Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Krijimi i Universit - harun Jahja

KRIJIMI I UNIVERSIT



Hyrje:

Rrėzimi Shkencor i Materializmit

Materializmi nuk mund tė pretendojė mė tepėr,
jetėgjatėsinė e tij si filozofi shkencore.

Artur Kėstler, Filozof i njohur 1

Si u krijua ky univers i paskajshėm ku ne jetojmė? Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi nė kėtė univers? Si arriti bota ku ne jetojmė tė bėhej njė strehė kaq e sigurtė pėr ne?

Kėto pyetje qė nė agim tė historisė sė njerėzimit kanė tėrhequr vėmendjen e shumė mendimtarėve. Mes tyre ka patur edhe shkencėtarė dhe/apo filozofė, tė cilėt kanė kanė studiuar dhe analizuar tė bazuar nė logjikė dhe arsye (prakticizėm) kėto pyetje dhe kanė arritur nė pėrfundimin e pėrbashkėt se: Pėrsosmėria e rre-gullit dhe projektimit nė univers janė njė tregues i qartė pėr ekzistencėn e njė Krijuesi Suprem, Zotėrues i gjithėsisė.

Kjo ėshtė e njė e vėrtetė e padiskutuar e qė mund tė arrihet duke vėnė nė punė inteligjencėn tonė. Kėtė realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh nė librin e Tij, Kuranin, tė cilin e zbriti si udhėzim pėr njerėzimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij pėr njė qėllim tė veēantė dhe krijimin e tė gjitha sistemeve dhe ekuilibreve nė univers pėr tė mundėsuar jetesėn njerėzore.

Nė njė ajet tė Kuranit, Allahu i fton njerėzit tė arsyetojnė mbi kėtė aspekt nė vargun pasues:

"A ėshtė mė i rėndė rėndė krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atė! Ngriti kupėn e tij dhe e pėrsosi atė. Natėn ia errėsoi e ditėn ia ndriēoi. E pastaj tokėn e sheshoi". (Naziat, 27- 30)

Pėrsėri duke iu mbėshtetur thėnieve nė Kuran, njeriu duhet tė dėshmojė krijimin prej Zotit, tė tė gjithė sistemeve dhe ekuilibreve nė univers pėr tė (njeriun), tė thellohet mbi kėtė realitet dhe tė nxjerri mėsim prej vėzhgimeve tė tij:

"Edhe pėr atė qė ju krijoi nė tokė lloje tė ndryshme (bagėti, bimė, pemė, minerale etj); ka fakte pėr njė popull qė di tė marrė pėrvojė". (Nahl, 13)

Nė njė tjetėr ajet tė Kuranit thuhet:

"Ai ėshtė qė zgjat natėn nė pjesė tė ditės dhe zgjat ditėn nė pjesė tė natės, i nėnshtroi diellin dhe hėnėn qė secili lėviz (udhėton) deri nė afatin e caktuar. Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj, i tėrė sundimi ėshtė i Tij, e ata qė i luteni nė vend tė Tij, nuk zotėrojnė as sa njė cipė (e hurmave, fije)". (Fatir, 13)

Kėtė tė vėrtetė, tė cilėn e mėsojmė nga Kurani e pranojnė edhe shumė shkencėtarė tė konfirmuar, themelues tė astronomisė moderne. Emra si Galilei, Kepler, Njutoni duke zbuluar strukturėn e ndėrtimit tė universit, projektimin e Sistemit Diellor, ligjet e fizikės dhe ekuilibre tė ndryshėm e kanė kuptuar mė sė miri se tė gjitha kėto janė tė krijuara nga Zoti.

 

Materializmi: Argumenti i rremė i shekullit tė 20-tė

E vėrteta e krijimit, tė cilėn e shpjeguam deri tani, refuzohet qė prej kohėsh tė hershme prej njė pikėpamjeje filozofike, e ashtuquajtur materializėm. Kjo filozofi, e cila fillimisht ėshtė shfaqur te Grekėt e vjetėr dhe mė pas u pranua prej kulturash apo/dhe personash tė ndryshėm, hedh tezėn se materia ekziston qė nė infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundėsia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti.

Materialistėt ashtu siē hipotezojnė qė universi ekziston qė nė infinitet, pretendojnė se nė gjithėsi nuk ekziston qėllim dhe projektim. Ata pohojnė se tė gjitha ekuilibret, harmonia dhe rregulli janė vepėr vetėm e koinēidencės (rastėsisė). Ky pretendim mbi "rastėsinė" ėshtė pėrdorur mė pas edhe si pėrgjigje ndaj pyetjes se si u shfaqėn gjallesat. Teoria e evolucionit apo e thirrur ndryshe Darvinizėm, ėshtė njė tjetėr zbatim i materializmit mbi natyrėn.

E shprehėm edhe mė parė se kishte edhe nga ata persona, themelues tė shkencės moderne, tė cilėt besonin nė krijimin e universit nga Zoti. Nė shekullin e 19-tė ndodhi njė ndryshim nė kėtė qėndrim tė botės sė shkencės. Materializmi, nė mėnyrė tė paramenduar u fut nė kalendarin e shkencave moderne prej grupeve tė ndryshme. Kjo filozofi gjeti mbėshtetje tė gjerė dhe u pėrhap shumė shpejt nė botėn e shkencės edhe pėr shkak tė kushteve sociale e politike tė shek. tė 19-tė.

Megjithatė, zbulimet e shkencės moderne e demostrojnė nė mėnyrė tė padiskutueshme shumė qartė pavleftėsinė dhe fallcitetin e materializmit nė fjalė.

 

Zbulimet shkencore tė shekullit 20-tė

Le tė kujtojmė edhe njė herė dy pohimet themelore tė materializmit rreth universit:

Universi ekziston qė nga pafundėsia, pra, nuk ka as fillim as fund, ai nuk ėshtė i krijuar.


Me anullimin qė i bėri shkenca materia-lizmit dėshmoi edhe njė herė mbi krijim e universit nga Allahu. Mbi kėtė temė revista e mirėnjohur Newsweek nė numrin e botuar mė 27 Korrik 1998 nė kopertinėn e saj, i dha titullin "Shkenca gjeti Zotin".

Ēdo gjė nė univers ėshtė thjesht fryt i rastėsisė dhe jo njė plan apo projektim me njė vizion tė qėllimtė.

Tė dy kėto nocione tė materialistėve si rrjedhojė e njė shkence primitive tė shekullit tė 19-tė, tė mbrojtura me shumė ngulm, u shembėn plotėsisht nga ana e zbulimeve shkencore tė shekullit pasardhės.

Fillimisht nė harresė mbetėn pretendimet mbi ekzistencėn qė nė infinit tė universit. Qė nė vitet 1920 kishte njė mori faktesh qė kjo s'mund tė ishte e vėrtetė. Shkencėtarėt tashmė ishin tė sigurtė pėr krijimin e tij nga mosekzistenca e shkaktuar kjo prej njė "Shpėrthimi tė Madh" (Big Beng). Me fjalė tė tjera universi nuk ka ekzistuar nė pafundėsi por pėrfundimisht ėshtė krijuar nga Zoti.

Ajo qė shkenca gjunjėzoi sė dyti nė shek. e 20-tė ishte pretendimi "i rastėsisė", tė krijimit tė gjithėsisė nė mėnyrė aksidentale dhe e paprojektuar. Kėrkimet e bėra qė prej viteve 1960-tė, treguan se tė gjitha ekuilibret fizike ishin tė pėrllogaritura (programuara) nė njė mėnyrė shumė tė ndėrlidhur qė tė bėjnė tė mundshme jetėn njerėzore. Me thellimin e kėrkimeve, u gjetėn njė nga njė ligjet fizike, kimike dhe biologjike nė univers, forcat themelore si ato tė rėndesės dhe tė elektromagnetizmit, strukturėn nė tėrėsi tė atomeve dhe elementėve pėrbėrės tė universit, tė programuara kėto me atė saktėsi pėr tė mundėsuar jetėn e qenieve njerėzore. Sot shkencėtarėt perėndimorė kėtė projektim tė jashtėzakonshėm e quajnė "Parim Human" (Anthropic Principle). Pra, ēdo detaj nė univers ėshtė projektuar me shumė kujdes qė tė bėjė tė mundshme jetėn e njeriut.

Shkurtimisht nė ditėt tona materializmi ėshtė refuzuar dhe shembur plotėsisht nga shkenca moderne. I pozicionuar si vizion shkencor dominues pėr shekullin e 19-tė, materializmi u pėrmbys nė shekullin e 20-tė, duke pėsuar njė humbje pėrfundimtare.

Ėshtė shumė e natyrshme tė ndodhte kėshtu. Ashtu siē deklaron edhe Allahu: "Ne nuk e krijuam qiellin e as tokėn dhe ēka ka nė mes tyre, pa qėllim (shkel e shko), ai ėshtė mendim i atyre qė nuk besuan...". (Sad 27), ėshtė njė supozim i gabuar qė universi tė jetė i krijuar pa njė qėllim tė caktuar. Ėshtė e pashmangshme pėr ēdo tezė tė hedhur mbėshtetur mbi kėto supozime, tė falimentojė pėrballė realitetit qysh nė fillim.

Krijimi ėshtė njė fakt. Nė kėtė libėr kėto tė vėrteta do t'i analizojmė sė bashku me argumentet pėrkatėse. Tė gjithė ne do tė shohim disfatėn qė pėsoi materializmi pėrballė shkencės dhe do tė bėhemi dėshmitarė pėr krijimin e universit prej Allahut me njė forcė krijuese superiore dhe tė pėrsosur.

 

 

    
1. Arthur Koestler, Janus: A Summing Up, New York: Vintage Books, 1978, f. 250.