Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Jahja

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit te tij ideologjik


Pėr tė qenė tė lirė nga paragjykimet

Shumica e njerėzve pranojnė ēdo gjė qė dėgjojnė nga shkencėtarėt si diēka mė se tė vėrtetė. Ata as nuk e ēojnė ndėrmend se shkencėtarėt mund tė kenė paragjykime tė ndryshme filozofike dhe ideologjike. Fakti ėshtė se shkencėtarėt evolucionistė imponojnė nė publik paragjykimet dhe pikėpamjet e tyre filozofike nėn maskėn e shkencės. P.sh. megji- thėse ata e dinė se ngjarjet e rastėsishme nuk shkaktojnė gjė tjetėr veē ērregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnė tė deklarojnė se rregulli e organizimi mahnitės qė vėrehet nė univers dhe nė organizmat e gjallė ėshtė rezultat i rastėsisė.

Biologė tė tillė e kuptojnė me lehtėsi faktin se ekziston njė harmoni e paimagjinueshme nė njė proteinė, e cila ėshtė njėsia bazė e jetės dhe se nuk ka mundėsi qė ajo tė formohej rastėsisht, megjithatė ata kėmbėngulin se kjo proteinė erdhi nė ekzistencė rastėsisht nė kushtet fillestare tokėsore, miliarda vjet mė parė. Ata nuk ndalojnė kėtu, thonė gjithashtu pa hezitim se jo vetėm njė, por miliona proteina u krijuan nga rastėsia dhe pastaj ēuditėrisht u bashkuan pėr tė krijuar qelizėn e parė tė jetės. Pėr mė tepėr, ata mbrojnė pikėpamjet e tyre me njė kėmbėngulje tė verbėr e tė padrejtė. Kėta persona janė shkencėtarėt "evolucionistė".

N.q.s. tė njėjtėt shkencėtarė do tė shikonin tre tulla tė vendosura pėr sė gjati mbi njėra-tjetrėn ata kurrė nuk do tė supozonin se kėto tulla janė prodhuar rastėsisht e pastaj, pėrsėri rastėsisht, janė vendosur mbi njėra-tjetrėn. Nė tė vėrtetė kushdo qė do tė mendonte njė gjė tė tillė do tė konsiderohej me tė meta mendore.

Si ėshtė e mundur qė njerėzit, tė cilėt vlerėsojnė ngjarjet e zakonshme nė mėnyrė racionale, tė adoptojnė njė qėndrim iracional kur ėshtė fjala pėr vetė ekzistencėn e tyre?

Eshtė e pamundur tė thuhet se ky qėndrim mbahet nė emėr tė shkencės. Shkenca kėrkon marrjen nė konsideratė tė tė dy alternativave sa herė qė ka tė tilla pėr njė ēėshtje tė caktuar dhe, n.q.s. mundėsia e njėrės prej tyre ėshtė mjaft e vogėl p.sh. vetėm njė pėrqind, atėherė mendimi racional dhe shkencor ėshtė tė konsiderohet si e vlefshme alternativa tjetėr qė ka mundėsi nėntėdhjetė e nėntė pėrqind.

Le tė vazhdojmė mė tej, duke pasur parasysh kėtė gjykim shkencor. Ekzistojnė dy pikėpamje nė lidhje me mėnyrėn se si u shfaqėm nė tokė. E para ėshtė se tė gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Allahu me tė njėjtėn strukturė komplekse qė kanė tani. E dyta ėshtė se jeta u krijua rastėsisht; kjo ėshtė edhe thėnia e teorisė sė evolucionit.

Kur shikojmė tė dhėnat shkencore, p.sh. ato tė biologjisė molekulare, vėmė re qė nuk ka asnjė lloj mundėsie qė njė qelizė e vetme - apo qoftė edhe vetėm njė prej miliona proteinave qė gjenden nė qelizė - tė ketė ar- dhur nė ekzistencė rastėsisht, siē deklarojnė evolucionistėt. Ashtu siē do ta ilustrojmė dhe nė kapitujt e mėposhtėm, llogaritjet e probabilitetit e vėrtetojnė kėtė tė vėrtetė pa mė tė voglin dyshim. Kėshtu, pikėpamja evolucioniste pėr shfaqjen e jetės ka probabilitetin "zero" pėr tė qenė e vėrtetė. Kjo do tė thotė se pikėpamja e parė ka probabilitetin "njėqind pėrqind" qė tė jetė e vėrtetė. Pra, jeta ėshtė krijuar. Tė gjitha gjallesat u sollėn nė jetė nga Krijuesi, i Cili bėn ēdo gjė dhe di ēdo gjė. Ky realitet nuk ėshtė thjesht bindje personale, ai ėshtė i vetmi konkluzion logjik ku shkenca dhe arsyeja e ēojnė njeriun.

Nė kėto rrethana shkencėtarėt tanė "evolucionistė" duhet t'i tėrheqin mbrapsht thėniet e tyre dhe tė bashkohen me ne rreth kėtij fakti, i cili ėshtė sa i qartė aq dhe i vėrtetuar. Nė rast tė kundėrt, do tė thotė se ata janė duke sakrifikuar shkencėn nė interes tė filozofisė, ideologjisė dhe dogmės sė tyre. Ata nuk mund tė jenė shkencėtarė tė vėrtetė.

 

Materializmi i verbėr

Filozofia materialiste, e cila deklaron se materia ka ekzistuar gjithmonė dhe se nuk ekziston asgjė tjetėr veē materies, e konsideron teorinė e evolucionit si bazėn e saj shkencore. Si e tillė, kjo teori mbrohet verbėrisht pėr tė ruajtur tė pacėnuar filozofinė materialiste. Kjo gjė duket qartė kur fjala e fundit e shkencės sė shekullit XX hedh poshtė pikėpamjet evolucioniste duke i bėrė ato tė pavlefshme. Mė poshtė, pėr tė demonstruar gjykimin e shtrembėr dhe keqinterpretimet, nė tė cilat tė ēon mbrojtja me devotshmėri e teorisė sė evolucionit, po pėrmendim disa rreshta tė shkruar nga njė biolog evolucionist turk. Ky shkencėtar diskuton rreth probabilitetit tė formimit tė rastėsishėm tė Citokromit-C, i cili ėshtė njė nga enzimat mė tė domosdoshme tė jetės, duke thėnė:

Probabiliteti i formimit tė njė sekuence tė Citokromit-C ėshtė "zero", por meqenėse jeta kėrkon njė sekuencė tė caktuar, atėherė mund tė thuhet se kjo sekuencė ka njė probabilitet pėr t'u krijuar njė herė nė univers. Nė tė kundėrt forca metafizike, pėrtej perceptimit tonė, duhet tė kenė vepruar nė formimin e saj. Tė pranosh kėtė tė fundit ėshtė e papėrshtatshme pėr qėllimet e shkencės. Prandaj ne duhet tė vėshtrojmė nė hipotezėn e parė.2

Ky shkencėtar konsideron "mė shkencore" tė pranojė probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pak mė parė pėrmendėm se sipas rregullave tė shkencės kur ka dy alternativa pėr shpjegimin e njė ngjarjeje dhe probabiliteti i ndodhjes sė njėrės prej tyre ėshtė zero, atėherė nuk ka dyshim se alternativa tjetėr ėshtė ajo e sakta. Por dogma materialiste e ndalon pranimin e Krijuesit. Ky ndalim e ka shtyrė kėtė shkencėtar - dhe shumė tė tjerė qė besojnė tė njėjtėn dogmė - tė pranojė tė bėjė deklarime qė janė krejtėsisht nė kundėrshtim me arsyen.


Michael Behe: “Njė heshtje e pazakontė rrethon
kompleksitetin e qelizės.”

Pikėpamjet e dogmės materialiste janė arsyet qė shumė emra tė njohur tė komunitetit shkencor janė ateistė. Ata qė e ēlirojnė veten nga kurthi i kėsaj magjepsjeje dhe mendojnė lirisht nuk hezitojnė tė pranojnė ekzistencėn e Krijuesit. Biokimisti amerikan Dr. Michael J. Behe, njė prej emrave tė njohur qė mbėshtesin teorinė e "dizenjimit inteligjent", e cila kohėt e fundit ėshtė bėrė mjaft e pranuar, i pėrshkruan kėshtu shkencėtarėt qė kundėrshtojnė krijimin e organizmave:

Nė katėr dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizės. Kjo ka kėrkuar dhjetra mijėra njerėz qė i kanė dedikuar pjesėn mė tė mirė tė jetės sė tyre punės sė lodhshme nė laborator… Rezultati i kėtyre pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė studiuar qelizėn - pėr tė hetuar jetėn nė nivel molekular - ėshtė njė thirrje e fortė dhe e qartė, "krijim!". Rezultati ėshtė kaq i qartė dhe kaq kuptimplot saqė duhet konsideruar si njė prej arritjeve mė tė mėdha nė historinė e shkencės… Nė vend tė heshtjes sė turpshme qė rrethon kompleksitetin e qelizės, pėrse komuniteti shkencor nuk pranon zbulimin e tij shokues? Pėrse observimi i krijimit trajtohet me doreza? Dilema ėshtė se n.q.s. pranohet dizenjimi inteligjent (krijimi), atėherė pranohet ekzistenca e Zotit.3

Kjo ėshtė kategoria e shkencėtarėve evolucionistė ateistė qė ju shikoni nė televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Tė gjitha kėrkimet shkencore u tregojnė atyre ekzistencėn e Krijuesit, megjithatė ata vazhdojnė tė mohojnė dhe tė jenė tė verbėr e tė pandjeshėm, pėr shkak tė edukimit materialist me tė cilin ata janė ushqyer.

Njerėzit qė nuk pėrfillin provat e qarta tė Krijuesit bėhen krejt tė pandjeshėm. Tė mbėrthyer nga njė vetėsiguri e rreme e shkaktuar nga pandjeshmėria, ata mund tė shkojnė deri atje sa tė konsiderojnė njė absurditet si njė virtyt.

Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar pėr shumė kohė nė histori. Nė Kuran ajo pėrshkruhet kėshtu:

"Edhe sikur t'u zbrisnim atyre engjėjt, apo t'u flisnin tė vdekurit, apo tė mblidhnim para syve tė tyre ēdo gjė, ata nuk kishin pėr tė besuar vetėm nėse do tė dėshironte Allahu, por shumica e tyre injorojnė (tė vėrtetėn)." (El-En'am: 111)

Ashtu siē e bėn tė qartė ky ajet, mendimi dogmatik i evolucionistėve nuk ėshtė njė mėnyrė mendimi origjinal. Nė fakt, ajo qė pretendojnė shkencėtarėt evolucionistė, nuk ėshtė njė mendim shkencor modern, por njė injorancė e trashėguar nga komunitetet mė tė pacivilizuara pagane.

E njėjta filozofi pėrshkruhet nė njė ajet tjetėr nė Kuran:

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht nė tė, ata vetėm do tė thonin: "Sytė tanė po na mashtrojnė. Jo, ne jemi magjepsur." (El-Hixhr: 14-15)

 

Indoktrinimi masiv evolucionist

Siē u tregua nė ajetet e cituara mė sipėr njė prej arsyeve pse njerėzit nuk mund tė shohin realitetin e ekzistencės sė tyre ėshtė njė lloj "magjie" qė i pengon ata tė arsyetojnė. Eshtė e njėjta "magji" qė pėrhap nė tė gjithė botėn pranimin e teorisė sė evolucionit. Kjo "magji" ndodh pėr shkak tė indoktrinimit. Njerėzit janė tė ekspozuar ndaj njė indoktrinimi kaq intensiv pėr saktėsinė e teorisė sė evolucionit saqė ata shpesh nuk arrijnė tė kuptojnė deformimet qė ekzistojnė. Ky indoktrinim krijon efekte negative nė tru dhe bėn tė paaftė aftėsinė e gjykimit. Kėshtu, truri duke qenė nėn njė indoktrinim konstant fillon ta perceptojė realitetin jo siē ėshtė, por ashtu siē indoktrinohet. Ky fenomen mund tė vėrehet nė shembuj tė tjerė. P.sh. nėse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai ėshtė shtrirė ėshtė njė makinė, ai fillon ta perceptojė krevatin si makinė. Ai mendon se kjo gjė ėshtė shumė logjike dhe racionale, sepse ai me tė vėrtetė e percepton nė atė mėnyrė dhe nuk ka asnjė dyshim nė vėrtetėsinė e saj. Shembuj si ky qė pėrmendėm, qė tregojnė efikasitetin dhe fuqinė e mekanizmit tė indoktrinimit, janė realitete shkencore, tė cilat janė vėrtetuar nga eksperienca tė shumta nė literaturėn shkencore dhe janė pikė referimi tė teksteve tė psikologjisė e psikiatrisė.


Richard Dawkins, gjithmonė i zėnė duke propaganduar teorinė e evolucionit.

Teoria e evolucionit dhe pikėpamja materialiste qė bazohet mbi tė i janė imponuar masės me anė tė kėtyre metodave indoktrinimi. Njerėzit qė vazhdimisht pėrballen me indoktrinimin e evolucionit nė media, burime akademike dhe platforma "shkencore" nuk arrijnė tė kuptojnė se pranimi i kėsaj teorie ėshtė nė fakt nė kundėrshtim me principet bazė tė arsyes. I njėjti indoktrinim ėshtė i vlefshėm edhe pėr shkencėtarėt. Emra tė rinj, duke u ngjitur nė karrierėn e tyre, adoptojnė pikėpamjen materialiste gjithmonė e mė shumė me kalimin e kohės. Tė magjepsur nga kjo "magji" shumė shkencėtarė evolucionistė vazhdojnė tė kėrkojnė prova pėr konfirmimin e thėnieve iracionale dhe tė pabaza evolucioniste tė shekullit XIX, tė cilat janė hedhur poshtė qė prej shumė kohėsh nga provat shkencore.

Ekzistojnė gjithashtu edhe mekanizma tė tjerė qė i detyrojnė shkencėtarėt tė jenė evolucionistė dhe materialistė. Nė vendet perėndimore njė shkencėtar duhet tė plotėsojė disa kushte nė mėnyrė qė tė pėrkrahet, tė arrijė njohjen akademike apo tė botojė artikujt e tij nė revistat shkencore. Pranimi i drejtpėrdrejtė i evolucionit ėshtė kushti numėr njė. Ky sistem i ēon kėta shkencėtarė kaq larg, saqė harxhojnė gjithė jetėn dhe karrierėn e tyre shkencore pėr hir tė njė dogme.

Ky ėshtė realiteti qė fshihet pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencės". Evolucioni mbahet i gjallė jo sepse ka vlerė shkencore, por sepse ėshtė detyrim ideologjik. Shumė pak shkencėtarė qė e njohin kėtė fakt mund tė rrezikojnė tė thonė tė vėrtetėn.

Nė kėtė libėr ne do tė paraqesim zbulimet e shkencės bashkėkohore qė kanė ēuar nė shkatėrrimin e besimit evolucionist dhe nė nxjerrjen nė pah tė provave tė qarta pėr ekzistencėn e Allahut. Lexuesi do tė jetė dėshmitar se teoria e evolucionit ėshtė nė fakt njė mashtrim, njė mashtrim qė ėshtė pėrgėnjeshtruar nga shkenca nė ēdo hap, por qė mbahet i gjallė pėr tė fshehur faktin e krijimit. Shpresojmė qė lexuesi tė ēlirohet nga "magjia" evolucioniste, e cila errėson mendjet e njerėzve e shkatėrron aftėsinė e tyre pėr tė gjykuar dhe tė reflektojė seriozisht pėr atė qė po lexon nė kėtė libėr.

N.q.s. ai do tė jetė nė gjendje tė heqė qafe kėtė magji dhe tė mendojė lirshėm pa paragjykime, shumė shpejt do tė zbulojė tė vėrtetėn. Kjo e vėrtetė e pashmangshme, e vėrtetuar nga shkenca moderne nė tė gjitha aspektet e saj, ėshtė se gjallesat erdhėn nė ekzistencė jo rastėsisht, por si rezultat i krijimit.

 
    


2 Ali Demirsoj, "Kalitim ve Evrim" (Trashėgimia dhe Evolucioni), Ankara: Meteksan Publishing Co., 1984, fq. 61.
3 Michael J. Behe, "Darwin’s Black box" (Kutia e zezė e Darvinit), New York: Free Press, 1996, fq. 232-233