Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Jahja

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit te tij ideologjik


Mekanizmat imagjinarė tė evolucionit

Modeli neo-darvinist, tė cilin ne do ta marrim si pėrfaqsuesin kryesor tė teorisė sė evolucionit sot, thotė se jeta ka evoluar nėpėrmjet dy mekanizmave natyrorė: "seleksionimit natyror" dhe "mutacioneve". Pohimi bazė i teorisė ėshtė si mė poshtė:

"Seleksionimi natyror dhe mutacionet janė dy mekanizma plotėsues. Origjina e modifikimeve evolucioniste ėshtė mutacioni i rastėsishėm qė ndodh nė strukturėn gjenetike tė gjallesave. Tiparet e sjella nga mutacionet seleksionohen nga mekanizmi i seleksionimit natyror e pėr kėtė arsye gja- llesat evoluan."

Kur bėn njė studim tė mėtejshėm nė kėtė teori, arrin nė pėrfundimin se mekanizma tė tillė nuk gjenden nė natyrė, sepse as seleksionimi natyror as mutacionet nuk patėn asnjė kontribut nė evoluimin e specieve nga njėra-tjetra.

 

Seleksionimi natyror

Si proces natyror, seleksionimi natyror ishte familjar pėr biologėt para Darvinit, tė cilėt e pėrkufizonin atė si njė mekanizėm qė i mbante speciet tė pandryshuara. Darvini qe i pari person qė hodhi tezėn qė ky proces kishte aftėsi t'i bėnte speciet tė evoluonin e mė pas ngriti tė gjithė teorinė e tij mbi kėtė bazė. Emri qė ai i vuri librit tregon se seleksionimi natyror ishte baza e teorisė sė Darvinit: Origjina e llojeve me anė tė seleksionimit natyror.

Qė nga koha e Darvinit s'ka pasur as provėn mė tė vogėl qė tė tregojė se seleksionimi natyror bėri qė gjallesat tė evoluonin. Colin Patterson, kryepaleontolog nė Muzeun e Historisė sė Natyrės, nė Angli dhe njė evolucionist i shquar, midis tė tjerash thekson se seleksionimi natyror nuk ėshtė vėrejtur kurrė qė tė ketė aftėsi t'i bėjė gjėrat tė evoluojnė:

Asnjė nuk ka prodhuar ndonjė herė njė specie me anė tė mekanizmit tė seleksionimit natyror, bile as qė i janė afruar asaj, kur dihet se shumica e argumenteve tė neo-Darvinizmit kanė lidhje me kėtė ēėshtje.10

Seleksionimi natyror bėn qė gjallesat mė tė afta pėr tė pėrballuar kushtet e jetės t'ia dalin tė kenė pasardhės qė do tė mbijetojnė, ndėrsa ato qė janė tė paafta do tė zhduken. P.sh. nė njė tufė drerėsh, e cila kėrcėnohet nga kafshėt e egra sigurisht ata individė tė tufės qė mund tė vrapojnė mė shpejt do tė mbijetojnė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por sado qė ky proces tė zgjasė ai kurrė nuk ka pėr t'i transformuar kėta drerė nė njė lloj kafshe tjetėr. Dreri ka pėr tė mbetur gjithmonė dre.

Kur shikon ato pak episode qė evolucionistėt paraqesin si shembuj tė vėzhguar tė seleksionimit natyror do tė vėsh re se ato nuk janė gjė tjetėr veēse thjesht pėrpjekje pėr tė tė bėrė budalla.

 

Nxirja industriale

Nė 1986 Dugllas Futujma publikoi njė libėr, Biologjia e Evolucionit, i cili mbahet si njė nga burimet qė shpjegon teorinė e evolucionit, me anė tė seleksionimit natyror, nė mėnyrėn mė tė qartė. Shembulli mė i njohur i marrė prej tij pėr kėtė ēėshtje janė fluturat Biston Betularia, tė cilat filluan tė "nxihen" gjatė revolucionit industrial nė Angli.

Sipas shpjegimeve, nė periudhėn e fillimit tė revolucionit industrial nė Angli ngjyra e lėkurave tė pemėve rreth Manēesterit ishte e hapur. Pėr kėtė arsye, fluturat e errėta duke qėndruar nė kėto pemė mund tė diktoheshin lehtėsisht nga zogjtė qė ushqeheshin me to dhe kėshtu qė kishin pak mundėsi tė mbijetonin. Pesėdhjetė vjet mė vonė, si rezultat i ndotjes, lėkurat e pemėve filluan tė nxihen e, si pasojė, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyrė tė hapur zbuloheshin mė lehtė dhe gjuheshin mė shumė. Kjo solli qė numri i fluturave me ngjyrė tė hapur tė ulej dhe i atyre me ngjyrė tė errėt tė ngrihej. Evolucionistėt e pėrdorin kėtė si provė tė madhe pėr teorinė e tyre, duke thėnė se fluturat me ngjyrė tė hapur evoluan nė flutura me ngjyrė tė errėt.


Shembulli i nxirjes industriale sigurisht nuk mund tė merret si provė pėr evolucionin, pasi ky proces nuk prodhoi specie tė reja fluturash.

Duhet tė jetė pėr tė gjithė e qartė se kjo ngjarje nuk mund tė pėrdoret nė asnjė mėnyrė si provė pėr teorinė e evolucionit, sepse seleksionimi natyror nuk ēoi nė shfaqjen e njė forme tė re gjallese qė nuk kishte ekzistuar mė parė. Fluturat e errėta ekzistonin nė popullatėn e fluturave qė para revolucionit industrial. Mė vonė ndryshoi vetėm raporti i numrit midis fluturave tė errėta dhe atyre me ngjyrė tė hapur. Fluturat nuk fituan ndonjė tipar apo organ tė ri qė do tė ēonte nė njė specifikim. Qė njė flutur tė shndė- rrohet nė njė specie tjetėr, p.sh. zog, duhet qė tė ndryshohet kodi gjenetik dhe kjo do tė thotė qė njė program i tėrė gjenetik, i cili pėrmban informacionin pėr tiparet e reja tė zogut duhet tė shtohet.

Shkurtimisht, krejtėsisht nė kundėrshtim me atė pėr tė cilėn pėrbetohen evolucionistėt, seleksionimi natyror nuk e ka aftėsinė tė shtojė, heqė apo ndryshojė njė organ nė njė gjallesė e as nuk mund tė shndėrrojė njė specie nė njė specie tjetėr. Prova mė e madhe qė ėshtė paraqitur nga evolucionistėt qė nga koha e Darvinit pėr tė mbrojtur tezėn e aftėsisė evolutive tė seleksionimit natyror nuk ka arritur tė shkojė mė larg sesa "nxirja industriale" e fluturave nė Angli.

 

A mundet seleksionimi natyror tė shpjegojė kompleksitetin?

Seleksionimi natyror nuk mund tė kontribuojė aspak nė teorinė e evolucionit, sepse ky mekanizėm kurrė nuk mund tė rrisė apo tė pėrmirėsojė informacionin gjenetik tė njė specieje. Ai nuk mund tė transformojė njė specie nė njė tjetėr; njė yll deti nė peshk, peshkun nė bretkosė, bretkosėn nė krokodil, krokodilin nė zog. Mbrojtėsi mė i madh i "ekuilibrit tė ndėrprerė", Gould, duke folur pėr qorrsokakun e seleksionimit natyror, thotė:

Esenca e Darvinizmit pėrmblidhet nė njė frazė: Seleksionimi natyror ėshtė forca krijuese e ndryshimeve evolucioniste. Askush nuk e mohon se seleksionimi natyror luan rol nė eliminimin e mospėrshtatjeve (gjallesat qė nuk janė tė afta tė pėrballojnė jetėn zhduken), por teoritė darviniane pretendojnė se seleksionimi natyror krijon pėrshtatje. 11


Seleksionimi natyror shėrben si njė mekanizėm pėr tė eliminuar individėd e dobėt brenda njė lloji tė caktuar. Ai ėshtė njė forcė ruajtėse qė mbron llojet ekzistente nga degjenerimi, por ai nuk ka aftėsinė pėr tė transformuar njė specie nė njė tjetėr.

Njė tjetėr metodė qė evolucionistėt pėrdorin ėshtė paraqitja e seleksionimit natyror si dezinjues tė ndėrgjegjshėm. Seleksionimi natyror nuk ka vetėdije. Ai nuk zotėron aftėsinė pėr tė dalluar se cila ėshtė e mirė dhe cila ėshtė e keqe pėr gjallesat. Si rezultat, seleksionimi natyror nuk mund tė shpjegojė shfaqjen e organeve dhe sistemeve biologjike qė kanė karakteristikėn e "kompleksitetit qė nuk mund tė reduktohet". Kėto organe dhe sisteme pėrbėhen nga bashkėpunimi i njė numri tė madh pjesėsh; nėse njė prej kėtyre pjesėve mungon apo dėmtohet, i gjithė organi apo sistemi nuk funksionon (p.sh. syri i njeriut nuk punon po nuk punuan tė gjitha pjesėt e tij). Prandaj, vullneti qė i bashkon tė gjitha kėto pjesė sė bashku duhet tė jetė nė gjendje tė shikojė nė tė ardhmen dhe tė synojė dobinė qė duhet tė fitohet nė fazėn e fundit. Meqenėse seleksionimi natyror nuk ka vetėdije ai nuk mund tė realizojė gjėra tė tilla. Ky fakt, i cili hedh poshtė bazat e teorisė sė evolucionit e ka shqetėsuar Darvinin: "N.q.s. do tė demonstrohej se njė organ kompleks nuk mund tė jetė formuar nga modifikime tė vogla, tė njėpasnjėshme e tė shumta atėherė teoria ime absolutisht do tė shkatėrrohej." 12

Seleksionimi natyror seleksionon dhe eliminon vetėm individėt e dobėt, tė sėmurė e tė paaftė tė njė specieje. Ai nuk mund tė prodhojė specie tė reja, kode tė reja gjenetike apo organe. Pra nuk mund t'i evoluojė gjėrat. Darvini e pranonte kėtė realitet duke thėnė: "Seleksionimi natyror nuk mund tė bėjė asgjė derisa ndryshime tė favorshme tė ndodhin."13 Kjo ėshtė arsyeja pse neo-Darvinizmit i ėshtė dashur t'i paraqesė mutacionet si: "shkaku i ndryshimeve tė dobishme", menjėherė pas seleksionimit natyror.

 

Mutacionet

Mutacionet pėrkufizohen si shkėputje apo zėvendėsime qė ndodhin nė ADN, e cila gjendet nė bėrthamėn e qelizės sė njė organizmi tė gjallė dhe mban tė gjithė informacionin gjenetik. Kėto shkėputje apo zėvendėsime janė rezultat i efekteve tė jashtme si p.sh. rrezatimi apo efektet kimike. Ēdo mutacion ėshtė "aksident" dhe ka njė efekt tė dėmshėm, pasi dėmton nukleotidet qė pėrbėjnė ADN-nė ose ndryshon vendosjen e tyre. Nė shumicėn e rasteve ato shkaktojnė aq dėm dhe modifikim saqė qeliza nuk mund t'i riparojė ato, ndaj dhe shkatėrrohet.

Mutacioni, pas tė cilit fshihen shpesh evolucionistėt, nuk ėshtė shkop magjik qė transformon gjallesat nė njė tjetėr mė tė avancuar. Efekti direkt i mutacioneve ėshtė i dėmshėm. Ndryshimet qė ndodhin nga mutacionet mund tė jenė vetėm si ato tė provuara nga njerėzit nė Hiroshima, Nagasaki dhe Ēernobil: vdekje, paaftėsi dhe deformime.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė e thjeshtė, ADN-ja ka strukturė shumė komplekse dhe ndėrhyrjet e rastėsishme mund tė shkaktojnė vetėm dėm nė kėtė strukturė. B. G. Renganathan thotė:

Mutacionet janė tė vogla, tė rastėsishme dhe tė dėmshme. Ato ndodhin rrallė dhe mundėsia mė e madhe ėshtė qė ato tė mos kenė efekt. Kėto katėr karakteristika tė mutacioneve nėnkuptojnė se mutacionet nuk mund tė ēojnė nė njė zhvillim evolucionist. Njė ndryshim i rastėsishėm nė njė organizėm tepėr tė specializuar ėshtė ose i paefektshėm ose i dėmshėm. Njė ndryshim i rastėsishėm nė njė orė nuk mund ta pėrmirėsojė orėn. Probabiliteti mė i madh ėshtė qė ky ndryshim tė jetė i dėmshėm e nė rastin mė tė mirė, i paefektshėm. Tėrmeti nuk e pėrmirėson qytetin, ai sjell vetėm shkatėrrim.14

TE GJITHA MUTACIONET JANE TE DEMSHME
Majtas: Njė mizė frutash normale (drosophila).
Djathtas: Njė mizė frutash, kėmbėt e sė cilės dalin nga koka; njė mutacion i shkaktuar nga rezatimi.

Njė efekt shkatėrrues i mutacioneve nė trupin e njeriut. Djali nė tė majtė ėshtė viktimė e aksidentit bėrthamor tė Ēernobilit.

Ndaj nuk ėshtė e ēuditshme qė mutacione tė dobishme nuk janė zbuluar deri tani. Tė gjitha mutacionet kanė dėshmuar se janė tė dėmshme. Shkencėtari evolucionist Woren Uever jep komentin e tij mbi raportin e Komitetit tė Efekteve Gjenetike tė Rrezatimit Atomik, i cili u formua pėr tė hetuar mutacionet qė u shkaktuan nga armėt bėrthamore tė pėrdorura nė Luftėn e dytė Botėrore.

Shumė do tė ēuditeshin nga deklarimi qė praktikisht tė gjitha gjenet mutante tė njohura janė tė dėmshme, sepse mutacionet janė pjesė e domosdoshme e evolucionit. Si mundet qė njė efekt i dobishėm - evoluimi drejt formave mė tė zhvilluara tė jetės - tė rezultojė nga mutacionet, tė gjitha tė cilat janė praktikisht tė dėmshme? 15

Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjeneruar njė mutacion tė dobishėm kanė dėshtuar. Pėr dekada me radhė evolucionistėt kanė ndėrmarrė shumė ek- sperimente pėr tė parė efektin e mutacioneve tek mizat e pemėve, pėr shkak se ato riprodhohen shpejt e kėshtu efekti i mutacioneve mund tė vihej re mė shpejt. Gjenerata tė tėra mizash iu nėnshtruan mutacioneve, por megjithatė asnjė mutacion i dobishėm nuk u vu re. Evolucionisti Gordon Taylor shkruan:

Nė tė gjitha mijėra eksperimentet qė janė ndėrmarrė pėr kultivimin e mizės nė tė gjithė botėn, pėr mė tepėr se 50 vjet, nuk ka dalė kurrė njė specie e re, madje as edhe njė enzimė e re.16

Njė tjetėr kėrkues, Michael Pitmen, thotė pėr dėshtimin e eksperimenteve tė ndėrmarra me mizat e pemėve:

Morgan, Goldschmidt, Muller dhe gjenetistė tė tjerė kanė ekspozuar gjenerata tė tėra mizash ndaj kushteve ekstreme tė vapės, tė ftohtit, dritės, errėsirės, pėrbėrjeve kimike dhe rrezatimit. Tė gjitha llojet e mutacioneve, praktikisht tė parėndėsishme ose tė dėmshme, u prodhuan. Evolucion i bėrė nga njeriu? Nė tė vėrtetė jo: Pak nga mostrat gjenetike mund tė mbijetonin jashtė shisheve tė kultivimit. Nė praktikė mutantėt ngordhin, sterilizohen ose synojnė tė kthehen te tipi natyral.17

E njėjta gjė ėshtė e vlefshme edhe pėr njeriun. Tė gjitha mutacionet qė janė observuar te njerėzit kanė rezultuar tė dėmshme. Mbi kėtė ēėshtje evolucionistėt hodhėn njė perde tymi dhe bile u pėrpoqėn tė tregonin shembuj tė mutacioneve tė tilla tė dėmshme si "prova pėr evolucionin". Tė gjitha mutacionet qė ndodhin te njeriu ēojnė nė deformime fizike, nė lėngata si mongolizmi, sindromi i Daunit, albinizmi, nanizmi apo kanceri. Kėto mutacione pėrmenden nė librat e evolucionistėve si shembuj "tė punės sė mekanizmit evolutiv". Eshtė e panevojshme tė thuhet se njė proces qė i bėn njerėzit tė paaftė apo tė sėmurė nuk mund tė jetė njė "mekanizėm evolutiv"; evolucioni mendohet tė prodhojė forma mė tė mira qė kanė mė shumė aftėsi pėr tė mbijetuar.

Pėrmbledhje: Ka tre arsye kryesore pse mutacionet nuk mund tė shėrbejnė pėr tė mbėshtetur pranimin e evolucionit:

1- Efekti i drejtpėrdrejtė i mutacioneve ėshtė i dėmshėm: Meqenėse ndodhin rastėsisht, ato gati gjithmonė dėmtojnė organizmin e gjallė, tek i cili ndodhin. Arsyeja tė ēon tė mendosh se ndėrhyrje tė pandėrgjegjshme nė njė strukturė perfekte dhe komplekse nuk e pėrmirėsojnė atė, por e dėmtojnė. Nė fakt asnjė "mutacion i dobishėm" nuk ėshtė observuar kurrė.

2- Mutacionet nuk shtojnė informacion tė ri nė AND-nė e organizmit: Pjesėzat qė pėrbėjnė kodin gjenetik ose shkėputen nga vendi i tyre, ose shkatėrrohen, ose vendosen nė njė vend tjetėr. Mutacionet nuk mund tė bėjnė qė gjallesat tė fitojnė organe apo tipare tė reja. Ato shkaktojnė vetėm anomali dhe deformime, si p.sh. njė kėmbė qė del nga kurrizi apo veshė qė dalin nga barku.

3- Qė mutacioni tė transmetohet te gjenerata pasardhėse ai duhet tė ndodhė nė qelizat riprodhuese tė organizmit: Njė ndryshim i rastėsishėm qė ndodh nė njė qelizė apo organ ēfarėdo tė trupit nuk mund tė transmetohet tek gjeneratat pasardhėse. P.sh. njė sy njeriu i ndryshuar nga rrezatimi apo shkaqe tė tjera nuk bėn qė gjeneratat pasardhėse tė kenė tė njėjtin sy tė ndryshuar.

Eshtė e pamundur pėr gjallesat tė evoluojnė, sepse nuk ekziston asnjė mekanizėm nė natyrė qė tė mund t'i bėjė ato tė evoluojnė. Kjo pėrputhet me provat e tė dhėnave fosile qė demonstrojnė se ky skenar ėshtė mjaft larg realitetit.

 
    


10 Colin Patterson, Cladistics, Intervistė me Bryan Leek, Peter Franz, 4 mars 1982, BBC.
11 Stephen Jay Gould, "The Return of Hopeful Monsters" (Kthimi i pėrbindėshave tė shpresės), Natural History, v. 86, gusht-shtator 1977, f. 28.
12 Charles Darwin, "The Origine of Species" (Origjina e llojeve), Harward University Press, 1964, fq. 189.
13 Charles Darwin, "The Origine of Species" (Origjina e llojeve), Harward University Press, 1964, fq. 177.
14 B. G. Ranganathan, "Origins?" (Origjinat?), Pennsylvania: The Banner of the Truth Trust, 1988.
15 Woren Wever, "Genetics Effects of Atomic Radiation" (Efektet gjenetike tė rrezatimit atomik), Science, v. 123, 29 korrik 1956, fq. 1159.
16 Gordon R. Taylor, "The Great Evolution Mistery" (Misteri i madh i evolucionit), New York: Harper & Rou, 1983, fq. 48.
17 Michael Pitman, "Adam and Evolution" (Ademi dhe evolucioni), London, River Publishing, 1984, f. 70