Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
ISAI (JEZUSI) DO TË KTHEHET- Harun Yahya
ISAI (JEZUSI) DO TË KTHEHET



FEJA E PRANUESHME TE ALLAHU ĖSHTĖ ISLAMI

Gjatė historisė, Allahu ka dėrguar tė dėrguarit e Tij te shumė popuj. Tė dėrguarit e Allahut thirrėn njerėzimin nė rrugėn e vėrtetė dhe iu komunikuan atyre mėsimet e Tij. Megjithatė sot, ekziston njė besim i pėrhapur gjithandej se ajo qė i ishte shpallur njerėzimit pėrmes tė dėrguarve tė ndryshėm ishin fe tė ndryshme. Ky ėshtė njė mendim i gabuar. Fetė qė Allahu iu shpalli popujve tė veēantė nė periudha tė ndryshme ishin tė njėjta. Pėr shembull, Isai (as) shfuqizoi disa prej ndalesave tė bartura nga feja paraprirėse. Mirėpo, nė parim nuk ekzistojnė dallime tė mėdha nė mes tė feve tė shpallura nga Allahu. Ajo qė iu ėshtė shpallur profetėve tė mėparshėm, Musait (Mojsiut) (as), Isait (as) dhe Profetit tė fundit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, nė thelb janė tė njėjta: Vargjet qė flasin pėr kėtė janė dhėnė nė vazhdim:

Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj qė na u zbrit neve, edhe asaj qė i ėshtė zbritur Ibrahimit (Abrahamit), Isma'ilit (Ishmael), dhe Isakut, dhe Jakubit (Jakobit) dhe pasardhėsve. Edhe asaj qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait, edhe asaj qė i ėshtė zbritur tė gjithė tė Dėrguarve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė kurrfarė dallimi nė mes tyre dhe ne vetėm Atij i jemi dorėzuar. E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr do tė jetė prej tė humburve. (Sura Ali Imran: 84-85)

Siē rrėfehet nė vargjet e mėsipėrme, rruga e drejtė qė iu shpall njeriut ėshtė Islami. Ajo qė ne kuptojmė nga Kur'ani ėshtė se tė gjithė tė dėrguarit thirrėn popujt e tyre nė njė rrugė tė vetme.

Nė njė varg tjetėr Allahu urdhėron: "…Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe (dinė, besim)." (Sura el-Ma'ide: 3) Allahu dėrgoi tė dėrguarit e Tij pėr tė pėrcjellur kėtė fe, fenė me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur, te popujt e tyre dhe kėshtu tė paralajmėroj njerėzimin. Secili person, tė cilit i ėshtė pėrcjellur porosia e Allahut dhe i cili pra thirret nė kėtė fe ėshtė pėrgjegjės qė t'i bashkangjitet asaj.

Mirėpo, disa shoqėri kanė pranuar porosinė gjersa tė tjerat e kanė mohuar atė. Nė disa shoqėri, nė anėn tjetėr, rruga e drejtė u shtrembėrua nė besime tė ēoroditura pas vdekjes sė tė dėrguarit tė tyre. Kjo rrėfehet nė Kur'an si nė vazhdim:

Feja e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami. E atyre qė u ėshtė dhėnė Libri, pasi mėsuan pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia nė mes vete u kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijė se Allahu shpejt do t'i japė llogarinė. (Sura Ali Imran: 19)

Njėra prej shoqėrive qė devijoi pasi jetoi nė rrugėn e drejtė pėr njė kohė ishin Bijtė e Izraelit. Siē na bėn me dije Kur'ani, Allahu iu dėrgoi shumė tė dėrguar Bijėve tė Izraelit dhe i informoi ata pėr rrugėn e drejtė. Prapseprap, ata ēdo herė ngrinin krye kundėr njė profeti, ose pas vdekjes sė njė profeti, shndėrronin rrugėn e drejtė nė njė grumbull besimesh tė ēoroditura. Veē kėsaj, nga Kur'ani ne dijmė se madje kur Musai (as) ishte ende gjallė, Bijtė e Izraelit e adhuruan viēin e artė gjatė mungesės sė tij tė shkurt (Shiko Suren Ta Ha: 83-94). Pas vdekjes sė Musait (as), Allahu dėrgoi shumė tė dėrguar tė tjerė tek tė Bijtė e Izraelit pėr t'i paralajmėruar ata dhe i dėrguari i fundit prej kėtyre profetėve ishte Isai (as).

Gjatė jetės sė tij, Isai (as) e thirri popullin e tij qė tė jetoj sipas fesė (besimit/dinit) tė shpallur nga Allahu dhe i pėrkujtoi ata qė tė jenė robėr tė vėrtetė tė Allahut. Ai i udhėzoi ata nė urdhėrat e Inxhilit - shpallja qė iu dhurua atij, pjesė tė shkėputura tė sė cilės mund tė kenė mbijetuar nė disa pjesė tė Ungjillit. Ai libėr vėrtetonte urdhėrat e Tevratit - shpallja e dhėnė Musait (as), njė pjesė e sė cilės mbetet nė Tevrat dhe nė Dhjatėn e Vjetėr - qė deri atėherė ishte shtrembėruar (korruptuar). Duke kritikuar mėsimet e gabuara tė rabinėve qė ishin pėrgjegjės pėr degjenerimin e fesė (dinit/besimit) sė vėrtetė, Isai (as) shfuqizoi rregullat qė u zbuluan nga vet rabinėt dhe pėrmes tė cilave ata nxjerrėn pėrfitime personale. Ai thirri tė Bijtė e Izraelit nė njėsinė e Allahut, nė tė vėrtetėn dhe sjelljen e virtytshme (tė moralshme). Vargjet lidhur me kėtė nė Kur'an janė dhėnė nė vazhdim:

Dhe (kam ardhur) qė t'ju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, t'ju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve. Kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua. (Sura Ali Imran: 50)

Mirėpo, pasiqė Isai (as) u largua nga toka, disa prej pasuesve tė tij tė mėvonshėm filluan tė shtrembėrojnė shpalljen. Nėn ndikimin e disa ideve pagane qė erdhėn prej Grekėve, ata e krijuan besimin nė "trini" (i Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtė). Nė emėr tė Krishtėrimit, ata iu bashkangjitėn njė feje krejtėsisht tjetėr. Sot, njė e katėrta e popullatės botėrore e zbatojnė (praktikojnė) njė Krishtėrim qė besohet botėrisht tė jetė i bazuar nė mėsimet e Isait (as). Mirėpo, faktet dėshmojnė tė kundėrtėn. Shumė vite pas zhdukjes (largimit) sė Isait (as), popuj tė panjohur shkruan librat tė cilat ne sot i njohim si Dhjata e Re dhe i shkruan ato nė Greqisht ndonėse gjuha e Isait (as) dhe e dishepujve tė tij ishte gjuha Aramike, njė gjuhė e afėrt me gjuhėn Arabe. Nė kohėrat qė pasuan, historianėt i hartuan kėto shkrime. Rrjedhimisht, Krishtėrimi sot ka humbur shumėēka nga mėsimet origjinale tė Isait (as).

Pas Isait (as), Allahu dėrgoi njė tė dėrguar tjetėr nga njė fis tjetėr nė mėnyrė qė pėrmes tij Ai tė mund t'ia shpallte fenė burimore (origjinale) botės dhe Ai e pajisi atė me njė libėr fisnik. Ky i dėrguar ėshtė Profeti Muhammed (saas) dhe libri ėshtė Kur'ani, e vetmja shpallje e pandryshuar.

Kur'ani i drejtohet tė gjithė njerėzve nė botė. Tė gjithė njerėzit e tė gjitha moshave do tė mbahen pėrgjegjės pėr kėtė libėr, nėse i janė eksponuar porosisė sė Islamit. Ata do tė gjykohen sipas Kur'anit nė Ditėn e Gjykimit. Nė ditėt tona posaēėrisht, tė gjitha kombet e botės janė bashkuar nė njė mėnyrė dhe gati se janė shndėrruar nė njė fis tė vetėm, duke iu falėnderuar tė arriturave teknologjike. Njė akademik e quajti botėn e sotme "fshati global". Prandaj, ka pak njerėz nė botė sot qė janė tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e Kur'anit dhe qė prandaj janė tė painformuar pėr Islamin. Pėrkundėr kėsaj, njė pjesė e njerėzve besojnė nė Kur'an. Megjithatė, nga mesi i atyre qė kanė besim (iman) tė tillė, shumica nuk jetojnė sipas parimeve tė shpallura nė Kur'an.

Ne presim qė Isai (as) do tė kthehet nė tokė dhe do t'i thėrret njerėzit nė rrugėn e drejtė. Allahu na jap lajmin e mirė pėr kėtė nė Kur'an. Siē do tė bėhet fjalė nė kapitujt nė vazhdim tė kėtij libri Isai (as) u ngrit nė praninė e Allahut dhe ende nuk ka vdekur njė vdekje fizike. Pas njė kohe, ai do tė kthehet dhe do tė bėj qė Islami tė mbizotėrojė nė botė. Ashtu si dinė mė sė miri, edhe bota e Krishterė edhe bota Muslimane janė duke u bėrė gati pėr tė takuar kėtė vizitor tė bekuar dhe pėr t'mos i pėrsėritur fyerjet qė i janė bėrė atij nė histori.