Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
ISAI (JEZUSI) DO TË KTHEHET- Harun Yahya
ISAI (JEZUSI) DO TË KTHEHET



HYRJE

Jezusi (Isai) (as - paqja qoftė mbi tė), sikurse edhe gjithė profetėt tjerė, ėshtė rob i zgjedhur i Allahut, tė cilin Allahu e caktoi pėr t'i thirrur njerėzit nė rrugėn e vėrtetė. Mirėpo, ekzistojnė disa veti tė Isait (as) qė e veēojnė atė prej profetėve tė tjerė, duke qenė ngritja (lartėsimi) e tij tek Allahu dhe ardhja e sėrishme e tij nė tokė ajo mė e rėndėsishmja prej tyre.

Pėrkundėr asaj qė shumica e njerėzve besojnė, Isai (as) nuk u gozhdua nė kryq (nuk u kryqėzua) dhe nuk u mbyt dhe as qė vdiq pėr ndonjė arsye tjetėr. Kur'ani na tregon se ata nuk e mbytėn dhe as nuk e gozhduan atė nė kryq dhe se Allahu e ngriti atė pranė Tij. Nė asnjėrėn prej vargjeve nuk ekziston ndonjė e dhėnė reale pėr mbytjen e tij ose qė ai ishte mbytur, pėrveē vargut (ayah) qė mohon tė ketė ndodhur kjo. Veē kėsaj, Kur'ani na njofton me disa ngjarje nga jeta e Isait (as) tė cilat ende nuk kanė ndodhur. Pra, ardhja e tij e dytė nė tokė ėshtė njė parakusht qė kėto ngjarje tė ndodhin. Nuk ka dyshim se shpalljet Kur'anore me siguri do tė ndodhin.

Megjithatė, pėrkundėr kėsaj, shumė njerėz supozojnė se Isai (as) ka vdekur me mija vite mė parė dhe se prandaj nuk ka gjasa qė ai do tė kthehet. Ky ėshtė njė mendim i gabuar qė rrjedh nga mosdija pėr Kur'anin dhe Sunnetin. Njė shqyrtim i kujdesshėm i Kur'anit do t'na mundėsoj njė kuptim tė saktė tė vargjeve pėr Isain (as).

Profeti jonė (saas - paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė) gjithashtu na ka thėnė se Isai (as) do tė kthehet nė tokė dhe rrėfeu se nė atė kohė, e cila quhet "fundi i kohės", mund tė ketė njė periudhė nė tė cilėn nė tokė do tė arrihet njė paqe, drejtėsi dhe mirėqenie e pashembullt.

"Fundi i kohėrave" i referohet periudhės kohore tė afėrt me fundin e botės. Sipas Islamit, nė kėtė kohė do tė ndodhin sprovat e tmerrshme tė Dexhallit (Anti-Krishtit), shumė tėrmete dhe shfaqja e Jexhuxhėve dhe Maxhuxhėve, pas tė cilave mėsimet Kur'anore do tė mbizotėrojnė dhe njerėzit pėrgjithėsisht do tė mbėshteten nė vlerat qė ai prezenton.

Dėshmia se Isai (as) nuk vdiq, se ai u ngrit nė praninė e Allahut dhe se do tė kthehet prap do tė hulumtohet nė kėtė libėr nė dritėn e vargjeve Kur'anore. Mirėpo, para se t'ia fillojmė, do tė jetė e dobishme t'ia pėrkujtojmė vetes disa tė dhėna themelore qė janė tė lidhura drejtpėrdrejt me kėtė temė.