Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Jahja

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit te tij ideologjik


Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin

Sipas teorisė sė evolucionit ēdo specie e gjallė ka paraardhės. Speciet e mėparshme me kalimin e kohės u transformuan nė diēka tjetėr e kėshtu u shfaqėn tė gjitha speciet. Sipas teorisė sė evolucionit, ky transformim ka ndodhur gradualisht pėr miliona vjet. Kėshtu, sipas evolucionit njė numėr speciesh tė ndėrmjetme duhet tė kenė ekzistuar dhe jetuar gjatė kėsaj periudhe tė gjatė transformimi.

P.sh. nė tė kaluarėn duhet tė kenė jetuar disa lloje peshqish-zvarranikė, tė cilėt duhet tė kishin fituar disa tipare zvarraniku krahas tipareve origjinale tė peshqve qė ata duhet t'i kishin qė mė parė. Gjithashtu, nė tė kaluarėn duhet tė kenė ekzistuar disa zvarranikė-zogj, tė cilėt duhet tė kishin fituar disa tipare zogjsh krahas tipareve tė zvarranikėve. Evolucionistėt i quajnė kėto krijesa imagjinare, pėr tė cilat ata mendojnė se kanė jetuar nė tė kaluarėn, "forma tė ndėrmjetme apo kalimtare".

N.q.s. specie tė tilla kanė ekzistuar, ato duhet tė jenė miliona, bile miliarda nė numėr dhe lloje. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė mbetjet e kėtyre krijesave tė ēuditshme duhet tė gjenden nė gjetjet fosile. Numri i kėtyre formave kalimtare duhet tė ketė qenė akoma mė i madh se llojet aktuale tė kafshėve, ndaj dhe mbetjet e tyre duhet tė gjenden nė tė gjithė botėn. Nė Origjinėn e Llojeve Darvini shpjegon:

N.q.s. teoria ime ėshtė e vėrtetė, atėherė lloje kalimtare tė panumėrta qė lidhin speciet e tė njėjtit grup, duhet me siguri tė kenė ekzistuar. Si rrjedhim prova pėr ekzistencėn e tyre nė tė shkuarėn mund tė gjenden vetėm nė mbetjet fosile.18

Edhe vetė Darvini e dinte fare mirė se format kalimtare mungonin. Ai shpresonte se ato do tė gjendeshin nė tė ardhmen. Megjithė shpresėn e tij, ai e kuptonte se pengesa mė e madhe pėr teorinė e tij ishte pikėrisht mungesa e kėtyre formave kalimtare. Prandaj, nė kapitullin "Vėshtirėsitė e Teorisė" ai shprehet kėshtu:

...N.q.s. speciet kanė rrjedhur nga specie tė tjera nėpėrmjet njė shkallėzimi gradual, atėherė pėrse ne nuk gjejmė asgjėkundi forma kalimtare? Pse e gjithė natyra nuk ėshtė nė konfuzion dhe ka specie, ashtu siē i shohim ne, tė pėrcaktuara e tė ndara mirė nga njėra-tjetra? ...Sipas kėsaj teorie forma tė panumėrta kalimtare duhet tė kenė ekzistuar, atėherė pse nuk i gjejmė ato nė koren e tokės? ...Pse ne sot nuk gjejmė varietete tė ndėrmjetme? Kėto vėshtirėsi mė kanė turbu- lluar pėr njė kohė tė gjatė.19

Shpjegimi i vetėm qė Darvini mundi tė jepte pėr tė kaluar kėtė pengesė ishte se fosilet e zbuluara deri atėherė ishin tė pamjaftueshme. Ai mbronte tezėn se kur tė dhėnat fosile do tė studioheshin nė detaje, do tė gjendeshin hallkat qė mungonin.

Duke besuar nė parashikimet e Darvinit, evolucionistėt kanė kėrkuar fosilet dhe kanė gėrmuar pėr tė gjetur hallkat qė mungojnė nė tė gjithė botėn qė prej mesit tė shekullit XIX. Por pėrpjekjet e tyre nuk u kurorėzuan me sukses; asnjė formė kalimtare nuk ėshtė zbuluar deri mė sot. Tė gjitha fosilet e gjetura kanė treguar tė kundėrtėn e asaj qė besojnė evolucionistėt. Ato demonstrojnė se jeta nė tokė ėshtė shfaqur papritur dhe plotėsisht e formuar. Duke u pėrpjekur tė provojnė teorinė e tyre, evolucionistėt nė vend qė tė vinin vetullat, nxorrėn dhe sytė.

Njė paleontolog i famshėm britanik, Derek V. Ager, e pranon kėtė fakt, megjithėse ėshtė evolucionist:

Ēėshtja qė trajtohet ėshtė se kur ne ekzaminojmė tė dhėnat fosile nė detaje, zbulojmė gjithmonė e mė tepėr jo evolucion gradual, por shpėrthim tė papritur tė njė grupi pėr llogari tė njė tjetri.20

Njė tjetėr paleontolog evolucionist Mark Czarnecki komenton si mė poshtė:

Njė problem i madh pėr teorinė janė tė dhėnat fosile: gjurmėt e specieve tė zhdukura tė ruajtura nė formacionin gjeologjik tė tokės. Kėto tė dhėna kurrė nuk kanė zbuluar gjurmė tė hipotezės sė llojeve tė ndėrmjetme tė Darvinit, por nė vend tė saj ato tregojnė se speciet duken e zhduken befasisht. Kjo anomali ka ushqyer argumentin e kreacionistėve se ēdo specie u krijua nga Zoti.21

Fosilet e gjalla

Teoria e evolucionit pretendon se speciet zhvillohen dhe transformohen vazhdimisht nė specie tė tjera. Por kur ne bėjmė njė krahasim tė gjallesave ekzistuese dhe fosileve tė tyre, shohim se ato kanė mbetur tė pandryshuara pėr miliona vjet. Ky fakt ėshtė njė provė e qartė qė hedh poshtė pretendimet e pabaza tė evolucionistėve.


Kjo bletė nuk ka asnjė ndryshim nga fosili i sė afėrmes sė saj, i cili supozohet tė jetė miliona vjeēar.

Fosili 135 milionė vjeēar i pilivesės nuk ndryshon aspak nga pilivesa e sotme.

Njė krahasim i bėrė midis njė fosili milingone 100 milionė vjeēar dhe njė milingone tė sotme tregon se milingonat nuk kanė njohur ndo- njė histori evoluimi.

Ashtu siē shpjegohet nga profesori i paleontologjisė nė universitetin e Glasgout, Neville George, shkencėtarėt evolucionistė duhet tė pėrballojnė pritjen e kotė pėr daljen nė dritė, nė tė ardhmen, tė formave kalimtare qė mungojnė.

Nuk ka mė nevojė pėr t'u shfajėsuar pėr varfėrinė e tė dhėnave fosile, nė njė farė mėnyre koleksioni ėshtė bėrė mjaft i pasur. Megjithatė, tė dhėnat fosile vazhdojnė tė pėrbėhen kryesisht nga boshllėqe.22

 

Jeta u shfaq nė tokė papritur dhe nė forma komplekse

Kur shqyrtohen shtresat gjeologjike tokėsore dhe tė dhėnat fosile, duket se organizmat e gjallė u shfaqėn njėkohėsisht. Shtresa mė e vjetėr tokėsore nė tė cilėn janė gjetur fosile ėshtė ajo e Kambrianit, e cila ka njė moshė 500-550 milionė vjeēare. Gjallesat e gjetura nė shtresat qė i pėrkasin periu- dhės Kambriane shfaqen nė tė dhėnat fosile tė gjitha papritur; nuk gjenden paraardhės qė tė kenė ekzistuar mė parė. Fosilet e gjetura nė shkėmbinjtė Kambrianė janė fosile kėrminjsh, trilobitesh, sfungjerėsh, krimbash toke, meduzash, iriqėsh deti dhe jovertebrorėsh tė tjerė. Ky mozaik i larmishėm i organizmave tė gjallė i pėrbėrė prej njė numri kaq tė madh qeniesh komplekse ėshtė shfaqur kaq papritur, saqė ėshtė quajtur nė literaturėn gjeologjike "Shpėrthimi i Kambrianit".

Shumica e formave tė jetės tė zbuluara nė kėtė shtresė kanė sisteme tė ndėrlikuara si sy, velėza, sisteme qarkullimi dhe struktura fiziologjike tė avancuara, tė cilat nuk kanė ndryshim nga speciet e tė njėjtit lloj qė ekzistojnė sot. P.sh. struktura me lente tė dyfishta tė syrit tė trilobiteve ėshtė njė ndėrtim qė tė habit. David Raup, profesor i gjeologjisė nė Harvard dhe nė universitetin e Ēikagos thotė:

Trilobitet pėrdorin njė ndėrtim optimal, i cili do tė kėrkonte pėr t'u arritur sot njė inxhinier shumė tė pėrgatitur dhe me shumė imagjinatė.23

Jovertebrorėt e ndėrlikuar u shqafėn papritur dhe pa pasur asnjė lloj lidhjeje apo formė kalimtare midis tyre dhe organizmave njėqelizorė, qė ishin e vetmja formė jete ne tokė para tyre.

Syri i Trilobiteve

Trilobitet qė shfaqen papri- tur nė periudhėn e Kambrianit, kanė njė strukturė syri mjaft komplekse. Tė pėrbėra prej miliona pjesėsh tė vogla nė formė hojesh dhe prej njė sistemi me lente tė dyfishta, ky sy ka njė ndėrtim optimal, i cili kėrkon “njė inxhinier tė trajnuar mirė dhe me shumė fantazi, pėr t’u realizuar sot”, siē shprehet David Raup, profesor i gjeologjisė.

Ky sy shfaqet 530 milionė vjet mė parė krejt papritur dhe njė ndėrtim i tillė kaq kompleks nuk mund tė shpjegohet nga evolucionistėt, duke si- guruar kėshtu njė provė pėr krijimin.

Pėr mė tepėr, struktura nė formė hojesh e syrit tė trilobiteve ka mbijetur deri nė ditėt tona pa asnjė ndryshim. Disa insekte, si bletėt dhe pilivesat, kanė tė njėjtėn strukturė syri si trilobitet.* Kjo situatė hedh poshtė tezat evolucioniste se gjallesat kanė evoluar nga mė primitivja te mė kompleksja.


(*) R. L. Gregory, Eye and Brain: The Physiology of Seeing,
(Syri dhe truri: Fiziologjia e tė parit). Oxford University Press, 1995, fq. 31

Richard Monastersky, botuesi i "Earth Sciences", njė nga botimet mė popullore tė literaturės evolucioniste, thotė pėr "Shpėrthimin e Kambrianit":

Pesėqind milionė vjet mė parė u shfaqėn papritur format komplekse tė kafshėve qė ne shikojmė sot. Ky moment, tamam nė fillim tė periudhės Kambriane, 550 milione vjet mė parė, shėnon shpėrthimin evolutiv qė mbushi detet me krijesat e para komplekse tė botės. Numri i madh i kafshėve tė sotme ka qenė i pranishėm qė nė Kambrianin e hershėm dhe ato ishin tė ndara mirė nga njėra-tjetra, ashtu siē janė sot.24

Si ėshtė e mundur qė ky numėr i madh kafshėsh vėrshoi nė tokė krejt papritur? Si u shfaqėn kėto lloje tė ndara mirė nga njėri-tjetri e qė nuk kanė paraardhės tė pėrbashkėt? Kėtyre pyetjeve nuk mund t'u pėrgjigjen evolucionistėt. Zoologu i Oksfordit, Richard Dawkins, njė prej avokatėve mė tipikė tė mendimit evolucionist, komenton kėtė realitet, i cili bėn tė pavlefshme bazat e tė gjitha argumenteve qė ai mbron:

P.sh. shtresat e shkėmbinjve Kambrianė, tė datuara rreth 600 milionė vjet mė parė, janė shtresat mė tė vjetra, nė tė cilat gjejmė shumicėn e grupeve mė tė mėdha tė jovertebrorėve. Shumė prej tyre i gjejmė nė njė fazė tė avancuar evolucioni, qė kur shfaqen pėr herė tė parė. Duket sikur ato janė vendosur atje, pa ndonjė histori evolucioni. S'ka nevojė tė pėrmendim se kjo shfaqje e papritur i ka kėnaqur kreacionistėt.25

Ashtu siē Dawkins ėshtė i detyruar ta pranojė, "Shpėrthimi i Kambrianit" ėshtė njė argument i fortė pėr krijimin, sepse krijimi ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė shpjeguar daljen plotėsisht tė formuar tė njė forme tė jetės nė tokė. Douglas Futuyma, biolog evolucionist i shquar, e pranon kėtė fakt dhe thotė: "Organizmat ose janė shfaqur nė tokė plotėsisht tė zhvilluar ose janė zhvilluar. N.q.s. janė zhvilluar, ato duhet tė zhvillohen nga specie qė kanė ekzistuar mė parė me anė tė ndonjė procesi modifikimi. N.q.s. janė shfaqur nė njė fazė plotėsisht tė zhvilluar, ata duhet tė jenė krijuar nga njė inteligjencė e plotfuqishme."26 Vetė Darvini e ka njohur kėtė mundėsi, kur shkruan: "N.q.s. specie tė shumta qė i pėrkasin tė njėjtės klasė e kanė nisur jetėn tė gjitha menjėherė, kjo do tė ishte fatale pėr teorinė e formimit me modifikime tė ngadalta nėpėrmjet seleksionimit natyror."27 Periudha Kambriane ėshtė pikėrisht goditja fatale qė pėrmend Darvini mė sipėr. Kjo ėshtė arsyeja qė paleo-antropologu evolucionist zviceran, Stefan Bengston, pranon mungesėn e lidhjeve kalimtare kur ai pėrshkruan periudhėn Kambriane dhe thotė: "Duke e hedhur poshtė Darvinin, kjo periudhė akoma po na verbon."28

Ashtu siē shihet, tė dhėnat fosile tregojnė se gjallesat nuk evoluan nga forma mė primitive tek ajo mė e avancuar; ato u shfaqėn tė gjitha njėherėsh dhe nė njė gjendje tė pėrsosur. Pra, gjallesat nuk erdhėn nė ekzistencė nga evolucioni, ato u krijuan.

 
    


18 Charles Darwin, "The Origin of Species" (Origjina e llojeve), Harward University Press, 1964, fq. 179.
19 Charles Darwin, "The Origin of Species" (Origjina e llojeve), Harward University Press, 1964, fq. 172, 280.
20 Derek V. Ager, "The Natyre of the Fossil Record" (Natyra e tė dhėnave fosile), Procreedings of the British Geological Association, v. 187, 1976, f. 133.
21 Mark Czarnecki, "The Revival of the Creationist Crusades" (Ringjallja e fushatave tė krijimit), McLeans, 19 janar 1981, fq. 56.
22 T. Nevill George, "Fossils in Evolutions Perspective" (Fosilet nė perspektivėn evolucioniste), Science Progress, vol. 48, janar 1960, fq. 1, 3.
23 David Raup, "Konfliktet midis Darvinit dhe paleotologjisė|, Buletin, Field Museum of Natural History, vol. 50, janar 1979, fq. 24.
24 Richard Monastersky, "Misteries of the Orient| (Misteret e orientit), Discover, prill 1993, fq. 40.
25 Richard Dawkins, |The Blind Watchmaker, London: Norton 1986, fq. 229.
26 Douglas J. Futuyma, "Science in Trial", New York: Pantheon Books, 1983, fq. 197.
27 Charles Darwin, "Origjina e llojeve: Faksimile e botimit tė parė", Harward University Press, 1964, f. 302.
28 Stefan Bengston, "Nature" (Natyra), v. 345, 1990, fq. 765.