė e pranonin Big Bengun por qė mundoheshin ta komentonin jashtė krijimit. I pari ishte "modeli i oshilacionit (hapje-mbylljes) tė universit" dhe i dyti ishte "modeli kuantum i universit". Tani le tė analizojmė hollėsisht kėto teori dhe tė shpjegojmė pavleftėsitė e tyre.

"Modeli i oshilacionit tė universit" u shfaq si tezė nga ata astronomė, tė cilėt nuk e pranonin dot Big Bengun si fillimin e universit. Nė kėtė model pretendohet se pas Big Bengut universi u mblodh pėrsėri nė vetvete, pra, nė njė pikė tė vetme dhe mė pas shpėrtheu pėrsėri dhe u mblodh pėrsėri nė njė pikė tė tillė. Kėshtu me kėtė rutinė vazhdon deri nė pafundėsi. Pėrsėri sipas kėtij modeli edhe para Big Bengut ka patur shpėrthime deri nė pafundėsi. Pra, sipas teorisė, universi dhe materia ekzistonin qė nga pafundėsia por qė me kalimin e kohės pėrjetonin shpėrthime dhe tkurrje (mbledhje nė njė pikė) herė pas here. Edhe universi ku ne jetojmė ėshtė njė prej atyre universeve tė kėtij cikli.

Ajo qė bėnė ata qė parashtruan kėtė model ishte thellimi i tyre mbi Big Bengun duke shkruar njė skenar pėr ta kthyer atė nė njė teori qė mbron pafundėsinė e universit. Por ky ishte njė skenar jashtėshkencor, sepse kėrkimet e 15-20 viteve tė fundit na tregojnė se ky model i oshilacionit tė universit ėshtė i pamundshėm. Sepse edhe sikur universi tė tkurret e tė mblidhet nė vetvete, nuk ekziston asnjė forcė fizike qė tė kushtėzojė njė tkurrje kaq tė madhe dhe duke e kthyer pėrsėri atė mbrapsht, me njė shpėrthim tjetėr tė madh, ta ndėrtojė atė pėrsėri.8

Faktori mė i madh, i cili miraton pavlefshmėrinė e kėtij modeli ėshtė se edhe sikur universi me oshilacion tė vazhdueshėm tė ekzistojė, ky mekanizėm nuk do tė vazhdonte nė pafundėsi. Sepse llogaritjet tregojnė se kėto "universe tė njėpasnjėshėm" do t'i transferonin pasuesit njė sasi entropie. Pra, energjia nė ēdo univers sa do tė vinte e do tė bėhej mė e padobishme, pra, sasia e energjisė ekzistuese do tė ishte mė e vogėl dhe ēdo univers qė do tė hapej sėrish do tė zotėronte njė hapje mė tė ngadaltė dhe njė sipėrfaqe mė tė madhe. Dhe nėse do tė ktheheshim pas nė kohė do tė pėrballeshim me universe mė tė vegjėl dhe pėrsėri kjo do tė kyēej nė njė "univers fillestar". E nėse do tė ekzistonin universe tė kėtillė pėrsėri duhet qė nė fillim tė jenė krijuar nga mosekzistenca.9

Shkurtimisht modeli i "oshilacionit" tė pafund tė universit ėshtė njė fantazi qė fizikisht nuk ėshtė e mundur tė realizohet.

"Modeli kuantum i universit", ishte modeli i dytė i paraqitur pėr njė shpje-gim jashtėkrijimit pėr Big Bengun. Ata qė mbronin kėtė tezė e patėn bazuar skenarin e tyre nė vėzhgimin e bėrė nė fizikėn nėnatomike (kuantumit). Nė fizikėn e kuantumit u vėzhgua se copėzat nėnatomike formoheshin dhe zhdukeshin spontanisht brenda nė vakum. Kėtė vėzhgim disa prej fizikantėve e komentuan se materia fillon dhe krijohet nė nivelin kuantum dhe se "kjo cilėsi i takon materies nė vetvete", po kėshtu edhe nė krijimin e universit nga mosekzistenca ėshtė njė veti qė i pėrket lėndės, duke u munduar tė tregonin kėtė dukuri si njė pjesė e li-gjeve tė natyrės. Brenda modelit tė kuantumit, universi ynė interpretohet si njė copėz nėnatomike nė njė (univers) mė tė madh.

Nė fakt pėrshkrimi i bėrė fizikės sė kuantumit nė asnjė mėnyrė nuk ka li-dhje dhe nuk mund tė jetė njė shpjegim mbi krijimin e universit. Uilliam Lein Kreg, shkrimtar i librit "Big Beng, Theism and Atheism" (Shpėrthimi i madh, Teizmi-besimi nė njė Zot- dhe Ateizmi) kėtė temė e shpjegon si mė poshtė:

"Vakumi kuantum mekanik me copėzat, tė cilat valėzonin (dukeshin e zhdukeshin) nė tė vėrtetė ėshtė shumė larg "vakumit" real e nuk do tė thotė hapėsirė boshe. Nė njė model kuantumi tė tillė, copėzat, tė cilat vazhdimisht duken e zhduken marrin energji nga (vetė) ky boshllėk pėr tė siguruar kėtė ekzistencė tė tyre tė shkurtėr. Kjo nuk ėshtė njė hapėsirė boshe dhe pėr kėtė shkak edhe copėzat e materies nuk u krijuan nga hiēi".10

Dmth, edhe nė fizikėn e kuantumit materia nuk u krijua nga mosekzistenca, vetėm se energjia pėrreth nė mėnyrė spontane kthehet nė materie e mė pas me shpėrbėrjen e kėsaj materieje kthehet sėrish nė energji. Shkurtimisht kėtu nuk jemi pėrballė njė krijimi nė mosekzistencė.

Por ashtu si nė degėt e tjera tė shkencės edhe nė fizikė ka nga ato shkencėtarė ateistė, tė cilėt pa i vėnė re disa pika dhe detaje kritike i kalojnė pa i pėrfillur kėto tė vėrteta pėr shkak tė pikėpamjeve tė tyre materialiste. Sepse pėr to nxjerrja dhe shpjegimi i tė vėrtetave shkencore mbart njė rėndėsi jetike pėr qėndrimin nė kėmbė tė materializmit, dmth, ateizmit.

Modeli i universit kuantum, tė cilin e shtjelluam mė sipėr, do tė refuzohej nga shumica e shkencėtarėve: me shprehjen e fizikantit tė njohur C. J. Isham "pėr arėsye tė vėshtirėsive vdekjeprurėse tė dala pėrpara teorisė, modeli kuantum i universit nuk u pėrqafua gjerėsisht".11 Aq sa ky model sot ėshtė braktisur edhe nga fizikantėt R. Brout dhe Ph. Shpindel, tė cilėt ishin ata qė e shfaqėn pėr herė tė parė kėtė.12


Stefan Hauking ashtu si shkencėtarėt e tjerė materialistė, tė cilėt pėrpiqen tė sjellin shpjegime jashtėkrijuese pėr Big Bengun shfaq disa koncepte tė mbėshtetura nė imagjinatė dhe kontradikta.

Njė version i modelit kuantum i njohur shumė kėto vitet e fundit, vjen nga fizikanti i njohur botėror Stefan Hauking. Ky i fundit, nė modelin e pėrmbledhur nė librin "Historia e shkurtėr e kohės", pretendon se Big Bengu nuk tė lė tė kuptosh krijim nga mosekzistenca. Pėrballė realitetit se pėrpara Big Bengut nuk ka patur kohė, propozoi konceptin "kohė imagjinare". Sipas tij Big Bengu ka patur vetėm njė interval 10-43 sekonda "kohė imagjinare" dhe koha reale ėshtė formuar pas saj. Shpresa e Hauking ishin vetėm qė tė kundėshtonte atė koncept tė pakohėsisė para Big Bengut.

Faktikisht "koha imagjinare", "numri i njerėzve imagjinarė nė dhomė" apo "numri i makinave imagjinare nė rrugė", janė koncepte tė barazvlefshėm me zero, pra, hapėsirė boshe. Ai ėshtė duke bėrė vetėm njė lojė fjalėsh me kėtė gjė. Hauking pretendon se me ekuacionet e ndėrtuara me faktorin kohė imagjinare janė tė drejta, por nė tė vėrtetė kjo nuk ka asnjė lidhje.

Matematicieni i njohur Sėr Herbert Dingėll probabilitetin pėr tė treguar si tė drejta gjėrat qė nuk ekzistojnė e shpjegon:

"Nė gjuhėn e matematikės ne themi aq gėnjeshtra sa dhe tė vėrteta, dhe mbrenda kufinj-ve tė matematikės nuk ke asnjė shans t'i dallosh kėto nga njėra-tjetra. Veēimi i tyre mund tė arrihet vetėm jashtė matematikės me logjikė apo me eksperimente; duke arritur tė analizohet mundėsia e relacioneve midis rezultatit matematikor dhe reaksionit korrespondent fizik".13

Shkurtimisht nė matematikė ēdo rezultat teorik nuk kushtėzon domosdoshmėrinė qė tė ketė pasojė reale. Ja pra, dhe Hauking duke pėrdorur kėtė veēori subjektive tė matematikės prodhon hipoteza, tė cilat nuk mund tė korrespondojnė me realitetin. Po ēfarė mund tė jetė arsyeja e pėrpjekjeve tė tij? Pėrgjigjen mund ta gjejmė sėrish te fjalėt e tij. Nė shumicėn e rasteve Hauking modelet e universit, tė cilat na i parashtron si alternativa tė Big Bengut, pohon se kėto janė hedhur "pėr tė asgjėsuar krijimin hyjnor".14

Tė gjitha kėto tregojnė se alternativat qė iu ofruan Big Bengut; teoria e gjendjes sė palėvizshme, modeli i oshilacionit tė universit, modeli kuantum i universit dhe pėrpjekjet e modelit tė Haukingut, rrjedhin tė gjitha vetėm nga paragjykimet e ideologjisė materialiste. Zbulimet shkencore tregojnė haptazi se teoria e Big Bengut ėshtė e vėrtetė dhe kjo shpjegon "krijimin nė mosekzistencė". Dhe ky ėshtė njė demostrim i hapur i krijimit tė universit nė mosekzistencė nga ana e Zotit por qė materialistėt kėtė nuk e pranojnė dot.

Njė shembull i kėsaj replike drejtuar Big Bengut ėshtė cituar nė njė shkrim nga Xhon Madoks, editor i njė nga revistave tė njohura shkencore materialiste, Nature. Madoksi nė editorialin e tij me titull (Down with the Big Bang) "Poshtė Big Bengu" ka deklaruar se "Big Bengu nuk mund tė pranohet ideologjikisht" sepse "teologėt me Big Bengun kanė gjetur njė mbėshtetje tė fortė nė idenė e krijimit" dhe se nė 10 vitet e ardhshėm do ta hedhim poshtė Big Bengun.15

Disa materialistė iu afruan ēėshtjes me maturi. Psh, fizikanti materialist anglez H. P. Lipson, "edhe pse nuk e dėshiron diēka tė tillė" e pranon krijimin si njė e vėrtetė shkencore nė kėtė mėnyrė:

"Pėr mua duhet ta kapėrcejmė kėtė pikė dhe duhet me doemos ta miratojmė shpje-gimin e vetėm tė pranueshėm, krijimin. Unė e di qė kjo do tė vijė repulsive (shtytėse) sė bashku me mua edhe shumė fizikantėve tė tjerė por nėse argumentet eksperimentale e mbėshtesin njė teori, nuk mund ta refuzojmė kėtė vetem pse nuk na pėlqen neve".16

Si pėrfundim shkenca ka arritur nė kėtė tė vėrtetė: Materia dhe koha janė tė krijuara nga ana e njė Krijuesi qė zotėron forcė tė pafundme dhe i pavarur nga kėto tė dyja. Krijuesi i universit ku jetojmė, zotėrues i njė force, dijeje dhe inteli-gjence tė pafund, ėshtė Allahu.

 

Shenjat e Kuranit

Modeli i Big Bengut me ndihmėn qė i dha njerėzimit tė njohė universin rea-lizoi njė funksion tjetėr tė rėndėsishėm. Me shprehjen e filozofit ateist Antoni Flu qė me Big Bengun "shkenca miratoi njė pretendim tė pėrkrahur nga burimet fetare".

Kjo e vertetė e mbrojtur nga burimet fetare ėshtė realiteti i krijimit tė universit nga mosekzistenca. Para se shkenca tė bėnte zbulimet e saj, Zoti e pati deklaruar nė librat e tij hyjnorė tė zbritura si udhėzim pėr njerėzinė. Nė secilin prej librave tė Tij hyjnorė si Teurati, Ungjilli dhe Kurani, ka informuar se universi dhe tė gjitha materiet janė tė krijuara spontanisht nga Zoti.

Mes kėtyre burimeve hyjnore, Kurani, i cili nuk ka pėsuar asnjė ndryshim na informon edhe mbi krijimin nga mosekzistenca por edhe mbi ēėshtjen e mėnyrės sė krijimit, kėto informata tė zbuluara 14 shekuj me parė janė plotėsisht paralele me zbulimet e shkencės moderne tė shek. 20-tė.

Fillimisht nė Kuran informohemi pėr "mosekzistencėn" nė "krijimin" e kėtij universi si vijon:

"Ai (Allahu) ėshtė qė krijoi (pa kurrfarė shembulli) qiejt dhe tokėn...". (Enam, 101)

14 shekuj para nesh, nė njė kohė kur dijet e njerėzve mbi universin ishin shumė tė cekėta, na deklarohet njė aspekt tjetėr nė Kuran, ashtu siē e parashtron edhe teoria e Big Bengut, i gjithė universi ka dalė nė pah nga veēimi dhe zgjerimi i njė vėllimi shumė tė vogėl, i cili ishte i mbledhur:

"A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė"? (Enbija, 30)

Nė origjinalin arabisht tė ajetit tė mėsipėrm jo pa qėllim ėshtė zgjedhur njė fjalė e veēantė. Fjala ratk nė ajet u pėrkthye "tė ngjitura me njėra-tjetrėn". Kuptimi nė fjalorėt arabisht ėshtė "tė ndėrthurura me njėra-tjetrėn, tė pandara, tė shkrira nė njėra-tjetrėn". Pra, ėshtė njė fjalė qė pėrdoret pėr dy lėndė, tė cilat formojnė njė masė (tėrėsi). Shprehja nė ajet "i ndamė" ėshtė folja fatk, e cila ka kuptimin e shkėputjes sė njė sendi nga gjendja ratk duke e copėzuar dhe e shpėrndarė. Psh, kjo folje pėrdoret edhe te rasti i ēarjes sė farės nga filizi dhe dalja e saj nga toka.

Me kėtė informacion le t'i hedhim njė sy pėrsėri ajetit. Aty flitet pėr njė gjendje ratk tė qiellit dhe tokės. Mė pas kėto tė dyja u ndanė me foljen fatk. Pra, kanė dalė nė pah duke ēarė (pėrshkuar) njėra-tjetrėn. Faktikisht mund tė kujtojmė gjendjen e parė tė Big Bengut ku shohim njė pikė tė quajtur "veza kozmike" qė pėrfshinte tė gjitha materiet e universit. E thėnė ndryshe ēdo gjė "qiejt dhe toka" ishin nė njė gjendje ratk brenda kėsaj pike. Mė pas kjo vezė kozmike ka shpėrthyer furishėm dhe me kėtė (direktim) materiet u bėnė fatk, pra, dolėn jashtė dhe formuan tė gjithė universin.

Njė tjetėr e vėrtetė e deklaruar nė Kuran ėshtė zgjerimi i universit, i cili arriti tė zbulohej nga shkenca vetėm nė vitin 1920. Kurani, kėtė aspekt, i cili pėr herė tė parė doli me vėzhgimet e animit nė tė kuqe tė spektrit tė dritės sė yjeve nga ana e Habėll, e tregon kėshtu:

"Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė". (Dharijatė, 47)

Me pak fjalė, nė njė anė zbulimet e shkencės moderne zhvlerėsojnė dogmėn materialiste, nga ana tjetėr vėrtetojnė saktėsinė e informacioneve tė ajeteve tė Kuranit. Sepse universi nė tė kundėrt nga ē'e kujtojnė materialistėt, me njė sėrė aksidentesh brenda nė materie; ėshtė krijuar nga Zoti dhe informatat e ardhura nga Ai, padyshim qė janė dijet mė tė drejta mbi origjinėn e universit.

 

 

    
2. Andrei Linde, "The Self-Reproducing Inflationary Universe", Scientific American, vėll. 271, 1994, f. 48.
3. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954, f. 84.
4. S. Jaki, Cosmos and Creator, Regnery Gateway, Chicago, 1980, f. 54.
5. Stephen Hawking, Evreni Kucaklayan Karinca, Alkim Publishing, 1993, f. 62-63.
6. Henry Margenau, Roy Abraham Vargesse. Cosmos, Bios, Theos. La Salle IL: Open Court Publishing, 1992, f. 241.
7. Hugh Ross, The Creator and the Cosmos: How Greatest Scientific Discoveries of The Century Reveal God, Colorado: NavPress, revised edition, 1995, f. 76.
8. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vėll. 17, f. 19.
9. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vėll. 17, f. 19.
10. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vėll. 17, f. 20.
11. Christopher Isham, "Space, Time and Quantum Cosmology", faqe tė prezantuara nė konferencėn "God, Time and Modern Physics", Mars 1990, Origins & Design, Spring 1996, vėll. 17, f. 27 .
12. R. Brout, Ph. Spindel, "Black Holes Dispute", Nature, vėll 337, 1989, f. 216.
13. Herbert Dingle, Science at the Crossroads, London: Martin Brian & O'Keefe, 1972, f. 31-32.
14. Stephen Hawking, A Brief History of Time, New York: Bantam Books, 1988, f. 46.
15. John Maddox, "Down with the Big Beng", Nature, vėll. 340, 1989, f. 378.
16. H. P. Lipson, "A Physicist Looks at Evolution", Physics Bulletin, vėll. 138, 1980, f. 138.