HYRJE
E të zëhet (errësohet) Hëna, dhe
të bashkohet Dielli e Hëna. Atë Ditë njeriu do të
pyet: "Ku mund të ik?" Jo vërtetë! Nuk do të
ketë strehim. Atë Ditë, caku i vetëm do të jetë
te Zoti yt. (Sure Kijame: 8 - 12)
Mendoni për njerëzit dhe ngjarjet që i japin formë
jetës suaj. Ju punoni me zell për të arritur dikund, duke
u përpjekur për të gjetur vendin tuaj në luftën
për një jetë të mirë. Jeni shumë të
vëmendshëm ndaj disa çështjeve dhe mendoni thellë
për to. Në të njëjtën kohë, me kujdes i
shmangeni të menduarit për çështje tjera dhe, siç
ndodhë zakonisht, shumë njerëz të afërt me ju
bëjnë të njëjtën gjë. Çdo njeri e
di se cilave tema duhet shmangur në bisedë dhe në të
menduar. Vdekja është njëra prej tyre, ndoshta më
e rëndësishmja prej tyre. Për ata, vdekja është
një fund për të cilin nuk ka zgjidhje.
Dita e Gjykimit, e cila do tāia sjellë “vdekjen”
gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është
një çështje për të cilën njerëzit
nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë
ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme
dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë
për atë që do të ndodhë atë Ditë, por
pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson ata, njerëzit
janë të prirur ta harrojnë atë. Ata thjeshtë
parapëlqejnë të vazhdojnë jetërat e tyre në
vend se të ballafaqohen me të.
Njerëzit më së shumti ndikohen nga aspekti i ditës
së fundit të kësaj Dite për të gjitha qeniet,
qofshin ato të gjalla apo të pajetë. Dita e Gjykimit është
dita e fundit e jetës në Tokë dhe për gjithësinë.
Por në të njëjtën kohë, është fillimi
i jetës së amshueshme në Jetën e Përtejme (Ahiret).
Atë Ditë, njerëzit do të ringjallen, do të rikrijohen.
Besimtarët në Allahun dhe në Ahiret do të mirëpriten
në Xhennet (Parajsë), ndërsa mosbesimtarët do të
dërgohen në Xhehennem (Ferr). Prandaj, për ata që
e presin një Ditë të tillë, plotësisht të
vetëdijshëm se çānënkupton ajo, është
e pakuptim që tāi iket vdekjes, Ditës së Gjykimit
dhe Ahiretit. Përkundrazi, realiteti i vdekjes dhe ngjarjet e asaj
Dite do tāi udhëzojnë njerëzit që të bëjnë
vepra të mira për çështjen e Allahut, do tāi
drejtojnë ata të besojnë në Ahiret dhe do tāi
sjellin më pranë Allahut. Vetëm besimtarët do të
kursehen nga frika e madhe e asaj Dite, në të cilën ngjarje
të papara më parë do të ndodhin, sepse Allahu shpall
se ata nuk do të kenë arsye për të qenë të
frikësuar apo të pikëlluar, sepse:
Nuk është ashtu (si thonë ata)! Të gjithë ata
që i janë dorëzuar Allahut dhe janë bamirës,
do të gjejnë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Ata nuk
do të ndiejnë kurrfarë frike dhe nuk do të njohin
kurrfarë pikëllimi. (Sure Bekare: 112)
Ata që besuan në këtë Ditë dhe në Kurāan,
si edhe se jeta e vërtetë është në Ahiret, gjersa
ishin gjallë dhe jetuan në pajtim me të do të jenë
të shpëtuar. Ata nuk e shpërfillën ekzistencën
e vdekjes dhe nuk ishin shumë mendjemëdhenjë për të
adhuruar Allahun. Të tillët do të mirëpriten në
mënyrën më të këndshme në Ahiret dhe drita
udhëzuese e Allahut do të jetë me ta në Ditën
e Gjykimit. Besimtarëve u japet lajmi i mirë në Kurāan,
si vijon:
…Ditën kur Allahu nuk do të turpërojë Pejgamberin
e së bashku me të ata që besuan. Drita e tyre do të
ndriçojë para tyre dhe në të djathtë të
tyre. E ata do të thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën
tonë, dhe falna neve! Ti ke fuqi mbi çdo gjë." (Sure
Tahrim: 8)
Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron
për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është
më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit është
një realitet për të gjithë njerëzit dhe, si e
tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do tāju ndihmojë
që të mendoni për ekzistencën dhe realitetin e saj
në dritën e vargjeve Kurāanore.
Qëllimi i librit është që tāju paralajmërojë
për një Ditë në të cilën ju do të takoheni
me çkado që do të ndodhë dhe tāju udhëzojë
drejt sigurisë dhe jetës së përjetshme në Xhennet.
Realiteti i ngjarjeve shqetësuese të kësaj Dite është
një faktor i rëndësishëm për tāi shtyrë
njerëzit të mendojnë për të. Për këtë
arsye, gjatë këtij libri do të përshkruajmë hollësitë
e kohës që shpie drejt Ditës së Gjykimit dhe do të
hetojmë realitetin e saj.
|