PJESA E DYTE
Racizmi dhe kolonializmi i Darvinit
Miku i ngushtė i Darvinit, profesor Adam Sedgwick, ishte njė nga ata
qė parashikoi se ēfarė rreziqesh do tė sillte nė tė ardhmen teoria e evolucionit.
Pasi e lexoi dhe e rilexoi librin "Origjina e llojeve", ai deklaroi se
"nėse ky libėr do tė pranohej nė masė tė gjerė, do tė sillte me vete njė
brutalitet qė nuk ishte parė kurrė mė parė.7
Dhe vėrtet, koha tregoi qė Sedgwick kishte pasur tė drejtė. Shekulli XX
ka hyrė nė histori si njė epokė e zezė, nė tė cilėn njerėzit pėrjetuan
masakra e spastrime vetėm pėr shkak tė racės apo prejardhjes.
Sigurisht qė ka pasur diskriminim dhe spastrime pėr tė njėjtat shkaqe
gjatė gjithė historisė sė njerėzimit edhe shumė kohė para se tė dilte
nė skenė Darvini, por Darvinizmi i dha kėtij diskriminimi njė respektueshmėri
tė rreme shkencore dhe njė ligjshmėri tė pamerituar.
"Ruajtja e racave tė favorizuara
"
Shumica e darvinistėve tė kohės sonė pretendojnė qė Darvini s'ka qenė
kurrė racist, por ata i komentojnė idetė e Darvinit siē u intereson pėr
tė mbrojtur pikėpamjet e tyre. Ata pretendojnė se shprehja "Nga ruajtja
e racave tė favorizuara", e cila gjendet si nėntitull i titullit "Origjina
e llojeve" tė librit tė Darvinit, vlen vetėm pėr kafshėt. Megjithatė,
ajo ē'ka harrojnė ata qė shprehin kėtė pretendim janė thėniet e vetė Darvinit
pėr racat njerėzore nė librin e tij.
Sipas pikėpamjeve tė paraqitura nga Darvini nė kėtė libėr, racat njerėzore
pėrfaqėsojnė nivele tė ndryshme evoluimi dhe disa raca kanė evoluar e
pėrparuar mė shumė se tė tjerat. Disa prej tyre, nė fakt, janė pak a shumė
nė tė njėjtin nivel me majmunėt.
Darvini pretendonte se "lufta pėr mbijetesė" ėshtė e vlefshme edhe pėr
racat njerėzore. "Racat e favorizuara" dolėn fitimtare nga kjo betejė.
Sipas Darvinit, raca e favorizuar ishin tė bardhėt e Evropės. Sa pėr racat
aziatike dhe afrikane, ata kishin mbetur mbrapa nė luftėn pėr mbijetesė.
Darvini shkonte edhe mė tej: kėto raca shumė shpejt do ta humbisnin pėrfundimisht
luftėn mbarėbotėrore pėr mbijetesė e do tė zhdukeshin.
Nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, po ta masim me shekuj, racat e qytetėruara
tė njeriut do t'i shfarosin dhe do t'i zėvendėsojnė racat e egra (primitive)
kudo nė botė. Nė tė njėjtėn kohė, majmunėt antropomorfė
do tė jenė shfarosur
pa dyshim. Hendeku midis njeriut dhe aleatėve tė tij mė tė afėrt do tė
zgjerohet, sepse do tė ndajė njeriun e njė stadi edhe mė tė qytetėruar
se kaukaziani nga njė majmun i njė niveli tė ulėt sa babuni, nė vend qė
tė jetė si tani mes zezakut apo australianit dhe gorillės.8
Pėrsėri, nė njė pjesė tjetėr tė librit "Origjina e llojeve", Darvini
del me pretendimin se ėshtė e domosdoshme qė racat inferiore tė zhduken
dhe se s'ėshtė nevoja qė popujt e zhvilluar tė pėrpiqen t'i mbrojnė e
t'i mbajnė gjallė ato. Ai e ka krahasuar kėtė situatė me njerėzit qė rrisin
kafshė pėr mbarėshtim:
Te njerėzit e egėr, tė dobtit nė trup dhe mendje eliminohen shpejt; kurse
ata qė mbijetojnė, nė pėrgjithėsi, gėzojnė shėndet tė plotė. Ne, njerėzit
e qytetėruar, nga ana tjetėr, bėjmė tė pamundurėn tė kontrollojmė procesin
e eliminimit; ne ndėrtojmė spitale pėr tė ēmendurit, memecėt dhe tė sėmurėt,
ne vendosim ligje tė kota, ndėrsa mjekėt tanė pėrdorin gjithė zotėsinė
qė kanė pėr tė shpėtuar jetėn e ēdonjerit deri nė momentin e fundit. Kemi
arsye tė besojmė se vaksinimi ka shpėtuar mijėra, tė cilėt pėr shkak tė
organizmit tė dobėt do t'i dorėzoheshin lisė sė dhenve. Si rrjedhim, pjesėtarėt
e dobėt tė shoqėrive tė qytetėruara shtojnė llojin e tyre. Ēdokush qė
ėshtė marrė me rritjen e kafshėve shtėpiake s'do ta vinte nė dyshim qė
kjo do tė jetė mjaft e dėmshme pėr racėn njerėzore.9
Udhėtimet qė ndėrmori Darvini nxorėn nė pah anėn
e tij raciste. Pėr shembull, Darvini e konsideronte termin "kafshė
tė egra" si tė pėrshtatshėm pėr ato fise, kulturėn dhe aftėsitė
e tė cilave i kishin vlerėsuar studiues tė tjerė.
|
Siē e pamė, nė librin e tij "Origjina e llojeve" Darvini i vendoste aborigjenėt
(banorėt autentikė tė Australisė) dhe zezakėt nė tė njėjtin nivel me gorillat
dhe deklaron se kėto raca do tė zhduken. Sa pėr racat e tjera qė ai i
shihte si "inferiore", ai ishte i mendimit se ishte e domosdoshme t'i
pengonte tė shumoheshin nė mėnyrė qė tė shkonin drejt shfarosjes. Kėshtu,
gjurmėt e racizmit dhe diskriminimit qė i hasim edhe sot e kėsaj dite
u miratuan e u justifikuan shkencėrisht nė kėtė mėnyrė nga Darvini.
Ndėrsa detyra qė i kishte rėnė pėr pjesė "njeriut tė qytetėruar", sipas
idesė raciste tė Darvinit, ishte qė tė pėrshpejtonte kėtė periudhė evolucioni,
siē do ta shohim mė hollėsisht nė faqet qė vijojnė. Nė kėtė situatė nuk
kishte kundėrshtime, nga pikėpamja "shkencore", qė me kėto raca, tė cilat
gjithėsesi do tė zhdukeshin, tė mbarohej punė sa mė shpejt.
Aspekti racist i Darvinit e tregoi ndikimin e tij nė shumė shkrime e
vėzhgime tė tij. Pėr shembull, ai i shprehu hapur paragjykimet e tij raciste,
kur pėrshkruante vendasit e Tokės sė Zjarrtė (Tierra del Fuego), tė cilėt
i pa gjatė njė udhėtimi tė gjatė qė nisi nė vitin 1871. Ai i pėrshkroi
vendasit si krijesa "krejt lakuriqe, tė llangosura me bojra, qė hanė ēfarė
tė gjejnė tamam si kafshėt e egra, tė pakontrolluara, mizore ndaj tė gjithė
atyre qė s'bėnin pjesė nė fisin e tyre, qė gjenin kėnaqėsi kur torturonin
armiqtė, qė ofronin kurbane tė pėrgjakshme, qė vrisnin fėmijėt e tyre,
qė keqtrajtonin gratė, qė ishin tė mbushur me bestytni tė kota..." Kurse
studiuesi W. P. Snou, qė i kishte pėrshkuar tė njėjtat vise 10 vjet mė
parė, paraqet njė panoramė krejt tė ndryshme nga ajo e Darvinit. Sipas
Snout, banorėt e Tokės sė Zjarrit ishin "njerėz tė pashėm e tė fortė,
ishin shumė tė dhėnė pas fėmijėve tė tyre, disa prej veglave tė tyre tregonin
mjeshtėri e origjinalitet, njihnin njė farė tė drejte pėr pronėn, si dhe
pranonin autoritetin e disa prej grave mė tė moshuara".10
Siē shihet nga kėta shembuj, Darvini ishte njė racist i vėrtetė. Nė fakt,
sipas fjalėve tė autorit tė librit "Ēfarė ka thėnė nė tė vėrtetė Darvini",
Beniamin Farrington, Darvini ka bėrė shumė komente nė lidhje me "dallimet
mė tė mėdha mes njerėzve tė racave tė ndryshme" nė librin e tij "Prejardhja
e Njeriut".11
Pėr mė tepėr, mohimi i ekzistencės sė Zotit nga teoria e Darvinit ishte
shkaku qė i shtyu njerėzit tė mos besonin se njeriu ėshtė i krijuar prej
Zotit dhe se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė. Ky ishte njė
nga faktorėt qė fshihej pas shtimit tė racizmit dhe shpejtimit tė pranimit
tė tij nė botė. Shkencėtari amerikan Xhejms Ferguson (James Ferguson)
shpjegon lidhjen e ngushtė midis mohimit tė krijimit dhe shtimit tė racizmit
nė kėtė mėnyrė: Antropologjia e re u shndėrrua shumė shpejt nė sfond teorik
midis dy shkollave tė kundėrta filozofike pėr origjinėn e njeriut. Mė
e vjetra dhe mė e formuara prej tyre ishte "monogjenizmi", besimi se gjithė
njerėzimi, pa marrė parasysh ngjyrėn apo tiparet e tjera, rridhte direkt
nga Adami dhe nga akti i vetėm origjinal i krijimit nga Zoti.
Monogjenizmi u shpall nga kisha e u pranua gjerėsisht deri nė shekullin
XVIII, kur kundėrshtimi i autoritetit teologjik filloi tė nxiste teorinė
rivale tė "poligjenizmit", (teoria e evolucionit) sipas sė cilės bashkėsi
tė ndryshme racore kishin origjina tė ndryshme.12
Antropologu indian Lalita Vidjarthi shpjegon se si teoria e evolucionit
tė Darvinit bėri qė racizmi tė pranohej nga shkencat shoqėrore:
Teoria e tij (Darvinit) pėr mbijetesėn e atij qė pėrshtatet mė mirė u
prit krahėhapur prej shkencėtarėve shoqėrorė tė asaj kohe dhe ata besonin
se njerėzimi kishte arritur nivele tė ndryshme evolucioni, duke arritur
kulmin me qytetėrimin e njeriut tė bardhė. Nga gjysma e dytė e shek. XIX,
racizmi ishte pranuar si fakt nga pjesa mė e madhe e shkencėtarėve perėndimorė.13
Pėr sa u pėrket darvinistėve qė erdhėn pas Darvinit, ata nisėn njė luftė
tė madhe pėr tė vėrtetuar pikėpamjet e tij raciste. Nė emėr tė asaj qė
po bėnin, ata nuk kishin skrupuj kur vinte puna te mospėrputhjet dhe tė
pavėrtetat e shumta shkencore. Ata mendonin se po t'i vėrtetonin ato,
do tė provonin shkencėrisht superioritetin e tyre dhe "tė drejtėn" pėr
tė shtypur, kolonizuar e, po tė ishte nevoja, edhe shfarosur racat e tjera.
Nė kapitullin e tretė tė librit tė tij "The Mismeasure of Man", Stefėn
Jej Gould (Stephen Jay Gould) vuri nė dukje se disa antropologė nuk i
kanė kursyer edhe falsifikimet pėr tė vėrtetuar "superioritetin" e racės
sė bardhė. Sipas Gould, metodat qė ata pėrdorėn mė shumė ishte falsifikimi
i pėrmasave tė trurit tė kafkave tė fosilizuara qė gjenin. Ai pėrmend
nė librin e tij se, duke menduar qė madhėsia e trurit kishte tė bėnte
me inteligjencėn, shumė antropologė e zmadhuan qėllimisht madhėsinė e
kafkave kaukaziane (tė bardhėt) dhe e zvogėluan madhėsinė e kafkave tė
zezakėve dhe indianėve.14
Nė librin e tij "Ever Since Darvin", Gould shpjegon pretendimet e pabesueshme
qė morėn pėrsipėr darvinistėt pėr tė demonstruar se disa raca ishin inferiore.
Haeckel dhe kolegėt e tij pėrdorėn teorinė e pėrsėritjes pėr tė vėrtetuar
superioritetin racor tė tė bardhėve tė Evropės Veriore. Ata rrėmuan fakte
nga anatomia dhe sjellja njerėzore, duke shfrytėzuar ēfarė tė gjenin nga
trutė deri te kėrthiza. Herbert Spenser ka shkruar se "tiparet intelektuale
tė tė paqytetėruarve janė tipare qė hasen te fėmijėt e tė qytetėruarve".
Karl Vogt e theksoi kėtė edhe mė shumė nė vitin 1864: "Zezaku i rritur,
pėr sa u pėrket aftėsive tė tij intelektuale, ka natyrėn e fėmijės
Disa
fise kanė themeluar shtete, qė kanė njė organizim tė veēantė, por, pėr
sa i pėrket pjesės tjetėr qė mbetet, mund tė themi pa frikė se e gjithė
raca, nuk ka kryer ndonjė gjė qė t'i shėrbejė pėrparimit tė njerėzimit
apo qė t'ia vlejė tė ruhet, as nė tė shkuarėn e as nė tė tashmen.15
Edhe anatomisti francez, mjeku Etienne Serres mbronte idenė se meshkujt
zezakė janė primitivė, sepse kėrthiza e tyre ndodhej mė poshtė se te tė
tjerėt.
Bashkėkohėsi i Darvinit, evolucionisti Havelock Ellis, mbėshteste dallimin
midis racave superiore dhe inferiore me njė shpjegim tė ashtuquajtur "shkencor",
duke thėnė:
Fėmijėt e shumė racave afrikane ėshtė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e
pamundur, tė jenė mė pak inteligjentė se fėmijėt evropianė, por ndėrkohė
qė afrikani bėhet budalla e i trashė kur rritet dhe e gjithė jeta e tij
shoqėrore bie nė njė gjendje rutine tė pandryshueshme, evropiani nuk e
humbet gjallėrinė e fėmijėrisė.16
Antropologu darvinist francez Vacher de Lapouge sugjeroi nė veprėn e
tij tė titulluar "Race et Milin Social Essais d'Anthroposociologie" (Paris
1909) se klasat jo tė bardha ishin pasardhėset e njerėzve tė egėr qė nuk
kishin mėsuar tė bėheshin tė qytetėruar, ose thėne ndryshe, ishin pėrfaqėsuesit
e degjeneruar tė klasave me gjak tė pėrzier. Ai nxori disa rezultate duke
matur kafkat nga shtresat e larta e tė ulta tė Parisit nė varreza. Sipas
rezultateve tė tij, nė varėsi tė kafkave, disa njerėz ishin tė prirur
pėr tė qenė tė pasur, me besim te vetja dhe tė lirė, kurse tė tjerėt konservatorė,
tė kėnaqur me pak e tė pajisur me tė gjitha cilėsitė e njė shėrbėtori
tė mirė. Shtresat ishin produkt i pėrzgjedhjes shoqėrore, shtresat e larta
tė shoqėrisė shkonin me racat superiore, pasuria ishte nė raport me pėrmasėn
e kafkės. Lapouge mė vonė bėri njė parashikim: "Kam mendimin se nė vitet
qė do tė vijnė njerėzit do tė vrasin njėri-tjetrin, sepse kokat e tyre
janė tė rrumbullakėta ose me majė."17 Ky
parashikim doli i vėrtetė, siē do ta shohim hollėsisht nė faqet e tjera
tė kėtij libri, dhe shekulli XX ka parė shumė masakra tė kryera pėr arsye
racizmi
!
Por nuk ishin vetėm antropologėt. Edhe entomologėt (studiuesit e insekteve)
hipėn nė makinėn raciste qė Darvinizmi kishte vėnė nė lėvizje me pretendime
tė pabesueshme. Pėr shembull, nė vitin 1861, njė entomolog anglez, pasi
mblodhi morra qė jetonin nė trupat e njerėzve nė vende tė ndryshme tė
botės, arriti nė pėrfundimin, se morrat e njė race nuk mund tė jetonin
nė trupat e njė race tjetėr, gjė qė po tė shihet nga niveli i sotėm shkencor,
ėshtė diēka tepėr qesharake.18 Kur
edhe njerėzit me status shkencėtari bėnin deklarata tė tilla, nuk ishte
pėr t'u habitur qė disa racistė dogmatikė pėrdornin sllogane absurde si:
"Edhe morrat e zezakėve janė zezakė."
Shkurtimisht, aspekti racist i teorisė sė Darvinit gjeti terren pjellor
nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo ndodhi pėr arsye se nė atė kohė
"njeriu i bardhė" evropian ishte nė pritje tė njė teorie tė tillė pėr
tė justifikuar krimet e veta.
Kolonializmi britanik dhe Darvinizmi
Vendi qė ka pėrfituar mė shumė nga pikėpamjet raciste tė Darvinit ishte
toka e vetė Darvinit, Britania. Nė vitet kur Darvini nxori teorinė e tij,
Britania e Madhe ishte nė pozitėn e themelueses sė perandorisė koloniale
numėr njė nė botė. Tė gjitha burimet natyrore tė njė zone qė shtrihej
nga India deri nė Amerikėn Latine shfrytėzoheshin prej Perandorisė Britanike.
"Njeriu i bardhė" po e plaēkiste botėn pėr interesat e veta.
Por sigurisht, duke filluar qė nga Britania e Madhe, asnjė vend kolonizues
nuk donte tė shihej si "plaēkitės" e tė hynte nė histori si i tillė. Pėr
kėtė arsye, ata kėrkonin njė shpjegim pėr tė justifikuar atė qė po bėnin.
Njė shpjegim i tillė mund tė ishte pėrshkrimi i popujve tė kolonizuar
si "popuj primitivė" ose "qenie tė gjalla shtazore". Nė kėtė mėnyrė, ata
qė ishin masakruar dhe i ishin nėnshtruar njė trajtimi ēnjerėzor, do tė
mund tė shiheshin jo si qenie njerėzore, por si krijesa gjysmėnjeri-gjysmėkafshė
dhe atėherė keqtrajtimi i tyre nuk do tė konsiderohej krim.
Nė fakt, ky hulumtim nuk ishte i ri: pėrhapja e parė e kolonializmit
nė botė shkon deri nė shekullin XV dhe XVI. Pretendimet se disa raca kishin
tipare kafshėsh u paraqitėn pėr herė tė parė nga Kristofor Kolombi nė
udhėtimin e tij nė Amerikė. Sipas kėtyre pretendimeve, amerikanėt vendas
(indianėt e Amerikės) nuk ishin qenie njerėzore, por njė specie kafshe
e zhvilluar. Pėr kėtė arsye, ata mund tė viheshin nė shėrbim tė kolonizatorėve
spanjollė.
Pavarėsisht se nė filmat rreth zbulimit tė Amerikės, Kolombi pėrshkruhet
sikur ka mbajtur qėndrim human e tė ngrohtė me vendasit, e vėrteta ėshtė
se Kolombi nuk i konsideronte vendasit qenie njerėzore.19
Masakra kundėr amerikanėve vendas Me zbulimin
e Amerikės nga Kristofor Kolombi filloi njė masakėr e tmerrshme
kundėr amerikanėve vendas.
|
Kristofor Kolombi ishte i pari qė ndezi njė masakėr tė madhe. Ai krijoi
kolonitė spanjolle nė vendet qė zbuloi, skllavėroi vendasit dhe ishte
pėrgjegjės pėr fillimin e tregtisė sė skllevėrve. "Pushtuesit" spanjollė
e panė politikėn e shtypjes dhe shfrytėzimit qė ndoqi Kolombi dhe e vazhduan
atė mė tej. Masakrat e kryera arritėn pėrmasa tė pabesueshme. Pėr shembull,
popullsia e njė ishulli numėronte 200.000 banorė kur mbėrriti pėr herė
tė parė Kolombi; 20 vjet mė vonė kishin mbetur vetėm 50.000, ndėrsa nė
vitin 1540 vetėm njė mijė njerėz. Kur mė i famshmi i pushtuesve spanjollė,
Kortes, shkeli pėr herė tė parė nė Meksikė nė shkurt 1519, e gjithė popullsia
vendase numėronte rreth 25 milionė, por nė vitin 1605 kjo shifėr kishte
rėnė nė 1 milion. Nė ishullin e Hispaniolės, popullsia, qė kishte qenė
7-8 milionė nė 1492, ra nė 4 milionė nė vitin 1496 dhe nė vetėm 125 vetė
nė vitin 1570. Sipas shifrave tė historianėve, nė mė pak se njė shekull
pasi Kolombi shkeli pėr herė tė parė nė kontinent, 95 milionė vendas u
masakruan prej kolonizatorėve. Kur Kolombi zbuloi Amerikėn, 30 milionė
vendas popullonin kontinentin. Si rezultat i masakrave qė nga ajo kohė
e deri tani, kanė mbetur mė pak se 2 milionė vendas.
Arsyeja qė kėto masakra arritėn pėrmasa tė tilla tė pamėshirshme ishte
fakti qė popullsia indigjene nuk konsiderohej qenie njerėzore por kafshė.
Por kėto pretendime tė kolonizatorėve nuk fituan shumė pėrkrahės. Nė
atė kohė nė Evropė, fakti qė tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė
nga Zoti dhe se tė gjithė rrjedhin nga njė paraardhės, Adami, ishte pranuar
kaq gjerėsisht, saqė Kisha Katolike nė veēanti mbajti qėndrim kundėr kėtyre
pushtimeve plaēkitėse. Njė nga shembujt mė tė njohur pėr kėtė ėshtė pėrgjigja
e dhėnė nga ipeshkvi i Kiapas, Bartolome de las Kasas, i cili mbėrriti
nė Botėn e Re sė bashku me Kolombin dhe deklaroi se vendasit ishin "qenie
njerėzore", si pėrgjigje ndaj pretendimit tė kolonizatorėve qė vendasit
ishin "njė lloj kafshe". Papa Pali III mallkoi trajtimin shtazarak tė
vendasve nė njė qarkore papale tė vitit 1537 dhe deklaroi se vendasit
ishin qenie njerėzore, me aftėsi tė plota pėr besim.20
Por nė shek XIX, situata ndryshoi. Bashkė me pėrhapjen e filozofisė materialiste
dhe me largimin e shoqėrive nga feja, e vėrteta qė qeniet njerėzore ishin
krijuar nga Zoti filloi tė mohohej. Kjo, ashtu siē u trajtua edhe mė lart,
shėnoi nė tė njėjtėn kohė lindjen e racizmit.
Me lindjen e filozofisė materialiste-darviniste nė shekullin XIX, racizmi
u fuqizua edhe mė shumė dhe kjo krijoi njė mbėshtetje tė fuqishme pėr
sistemin imperialist tė Evropės.
James Joll, i cili ka punuar pėr vite tė tėra si profesor historie nė
universitete tė tilla si Oksfordi, Stenfordi dhe Harvardi, nė librin e
tij tė historisė "Evropa qė nga viti 1870", i cili edhe sot e kėsaj dite
pėrdoret si tekst shkollor nėpėr universitete, pėrshkruan lidhjen ideologjike
midis Darvinizmit, imperializmit dhe racizmit.
Grupet mė tė thella tė ideve qė frymėzonin konceptin e imperializmit
ishin ato qė mund tė klasifikohen nė vija tė trasha si "Darvinizmi Social"
dhe qė i shihnin marrėdhėniet mes shteteve si luftė tė pėrhershme pėr
mbijetesė, nė tė cilėn disa raca konsideroheshin "superiore" ndaj tė tjerave
nė njė proces evolutiv, ku mė tė fortit i duhej tė tregonte veten vashdimisht.
Dy librat e Darvinit, "Origjina e llojeve", botuar nė vitin 1859 dhe
"Prejardhja e njeriut", qė pasoi nė vitin 1871, ndezėn polemika qė prekėn
shumė degė tė mendimit evropian
Idetė e Darvinit dhe tė disa bashkėkohėsve
tė tij, si p.sh. filozofi anglez Herbert Spenser, u zbatuan me shpejtėsi
pėr ēėshtje qė s'kishin tė bėnin me ato shkencore. Thelbi i Darvinizmit
qė dukej mė i zbatueshėm nė zhvillimin e shoqėrisė ishte besimi se mbipopullimi
jashtė mundėsive bėnte tė domosdoshme njė luftė tė vazhdueshme pėr mbijetesė,
tė cilėn e fitonte mė i forti ose ai qė pėrshtatej mė mirė. Kjo bėri qė
disa mendimtarė socialė ta kishin tė lehtė t'i jepnin njė pėrmbajtje morale
nocionit tė mė tė fortit (ligjit tė xhunglės), kėshtu qė speciet apo racat
qė mbijetonin ishin ato qė kishin tė drejtėn morale pėr kėtė.
Doktrina e seleksionimit natyror mund tė lidhej fare lehtė me njė tjetėr
zinxhir mendimi, tė krijuar nga shkrimtari francez, konti Joseph-Arthur
Gobineau, i cili botoi njė "Esé mbi pabarazinė e racave njerėzore" nė
vitin 1853. Gobienau kėmbėngulte se faktori mė i rėndėsishėm pėr zhvillimin
ishte raca. Ato raca qė mbeteshin superiore ishin pikėrisht ato qė e mbanin
pastėrtinė e tyre raciale tė paprekur. Prej kėtyre, sipas Gobineau, ishte
raca ariane ajo qė kishte mbijetuar mė mirė. Ishte Houston Stewart Chamberlain
qė kontribuoi nė ēuarjen e kėtyre ideve njė stad mė tutje
Vetė Hitleri
e admironte autorin Chamberlain, aq sa i bėri njė vizitė nė shtratin e
tij tė vdekjes nė vitin 1927.21
Siē u tregua, ekziston njė zinxhir ideologjik qė bėn lidhjen midis Darvinit
dhe mendimtarėve racistė, zinxhir ky qė arrin deri te Hitleri. Darvinizmi
ėshtė baza ideologjike e imperializmit qė e mbyti botėn nė gjak nė shek.
XIX dhe e nazizmit qė bėri tė njėjtėn gjė nė shek. XX.
Edhe Britania e Madhe e kohės sė Viktorias gjeti tė ashtuquajturėn "bazė
shkencore" te Darvinizmi. Britania e Madhe nxori pėrfitime tė mėdha nga
kolonializmi dhe nuk kishte arsye pse tė mos i shtypte ata qė jetonin
nėn kolonializmin e saj. Njė shembull i politikės sė ndyrė tė imperializmit
britanik ishin "Luftrat e Opiumit" kundėr Kinės. Britania e Madhe filloi
tė sillte kontrabandė nė Kinė opiumin qė e kultivonte nė Indi qysh nga
ēereku i parė i shekullit XIX. Kjo tregėti kontrabandė e opiumit u rrit
me kalimin e kohės pėr tė zvogėluar defiēitin nė tregėtinė e jashtme britanike.
Futja e drogės nė vend ndikoi, gjithashtu, nė dobėsimin e autoritetit
tė shtetit kinez mbi territorin e vet. Rrėnimi i shoqėrisė shumė shpejt
arriti pėrmasa serioze. Ndalimi i opiumit, qė qeveria kineze u detyrua
tė zbatojė pas njė periudhe tė gjatė mėdyshjeje, ēoi nė Luftėn e parė
tė Opiumit (1838-1842). S'ka dyshim se kjo luftė e ēoi vendin dalėngadalė
drejt falimentimit. Kina u detyrua ta ulė kokėn pėr shkak tė paaftėsisė
sė ushtrisė sė saj nė ēdo konfrontim me forcat e huaja dhe tė pranojė
kėrkesat e tyre gjithmonė nė rritje. Perėndimorėt dalėngadalė formuan
qendra banimi brenda territorit kinez qysh nė vitin 1842. Ata u morėn
konēesione tė mėdha kinezėve, morėn me qira fushat e tyre dhe e detyruan
vendin tė hapej me botėn e jashtme nė njė mėnyrė qė do t'u sillte mė shumė
pėrfitim atyre vetė. Si rezultat i gjithė kėsaj, varfėria nė vend, qeveria
e pafuqishme, si dhe humbja e ngadaltė e territorit kinez ēuan nė shumė
kryengritje.
Ngjarjet nė Kinė ishin vetėm njė nga pasojat e politikės britanike. Gjatė
gjithė shekullit XIX, shtypja dhe pėrmasat e dhimbshme tė imperializmit
britanik u pėrjetuan nė vende tė tilla si Afrika e Jugut, India dhe Australia.
Detyra pėr justifikimin e kėtij sistemi shtypės tė Britanisė dhe pėr
tė treguar se britanikėt kishin tė drejtė, u takoi sociologėve dhe shkencėtarėve
tė ndryshėm britanikė. Ēarls Darvini ishte mė i rėndėsishmi dhe mė efikasi
nga tė gjithė. Ishte Darvini ai qė deklaroi se gjatė gjithė evolucionit
ka pasur "raca superiore", si "raca e bardhė" dhe se shtypja e tė tjerėve
nga tė bardhėt ishte "ligj i natyrės".
Pėr shkak tė justifikimit qė ofroi Darvini pėr racizmin kolonialist,
shkencėtari i famshėm, Kenneth J. Hsü, shef i departamentit tė gjeografisė
nė Institutin Federal Zviceran tė Teknologjisė, vetė me origjinė kineze,
e pėrshkruan Darvinin si "njė shkencėtar xhentėlmen tė epokės viktoriane
dhe anėtar i parisė sė njė shoqėrie qė dėrgoi luftanijet e saj pėr tė
importuar opium me forcė nė Kinė, gjithēka nė emėr tė konkurrencės, (nė
tregtinė e lirė) dhe mbijetesės sė mė fortit."22
Falsifikimi i njeriut tė Piltdaunit
Njė nga treguesit mė interesantė
tė frymėzimit qė i ofroi teoria e evolucionit imperializmit britanik,
ishte skandali i njeriut tė Piltdaunit. Nė vitin 1912, njė kafkė
e ēuditshme u gjend nė Piltdaun, Angli. Charles Dawson, shkencėtari
qė zbuloi kafkėn bashkė me ekipin e tij, deklaruan se ajo i pėrkiste
njė krijese qė gjysmėnjeri-gjysmėmajmun. Artur Keith, njė anatomist
i famshėm evolucionist, e verifikoi fosilin dhe i konfirmoi rezultatet.
Megjithatė, Dawson dhe Keith theksuan njė pikė tė rėndėsishme: truri
i fosilit kishte madhėsinė e atij tė njeriut tė ditėve tė sotme,
por kocka e nofullės kishte tipare tė majmunit.
Truri i njeriut tė Piltdaunit u
bė krenaria e britanikėve. Meqė kjo kafkė ishte gjetur nė Angli,
pa tjetėr duhej t'i pėrkiste paraardhėsve tė britanikėve. Sipas
britanikėve, volumi mė i madh i trurit tregonte qė britanikėt kishin
evoluar para racave tė tjera e, si rrjedhim, ishin superiorė ndaj
tyre. Prandaj edhe zbulimi i njeriut tė Piltdaunit shkaktoi njė
ngazėllim tė madh nė Angli. Pėr gazetat ai ishte kryeartikulli,
kurse turmat e njerėzve e festonin me gėzim kėtė zbulim. Qeveria
britanike, nga ana tjetėr, i dha njė titull kalorėsie Artur Keithit
pėr zbulimin e tij tė madh. Paleontologu i famshėm evolucionist,
Don Johanson, pėrshkruan lidhjen midis fosilit tė Piltdaunit dhe
imperializmit anglez:
Zbulimi Piltdaunit ishte shumė eurocentrik.
Nuk kishte siguruar epėrsi vetėm truri, por edhe vetė anglezėt kishin
siguruar epėrsinė.*
Mirėpo frymėzimi qė u erdhi anglezėve
nga njeriu i Piltdaunit zgjati deri nė vitin 1953, kur shkencėtari
Kenneth Oakley, qė e kontrolloi pėrsėri fosilin me imtėsi, zbuloi
fallsifikimin mė tė madh tė shekullit XX. Fosili ishte formuar duke
i ngjitur njė nofull orangutangu kafkės sė njė njeriu.
*Don Johanson, In Search of Human Origins, 1994
WGBH Educational Foundation
|
Racizmi dhe Darvinizmi Social nė Amerikė
Nė librin e tij "Fitorja e Perėndimit", presidenti amerikan Teodor
T. Ruzvelt krijoi ideologjinė e masakrės dhe mė vonė e vuri atė
nė jetė.
|
Darvinizmi Social siguroi mbėshtetje pėr racistėt dhe imperialistėt edhe
nė vendet e tjera krahas Britanisė. Kjo ishte arsyeja qė ai u pėrhap shumė
shpejt nė mbarė botėn. Nė krye tė atyre qė pajtoheshin me kėtė teori u
vu presidenti amerikan Teodor Ruzvelt, i cili ishte pėrkrahėsi dhe zbatuesi
kryesor i programit tė spastrim etnik tė amerikanėve vendas nėn emrin
"zhvendosje e detyruar". Nė librin "The Winning of the West" (Fitorja
e Perėndimit), ai parashtroi ideologjinė e masakrės, me mendimin se njė
luftė raciale deri nė fund me indianėt ishte e pashmangshme.25
Mbėshtetjen mė tė madhe ai e gjente te Darvinizmi,
i cili i dha mundėsinė pėr t'i pėrkufizuar vendasit si racė e prapambetur.
Siē e kishte parashikuar Ruzvelti, asnjė nga marrėveshjet me amerikanėt
vendas nuk u respektua. Edhe kjo u justifikua me teorinė e "racės sė prapambetur".
Nė vitin 1871, kongresi nuk i mori parasysh marrėveshjet e bėra me amerikanėt
vendas dhe vendosi t'i degdiste ata nė toka djerrė ku mund tė prisnin
veē vdekjen. Nėse anėtarėt e palės tjetėr nuk konsideroheshin qenie njerėzore,
atėherė si mund tė kishin vlerė marrėveshjet e bėra me ta..?!
Ruzvelti, gjithashtu, deklaroi se lufta raciale e lartpėrmendur pėrfaqėsonte
arritjen kulminante tė pėrhapjes sė popujve anglishtfolės (anglo-saksonė)
nė tė gjithė botėn.26
Njė nga pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė racizmit anglo-sakson, evolucionisti
amerikan dhe kleriku protestant Josiah Strong, pėrdori tė njėjtėn logjikė.
Dikur ai shkroi kėto fjalė:
Atėherė bota do tė hyjė nė njė stad tjetėr tė historisė sė saj, nė konkurrencėn
pėrfundimtare mes racave, pėr tė cilėn po stėrvitet anglo-saksoni. Nėse
nuk gabohem, kjo racė e fuqishme do t'i drejtohet Meksikės, Amerikės Qendrore
dhe Jugore, do tė hapet nėpėr ishuj e detra, do tė kalojė nė Afrikė e
mė tutje. A mundet tė vėrė ndonjėri nė dyshim se rezultati i kėsaj konkurrence
do tė jetė "mbijetesa e mė tė fortit?27
Nė Amerikėn e fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit
XX, tė bardhėt i trajtonin zezakėt shumė keq. Ligjet dhe zbatimi
i tyre tregonin qartė se zezakėt nuk konsideroheshin qenie njerėzore.
Ndėrkohė qė tė bardhėt jetonin nė luks, zezakėt trajtoheshin nė
mėnyrė ēnjerėzore.
|
Racistėt mė kryesorė qė e pėrdorėn Darvinizmin Social pėr tė justifikuar
veprimet e tyre ishin armiqtė e zezakėve. Teoritė e tyre raciste, qė i
ndanė njerėzit nė nivele dhe pėrcaktuan racėn e bardhė si mė superiore
dhe racėn e zezė si mė primitive, e pėrqafuan me entuziazėm konceptin
e evolucionit.28
Teoricieni racist evolucionist mė i shquar, Henry Fairfield Osborn, shkroi
nė njė artikull me titull "Evolucioni i racave njerėzore":
"Niveli i inteligjencės sė njė zezaku mesatar nė moshė madhore ėshtė
i ngjashėm me atė tė njė fėmije 11 vjeēar tė species Homo Sapiens".29
Duke u nisur nga kjo logjikė, zezakėt nuk ishin aspak qenie njerėzore.
Njė tjetėr pėrkrahės i njohur i mendimit racist evolucionist, Carleton
Coon, nė librin e tij "The Origin of Race" (Prejardhja e racės), botuar
mė 1962, paraqiti idenė se raca e zezė dhe e bardhė ishin dy specie tė
ndryshme qė ishin shkėputur nga njėra-tjetra qysh nė periudhėn e Homo
Erectus. Sipas Coon, tė bardhėt kishin evoluar mė tej pas kėsaj ndarjeje.
Pėrkrahėsit e diskriminimit tė zezakėve e pėrdorėn pėr njė kohė tė gjatė
kėtė shpjegim pseudoshkencor.
Ekzistenca e njė teorie shkencore mbėshtetėse shumė shpejt e shtoi racizmin
nė Amerikė. W. E. Dubois, i njohur si kundėrshtar i diskriminimit racial,
pohoi se "problemi i shekullit tė njėzetė ėshtė problemi i ngjyrės". Sipas
tij, shfaqja e problemit tė racizmit nė masė kaq tė gjerė nė njė vend
qė kėrkon tė bėhet shteti mė demokratik nė botė dhe qė nga disa kėndvėshtrime
e ka arritur njė gjė tė tillė, nuk ėshtė mė i parėndėsishmi nga paradokset.
Heqja e skllavėrisė nuk ka mjaftuar tė vendosė njė vėllazėrim mes zezakėve
dhe tė bardhėve.
Ai mendonte se diskriminimi zyrtar, i krijuar nė njė kohė tė shkurtėr,
nė kohėn tonė ėshtė kthyer nga vetė fakti nė njė situatė ligjore, pėr
tė cilėn po kėrkohet ende njė zgjidhje.30
Dalja e ligjeve tė para pėr diskriminim racial, tė njohura si "Ligjet
pėr Xhim Krou" (Xhim Krou ishte njė nga emrat pėrbuzės qė pėrdornin tė
bardhėt pėr zezakėt), ndodhi, gjithashtu, nė atė kohė.
Pa dyshim qė zezakėt nuk trajtoheshin si qenie njerėzore, por pėrēmoheshin
e trajtoheshin me pėrbuzje kudo: pėr mė tepėr, ky nuk ishte qėndrimi i
njė numri tė vogėl individėsh racistė, por ishte pėrcaktuar prej shtetit
amerikan me ligjet e veta. Menjėherė pas nxjerrjes sė ligjit tė parė qė
miratonte veēimin racial nė stacione treni dhe tramvaje nė Tenesi nė vitin
1875, tė gjitha shtetet e Jugut e zbatuan veēimin nė stacionet e tyre
tė trenit. Tabelat ku shkruhej "Vetėm pėr tė bardhėt" dhe "Pėr zezakė"
vareshin gjithandej. Nė fakt, tė gjitha kėto, thjesht synonin t'i jepnin
statusin zyrtar njė situate qė tashmė ekzistonte. Martesa ndėrmjet racave
tė ndryshme ishte e ndaluar. Sipas ligjit, veēimi ishte i detyrueshėm
nė spitale, burgje dhe varreza. Nė praktikė, kjo pėrfshinte hotelet, teatrot,
bibliotekat, madje edhe ashensorėt e kishat. Fusha ku ndjehej mė shumė
veēimi ishte shkolla. Kjo ishte metoda qė pati efektet mė tė rėnda te
zezakėt dhe pėrbėnte pengesėn mė tė madhe qė i dilte pėrpara zhvillimit
tė tyre kulturor.
Praktikimi i veēimit racial u shoqėrua nga njė valė dhune. Pati njė ngritje
tė shpejtė nė numrin e dėnimeve tė zezakėve pa gjyq tė ligjshėm. Gjatė
periudhės 1890-1901, rreth 1300 zezakė u dėnuan nė kėtė formė. Si rrjedhim
i kėtyre praktikave, zezakėt u larguan nga disa shtete.
Shumė mendime e teori raciste e shoqėruan kėtė periudhė. Pa kaluar shumė
kohė, racizmi biologjik amerikan do ta shprehte veten nė rezultatet e
arritura nga metoda e R. B. Binit pėr matjen e kafkės dhe nėn pretekstin
e mbrojtjes sė popullit tė kontinentit tė ri nga njė valė emigrimi e pakontrolluar,
lindi njė lloj i veēantė racizmi amerikan. Madison Grant, autor i librit
"The passing of the great race" (1916) ka shkruar se pėrzierja e dy racave
do t'i hapte rrugėn ardhjes sė njė race akoma mė primitive se speciet
inferiore dhe ai donte qė martesat ndėr-raciale tė ndaloheshin me ligj.31
Shtypja e zezakėve Ku Kluks Klani ishte grupi qė zhvilloi sulmet
mė tė egra kundėr zezakėve. Zinxhiri nė figurėn pėrbri pėrdorej
pėr tė lidhur skllevėrit zezakė me njėri-tjetrin.
|
Racizmi ekzistonte nė Amerikė edhe pėrpara Darvinit, siē ekzistonte nė
tė gjithė botėn, por Darvinizmi u dha mbėshtetje tė dukshme pikėpamjeve
dhe politikave raciste nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Siē e pamė
nė kėtė kapitull, kur racistėt paraqisnin pikėpamjet e tyre, pėrdornin
si sllogane pretendimet e Darvinizmit. Idetė qė para Darvinit ishin konsideruar
si mizore, tani filluan tė pranohen si ligje tė natyrės.
Politikat ēnjerėzore tė racistėve darvinistė:Shfarosja
e aborigjenėve
Vendasit e Australisė njihen me emrin aborigjenė. Kėta njerėz, qė kishin
jetuar nė kontinent pėr mijėra vjet, pėrjetuan njė prej shfarosjeve mė
mizore tė historisė me shtrirjen e kolonizatorėve evropianė nė tė gjithė
vendin. Baza ideologjike e kėsaj shfarosjeje ishte Darvinizmi. Pikėpamjet
e ideologėve darvinistė pėr aborigjenėt krijuan teorinė e barbarizmit
qė vuajtėn kėta njerėz.
Mė 1870, Max Muller, antropolog evolucionist i "London Anthropogical
Review", kishte ndarė racat njerėzore nė shtatė kategori. Aborigjenėt
klasifikoheshin nė fund, ndėrsa raca ariane, ajo e evropianėve tė bardhė,
ishte vendosur nė krye. H. K. Rusden, njė darvinist social i njohur, u
shpreh kėshtu pėr aborigjenėt mė 1876:
Mbijetesa e mė tė fortit do tė thotė se e drejta ėshtė me mė tė fortin.
Ne, si rrjedhim, pėrmbushim, pa na vrarė ndėrgjegja, ligjin e pamėshirshėm
tė seleksionimit natyror kur shfarosim racat inferiore australiane dhe
maorite
dhe pėrvetėsojmė pasurinė e tyre me gjakftohtėsi.32
Nė vitin 1890 zėvendėspresidenti i Shoqėrisė Mbretėrore tė Tasmanisė,
Xhejms Bernard, shkroi: "Procesi i shfarosjes ėshtė njė aksiomė e ligjit
tė evolucionit dhe seleksionimit natyror." Kėshtu, pėrfundoi ai, s'kishte
arsye tė mendohej se "ka pasur ndonjė pakujdesi tė dėnueshme" nė vrasjen
dhe shpronėsimin e australianėve aborigjenė.33
Masakrimi i aborigjenėve Vendasit e Australisė, aborigjenėt, u cilėsuan
nga evolucionistėt si specie njerėzore tė pazhvilluara dhe u masakruan.
|
Si rezultat i kėtyre pikėpamjeve raciste, mizore dhe tė egra, tė ushqyera
nga Darvini, filloi njė masakėr e tmerrshme qė synonte shfarosjen e aborigjenėve.
Kokat aborigjene gozhdoheshin nė dyert e stacioneve. Familjeve aborigjene
u jepej bukė e helmuar. Nė shumė pjesė tė Australisė, territore banimi
aborigjene u zhdukėn barbarisht brenda 50 vjetėve.34
Politikat qė kishin nė shėnjestėr aborigjenėt nuk pėrfunduan me masakra.
Shumė anėtarė tė racės trajtoheshin si kafshė eksperimentale. Instituti
Smithsonian nė Uashington DC mbante eshtrat e 15.000 njerėzve tė racave
tė ndryshme. 10.000 aborigjenė australianė u dėrguan me anije nė Muzeun
Britanik me qėllim qė tė shihej nėse ishin apo jo "hallka qė mungonte"
nė tranzicionin nga kafshėt nė qeniet njerėzore.
Muzeumet nuk ishin tė interesuar vetėm pėr kockat. Nė tė njėjtėn kohė,
ata mbanin tru aborigjeni dhe e shisnin me ēmim tė lartė. Ka prova, gjithashtu,
se aborigjenėt australianė vriteshin pėr t'u pėrdorur si kavie. Faktet
e mėposhtme janė dėshmitarė tė kėsaj mizorie:
Njė nekrologji nė shtratin e vdekjes nga Korah Uills, i cili u bė kryetar
bashkie i Bouenit, Kuinslend nė 1866, pėrshkruan se si ai vrau dhe preu
nė copa njė anėtar tė njė fisi vendas nė vitin 1865 pėr tė siguruar njė
mostėr shkencore.
Eduard Ramsei, mbikqyrės i Muzeut Australian nė Sidnej qė prej 20 vjetėsh
duke nisur nga viti 1874, ishte i pėrzier keqas nė kėtė punė. Ai botoi
njė broshurė qė i pėrfshinte aborigjenėt nėn emėrtimin "kafshė australiane".
Ajo, gjithashtu, jepte udhėzime jo vetėm se si vidhen varret, por edhe
se si shtuposen plagėt e plumbit te "mostrat" e sapovrara.
Njė evolucioniste gjermane, Amali Ditrih (me pseudonimin "Engjėlli i
Vdekjes sė Zezė") erdhi nė Australi pėr t'u kėrkuar pronarėve tė stacioneve
qė tė qėlloheshin aborigjenėt se duheshin pėr mostra, pėr balsamosje dhe
ekspozim pėr punėdhėnėsit e saj tė muzeut. Megjithėse e dėbuar nga disa
pronarė, shumė shpejt ajo u kthye nė shtėpi me mostrat e saj.
Njė misionar nga Uellsi i Ri Jugor u bė dėshmitar i njė vrasjeje nga
policia me kuaj e njė grupi prej dhjetėra burrash, grash e fėmijėsh aborigjenė.
Dyzet e pesė koka u pėrzgjodhėn dhe 10 kafkat mė tė mira u dėrguan me
pako pėrtej detit.35
Shfarosja e aborigjenėve vazhdoi edhe nė shekullin XX. Ndėr metodat e
pėrdorura pėr kėtė shfarosje ishte edhe shkėputja me forcė e fėmijėve
aborigjenė nga familjet e tyre.
Njė artikull i gazetarit Alan Thornhill, i botuar mė 28 prill 1997 nė
gazetėn "Philadelphia Daily News", bėn fjalė pėr kėtė metodė qė u pėrdor
kundėr aborigjenėve:
Familjet aborigjene rrėfejnė sekuestrimin e personave Associated Press
- Aborigjenėt qė jetonin nė shkretėtirat veriperėndimore tė Australisė
i lyenin fėmijėt e tyre lėkurėzbehtė me thėngjill, me shpresėn qė punonjėsit
e asistencės sociale shtetėrore tė mos i merrnin. "Punonjėsit socialė
tė kapnin kur tė gjenin", tregon njė nga fėmijėt e grabitur, shumė vjet
mė vonė. "Familja na fshihte, na lyente me thėngjill".
"Mua mė ēuan nė Mula Bulla", thotė njė lopēar, tė cilin e kishin grabitur
kur kishte qenė i vogėl. "Ishim 5-6 vjeē". Historia e tij ishte njė prej
mijėra historive qė u dėgjuan prej Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut
dhe Mundėsive tė Barabarta tė Australisė gjatė hetimeve tė dhimbshme pėr
"gjeneratėn e grabitur". Nga viti 1910 deri nė vitet '70, rreth 100.000
fėmijė aborigjenė iu rrėmbyen prindėrve tė tyre
Fėmijėt lėkurėzbehtė
iu dhanė familjeve tė bardha pėr adoptim, ndėrsa fėmijėt me lėkurė tė
zezė u ēuan nė shtėpitė e fėmijės.36
Edhe tani, dhimbja ėshtė aq e madhe saqė pjesa mė e madhe e historive
u botuan nė mėnyrė anonime nė raportin pėrfundimtar tė komisionit "Kthimi
nė shtėpi". Komisioni deklaroi qė veprimet e autoriteteve nė atė kohė
arrinin nė genocid, sipas pėrkufimit tė Kombeve tė Bashkuara. Qeveria
nuk pranoi tė ndjekė rekomandimet e hetimit pėr ngritjen e njė komisioni
pėr tė llogaritur pagesat e kompensimit pėr fėmijėt e grabitur.
Siē e pamė, trajtimi ēnjerėzor, masakrat, mizoria, barbarizmi dhe shfarosjet
e kryera justifikoheshin nga tezat e Darvinizmit tė "pėrzgjedhjes natyrore",
"luftės pėr mbijetesė", dhe "mbijetesės sė mė tė fortit".
Tė gjithė kėto tmerre qė pėrjetuan vendasit australianė ishin veēse njė
pjesė e vogėl e katastrofave qė Darvinizmi i ka shkaktuar kėsaj bote.
Ota Benga
Ota Benga Ota Benga ishte afrikan vendas. Ai u zu nė ēark si njė
kafshė nga studiuesit evolucionistė, u fut nė njė kafaz dhe u ekspozua
pėrkrah majmunėve nė njė kopėsht zoologjik.
|
Pasi Darvini deklaroi nė librin "Origjina e llojeve" se qeniet njerėzore
ishin zhvilluar prej njė paraardhėsi tė pėrbashkėt me majmunėt, nisi kėrkimi
i fosileve pėr tė mbėshtetur kėtė skenar, por disa evolucionistė besonin
se krijesat "gjysmėmajmun-gjysmėnjeri" mund tė gjendeshin jo vetėm nė
tė dhėnat fosile, por edhe tė gjalla nė vise tė ndryshme tė botės. Nė
fillim tė shekullit XX, kėrkimet pėr "hallkėn qė mungon" ishin shkaku
i shumė akteve barbare. Njė prej tyre ishte historia e pigmenit Ota Benga.
Ota Benga u kap nė Kongo prej njė studiuesi evolucionist, tė quajtur
Samuel Verner, nė vitin 1904. Ky vendas, emri i tė cilit nė gjuhėn e tij
do tė thoshte "mik", ishte i martuar dhe baba i dy fėmijėve, por ai u
lidh me zinxhirė si njė kafshė, u fut nė njė kafaz dhe u dėrgua nė Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės. Atje, shkencėtarėt evolucionistė e futėn nė njė
kafaz me lloje tė ndryshme majmunėsh nė Panairin Botėror tė Shėn Luisit
dhe e ekspozuan si "hallka lidhėse mė e afėrt me njeriun".
Dy vjet mė vonė, atė e ēuan nė kopshtin zoologjik tė Bronksit nė Nju
Jork dhe e ekspozuan bashkė me disa shimpanze, njė gorillė tė quajtur
Dinah dhe njė orangutang tė quajtur Dohung si "paraardhėsit mė tė vjetėr
tė njeriut". Drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, Dr. William T.
Horniday, mbante ligjėrata tė gjata pėr krenarinė qė i falte "hallka qė
mungon" dhe vizitorėt e trajtonin Ota Bengėn nė kafazin e tij si njė kafshė
tė zakonshme. Nė njė numėr tė gazetės "New York Times", botuar nė atė
kohė, qėndrimet e vizitorėve pėrshkruheshin kėshtu:
Kishte rreth 40000 vizitorė nė park tė dielėn. Pothuajse tė gjithė, burra,
gra e fėmijė, u drejtuan pėr nga kafazi i majmunit pėr tė parė atė qė
ishte nė qendėr tė vėmendjes nė park: njeriun e egėr nga Afrika. Ata e
ndiqnin pas nėpėr park gjithė ditėn, duke angullirė, pėrqeshur, ulėritur.
Disa prej tyre e shponin nė brinjė, tė tjerė e pengonin qė tė rrėzohej
e tė gjithė talleshin me tė.37
Numri i 17 shtatorit 1906 i "New York Journal" shkruante se kjo bėhej
pėr tė vėrtetuar evolucionin, por, njėkohėsisht, gazeta nė fjalė e kritikonte
ashpėr si njė padrejtėsi dhe mizori tė madhe me kėto fjalė:
Kėta njerėz pa tru e pa e vrarė shumė mendjen, kanė ekspozuar nė njė
kafaz majmunėsh, njė xhuxh tė vogėl nga Afrika. Qėllimi i tyre, ndoshta,
ishte tė ngulitnin ndonjė mėsim tė thellė pėr evolucionin.
Nė fakt, i vetmi rezultat i arritur ka qenė ruajtja e pėrēmimit pėr racėn
afrikane, e cila meriton tė paktėn simpati dhe mirėsi nga tė bardhėt e
kėtij vendi, pas gjithė atij brutaliteti qė ka hequr nė kurriz kėtu
Eshtė turp dhe e neveritshme qė tė metat fizike tė njė qenieje njerėzore,
tė krijuar prej sė njėjtės Fuqi qė na ka sjellė tė gjithėve kėtu dhe na
ka dhuruar tė njėjtat ndjenja dhe tė njėjtin shpirt, tė mbyllet nė njė
kafaz me majmunė dhe tė bėhet gazi i botės.38
Gazeta "New York Daily Tribune", gjithashtu, i kushtoi hapėsirė ēėshtjes
sė ekspozimit tė Ota Bengės nė njė kopsht zoologjik duke pasur pėr qėllim
demonstrimin e evolucionit. Drejtori darvinist i kopshtit zoologjik u
mbrojt nė mėnyrė krejt tė paskrupullt:
Ekspozimi i njė pigmeni afrikan nė tė njėjtin kafaz me njė orangutang
nė Parkun Zoologjik tė Nju Jorkut javėn e shkuar ėshtė bėrė shkas pėr
kritika tė konsiderueshme. Disa persona deklaruan se ka qenė njė pėrpjekje
nga ana e drejtor Hornideit pėr tė demonstruar njė lidhje tė ngushtė mes
zezakėve dhe majmunėve. Dr. Hornidei e mohoi njė gjė tė tillė. "Nė qoftė
se ai djalosh i vockėl gjendet nė kafaz", u shpreh dr. Hornidei, "kjo
ndodh sepse ai ndjehet mė rehat atje dhe sepse ne s'kemi as idenė mė tė
vogėl se ēfarė tė bėjmė tjetėr me tė. Ai s'ėshtė i burgosur nė asnjė kuptim
tė fjalės, vetėm se askush nuk do tė mund tė thoshte se do tė ishte gjė
me mend ta linim tė sorollatej nėpėr qytet pa dikė qė ta kishte nėn kujdes."39
Ekspozimi i Ota Bengės nė kopshtin zoologjik bashkė me gorillat, si tė
ishte kafshė, krijoi shqetėsim nė shumė qarqe. Njė numėr fondacionesh
iu drejtuan autoriteteve pėr ta ndaluar kėtė gjė, duke thėnė se Ota Benga
ishte njė qenie njerėzore dhe se tė trajtohej nė atė mėnyrė ishte vėrtet
mizore. Njėra prej kėtyre kėrkesave doli nė gazetėn "New York Globe" tė
12 shtatorit 1906 nė kėtė mėnyrė:
Redaktorit tė "Globe":
Zotėri! Kam jetuar nė Jug pėr disa vjet e si rrjedhim nuk i kam shumė
pėr zemėr zezakėt, por them se ai ėshtė njeri. Mendoj se ėshtė turp i
madh qė autoritetet e kėtij qyteti tė madh ta lejojnė njė pamje tė tillė
si ajo nė Parkun e Bronksit: njė djalė zezak, i ekspozuar nė njė kafaz
majmuni
E gjitha kjo puna e pigmenit duhet hetuar
A.E.R.
Nju Jork, shtator, ora 12.40
Njė tjetėr kėrkesė qė Ota Benga tė trajtohej si njeri ishte kjo qė vijon:
Spektakli me njeriun dhe majmunin nuk miratohet nga Kleri
Hirėsia e tij, Dr. Mekartur, mendon se ekspozimi ėshtė degradues: "Ai
qė ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė ekspozim e ul veten aq sa ul afrikanin."
- deklaroi Dr. Mekarturi. "Nė vend qė kėtė djalosh tė vogėl ta bėjmė bishė,
atė duhet ta ēojmė nė njė shkollė pėr zhvillimin e atyre aftėsive qė i
ka dhėnė Zoti".
Dr. Gilberti deklaroi se tashmė kishte ndarė mendjen qė ekspozimi ishte
njė skandal dhe se ai me priftėrinj tė tjerė do tė bashkoheshin me dr.
Mekarturin pėr t'u kujdesur qė Bushmeni tė lirohej nga kafazi i majmunit
e tė vendosej diku tjetėr.41
Eskimezėt
dhe zbatimi i racizmit
Studiuesi i famshėm arktik Robert Peary solli nė vitin
1897 njė grup eskimezėsh nga Poli i Veriut nė Nju Jork. Mė i vogli
nė moshė i kėtij grupi ishte njė fėmijė me emrin Minik. Grupi, i
cili pėrfshinte Minikun bashkė me tė atin e tij, u ekspozua pėr
njė kohė tė gjatė nė "American Museum of Natural History". Gjatė
asaj kohe, babai i Minikut vdiq nga sėmundjet. Miniku mbeti vetėm
e i pambrojtur nė Nju Jork. Njė ditė prej ditėsh, Mininiku pa se
skeleti i babait tė tij po ekspozohej nė Muzeun Amerikan tė Historisė
sė Natyrės si "njė prototip i llojit". Megjithėse ai e kėrkoi trupin
e babait tė tij, auteritetet e muzeut e refuzuan kėrkesėn e tij.
Edhe diēka tjetėr qė ia vlen tė pėrmendet nė lidhje
me jetėn e Minikut ishte se Robert Peary, studiuesi qė solli eskimezėt
nė Amerikė, kishte pikėpamje raciste. Megjithėse jetonte mes eskimezėve,
Peary mendonte se kėta njerėz nuk ishin tė barabartė me tė. Sipas
tij, eskimezėt dhe zezakėt ishin pjesėtarė tė racave inferiore.
Megjithėse ata ishin njerėz tė fortė, inteligjentė e tė besueshėm
qė u siguronin jetesėn familjeve tė tyre, ata s'ishin aq tė aftė
sa tė bardhėt
Nė njė rast, ai shkroi fyerjen e mėposhtme: "Shpesh
mė pyesin: Ē'i duhen botės eskimezėt? Janė vendosur shumė larg pėr
tė pasur ndonjė vlerė pėr sipėrmarrje tregtare dhe, pėr mė tepėr,
atyre u mungon ambicja. Ata e vlerėsojnė jetėn ashtu siē bėn njė
dhelpėr apo ari, thjesht nga instikti."1 Qėllimi i sjelljes sė eskimezėve
nė Amerikė u shpjegua nga njė studiues qė merrej me kėtė ēėshtje:
"Ē'arsye kishte Peary qė i solli kėta gjashtė eskimezė nė Nju Jork?
Ndoshta kėta gjashtė eskimezė do tė shėrbenin thjesht si mostra,
shumė tė ngjashme me kafkat dhe skeletet qė ai kishte grumbulluar
mė herėt, madje edhe mė interesante, sepse gjaku u rridhte ende
ndėr vena
Atė e kishin "joshur" edhe trupat e eskimezėve tė tjerė
qė i njihte si emėr, tė cilėt ai i kishte nxjerrė nga varret e sapohapura
njė vit mė parė dhe i kishte mbartur me qerre drejt jugut pėr tė
hijeshuar sallonet e muzeut."2
Miniku, Ota Benga e shumė tė tjerė, emrat e tė cilėve
nuk dihen, u trajtuan nė mėnyrė ēnjerėzore, prej tė ashtuquajturve
"shkencėtarė" qė i shihnin disa raca si "inferiore".
1 Ken Harper, "Give Me My Father's
Body" (Mė jepni trupin e tim eti), Steerforth Press, South Royalton,
Vermont f. 8
2 Ken Harper, "Give Me My Father's Body" (Mė jepni trupin e tim
eti), Steerforth Press, South Royalton, Vermont, f. 22
|
Mentaliteti racist ekziston ende dhe e gjen
forcėn te Darvini
|
Rezultati pėrfundimtar i gjithė kėtij trajtimi ēnjerėzor ishte vetėvrasja
e Ota Bengės, por problemi kėtu ishte shumė mė i madh se ai i humbjes
sė jetės sė njė njeriu. Kjo ngjarje ishte njė shembull i qartė i mizorisė
dhe barbarisė qė nėnkuptonte racizmi darvinist nė praktikė.
Superioriteti vjen nga karakteri e jo nga gjaku
Pėrshkrimi i qenieve njerėzore nga Darvini si lloje tė zhvilluara kafshėsh
dhe paraqitja e disa racave si raca qė nuk e kanė pėrfunduar zhvillimin
e tyre, ishin jashtėzakonisht tė rrezikshme dhe shkatėrruese nė historinė
njerėzore. Ata qė e morėn kėtė pretendim tė Darvinit si udhėrrėfyesin
e tyre, i shtypėn pa mėshirė racat e tjera, i detyruan tė jetonin nė kushtet
mė tė kėqija dhe bėnė ē'kishin ne dorė pėr t'i shfarosur.
Bryan Appleyard, autor i librit "Brave New Worlds", shpjegon mentalitetin
tiranik nė themel tė racizmit dhe pasojat e tij nė kėtė mėnyrė:
Ēėshtja ėshtė se sapo njerėzit vendosin qė ti je njė krijesė mė e ulėt
pėr ēfarėdo lloj arsyeje, qoftė supersticioze apo shkencore, duket se
s'ka kufi deri nė ē'masė arrin mizoria e tyre. Ka shumė tė ngjarė qė tė
tė shkaktojnė vuajtje duke u ndjerė plotėsisht tė justifikuar, sepse ata
i ndan veēse njė hap i vogėl nga besimi se njė qenie tjetėr njerėzore
ėshtė inferiore, pėr tek besimi se kjo qenie ėshtė e dėmshme, e rrezikshme
apo kėrcėnuese pėr qeniet "superiore". Dhe vėrtet, disa mund ta pėrgjithėsojnė
ēėshtjen edhe mė shumė dhe tė kėmbėngulin qė tė gjitha qeniet "inferiore"
janė tė rrezikshme, sepse ata kėrcėnojnė jetėn apo shėndetin e tė gjithė
racės njerėzore. Atėherė ata mund tė mbėshtesin idenė e sterilizimit,
kufizimeve nė martesė apo edhe vrasjeve pėr tė parandaluar cėnimin e integritetit
tė llojit prej tė dėbuarve nga shoqėria.42
Megjithatė, tė gjitha qeniet njerėzore janė krijuar tė barabarta. Nė
Kuran bėhet i ditur krijimi i qenieve njerėzore nė kėtė mėnyrė:
Zoti ėshtė Ai qė krijoi gjithēka nė mėnyrė tė pėrsosur
dhe e nisi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj krijoi pasardhėsit e tij
nga njė pjesė e njė lėngu themelor. Mė pas i dha formė dhe fryu Shpirtin
e Tij nė tė... (Sure Es-Sexhde: 7-9)
Ēdo qenie njerėzore, pa dallim race, mendon, ndjen, dashuron, vuan, emocionohet,
njeh dashurinė, afrimitetin, ngrohtėsinė e dhembshurinė. Ēdo njeri njeh,
gjithashtu, tiraninė, pėrbuzjen dhe vėshtirėsinė. Pėr kėtė arsye, gjatė
gjithė historisė, ata qė besojnė se popujt e racave tė tjera janė kafshė
gjysmė tė zhvilluara, ata qė fyejnė tė tjerėt, ata qė shfrytėzojnė qoftė
edhe njė njeri tė vetėm dhe ata qė i pėrkrahin kėto praktika me teoritė
e tyre tė rreme, kanė bėrė njė krim tė madh ndaj njerėzimit me injorancėn
e tyre.
Nė kohėt tona ekzistojnė kultura tė shoqėrive njerėzore relativisht tė
pazhvilluara. Tė gjithė kėta njerėz kanė tipare njerėzore, por u mungojnė
ato kritere qė, nga aspekti teknik e kulturor, nė pėrgjithėsi, sundojnė
botėn. Pėr shkak tė kushteve klimatike e natyrore, shumė komunitete kanė
jetuar tė izoluar nga shoqėria e pėrgjithshme botėrore dhe kanė zhvilluar
kultura krejt tė ndryshme, por nė secilėn prej tyre i gjen tė gjitha tiparet,
zakonet e traditat qė janė tė pėrbashkėta pėr gjithė njerėzimin.
Ata qė kanė pėrfitime nga racizmi, e pėrqafuan me entuziazėm teorinė
e Darvinit dhe i konsideruan ata njerėz, qė s'ndryshonin aspak nga tė
tjerėt, si anėtarė tė njė race inferiore, madje edhe si kafshė. Si rezultat
i kėsaj pikėpamjeje, edhe nė ditėt tona ka njerėz qė shtypin e pėrbuzin
njerėzit dhe bashkėsitė e prapambetura, me pretekstin se kėta nuk kanė
evoluar aq sa duhet.
Sidoqoftė, Zoti e ndalon rreptėsisht racizmin. Ai i krijoi tė gjithė
njerėzit me ngjyrė e me gjuhė tė ndryshme. Ky ėshtė njė tregues i fuqisė
dhe shumėllojshmėrisė sė krijimit tė Tij:
Ndėr mrekullitė e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės,
si dhe shumėllojshmėria e gjuhėve dhe e ngjyrave tuaja... (Kuran, surja
Er-Rrum: 22)
|