Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
FATKEQËSITË QË SOLLI DARVINIZMI PËR NJERËZIMIN - Harun Yahya
FATKEQĖSITĖ QĖ
SOLLI DARVINIZMI PĖR NJERĖZIMIN




PJESA E TRETE

Aleanca e tmerrshme midis Darvinit dhe Fashizmit

Aleanca e pėrgjakshme mes Darvinit dhe Hitlerit

Nazizmi (Nacionalsocializmi) lindi nė atmosferėn kaotike tė Gjermanisė, pas humbjes sė saj nė Luftėn e Parė Botėrore. Udhėheqėsi i Partisė Nacionalsocialiste ishte Adolf Hitleri. Racizmi pėrbėnte bazėn e botėkuptimit tė Hitlerit. Ai besonte se raca ariane, elementi bazė i kombit gjerman, ishte superiore ndaj tė gjitha racave tė tjera dhe duhej tė sundonte mbi to. Ai ėndėrronte qė raca ariane tė ndėrtonte njė perandori qė do tė zgjaste 1000 vjet.

Mbėshtetja shkencore qė Hitleri gjeti pėr kėto teori raciste ishte teoria e Darvinit.


Hitleri dhe libri i tij "Mein Kampf", nė tė cilin ai shpalosi ideologjinė e tij.

Kėshilltari mė i rėndėsishėm i Hitlerit, historiani racist gjerman Heinrich Von Treitschke, ishte mjaft i ndikuar nga teoria e evolucionit dhe i mbėshteste pikėpamjet e tij raciste te Darvinizmi. Ai thoshte se "kombet mund tė arrijnė zhvillim vetėm nė kushtet e njė konkurrence tė fortė si pėrzgjedhja natyrore e Darvinit" dhe deklaronte se kjo do tė thoshte luftė e pėrhershme dhe e pashmangshme. Ai ishte i mendimit se "tė zaptosh me anė tė shpatės ėshtė njė mėnyrė pėr t'i sjellė qytetėrim barbarizmit dhe dituri injorancės". Ai shkruante:

"Raca e verdhė s'ia thotė fare pėr aftėsi artistike dhe liri politike. Eshtė fati i racės sė zezė qė t'u shėrbejė tė bardhėve dhe tė jetė objekt i pėrēmimit tė tyre nė pėrjetėsi…"43

Ndėrkohė qė Hitleri zhvillonte teoritė e tij, ai gjeti frymėzim, ashtu si dhe Treitschke, te Darvini dhe sidomos tek ideja e Darvinit mbi luftėn pėr mbijetesė. Pėr librin e tij famėkeq "Mein Kampf" (Lufta Ime), ai ishte frymėzuar pikėrisht nga ideja e kėsaj lufte pėr mbijetesė. Ashtu si Darvini, Hitleri u dha racave joevropiane statusin e majmunėve dhe tha: "Po hoqėt gjermanėt nordikė, s'mbetet gjė tjetėr pėrveē vallėzimit tė majmunėve."44

Nė mitingun e partisė nė vitin 1933 nė Nuremberg, Hitleri shpalli se "njė racė superiore e nėnshtron njė racė inferiore… njė e drejtė qė e vėrejmė nė natyrė dhe qė mund tė konsiderohet si e vetmja e drejtė e imagjinueshme", sepse mbėshtetet te shkenca.45

Hitleri, i cili besonte nė epėrsinė e racės ariane, mendonte se epėrsia i ishte dhėnė kėsaj race nga natyra.

Nė librin "Mein Kampf", ai shkruan si vijon:

Ēifutėt formojnė njė kundėr-racė nėn-njerėzore, tė destinuar pėr ligėsi nga trashėgimia biologjike, ashtu siē ėshtė e destinuar raca nordike pėr fisnikėri… Historia do tė arrijė kulmin me njė perandori tė re mijėvjeēare me njė shkėlqim tė paparė, e mbėshtetur nė njė hierarki racore tė re, tė caktuar prej vetė natyrės.46

Hitleri, i cili ishte i mendimit se qeniet njerėzore ishin kafshė tė njė shkalle tė lartė zhvillimi, besonte se nė vend qė t'ua linte nė dorė kontrollin e evolucionit forcave tė natyrės apo fatit, me njė fjalė rastėsisė, ishte e domosdoshme ta merrte vetė nė dorė zhvillimin e racės njerėzore. Ishte pikėrisht ky qėllimi final i lėvizjes naziste. Qė tė realizonte kėtė qėllim, hapi i parė ishte tė ndante e tė izolonte racat inferiore nga raca ariane, raca qė ata besonin se ishte superiore.

Nė kėtė gjendje, nazistėt iu futėn punės pėr zbatimin e Darvinizmit dhe morėn si shembull "Teorinė e Eugjenisė", qė e kishte burimin te Darvinizmi.

Teoria e Eugjenisė mbėshtetej tek idetė darviniste


Frensis Galton Leonard Darwini

Teoria e Eugjenisė, e cila u shfaq nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, kishte pėr qėllim spastrimin e tė sėmurėve dhe handikapatėve dhe pėrmirėsimin e racės njerėzore duke rritur
numrin e individėve tė shėndetshėm. Sipas Teorisė sė Eugjenisė, sikurse shfaqen lloje mė tė mira kafshėsh, duke kryqėzuar kafshė tė shėndetshme me njėra-tjetrėn, ashtu mund tė pėrmirėsohet edhe raca njerėzore.

Siē mund tė pritet, ata qė e paraqitėn programin e Eugjenisė ishin darvinistėt. Nė krye tė valės eugjenike nė Angli u vu kushėriri i Ēarls Darvinit, Frensis Galton dhe i biri i Darvinit, Leonard Darvini.

Ishte e qartė se ideja e Eugjenisė ishte rezultat i natyrshėm i Darvinizmit. Nė fakt, kėsaj tė vėrtete iu kushtua njė rėndėsi e veēantė nė ato botime qė pėrkrahnin Eugjenisė. Nė to thuhej: Eugjenia ėshtė marrja pėrsipėr nga ana e njeriut e evolucionit tė vet."

Kenneth Ludmerer, historian mjeksie nė universitetin e Uashingtonit, vuri nė dukje se ideja e Eugjenisė ėshtė aq e vjetėr, sa "Republika" e Platonit, por ai shtoi, gjithashtu, se Darvinizmi ishte arsyeja qė u ngjall interesimi pėr idenė e hedhur nė shekullin XIX:

"…mendimi i Eugjenisė moderne lindi vetėm nė shekullin XIX. Ngjallja e interesimit pėr Eugjeninė gjatė atij shekulli kishte rrėnjė tė shumta. Mė e rėndėsishmja ishte teoria e evolucionit, sepse idetė e Frensis Galtonit mbi Eugjenitikėn - dhe ishte pikėrisht ai qė krijoi termin "Eugjeni" - ishin rrjedhim logjik i drejpėrdrejtė i doktrinės shkencore tė shtjelluar prej kushėririt tė tij, Darvinit."47


Hitleri mblodhi vajza gjermane bjonde e sykaltra nė njė kamp dhe u sigurua qė ato tė shkonin me oficerėt e forcave speciale (SS). Nė kėtė mėnyrė, ai ėndėrronte tė krijonte njė racė superiore.

Nė Gjermani, i pari qė u ndikua dhe e pėrhapi Eugjeninė ishte biologu i famshėm evolucionist Ernst Haeckel, i cili ishte mik i ngushtė dhe pėrkrahės i Darvinit. Pėr tė mbėshtetur teorinė e evolucionit, ai paraqiti tezėn e "pėrsėritjes", sipas sė cilės embrionet e ndryshme tė qenieve tė gjalla ngjasonin me njėra-tjetrėn. Mė vonė u zbulua se si ai kishte fallsifikuar tė dhėnat kur kishte nxjerrė kėtė pretendim.

Kur, nga njėra anė, Haeckel bėnte mashtrime shkencore tė kėtij lloji, nga ana tjetėr, i bėnte propagandė eugjenike. Ai sugjeroi qė fėmijėt handikapatė tė sapolindur tė vriten menjėherė, sepse kjo, sipas tij, do tė pėrshpejtonte evolucionin e shoqėrisė. Ai shkoi edhe mė tej, duke thėnė se leprozėt dhe njerėzit e sėmurė me kancer dhe me sėmundje mendore duhet tė vriten pa iu dhimbsur kujt. Pėrndryshe kėta njerėz do t'i bėheshin barrė shoqėrisė dhe do tė ngadalėsonin evolucionin. Studiuesi amerikan Xhorxh Stein e pėrmblodhi besnikėrinė e verbėr tė Haeckel ndaj teorisė sė evolucionit nė njė artikull tė tijin nė revistėn "American Scientist" nė kėtė mėnyrė:

… Ai [Heackel] ishte i mendimit se Darvini kishte tė drejtė… njerėzimi, pa dyshim, kishte evoluar nga mbretėria e kafshėve. Si rrjedhim, (dhe kėtu hapi fatal ishte hedhur me prezantimin e parė tė rėndėsishėm tė Darvinizmit nga Heackel nė Gjermani), ekzistenca shoqėrore dhe politike e njerėzimit drejtohet nga ligjet e evolucionit, pėrzgjedhja natyrore dhe biologjia, siē tregohet qartė nga Darvini. Tė mendoje ndryshe ishte bestytni.48

Heackel vdiq nė 1919, por idetė e tij u trashėguan nga nazistėt. Pak kohė pas ardhjes nė pushtet tė Hitlerit, nisi njė program zyrtar Eugjenik. Hitleri e pėrmblodhi politikėn e re nė kėto fjali:

Nė pushtetin popullor, stėrvitja e mendjes dhe e trupit do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm, por edhe pėrzgjedhja njerėzore ėshtė po aq e rėndėsishme…. Shteti ka pėr detyrė tė shpallė si tė papėrshtatshėm pėr qėllime riprodhimi cilindo qė duket qartė se ėshtė i sėmurė apo jo i shėndoshė gjenetikisht dhe duhet ta ēojė deri nė fund kėtė detyrė pa mėshirė, pavarėsisht nga mirėkuptimi apo mungesa e mirėkuptimit nga ana e ndonjėrit. Ndalimi i riprodhimit tė personave me tė meta trupore apo mendore pėr njė periudhė kohe prej vetėm 600 vjetėsh do ēonte nė pėrmirėsim tė shėndetit tė njeriut, gjė qė s'mund tė pėrfytyrohet nė ditėt e sotme. Po tė realizohej dhe planifikohej pjelloria e anėtarėve mė tė shėndetshėm tė racės, rezultati do tė ishte njė racė, e cila do t'i kishte humbur farat e kalbjes trupore dhe shpirtėrore qė bartim ne sot.49

Si domosdoshmėri e kėsaj politike tė ndjekur nga Hitleri, tė sėmurėt me tė meta mendore, invalidėt, tė verbėrit qė nga lindja, si dhe individėt me sėmundje gjenetike nė shoqėrinė gjermane, u mblodhėn nė "qendra sterilizimi" tė veēanta. Kėta njerėz konsideroheshin si parazitė tė dėmshėm pėr pastėrtinė dhe pėrparimin evolucionar tė racės gjermane. Pak mė vonė, nė fakt, ata njerėz qė ishin spastruar nga shoqėria filluan tė vriten me urdhėr tė fshehtė tė Hitlerit.

Kėto vrasje u paraqitėn si krejt tė arsyeshme dhe ata qė pranoheshin si inferiorė gjenitikisht, pėrshkruheshin si "pa pėrfitim" dhe pengesė pėr zhvillimin e kombit. Grupe tė shumta, duke pėrfshirė raca e popuj tė ndryshėm, qė shiheshin si raca inferiore, dalėngadalė filluan tė pėrfshihen nė listė. Mė vonė u pėrfshinė njerėzit e sėmurė e tė moshuar, ata me verdhėz, ata me tė meta tė rėnda mendore, shurdhmemecėt, madje dhe ata me sėmundje tė pashėrueshme. Kur atleti zezak Xhesi Ouens fitoi 4 medalje ari nė Lojrat Olimpike tė Berlinit nė 1936, Hitleri, edhe pse i uroi tė gjithė konkuruesit, nuk pranoi tė uronte Xhesi Ouensin dhe u largua nga stadiumi. Disa evolucionistė, madje, mbėshtetėn pikėpamjen se femrat ishin inferiore ndaj meshkujve nga pikėpamja e evolucionit.

Dr. Robert Vartenberg, profesor i shquar i neurologjisė nė Kaliforni, u pėrpoq tė vėrtetonte inferioritetin e femrave duke thėnė se ato nuk do tė mund tė mbijetonin, po mos tė kishin "mbrojtjen e meshkujve". Ai arriti nė pėrfundimin se, pėr shkak se femrat qė ishin mė tė dobta nuk eliminoheshin me shpejtėsi falė kėsaj mbrojtjeje, kjo sillte ngadalėsim nė procesin e evolucionit dhe pėr kėtė arsye, pėrzgjedhja natyrore nuk vepronte aq shumė te femrat sa ē'vepronte te meshkujt. Nė bazė tė kėtyre mendimeve, nė Gjermaninė Naziste femrat ndaloheshin hapur qė tė ushtronin profesione tė caktuara.50

Menjėherė pas zhvillimit tė Darvinizmit dhe idesė sė Eugjenitikės, nė Gjermani, "shkencėtarėt racistė" mbėshtetėn hapur vrasjen e anėtarėve dhe segmenteve tė padėshiruara tė popullsisė. Njė prej kėtyre shkencėtarėve, Adolf Jost, "nxorri njė thirrje pėr vrasje tė drejtpėrdrejtė mjekėsore" nė njė libėr tė botuar nė vitin 1895, "Das Recht auf den Tod" (E drejta pėr vdekjen). Josti ishte i mendimit se "pėr hir tė shėndetit tė organizmit shoqėror, shteti duhet tė marrė pėrsipėr vdekjen e individėve". Adolf Jost ishte udhėheqėsi shpirtėror i Hitlerit, qė u shfaq nė skenėn politike pothuajse 30 vjet mė vonė. "Shteti duhet tė kujdeset qė vetėm tė shėndetshmit tė lindin fėmijė,"- thoshte Hitleri. "Ai duhet tė shpallė si tė papėrshtatshėm pėr riprodhim tė gjithė ata qė kanė ndonjė lloj sėmundjeje apo qė kanė trashėguar ndonjė mangėsi e, si rrjedhim, mund ta lėnė trashėgimi te tė tjerėt".51

Nė bazė tė njė ligji tė nxjerrė nė vitin 1933, 350.000 njerėz me tė meta mendore, 30.000 evgjitė dhe qindra fėmijė zezakė u sterilizuan me metoda tė tilla si tredhja, rrezet X, injektimet dhe shoku elektrik nė zonėn e organeve gjinitale. Njė oficer nazist, ka thėnė: "Nacionalsocializmi s'ėshtė gjė tjetėr, veēse biologji e vėnė nė jetė."52

Pėrveē pėrpjekjeve pėr tė pėrshpejtuar zhvillimin e racės gjermane me anė tė vrasjes dhe politikave tė pamėshirshme kundėr njerėzve tė pafajshėm, Hitleri po praktikonte edhe njė formė tjetėr tė Eugjenitikės. Gra e burra bjondė e sykaltėr, tė pranuar si pėrfaqėsues tė racės gjermane, u inkurajuan tė krijonin lidhje e tė bėnin fėmijė. Nė 1935 "ferma" tė veēanta riprodhimi u krijuan pėr kėtė qėllim. Kėto ferma, ku u vendosėn vajza tė reja qė i plotėsonin kriteret raciste, shpesh frekuentoheshin prej njėsive tė forcave speciale (SS). Fėmijėt e jashtėligjshėm qė lindnin nė kėto ferma rriteshin si ushtarė tė mbretėrisė sė ardhshme gjermane njėmijė vjeēare.

Devijimi ariano-racor i nazistėve


Ashtu si Hitleri, Heinrich Himmler, shefi i gestapos, si dhe oficerė tė tjerė nazistė kishin pikėpamje darviniste dhe kjo i bėnte tė kishin ide raciste e mizore.

Nazistėt pėrdorėn pėrsėri koncepte darviniste pėr tė vėrtetuar superioritetin e racės ariane.

Darvini kishte pretenduar se me evoluimin e njerėzve zmadhohej edhe kafka e tyre. Nazistėt e pėrqafuan fort kėtė ide dhe ia nisėn punės pėr matjen e kafkave, pėr tė treguar se raca gjermane ishte superiore. Nė ēdo cep tė Gjermanisė naziste u bėnė krahasime qė tregonin se kafkat gjermane ishin mė tė mėdha sesa ato tė racave tė tjera. Dhėmbėt, sytė, flokėt dhe tipare tė tjera u vlerėsuan nė bazė tė pėrmasave evolucionare. Individėt qė nuk pėrkonin me pėrmasat e kėrkuara, duhej tė shfaroseshin nė emėr tė parimeve tė Eugjenitikės.

E gjitha kjo marrėzi u krye nė emėr tė zbatimit tė parimeve darviniste nė shoqėri. Historiani amerikan Michael Gordin, autor i librit "The Nazi Doctors and the Nuremberg Code" (Mjekėt nazistė dhe kodi i Nurembergut), e zbulon realitetin nė kėtė mėnyrė:

Unė mendoj se ajo qė ndodhi ishte njė kombinim i pėrsosur i ideologjisė naziste, Darvinizmit Social dhe higjenės racore, ashtu siē u shfaq nė fund tė shekullit XIX.53

Xhorxh Stein e shpjegon kėtė dukuri:

Nacionalsocializmi, apo ēfarėdo tė ketė qenė, nė fund tė fundit ka qenė pėrpjekja e parė, plotėsisht e ndėrgjegjshme, pėr tė organizuar njė bashkėsi politike, duke u mbėshtetur tek njė biopolitikė e hapur: njė biopolitikė nė pėrputhje tė plotė me faktet shkencore tė revolucionit darvinian.54

Evolucionisti me famė. Sir Arthur Keith, shprehet pėr Hitlerin si vijon:

Fyreri gjerman ėshtė evolucionist; ai me vetėdije tė plotė ka kėrkuar ta bėjė praktikėn e ndjekur nė Gjermani tė pėrputhet me teorinė e evolucionit.55

Autori i librit "Darwin: Before and After", Robert Clarke, nxori pėrfundimin se Adolf Hitleri "… ishte magjepsur nga mėsimet evolucioniste, ndoshta, qysh nė vegjėli. Hitleri arsyetonte se njė racė mė e lartė do tė sundonte gjithmonė mbi njė mė tė ulėt."56 Filozofia politike e Gjermanisė naziste mori formė nėn ndikimin e kėtyre ideve tė Hitlerit.

Autori i librit "Raca dhe Rajhu", Joseph Tenenbaum shkruan se filozofia politike e Gjermanisė ishte ndėrtuar nė bazė tė bindjes se pėr ecjen pėrpara tė evolucionit ishin tė domosdoshme:

… lufta, seleksionimi natyror dhe mbijetesa e mė tė fortit, tė gjitha kėto nocione dhe vėzhgime studimore tė arritura…nga Darvini… por tashmė tė zhvilluara qė nė embrion nė filozofinė shoqėrore gjermane tė shekullit XIX... Nė kėtė mėnyrė, u zhvillua doktrina e tė drejtės sė natyrshme tė Gjermanisė pėr tė sunduar botėn nė bazė tė fuqisė supreme… [tė njė] marrėdhėnijeje "ēekani dhe kudhre" mes Rajhut dhe kombeve mė tė dobta.57

Adolf Hitleri nuk ishte i vetmi ndėr udhėheqėsit nazistė nė "luftėn e tij tė evolucionit ideologjik." Hainrih Himler, kreu i gestapos, "pohoi se ligji i natyrės duhet tė bėjė tė vetėn nė luftėn pėr ekzistencė." Nė fakt, tė gjithė udhėheqėsit nazistė i ishin kushtuar evolucionit dhe racizmit gjerman, ashtu sikurse vlerėsonin shumica e shkencėtarėve dhe industrialistėve gjermanė gjatė atyre viteve tė mallkuara.58

Urrejtja e Hitlerit pėr fenė

Njė arsye tjetėr qė shpjegon rėndėsinė e madhe qė Hitleri i dha teorisė sė evolucionit ishte se ai e shikonte teorinė si njė armė kundėr besimit fetar. Hitleri ndjente njė urrejtje tė thellė pėr fetė me origjinė hyjnore. Virtytet morale si dhembshuria, mėshira dhe pėrulėsia, tė urdhėruara nga kėto fe, pėrfaqėsonin njė pengesė tė madhe pėr njeriun arian tė pamėshirshėm dhe luftėtar qė nazistėt donin tė krijonin. Kjo ishte arsyeja qė, sapo erdhėn nė fuqi nazistėt nė vitin 1933, u pėrpoqėn ta kthenin shoqėrinė gjermane nė besimet e hershme pagane. Kryqi i thyer (Swastika), simbol nga kulturat e vjetra pagane, ishte njė shenjė e kėtij rikthimi. Ceremonitė naziste, tė mbajtura nė ēdo cep tė Gjermanisė, pėrbėnin njė kthim nė ritet e lashta pagane. Ideja e evolucionit, trashėgim nga kulturat pagane, shkonte pėr mrekulli me ideologjinė e Nazizmit. Hitleri njė herė zbuloi qėndrimin e tij ndaj Krishtėrimit kur e tha hapur se feja ėshtė:

... gėnjeshtėr e organizuar [qė] s'duhet t'i mbetet as nam as nishan. Shteti duhet tė mbetet padroni absolut. Kur isha mė i ri, mendoja se ishte e domosdoshme t'i vihesh [shkatėrrimit tė fesė] …me dinamit… Situata pėrfundimtare duhet tė jetė… nė Fronin e Shėn Pjetrit, njė prift shėrbyes i kaluar nė moshė; ballė pėr ballė me tė, ca plaka ogurzeza… Tė rinjtė dhe tė shėndetshmit janė nė anėn tonė… Popujt tanė mė parė kanė arritur tė jetonin mirė e bukur edhe pa kėtė fe. Unė kam gjashtė divizione me forca speciale (SS) krejt indiferentė ndaj ēėshtjeve tė fesė.59




Kėto fotografi pėrmbledhin vuajtjen, frikėn, tmerrin dhe ankthin qė i shkaktuan njerėzimit, Hitleri dhe ata qė mendonin si ai. Darvinizmi, i cili ishte burimi i parė i kėtij makthi, ende vazhdon t'i shkaktojė vuajtje njerėzimit kudo nė botė.

 


Daniel Gasman i bėri tė njohura arsyet e urrejtjes sė Hitlerit pėr fenė nė librin e tij "Origjina shkencore e Nacionalsocializmit":

Hitleri theksoi dhe veēoi idenė e evolucionit biologjik si armėn kryesore kundėr fesė tradicionale dhe vazhdimisht dėnonte Krishtėrimin, sepse ky i fundit kundėrshtonte mėsimet e evolucionit… Pėr Hitlerin, evolucioni ishte vula e shkencės dhe e kulturės bashkėkohore.60

Faktikisht, shkaku themelor i katastrofave tė panumėrta qė pėrjetoi bota nė shekullin XX ishte karakteri i njerėzve tė tillė si Hitleri dhe nazistėve tė pafe. Kėta njerėz qė mohonin ekzistencėn e Zotit dhe besonin se qeniet njerėzore kishin evoluar derisa u bėnė kafshė tė zhvilluara, e shihnin veten si tė pakontrolluar, pa kurrėfarė pėrgjegjėsie nė botė. Imoraliteti dhe tirania e tyre nuk njihte kufij dhe pėr kėtė arsye ata vranė pa pikė mėshire miliona njerėz. Vėshtirėsitė dhe vuajtjet qė lindin nė njė shoqėri pa fe shihen qartė nė shembullin e Hitlerit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Frankos, Musolinit e tė tjerė, tė cilėt e mbytėn nė gjak shekullin XX. Sigurisht qė duhet nxjerrė njė mėsim nga makthi qė vjen nga mungesa e fesė.

Katastrofat e shkaktuara nga Darvino fashisti Musolini

Nė tė njėjtėn mėnyrė qė Hitleri pėrcaktoi politikėn e tij duke pėrdorur Darvinizmin, po kėshtu, bashkėkohėsi dhe aleati i tij, Benito Musolini, shfrytėzoi pretendimet dhe konceptet darviniste qė tė hidhte themelet e njė Italie imperialiste dhe fashiste.

Musolini ishte njė evolucionist kokė e kėmbė, i cili mendonte se dhuna kishte qenė njė forcė shtytėse nė histori dhe se lufta ēonte nė revolucion. Pėr tė, "mungesa e dėshirės nga ana e Anglisė pėr tė marrė pjesė nė luftė shėrbeu vetėm pėr tė vėrtetuar dekadencėn evolucioniste tė Perandorisė Britanike."61

Nė ballė tė revistės "Il popolo d'Italia", tė cilėn e krijoi me ndihmėn financiare tė qeverisė franceze, ai vuri shprehjen: "Kush ka hekur, do tė ketė edhe bukė". Me fjalė tė tjera, ai po u thoshte njerėzve se qė tė mbushnin barkun, atyre u duhej forca e hekurt pėr tė zhvilluar luftė.

Musolini zgjodhi sėpatėn si simbol tė fashizmit dhe partisė fashiste, sepse sėpata ishte simbol i luftės, dhunės, vdekjes dhe masakrės.

Mėnyra e sjelljes sė Musolinit, agresive dhe e prirur pėr dhunė, si e ēdo fashisti, pėrshkruhet nė librin e Denis Mack Smith. Nė librin e tij, Smith shkruan se njė prej besimeve tė patundura tė Musolinit ishte agresioni dhe instikti i tij bazė ishte pėrdorimi i dhunės.62

Politika agresive dhe shtypėse e Musolinit ēoi nė masakrimin e shumė njerėzve, lėnien e tyre pa shtėpi e familje dhe shndėrrimin e vendit nė gėrmadhė. Dhuna dhe shtypja u praktikuan nėpėrmjet kėmishėzinjve, jo vetėm nė vendin e vet, por edhe nė vendet e tjera. Nė vitin 1935 ai pushtoi Etiopinė dhe deri nė vitin 1941 kishte shfarosur 15.000 njerėz. Ai nuk vonoi tė mbronte dhe tė justifikonte pushtimin e Etiopisė me pikėpamjet raciste tė Darvinizmit. Sipas Musolinit, etiopiasit ishin inferiorė, sepse ata bėnin pjesė nė racėn e zezė dhe duhet ta kishin pėr nder tė qeveriseshin nga njė racė superiore si italianėt.

Nga ana tjetėr, ai e vazhdoi shtypjen e popullsisė muslimane tė Libisė, tė cilėn e pushtoi mė 3 tetor 1911 dhe. Pushtimit i erdhi fundi vetėm pas njė marrėveshjeje tė arritur mė 10 shkurt 1947. Gjatė asaj periudhe, 1.5 milionė libianė ranė dėshmorė dhe qindra mijėra u plagosėn.

Musolini, qė ka hyrė nė histori pėr mizorinė dhe shtypjen e tij, e pėrshkroi kėshtu Fashizmin qė ai pėrkrahu dhe vuri nė jetė, nė njė fjalim:

Fashizmi nuk ėshtė mė ēlirim, por tirani, s'ėshtė mė mburoja e kombit, por mbrojtja e interesave vetjake.63

Siē pamė nga shembujt e Hitlerit dhe Musolinit, Fashizmi, ku tė fortėt dhe mizorėt kanė gjithmonė tė drejtė e janė superiorė dhe ku e vetmja mėnyrė pėr tė arritur sukses dhe zhvillim ishte pėrdorimi i forcės, agresionit, dhunės dhe luftės, ishte njė zbatim i pretendimit tė Darvinit se "tė fortėt jetojnė, tė dobėtit vdesin", parim ky qė bėri miliona e miliona njerėz tė vuajnė.

Fashisti Franko dhe shtypja qė solli ai nė Spanjė

Njė tjetėr shtypės fashist qė e shndėrroi shekullin XX nė njė det gjaku ishte Franko. Ai organizoi lėvizjen "Falange" nė Spanjė me pėrkrahjen e fashistėve darvinistė, Hitlerit e Musolinit, dhe i shkaktoi vuajtje tė mėdha e shtypje popullit tė Spanjės. Frankoja e futi popullin e tij nė luftė civile, duke nxitur vėllain kundėr vėllait, babain kundėr tė birit. Gjatė luftės civile nė Spanjė, mesatarisht 250 njerėz nė ditė vriteshin nė Madrid, 150 nė Barcelonė dhe 80 nė Sevilje. U kryen edhe shumė ekzekutime qė u ngulitėn fort nė kujtesėn e njerėzve. Masakra tė pamėshirshme kryheshin nė tė gjithė vendin. Nė njė fshat tė vogėl malor nė veri tė Madridit, 31 fshatarė u arrestuan, sepse nuk kishin votuar pėr Frankon dhe, nga kėta, 13 u nxorėn jashtė fshatit me kamion dhe u vranė nė anė tė rrugės. Fashistėt hynė nė njė qytet pranė Seviljes, me njė popullsi prej 11.000 banorėsh dhe vranė mė shumė se 300 njerėz. Si pasojė e ngjarjeve tė dhunshme qė vazhduan nė kėtė mėnyrė, rreth 800.000 njerėz u vranė nė luftėn civile dhe 200.000 tė tjerė u ekzekutuan me urdhėr tė Frankos. Miliona u plagosėn apo u gjymtuan.


S'u tregua pikė mėshirė as pėr fėmijėt nė Luftėn Civile tė Spanjės, pėr tė cilėn shkaktar ishte Franko. Njerėzit u nxorėn nga shtėpitė e tyre pa asnjė arsye dhe u qėlluan. Njerėz tė pafajshėm u vranė, u gjymtuan, humbėn familjet dhe tė dashurit e tyre. Kėto s'ishin gjė tjetėr, veēse pasqyrim i mizorisė fashiste nė jetėn e pėrditshme.

Frankoja i dhuroi Hitlerit popullsinė e njė fshati tė tėrė pėr tė provuar armėt e tij!

Pėrkrahėsit mė tė flaktė tė Frankos nė luftėn civile ishin Hitleri dhe Musolini. Franko nuk e la pėrkrahjen e aleatėve tė tij pa e shpėrblyer: ai bėri njė nga marrėveshjet mė mizore e mė tė pamėshirshme nė tė gjithė historinė, duke u dhėnė nazistėve pėr dhuratė qytete tė vogla si Guernika, pėr tė provuar armėt e tyre tė reja.

Nė mėngjesin e 5 majit 1937 banorėt e qytetit tė vogėl tė Guernikės u zgjuan pėr tė parė vdekjen qė e sollėn aeroplanėt bombardues gjigandė dhe tonelatat me bomba, mrekullitė e reja tė teknologjisė naziste. Qyteti i vogėl ishte lėnė nga Frankoja qė tė bėnin prova aeroplanėt e nazistėve.64

Kjo ngjarje ishte vetėm njė nga frytet e asaj filozofie tė ēmendur qė i konsideronte qeniet njerėzore si kavie laboratori. Kjo filozofi, qė la mijėra njerėz tė vdesin vetėm e vetėm qė tė provohej fuqia e armėve tė saj dhe qė gjymtoi, dėmtoi e torturoi mijėra tė tjerė, ėshtė e gjallė ende sot, e fshehur pas maskave tė ndryshme. Ajo do tė vazhdojė pėr aq kohė sa tė mbahet gjallė filozofia darviniste.

Roli paraprak i Darvinizmit nė Luftėn e Parė dhe tė Dytė Botėrore

Nė librin e tij "Evropa qė prej 1870-ės", profesori i njohur i historisė James Joll shpjegon se njė prej faktorėve qė ēoi nė shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore ishte besimi qė kishin udhėheqėsit e Evropės sė asaj kohe tek idetė darviniste:


Diktatorėt dhe tiranėt darvinistė qė besonin se lufta do t'i ēonte drejt pėrparimit tė njerėzimit, e shndėrruan shekullin XX nė njė det gjaku. Ata pėrhapėn dhunė anekėnd botės.

Kemi parė se si idetė darviniste patėn ndikim tė madh nė ideologjinė e imperializmit nė fund tė shekullit XIX, por ėshtė e rėndėsishme tė kuptosh se sa shabllon ėshtė marrė doktrina e luftės pėr ekzistencė dhe seleksionimi natyror nga pjesa mė e madhe e udhėheqėsve tė Evropės nė vitet para Luftės sė Parė Botėrore. Oficeri madhor austro-hungarez, p.sh., Franc Baron Conrad fon Hoetzendorff, shkroi nė kujtimet e tij pas luftės:

"Fetė filantropike, parimet morale dhe doktrinat filozofike sigurisht qė nganjėherė mund tė shėrbejnė pėr tė dobėsuar luftėn e njerėzimit pėr ekzistencė nė formėn e tij mė primitive, por ato nuk do t'ia dalin dot kurrė ta pėrjashtojnė atė si njė motiv shtytės tė botės… Katastrofa e luftės botėrore ndodhi pikėrisht nė pėrputhje me kėtė parim tė madh, si rezultat i forcave shtytėse nė jetėn e shteteve dhe popujve, si stuhi me bubullima, e cila duhet, pėr nga natyra qė ka, tė shkarkohet."

E parė kundrejt kėtij sfondi ideologjik, kėmbėngulja e Konradit pėr nevojėn e njė lufte parandaluese nė mėnyrė qė tė ruhet monarkia austro-hungareze, bėhet e kuptueshme.

Kemi parė, gjithashtu, se si kėto pikėpamje nuk i kishin vetėm personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, p.sh., merrej shumė me luftėn ndėrkombėtare pėr mbijetesė. Edhe Kurt Ricler, ndihmėsi personal dhe njeriu i besuar i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holvek, shkroi nė vitin 1914: "Urrejtja absolute dhe e pėrjetshme nė marrėdhėniet mes popujve ėshtė e lindur dhe armiqėsia qė e vėrejmė ngado nuk ėshtė pasojė e njė shmangieje nga natyra njerėzore, por ėshtė thelbi i kėsaj bote dhe burimi i vetė jetės."65

Fridrih fon Bernhard, gjeneral nė Luftėn e Parė Botėrore dhe darvinist social gjerman, ishte, gjithashtu, njė prej kėtyre udhėheqėsve. "Lufta," deklaronte Bernhard "ėshtė nevojė biologjike; ajo ėshtė aq e domosdoshme sa ē'ėshtė dhe lufta e forcave tė natyrės. Ajo jep njė vendim tė drejtė nga ana biologjike, meqė vendimet e saj mbėshteten te vetė natyra e gjėrave."66

Siē e kemi parė, Lufta e Parė Botėrore shpėrtheu pėr shkak tė mendimtarėve, gjeneralėve dhe udhėheqėsve evropianė, tė cilėt e shikonin fillimin e luftės, derdhjen e gjakut dhe shkaktimin e vuajtjeve si njė lloj "zhvillimi" dhe ligj tė pandryshueshėm tė natyrės. Frymėzimi ideologjik qė e ēoi tėrė kėtė brez nė shkatėrrim me kėto ide tėrėsisht tė rreme, s'ishin tjetėr veēse konceptet e Darvinit mbi "luftėn pėr mbijetesė" dhe "racat e privilegjuara". Dy vjet pasi Bernardi tha kėto fjalė, shpėrtheu Lufta e Parė Botėrore, qė do tė sillte zhvillim biologjik (!), duke lėnė pas 8 milionė tė vdekur, qindra qytete gėrmadhė dhe miliona tė plagosur, tė gjymtuar, tė pastrehė dhe tė papunė. Rrėnjėt e luftės naziste, qė nisi 21 vjet mė vonė dhe la rreth 50 milionė tė vdekur, i gjen, gjithashtu, te Darvinizmi.

Shpesh, Hitleri e lidhte politikėn e tij tė luftės dhe genocidit me Darvinizmin. Ai e shihte luftėn, jo vetėm si mjet pėr tė eliminuar racat mė tė dobėta, por, gjithashtu, edhe si forcė pėr tė hequr qafe anėtarėt e dobėt tė racės supreme. Gjermania naziste e lėvdonte luftėn pjesėrisht pėr kėtė arsye, sepse nė mendjet e mbrapshta lufta ishte njė hap themelor pėr pėrparimin e racės.

Evolucionisti A. E. Wiggam e shpjegoi "bindjen se lufta e zhvillon njeriun", tek e cila Hitleri mbėshteste politikėn e tij, nė njė libėr tė botuar nė vitin 1922:

… njė herė e njė kohė zor se mund tė thuhet se njeriu kishte mė shumė tru se kushėrinjtė e tij antropoidė, majmunėt, por, duke shkelmuar, duke kafshuar, duke u pėrleshur dhe duke ia kaluar me zgjuarsi armiqve tė tij, truri i njeriut u zmadhua shumė dhe iu shtua menēuria e shkathtėsia, nė mos pėrmasa e tij…67

Hitlerin e pėrkrahnin evolucionistė si Wiggam, ndaj dhe ai e shihte luftėn si njė detyrim pėr ata qė donin tė mbijetonin, gjė qė e tha hapur nė librin e tij "Mein Kampf":

E gjithė bota e natyrės ėshtė njė betejė e fuqishme mes fuqisė dhe dobėsisė, e cila pason njė fitore tė pėrjetshme tė tė fortit kundėr tė dobtit. Nuk do tė kishte gjė tjetėr veēse kalbėzim nė tė gjithė natyrėn, nė qoftė se nuk do ndodhte kėshtu. Ai qė do tė jetojė, duhet tė luftojė. Ai qė nuk do tė luftojė nė kėtė botė, ku lufta e pėrhershme ėshtė ligji i jetės, nuk e gėzon tė drejtėn pėr tė ekzistuar. Tė mendosh ndryshe do tė thotė tė "fyesh" natyrėn. Brengat, mundimet dhe sėmundjet janė kundėrpėrgjigjia e saj.68

Duke pasur parasysh pretendimet e Darvinit se i forti mbijeton pas luftės pėr mbijetesė dhe se llojet e zhvilluara me kėtė mėnyrė pėrshtaten nė shoqėritė njerėzore, edhe luftrat nisėn tė shiheshin si domosdoshmėri pėr zhvillimin e njerėzimit. Pėr shembull, Hitleri deklaroi se merita pėr madhėshtinė e Gjermanisė i takon eliminimit, gjatė luftrave shekullore, tė anėtarėve mė tė dobėt tė shoqėrisė sė saj. Gjermanėt nuk e kishin tė huaj luftėn dhe ky justifikim i ri "shkencor" pėrbėnte njė forcė pėr tė mbėshtetur politikat luftėdashėse.

Diku tjetėr, Hitleri ka pretenduar se: "qytetėrimi njerėzor nuk do tė ekzistonte, ashtu siē e njohim sot, nėse nuk do tė bėhej fjalė pėr luftėn e vazhdueshme."69

Nė lidhje me ēėshtjen e luftės, Heackel propozoi qė tė vihen nė jetė metodat e spartanėve tė Greqisė sė Lashtė. Ai pretendoi se "duke vrarė tė gjithė fėmijėt, pėrveē atyre qė ishin tė fuqishėm e gėzonin shėndet tė pėrkryer", spartanėt ishin "vazhdimisht nė kulmin e fuqisė dhe energjisė."70


Lufta e Vietnamit
Lufta e Vietnamit, nė tė cilėn u vranė apo u plagosėn mė shumė se njė milion njerėz nga tė dy palėt, la shumė njerėz nė vuajtje e mjerim edhe pas mbarimit tė saj. Pėr mė tepėr, shumė prej kėtyre njerėzve u detyruan ta bėjnė luftėn mijėra milje larg shtėpive tė tyre.

Njė baba qė po u tregon trupave tė Vietnamit Jugor fėmijėn e tij tė vrarė, gjatė ndjekjeve tė forcave guerrilase tė Viet Kongut.


Bosnjė dhe Kosovė

Ngjarjet e kohėve tė fundit nė Bosnjė e Kosovė nuk duhet tė harrohen kurrė. Mungesa e dhembshurisė pėr njerėzit e pafajshėm, sepse i pėrkisnin njė feje, njė race a kulture tjetėr, mosshtrirja e dorės pėr ndihmė, si dhe shtypja e njerėzve tė pafajshėm nė mes tė Evropės qė vazhdoi prej vitesh, tregojnė qartė shthurjen morale dhe mungesėn e dhembshurisė qė mbizotėron nė shekullin XX.



Irlandė e veriut

Njerėz qė jetonin me frikė e nė mjerim dhe rrugė tė shkatėrruara si pasojė e sulmeve terroriste gjatė pėrleshjeve dhjetėra vjeēare midis Britanisė sė Madhe dhe Ushtrisė Republikane Irlandeze (IRA).


Xhakartė

Gjatė kryengritjes sė majit nė Xhakartė, morgu i qytetit u mbush plot e pėrplot me tė vdekur. Nga luftimet qė u bėnė nė vend u shkatėrruan qytete dhe u dogjėn makina.


Lufta shihej si "njė rregullues i domosdoshėm" i popullsive nė tė gjithė Evropėn dhe jo vetėm nė Gjermani. "Po tė mos ishte lufta,"- shkruan darvinisti social gjerman Fridrih fon Bernhard, - "ndoshta do tė shihnim se raca inferiore dhe tė degjeneruara do t'ia kalonin nė numėr e pasuri racave tė shėndetshme dhe rinore.

Rėndėsia rigjeneruese e luftrave qėndron nė atė se ajo sjell pėrzgjedhjen dhe, kėshtu, lufta kthehet nė njė domosdoshmėri biologjike.71

Siē e kemi parė nga sa kemi treguar deri tani, Hitleri dhe ideologėt nazistė qė e pėrkrahnin atė e shihnin luftėn si njė domosdoshmėri me frymėzimin qė e gjenin te Darvinizmi. Duke vėnė nė jetė kėtė domosdoshmėri, ata i shkaktuan vuajtje tė ndryshme popullit tė tyre dhe popujve tė tjerė nė botė. Nga ky kėndvėshtrim s'do tė bėnim kurrfarė gabimi po ta cilėsonim Ēarls Darvinin si njė nga pėrgjegjėsit kryesorė pėr vuajtjet e shkaktuara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.Profesor Dr. Jerry Bergmann bėn fjalė kėshtu pėr ndikimin e Darvinizmit mbi Luftėn e Dytė Botėrore:

Provat se idetė darviniste patėn njė efekt tė jashtėzakonshėm te mendimi dhe praktika gjermane, janė shumė tė qarta… Nė fakt, idetė darviniste ndikuan nė fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, humbjen e 40 milionė jetėve dhe vajtjen dėm tė rreth 6 trilionė dollarėve. Duke qenė i bindur deri nė fund se evolucioni nuk ishte njė gėnjeshtėr, Hitleri e konsideronte veten si shpėtimtarin modern tė njerėzimit… Duke zhvilluar njė racė superiore, bota do ta mbante si njeriun qė e ngriti njerėzimin nė njė shkallė mė tė lartė evolucioni.72

Sigurisht qė ka pasur luftra tė panumėrta nė botė edhe para se Darvini tė nxirrte teorinė e tij, por pėr shkak tė ndikimit qė pati teoria e tij, pėr herė tė parė, luftės iu dha njė miratim i rremė nga shkenca. Maks Nordaw drejtoi vėmendjen nga roli negativ i Darvinit pėr ēėshtjen e luftrave nė njė artikull tė titulluar "The Philosophy and Morals of War" (Filozofia dhe etika e luftės) qė bėri bujė nė Amerikė:

Personaliteti mė i madh nga tė gjithė pėrkrahėsit e luftės ėshtė Darvini. Meqė teoria e evolucionit ėshtė pėrhapur, ata mund ta mbulojnė barbarizmin e tyre tė lindur me emrin e Darvinit dhe t'i shpallin instiktet gjakatare tė skutave mė tė thella tė zemrės sė tyre, si fjala e fundit e shkencės.73

S'ishte rastėsi qė shekulli XX njohu luftrat mė tė pėrgjakshme qė ka parė ndonjėherė bota me sy, pasi ai shekull ishte pasardhėsi i shekullit XIX, i cili ishte mbrujtur me ide tė ideologėve tė tillė materialistė si Darvini, Marksi dhe Frojdi. Darvinizmi kishte pėrgatitur terrenin teorik e tė ashtuquajtur shkencor qė do tė pėrfundonte nė luftė dhe tiranėt, qė e shikonin luftėn si tė domosdoshme pėr zhvillimin e njerėzimit, vranė gjithsej 60 milionė njerėz nė tė dy luftrat botėrore.

Luftra nga tė gjitha anėt e botės Neonazistėt


Neonazistėt ndėrmorėn njė sulm kundėr turqve nė qytetin e Mėlnit nė vitin 1992.

Edhe pse udhėheqėsit fashistė si Hitleri, Musolini dhe organizatat naziste tė lidhura me ta (SA, SS dhe Gestapoja) apo "kėmishėzinjtė" e Musolinit sot duken sikur i pėrkasin tė kaluarės, organizatat neonaziste qė ndjekin idetė e tyre e vazhdojnė ende veprimtarinė. Sidomos nė vitet e fundit, lėvizjet raciste e fashiste janė rizgjuar nė shumė vende evropiane. Nė ballė tė kėtyre lėvizjeve qėndrojnė neonazistėt e Gjermanisė.

Neonazistėt kanė nė rradhėt e tyre rrugaēė tė papunė, tė droguar dhe tipa tė etur pėr gjak. Ata zotėrojnė tė gjitha tiparet e mentalitetit fashist. Njė artikull gazete pėr neonazistėt tregon se sa i tėrheq ata gjaku dhe dhuna:

Gjaku, nderi dhe fanatizmi… Mjaftojnė kėto tri fjalė pėr tė pėrmbledhur vlerat e anėtarėve tė Grupit Fashist tė Olimpias. Sot organizata ka 35.000 anėtarė dhe nė sytė e tė tėrėve mund tė vihet re dėshira e papėrmbajtur pėr t'u ngritur.74

Neonazistėt janė ndikuar nga i njėjti arsyetim darvinist, si "tė parėt" e tyre, Hitleri dhe udhėheqėsit e tjerė nazistė. Nė faqet e internetit qė kanė hapur pėr propagandė naziste dhe raciste ka mundėsi tė ndeshėsh fjalėt e Darvinit dhe lėvdata pėr tė, sepse Darvini u siguron mbėshtetje tė gjitha lėvizjeve dhe ideve neonaziste. Prandaj, nė faqet e tyre ata e paraqesin Darvinizmin si teori qė duhet tė pranohet, pa pasur nevojė pėr prova.

Sulmet dhe vrasjet qė kryejnė neonazistėt janė krejt tė pamėshirshme. Ata ndjejnė kėnaqėsi kur i djegin njerėzit tė gjallė, kur frikėsojnė dhe torturojnė fėmijėt e vegjėl. Turqit janė ndėr grupet kryesore qė mbahen veēanėrisht nė shėnjestrėn e tyre. Neonazistėt shfaqin urrejtjen dhe armiqėsinė e tyre pėr turqit nė ēdo cep tė faqeve tė tyre tė internetit dhe e tregojnė kėtė urrejtje me vepra. Kjo deklaratė pėr turqit ėshtė botuar nė njė faqe interneti tė neonazistėve:

Pėr shembull, po tė ishte nė dorėn time sot, do tė mė pėlqente tė shihja njė pjesė tė madhe tė turqve nė dhomat e gazit.75

Faqet e internetit tė hapura nga neonazistėt. Nė kėto faqe, neonazistėt qė nderojnė Darvinin, fyejnė e kėrcėnojnė turqit.

Emri ku neonazistėt mbėshtesin urrejtjen e tyre ndaj turqve ėshtė pėrsėri Ēarls Darvini. Neonazistėt mendojnė se po japin njė shpjegim tė ashtuquajtur shkencor pėr urrejtjen e tyre ndaj turqve, duke iu referuar pretendimeve absurde tė Darvinit. Nė faqen e fundit tė kėtij kapitulli mund tė shihni disa faqe interneti tė neonazistėve, tė cilat i thurin lavde Darvinit dhe shprehin mendimet e tyre pėr kombin turk.

Dhuna neonaziste kundėr turqve dhe popujve tė tjerė ėshtė shtuar kohėt e fundit. Gazeta e pėrditshme turke "Sabah", e datės 12 gusht 2000, bėri tė njohur njė listė tė sulmeve neonaziste gjatė verės sė vitit 2000:

- Nė qershor u thyen dritaret e xhamisė "Rahman" nė qytetin e Gerės nė krahinėn e Tyringenit

Revista "Stern" (Nr. 40/1992) shkruan: GJERMANIA NE RENIE Ēdo ditė sheh sulme me gurė dhe bomba zjarrhedhėse kundėr kampeve tė refugjatėve. Urrejtja e pėrgjithshme kundėr tė huajve po rritet dhe frika pėr tė ardhmen sundon. Politikanėt janė tė pafuqishėm. Lėvizja e krahut tė djathtė nė Gjermani shihet me ankth nga shtetet e huaja. Ku po shkon ky vend kėshtu?

- Dy shishe (molotov) u hodhėn nė njė xhami turke nė qytetin e vogėl tė Epingenit nė krahinėn e Baden-Vyrtembergut.

- Njė shishe me lėndė plasėse u hodh nė Xhaminė e Gjelbėr nė lagjen Utersen tė Pinebergut.

- Njė ndėrtese ku banonin turq iu vu zjarri nė Memingen.

- Nė Bokolt njė lokali turk dhe njė godine ku banonin libanezė iu vu zjarri. 14 njerėz u plagosėn, njėri nė gjėndje tė rėndė.

- Nė qytetin e Kemnicit nė Gjermaninė Lindore foshnja 7-muajshe e njė familjeje irakene u hodh pėrdhe. Fytyra e foshnjes u dėmtua kur preku betonin.76

Jo shumė kohė mė parė kanė ndodhur incidente edhe mė tė rėnda. Duke marrė pėr bazė urrejtjen e Darvinit ndaj turqve, neonazistėt organizuan njė sulm kundėr turqve nė Mėln nė nėntor tė 1992-shit. Mė vonė, nė vitin 1993, 5 turq u dogjėn tė gjallė nė Solingen prej neonazistėve.77

Shtypi e pėrshkroi kėtė sulm si "sulmin mė mizor racist nė historinė e Gjermanisė qysh prej epokės naziste". Sulme tė kėtij lloji filluan te haseshin shpesh nė vitet nė vijim. Shtėpive tė shumė turqve iu vu zjarri, ndėrsa tė tjerė u rrahėn dhe u plagosėn. Sulme tė ngjashme u zhvilluan edhe nė Hollandė. Nė njė sulm kundėr turqve mbetėn tė vrarė njė grua dhe pesė fėmijėt e saj. Njerėzit qė morėn pjesė nė kortezhin e pėrmortshėm qė u mbajt, morėn letra kėrcėnuese me kryqin e thyer pėrsipėr.

Kėto incidente janė vetėm disa nga sulmet raciste kundėr turqve. Sulmet dhe vrasjet e kėtyre grupeve fashiste, pasardhės besnikė tė Darvinit dhe fashistėve si Hitleri, vazhdojnė ende. Masat ligjore nuk do tė mjaftojnė pėr tė ndaluar sulmet ēnjerėzore tė kėtyre grupeve. Mėnyra e sigurtė, pėr t'u dhėnė fund atyre, ėshtė lufta serioze ideologjike krahas masave ligjore. Veprimet e dhunshme tė kėtyre njerėzve qė e shohin racizmin si ligj tė natyrės nuk do tė mbarojnė pėr sa kohė qė idetė darviniste nuk do tė jenė hedhur poshtė si antishkencore.

 
   
    

43 Alaeddin fienel, Irk ve Irkēilik Düflüncesi (Ideja e racės dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq.62-6
44 War Against Religion http://www.geocities.com/ Heartland/Meadows/1733/book2-ch3.html
45 J. Tenenbaum., Race and Reich, Twayne Pub., New York, fq. 211, 1956; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin. org/holocaust.htm
46 L.H. Gann, "Adolf Hitler, The Complete Totalitarian", The Intercollegiate Review, Fall 1985, fq. 24; cituar nė librin e Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq. 78
47 K. Ludmerer., Eugenics, In: Encyclopedia of Bioethics, Edited by Mark Lappe, The Free Press, New York, fq. 457, 1978; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, www.trueorigin.org/ holocaust.htm
48 G. Stein., Biological science and the roots of Nazism, American Scientist 76(1): fq. 54, 1988; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm
49 Adolf Hitler, Mein Kampf, München: Verlag Franz Eher Nachfolger, 1993, fq. 44, 447-448; cituar nga A.E. Wilder Smith, Man's Origin Man's Destiny, The Word For Today Publishing 1993, fq. 163, 164
50 P. Weindling, Health, Race and German Policies Between National Unification and Nazism 1870-1945, Cambridge University Press, Cambridge, MA, 1989, cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and The Nazi Race Holocaust, www.trueorigin.org/holocaust.htm
51 Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html
52 Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html
53 John J. Michalczyk (editor), Nazi Medicine: In The Shadow of The Reich (film dokumnetar), First Run Features, New York, 1997
54 George J. Stein, "Biological Science and the Roots of Nazism", American Scientist, vol. 76, (Janar/Shkurt 1988), fq. 52
55 Sir Arthur Keith, Evolution and Ethics, New York: G.P. Putnam's Sons, 1947, fq. 14
56 Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958. fq.115
57 A. Keith, Evolution and Ethics, G. P. Putnam's Sons, New York, fq. 230, 1946, cituar by Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, www.trueorigin. org/holocaust.htm
58 Francis Schaeffer, How Shall We Then Live?, Old Tappan, N.J.: Revell, 1976, fq. 151; cituar nga Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq. 78
59 A. Hitler, Hitler's Secret Conversations 1941-1944, With an introductory essay on The Mind of Adolf Hitler by H.R. Trevor-Roper, Farrar, Straus and Young, New York, fq. 117, 1953; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http:// www.trueorigin.org/holocaust.htm
60 Daniel Gasman, The Scientific Origins of National Socialism: Social Darwinism in Earnest Haeckel and the German Monist League, New York: American Elsevier Press, 1971, fq. 168
61 Robert E.D. Clark, Darwin: Before and After, London: Paternoster Press, 1948, fq. 115, cituar nga in Henry M. Morris, The Long War Against God, Baker Book House, 1989, fq. 81
62 Denis Mack Smith, Mussolini, fq. 14
63 John P. Diggins, Mussolini and Fascism, Princeton University Press, 1972, fq. 15
64 Cagdas Liderler Ansiklopedisi, Vol. 2, fq. 669
65 James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 164
66 M.F. Ashley-Montagu, Man in Process (New York: World. Pub. Co. 1961) fq. 76, 77 cituar nga Bolton Davidheiser, W E Lammers (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971, fq. 338-339
67 A.E. Wiggam, The New Dialogue of Science, Garden Publishing Co., Garden City, NY, fq. 102, 1922; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm
68 Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958., fq. 115-116; Cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust. htm
69 Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm
70 Earnest Haeckel, The History of Creation: Or the Development of the Earth and Its Inhabitants by the Action of Natural Causes, Appleton, New York, 1876, fq. 170; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust. htm
71 Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html
72 Marshall Hall, Hitler, Lenin, Stalin, Mao et al: The Role of Darwinian Evolutionism in Their Lives, http:// www.fixedearth.com/hlsm.html
73 Max Nordau, The Philosophy and Morals of War, North American Review 169 (1889):794 cituar nga Richard Hofstadter, Social Darwinism in American Thought, Boston: Beacon Press, 1955, fq.171
74 Tempo Magazine, 14 Korrik 1991
75 http://chefsseite.tsx.org/
76 Sabah Daily, 12 Gusht 2000
77 San Francisco Examiner, 1 prill1997