Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Harun Yahya - Allahu njihet përmes arsyes
Allahu njihet përmes arsyes

 

PJESA E PARË

FAKTI I KRIJIMIT

NË DRITËN E FAKTEVE SHKENCORE

Parathënie

Shikoni rreth vetes prej aty ku jeni ulur. Do të vëreni se gjithçka në dhomë është ‘e punuarā€™: muret, tapiceria, tavani, karriga në të cilën jeni ulur, libri që mbani në dorën tuaj, gota në tavolinë dhe detaje tjera të panumërta. Asnjëra prej tyre nuk rastis të ekzistojë në dhomën tuaj sipas vullnetit të tyre. Madje edhe leqet e thjeshta të tepihut janë punuar prej dikujt: ato nuk u shfaqën vetvetiu apo rastësisht.

Një person që bëhet gadi të lexojë një libër e din se ai është shkruar prej një autori për një arsye të veçantë. Madje as që do tā€™i shkonte ndërmend se ky libër mund të ishte krijuar rastësisht. Në të njëjtën mënyrë, një person që sheh një skulpturë nuk ka as më të voglin dyshim se ajo është punuar prej një skulptori. Dhe jo vetëm veprat e artit: madje edhe një numër i vogël i tullave që qëndrojnë njëra mbi tjetrën e shtyjnë njeriun të mendojë se dikush i ka vendosur ato ashtu sipas një plani të caktuar. Prandaj, gjithkund ku ekziston rregull - qoftë ai i madh apo i vogël - themeluesi dhe mbrojtësi i këtij rregulli duhet të ekzistojë gjithashtu. Nëse, një ditë, dikush do tā€™iu afrohej dhe tā€™iu thoshte se hekuri i papërpunuar dhe thëngjilli u bashkuan për të formuar çelikun rastësisht, i cili pastaj ndërtoi Kullën e Ajfellit prap rastësisht, a nuk do të konsideroheshin si të çmendur ai dhe ata të cilët i besuan atij?

Pretendimi i teorisë së evolucionit, mënyra unike e të mohuarit të ekzistencës së Allahut, nuk ndryshon fare nga kjo. Sipas kësaj teorie, molekulat e pajetë formuan amino acidet rastësisht, amino acidet formuar proteinet rastësisht dhe në fund proteinet formuan krijesat e gjalla prap rastësisht. Mirëpo, mundësia e krijimit të një krijese të gjallë rastësisht është më e vogël se mundësia e formimit të Kullës së Ajfellit në të njëjtën mënyrë, sepse madje edhe qeliza më e thjeshtë e njeriut është më e sofistikuar se çfarëdo ndërtese e punuar prej njeriut në botë.

Si është e mundur të mendohet se barazpesha në botë ndodhi rastësisht kur harmonia e jashtëzakonshme e natyrës mund të vëzhgohet madje edhe me sy të lirë? Është pretendimi/pohimi më i paarsyeshëm të thuhet se gjithësia, secili argument i së cilës sugjeron ekzistencën e Krijuesit të saj, është krijuar vetvetiu.

Prandaj, duhet të ketë një zotërues të kësaj barazpeshe të vrojtueshme gjithandej prej organizmit tonë e deri te këndet më të largëta të gjithësisë paimagjinueshëm të pafund. Pra, kush është ky Krijues që paracaktoi gjithçka me kaq finesë/lehtësi dhe që krijoi gjithçka?

Ai nuk mund të jetë çfarëdo qenie materiale e pranishme në gjithësi, sepse Ai duhet të jetë vullnet që kishte ekzistuar para gjithësisë dhe që pastaj e krijoi gjithësinë. Krijuesi i Gjithëfuqishëm është Ai në të Cilin gjithçka gjenë ekzistencën, e që ekzistenca e të Cilit është e pa fillim dhe e pa fund.

Feja na njeh ne me Krijuesin ekzistencën e të Cilit e zbulojmë me arsyen tonë. Prej asaj që Ai na ka zbuluar si fe, ne e dijmë se Ai është Allahu, I Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti, I Cili krijoi qiejt dhe tokën prej asgjëje.

Edhepse shumica e njerëzve posedojnë aftësinë për të kuptuar këtë fakt, ata i kalojnë jetët e tyre të pavetëdijshëm për këtë. Kur e shikojnë një pikturë të një pejzazhi, pyesin veten se kush është ai që e ka pikturuar atë. Pastaj, e lavdojnë artistin pamasë për veprën e tij të bukur artistike. Përkundër faktit se ata ndeshen me origjinale të panumërta të asaj pikture, atë moment që kthejnë shikimin, ata prapseprap e shpërfillin ekzistencën e Allahut, I Cili është i vetmi zotërues i të gjitha këtyre bukurive. Në të vërtetë, nuk nevojitet madje as edhe një një hulumtim i hollësishëm për të kuptuar ekzistencën e Allahut. Madje edhe nëse njeriut do tā€™i duhej të jetonte në një dhomë prej momentit të lindjes , dëshmi të panumërta vetëm në këtë dhomë do tā€™i mjaftonin që të kuptojë ekzistencën e Allahut.

Organizmi i njeriut është i stërmbushur me dëshmi që nuk do të mund të përmbaheshin në shumë enciklopedi shumë-vëllimëshe. Nëse i kushtojmë madje edhe vetëm disa minuta të mendimit të ndërgjegjshëm për gjithë këtë mjafton për të kuptuar ekzistencën e Allahut. Rregulli ekzistues mbrohet prej Allahut dhe mbahet prej Tij.

Organizmi njerëzor nuk është ushqimi i vetëm për të menduar. Jeta ekziston në secilin milimetër katror të tokës, qoftë e vrojtueshme apo jo nga njerëzit. Bota është e mbushur përplot me gjallesa të shumta, prej organizmave njëqelizor deri te bimët, prej insekteve deri te kafshët e ujit dhe prej zogjëve deri te zvarranikët. Nëse e merrni një grusht dhe dhe e shikoni atë, madje edhe aty mund të zbuloni gjallesa të shumëllojshme me veçori të ndryshme. E njëjta gjë vlen poashtu edhe për ajrin që e thithni. Madje edhe në lëkurën tuaj, ekzistojnë shumë gjallesa emrat e të cilave janë të panjohura për ju. Në zorrët e të gjitha gjallesave janë me miliona bakterie apo organizma njëqelizor që e ndihmojnë tretjen. Bota shtazore në botë është shumë herë më e madhe se popullata njerëzore. Kur ta marrim parasysh gjithashtu botën bimore, shohim se nuk ekziston madje as edhe një pikë e vetme në tokë ku nuk ka jetë. Të gjitha këto krijesa që janë të përhapura në një sipërfaqe prej miliona kilometrash katrorë kanë sisteme të ndryshme trupore, jetëra të ndryshme dhe kontribute të ndryshme ndaj barazpeshës ekologjike. Është e paarsyeshme të pretendohet se të gjitha këto janë krijuar rastësisht pa ndonjë qëllim apo arsye. Asnjë gjallesë nuk është krijuar sipas vullnetit të vet. Asnjë ndodhi e rastësishme nuk mundet të rezultojë kurrë me sisteme aq të komplikuara.

E gjithë kjo dëshmi na shpie në përfundimin se gjithësia se gjithësia funksionon me një ‘vetëdijeā€™ të caktuar. Cili, është atëherë, burimi i kësaj vetëdije? Padyshim se nuk janë as gjallesat e as qeniet e pajetë që ekzistojnë në të. E as që mund të jenë ato ato të cilat e mbajnë këtë harmoni dhe e ruajnë këtë rregull. Ekzistenca dhe madhështia e Allahut zbulon veten në prova të panumërta në gjithësi. Në të vërtetë, nuk ekziston madje as edhe një njeri i vetëm në tokë që nuk do të pranojë këtë të vërtetë të qartë nga zemra. E prapseprap ata e mohojnë atë padrejtësisht dhe me mendjemadhësi edhepse shpirtërat e tyre janë të bindur për këtë siç deklarohet në Kurā€™an. (Sure Neml: 14)

Ky libër është shkruar për të nxjerrur në pah/të treguar këtë të vërtetë të cilës një pjesë e njerëzve i largohen për shkak të të qenit të saj në kundërshtim me interesat e tyre dhe gjithashtu për të demaskuar mashtrimet dhe përfundimet e pakuptim mbi të cilat qëndrojnë një pjesë e pretendimeve të pavërteta. Për këtë arsye shumë tema të ndryshme janë prekur në këtë libër.
Ata që e lexojnë këtë libër edhe një herë do të shohin provat e padiskutueshme të ekzistencës së Allahut dhe do të jenë dëshmitarë se ekzistenca e Allahut përfshinë gjithçka: ‘arsyejaā€™ e dinë këtë. Ai është I Cili krijoi këtë rregull gjithëpërshkues dhe I Cili gjithashtu e mban atë vazhdimisht.


 
    
s