TĖ GJITHĖ NE JEMI KRIJESA TĖ ALLAHUT

Shpesh keni dėgjuar dikend duke e pėrmendur “Allahun”. Ata zakonisht e thonė nė formė tė fjalive si: “Insha’Allah” apo “Nėse do Allahu”, “Allahu tė mėshiroftė”, “Allahu tė ruajtė”, etj.

Kėto janė thėnie pėrdoren kur dikush e pėrkujton Allahun, i lutet Allahut apo e madhėron Allahun.

Pėr shembull,  ”Allahu tė ruajtė” shpreh faktin se Allahu ka fuqi tė paskajshme mbi ty dhe ēdo qenie tė gjallė apo tė jogjallė pėrreth teje. Allahu ėshtė Ai i Cili mund tė tė shpėtojė, ty, nėnėn tėnde, babain si dhe shokėt tua nga e keqja. Pėr kėtė shkak, kjo thėnie shpesh pėrdoret kur pėrmendet ndonjė fatkeqėsi natyrore apo ndonjė ndodhi e papėlqyer. Mendo vetėm pėr njė ēast: A mundet nėna apo babai yt apo kushdo tjetėr qė ti e njeh t’a parandalojė njė fatkeqėsi natyrore, pėr shembull, nga vėrshimi? Sigurisht se nuk munden, pasi Allahu bėn qė kėto gjėra tė ndodhin, dhe nė tė njejtėn mėnyrė, vetėm Ai mund t’i parandalojė.

Fjala “Insha’Allah” dmth., “Nėse Allahu dėshiron”. Kėshtuqė, kur tė themi qė do tė bėjmė apo s’do tė bėjmė diēka, ėshtė me rėndėsi qė tė themi, “Insh’Allah”. Pėr shkak se vetėm Allahu e di tė ardhmen dhe nė kėtė mėnyrė e krijon ashtu siē dėshiron Ai. Asgjė nuk ndodhė pa dėshirėn e Tij.

Kur ndonjėri nga shokėt tanė, pėr shembull, thonė, “Nesėr sigurisht do tė shkoj nė shkollė”, ai apo ajo bėn njė gabim shumė tė madh, pasi nuk e dimė se ēfarė ėshtė dėshira e Allahut qė tė bėj ai apo ajo nė tė ardhmen. Ndoshta tė nesėrmen ai apo ajo do tė sėmuren dhe nuk do tė jenė nė gjendje tė shkojnė fare nė shkollė, apo ndonjė kohė e ligė apo kusht tjetėr do tė bėjnė qė tė mos mbahet mėsimi fare.

Pėr kėtė arsye thomi “Insh’Allah” pėr tė shprehur synimet tona pėr tė ardhmen, dhe kėshtu pranojmė se Allahu i di tė gjitha, dhe se ēfarėdo qė ndodh ėshtė vetėm nga Vullneti i Tij dhe kurrė nuk do tė mund tė dijmė mė shumė se ata qė n’a mėson Allahu. Nė kėtė mėnyrė, duhet qė tė shfaqim respektin e duhur Zotit tanė, i Cili posedon fuqi dhe dijeni tė paskajshme.

Nė ajetet kuranore, Allahu n’a mėson se si tė themi “Insh’Allah” (Nėse Allahu dėshiron):

Dhe mos thuaj kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: "Unė do tė bėj kėtė nesėr!" Vetėm (nėse i shton): "Nė dashtė All-llahu!" E kur tė harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij". (Kehf: 23-24)

Ndoshta nuk di shumė pėr kėto gjėra, por nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. Nė mėnyrė qė t’a njohėsh Allahun, duhet vetėm qė tė shikosh pėrreth dhe tė mendosh.

Ēdo vend ėshtė i mbushur me bukuri dhe kėshtu shfaqen veēoritė e Allahut dhe fuqia e Tij e paskajshme. Mund tė mendosh pėr njė lepurosh tė bardhė e tė bukur, fytyrate qeshura tė delfinėve, ngjyrat madhėshtore tė krihėve tė fluturės apo detin e kaltėr, pyjet e gjelbra, lule tė ndryshme si dhe bukuri tė panumėrta nėpėr botė. Allahu ėshtė Ai i Cili krijoi tėra kėto. Allahu ka krijuar tėrė gjithėsinė qė ti e sheh- botėn dhe krijesat nė tė – nga hiēgjėja. Prandaj, duke shikuar nė bukuritė qė Ai krojon, mund tė vėresh fuqinė e Tij tė pakufishme.

EKZISTENCA E NJERIUT

A ke menduar ndonjėherė se si ka lindur njeriu? Sigurisht do tė thoje, “Ēdokush ka nėnė dhe baba.” Por pėrgjegjia ėshtė e pamjaftueshme. Megjithatė, kjo nuk shpjegon se se si nėna dhe babai i parė ėshtė lindur, dmth., njeriu i parė. Sipas tė gjitha gjasave ke dėgjuar disa tregime nė lidhje me kėtė temė nė shkollė apo njerėzve pėrreth teje. Sidoqoftė, e vetmja pėrgjegjie e saktė ėshtė se Allahu ėshtė Ai i Cili tė ka krijuar. Do tė ndalemi nė kėtė temė qė t’a diskutojmė nė detale nė kapitujt e ardhshėm. Sa pėr tani, ekziston njė gjė qė duhet ditur; qenia e parė njerėzore qė u shfaq mbi tokė ishte profeti Adem, paqja qoftė mbi tė. Tė gjithė njerėzit tjerė kanė prejardhjen nga ai.

Ademi, paqja qoftė mbi tė, ishte, krejtėsisht si ne, njė njeri qė ecte, fliste, falej dhe adhuronte Allahun. Allahu sė pari e krijoi atė e pastaj edhe gruan e tij. Pastaj fėmijėt e tyre u shpėrndanė nėpėr gjithė botėn. Kurrė mos harro se Allahut i nevojitet vetėm njė urdhėr ta jap, dhe tė krijoj. Kur Ai dėshiron qė diēka tė jetė, Ai jep urdhrin “Bėhu!” dhe ajo bėhet. Ai ka fuqi tė mjaftueshme qė tė bėj ēdo gjė. Pėr shembull, Ai e krijoi Ademin nga balta. Kjo gjė ėshtė shumė e lehtė pėr Allahun.

Megjithatė, kurrė mos harro se ekzistojnė edhe njerėz qė e mohojnė ekzistencėn e Allahut. Kėta njerėz japin pėrgjegjie tjetėr pyetjes se si ėshtė krijuar njeriu. Ata nuk e kėrkojnė tė vėrtetėn.

Nėse njė personazh nga filmi i vizatur thotė, “Unė u krijova atėherė kur ngjyra u shpėrnda nė letėr rastėsisht. Ngjyrat u formuan me shpėrndarjen e tyre. Kjo do tė thotė, se nuk ka nevojė askush qė tė mė vizatojė dhe tė mė jap formėn. Unė mund tė lind vetvetiu, nga rasti,” sigurisht se nuk do t’a merrnit seriozisht. E di se vijat, ngjyrat dhe lėvizjet e pėrkryera nė filmin vizatimor nuk mund tė formohen me hedhjen e ngjyrės andej-kėndej, pa destinacion tė caktuar, pasi qė me derdhjen e ngjyrės vetėm mund tė bėhet rrėmujė; ajo kurrė nuk mund tė formojė vizatim tė bukur nga vijat e rregullta. Qė diēka tė bėhet me kuptim dhe me qėllim, dikush duhet t’a medojė, dizajnojė dhe vizatojė.

Pėr tė kuptuar tė tėrėn, nuk ka nevojė qė t’a shohėsh artistin dhe vizatuesin. Automatikisht e kupton se vizatuesi i ka dhėnė karakterit tiparet e tij, formėn dhe ngjyrat, dhe aftėsi pėr tė folur, ecur apo kėrcyer. Pas kėtij shembulli, mendo seriozisht pėr kėtė ēėshtje nė vazhdim: dikush qė nuk e pranon Allahun si krijues tė tij ėshtė gėnjeshtar, sikurse karakteri i filmit tė vizatuar. Tani tė supozojmė se personi i tillė mund tė n’a drejtohet. Tė shohim se si ky njeri pėrpiqet qė tė shpjegoj se si ai dhe tė tjerėt janė lindur:

“Unė, nėna ime, babai, prindėrit e tyre dhe stėrgjyshėrit e parė qė nga koha e lashtė erdhėn nė kėtė botė nga rasti. Rastėsia n’a krijoi trupin tonė, sytė, veshėt dhe tė gjitha organet.” Fjalėt e kėtij njeriu qė mohon se Allahu e ka krijuar, janė shumė tė ngjajshme me atė personazhin e filmit vizatimor. Ndryshimi qėndron nė atė se personazhi ėshtė i krijuar nga vijat dhe ngjyrat nė letėr. Ai qė i shqipton kėto fjalė, nė anėn tjetėr, ėshtė njeri i pėrbėrė nga qelizat. Por a bėn kjo ndonjė dallim? A nuk ėshtė ky njeri njė organizėm shumė kompleks mė i pėrsosur sesa personazhi nga filmi i vizatuar? A nuk ka mė shumė organe? Me fjaė tė tjera, nėse ėshtė e pamundur qė personazhi i filmit tė vizatuar tė krijohet nga rastėsia, atėherė ėshtė edhe mė e pamundur qė ky njeri tė krijohet nga rastėsia. Tani, t’a pyesim njė pyetje kėtė njeri: “Ti ke njė trup tė mrekulueshėm qė funksionon nė mėnyrė tė pėrsosur. Duart e tuaja mund tė mbajnė objekte tė ndieshėm- mė mirė sesa makinat mė tė zhvilluara. Mund tė vraposh me kėmbėt tuaja. Ke njė shikim tė pėrsosur, mė tė mprehtė se kamerat tė kualitetit mė tė lartė. Veshėt tuaj kurrė nuk ndiejnė ushtimė. Asnjė aparat hi-fi i ndieshėm nuk mund tė prodhojė zė mė tė qartė. Shumė organe pėr tė cilat as nuk je i vetėdijshėm punojnė sė bashku pėr tė tė mbajtur gjallė. Pėr shembull, edhepse nuk ke kontroll mbi funksionimin e zemrės, veshkėve apo mėlqisė, ato punojnė vazhdimisht perfekt. Sot, me qindra shkenctarė dhe inxhinierė punojnė zellshėm nė mėnyrė qė tė dizajnojnė makina tė ngajshme me kėto organe. Sidoqoftė, pėrpjekjet e tyre janė tė kota. Me fjalė tė tjera, ti je njė krijesė e pėrsosur, shembullin e tė cilit nuk mund tė fabrikohet nga njeriu. Si e quan ti krejt kėtė gjė?

Njeriu i cili e mohon se Allahu ka krijuar tė gjitha gjėrat sigurisht se do tė thoshte: “Unė gjithashtu di se kemi trup tė pėrkryer dhe organe tė pėrsosura. Por unė besoj nė kėtė: atomet e jogjalla dhe tė pavetėdijshme bashkohen dhe formojnė organet dhe trupin tonė.”

Pa dyshim do tė vėresh se kėto fjalė janė tė paarsyeshme dhe tė ēuditshme. Pa marrė parasysh moshėn dhe profesionin, ai qė i shpreh kėto pohime sigurisht nuk mendon arsyeshėm dhe ka ide tė gabuara. Pėr ēudi, dikush has nė njerėz qė besojnė ende nė gjėra tė tilla joracionale. Pasiqė edhe makina mė e thjeshtė e ka dizajnerin e vet, sistemi kompleks i njeriut nuk mund tė ketė lindur rastėsisht. Nuk ka dyshim se Allahu e krijoi njeriun e parė. Allahu gjithashtu ka krijuar sistemin e brendshėm tė njeriut ashtuqė tė shumohet si dhe paraqitjen e gjeneratave tė ardhshme. Allahu siguroi njerėzimin se do tė jetojė me ndihmėn e njė programi tė vendosur nė qelizė. Ne gjithashtu krijohemi duke iu falenderuar kėtij programi tė krijuar nga Allahu, dhe vazhdon tė rritet sipas kėtij programi. Pas asaj ēfarė lexuat nė lidhje me kėtė temė, nė vazhdim do tė keni mundėsi qė tė kuptoni mė mirė faktin qė Allahu, Krijuesi ynė, ka fuqi dhe menēuri tė paskajshme.

Programi i pėrsosur nė trupin e njeriut

Nė faqėn e kaluar, pėrmendėm njė program tė pėrsosur qė Allahu e ka vendosur nė trupin e njeriut. Duke iu falenderuar kėtij programi, ēdo njeri ka sy, veshė, duar dhe dhėmbė. Prapė, duke iu falenderuar kėtij programi, pėrkundėr disa ndryshimeve nė pamjen e tyre, tė gjithė njerėzit logjikisht duken tė jenė tė njejtė. Pėr shembull, kinezėt dhe japonezėt nė pėrgjithėsi ngjajnė njeri me tjetrin, gjithashtu edhe afrikanėt kanė ngjyrėn e vet tipike tė lėkurės, karakteristikat e fytyrės, si dhe veēoritė specifike tė gojės dhe syve.

Tani tė shpjegojmė se si duket ky program me njė shembull: duhet qė tė kesh ndonjė njohuri se si punojnė kompjutorėt. Kompjutori dizajnohet nga eksperti. Ekspertėt nė fabrikat speciale me ndihmėn e teknologjive tė avansuara gjithashtu prodhojnė komponente pėrbėrėse plotėsuese si mikroprocesorin, monitorin, tastaturėn, CD-nė, altoparlantat etj. Tani, keni makinėn qė ėshtė e aftė qė tė punojė operacione shumė komplekse. Mund tė luash lojra apo tė shkruash ēfarė tė duash. Por, qė tė bėhet e tėrė kjo, nevojiten “programet”. Pa kėto programe, qė pėrgaditen nga ekspertėt, kompjuteri nuk ėshtė nė gjendje qė tė punojė. Pėrveē kėsaj, e dimė se nuk ėshtė ēdo program “kompatibil” apo nė pajtueshmėri me ēdo lloj kompjutori, qė dmth., se programuesi duhet do tė ketė njohuri se kompjutori dhe programi duhet tė jenė nė pajtueshmėri apo tė jenė kompatibil. Siē kemi parė, dikujt i nevojitet njė makinė dhe njė program i pėrshtatshėm qė tė operojė njė kompjutor.

Por mė rėndėsi ėshtė, se nėse askush nuk e ka dizajnuar apo prodhuar kėto gjėra, prapė komojutori nuk do tė mund tė punonte. Edhe trupi i njeriut ėshtė i ngjajshėm me kompjutorin. Siē thamė edhe mė herėt, ekziston njė program nė qelizat tona qė bėn tė mundur ekzistencėn tonė. Tani shtrohet pyetja, si ėshtė fituar ky program? Pėrgjegja ėshtė e qartė: Allahu, i Plotėfuqishėm, qė krijon ēdo njeri. Allahu ėshtė Ai qė ka krijuar trupin tonė si dhe programin qė e formojnė atė. Por mos keqkupto.

Nga njė pikėpamje tjetėr, ėshtė e pamundur qė tė krahasohet trupi i njeriut me njė kompjutor. Trupi ynė janė paskajmėrisht mė superior sesa kompjutori mė kompleks. Vetėm truri ynė, pėr shembull, ėshtė shumė mė kompleks sesa njė kompjutor. Tani tė shohim se si lind njė foshnjė: nė fillim, ekziston vetėm njė copėz mishi nė barkun e nėnės. Gjatė kalimit tė kohės, kjo copėz mishi zgjėrohet dhe merr formė.

Lartėsia jote, ngjyra e syve tu, vetullat tuaja, forma e duarve tė tuaja dhe qindra karakteristika tjera tė gjitha tė paracaktuar qė nga ēasti i parė i lindjes. Krejt kjo informatė ėshtė e grumbulluar nė atė program inicial nga Allahu nė qelizat tuaja. Ky program ėshtė aq i pėrkryer dhe i detajizuar saqė shkenctarėt vetėm kohėve tė fundit pak e kanė kuptuar se si funksionon.

Nė pajtim me programin qė Allahu e ka vendosur nė trupin tonė, ne gradualisht rritemi. Pėr kėtė arsye rritja e trupit tonė nuk n’a duket diēka e ēuditshme. Nevojiten vite tė tėra qė tė rritemi. Do tė n’a dukej ēudi nėse ky program do tė funksiononte mė shpejt. Pamja e njė foshnje tė posalindur befas do tė shėndėrrohej nė njė plak para syve tonė do tė ishte shumė habitėse.

Si krijohen gjėrat tjera tė gjalla?

Njerėzit nuk janė me ēdo kusht tė vetmet krijesa qė ekzistojnė mbi tokė. Ekzistojnė edhe mijėra qenie tjera tė gjalla, qė disa i njohim e disa jo. Disa nga to gjenden pėrreth teje; dhe mund t’i shohėsh ēdokund. Disa prej tyre, megjithatė, janė aq larg sa vetėm nėse ke rast mund tė shihen nė libra apo nė emisone televizive. Por njė shikim mė i afėrt nė kėto qenie tregon se tė gjitha e kanė njė veti tė pėrbashkėt. A mund t’ia qėllosh se pėr cilėn veti ėshtė fjala? Mund t’a quajmė si “kompatibilitet” apo pajtueshmėri. Tani t’i numėrojmė cilat qenie tė gjalla janė nė pajtueshmėri. Ato mund tė jenė nė pajtueshmėri me:

-Ambientin nė tė cilin jetojnė,

-Qeniet tjera me tė cilat bashkėjetojnė,

-Elementet qė mbajnė baraspeshėn nė natyrė,

-Faktorėt qė sigurojnė dobi pėr njerėzit.

Para se tė lėshohemi nė kėtė temė, t’a marrim njė shembull ashtuqė tė shpjegojmė domethėnien e fjalės “pajtueshmėri”. Paramendo prizat dhe spinat nė shtėpinė tuaj. Ato janė shumė nė pėrputhshmėri apo pajtueshmėri. Por si mund t’a shpjegosh se ato janėnė pajtushmėri tė pėrsosur nė mes veti? Pėr arsye se ekzistojnė vrimat nė priza ku majat e spinės hyjnė nė to. A t’a merr mendja se ky shpjegim ėshtė i mjaftueshėm? Gjerėsia e majave tė spinės janė tė barabarta me gjerėsinė e vrimave tė prizės. Nėse nuk do tė ishte ashtu, spina kurrė nuk do tė hynte nė prizė. Largėsia nė mes tė majave tė spinės dhe largėsia mes vrimave tė prizės janė gjithashtu tė njejta. Nėse nuk do tė ishin tė njejta, gjithashtu spina kurrė nuk do tė hynte nė prizė.

Sidoqoftė, vetėm kėto veti nuk janė tė mjaftueshme qė tė vendoset njė kompatibilitet ose pėrputhshmėri apo pajtueshmėri mes prizės dhe spinės. Nėse spina do tė ishte shumė e gjatė, prapė do tė kishte mungesė nė aspekt tė kompatibilitetit. Nėse majat e spinės nuk do tė ishin metalike, ato nuk do tė mund t’a pėrēonin rrymėn elektrike.

Nėse spina nuk do tė ishte e mbėshtjellur me material plastik, ēdoherė ryma do tė n’a godiste. Siē mund tė shihet, mungesa e kompatibilitetit bile edhe nė njė aparat shumė tė thjeshtė e bėn aparatin apo mjetin tė papėrdorshėm. Kjo dmth., se i njejti person e ka punuar edhe prizėn edhe spinėn. Dhe ai i ka punuar qė tė jenė kompatibil me njėra tjetrėn. Ai i ka bėrė ato funksionale. Ėshtė fort e pabesueshme qė metali dhe plastika tė bashkohen vetė rastėsisht dhe se janė punuar ndarazi dhe pavarur ndaj njėri tjetrit, pasiqė nė kėsi rasti kurrė nuk do tė mund tė gjesh njė prizė dhe njė spinė qė janė kompatibile mes veti.

Kompatibiliteti mes qenieve tė gjalla ėshtė bile edhe mė i komplikuar sesa kompatibiliteti mes prizės dhe spinės, pasi qeniet e gjalla pėrmbajnė me mijėra sisteme komplekse dhe organe qė duhet tė bashkėjetojnė nė harmoni dhe tė punojnė sė bashku nė mėnyrė tė pėrsosur. Ēdo pėrpjekje pėr tė pėrshkruar kėto sisteme njė nga njė do t’a mbushte njė biblotekė prej qindra librash. Prandaj, nė faqet nė vazhdim do tė ndalemi nė kėto veti tė pėrsosura tė qenieve tė gjalla qė i ka krijuar Allahu:

 

-Qeniet e gjalla janė kompatibile me rrethin nė tė cilin jetojnė

Ēdo qenie e gjallė, mbi tokė apo nė ajėr, ėshtė nė mėnyrė tė pėrsosur kompatibile me vendbanimin e tij. Kėshtu janė tė krijuara. Sisteme tė ndryshme tė pėrsosura sigurojnė ushqimin, mbrojtjen dhe shumimin e qenieve tė gjalla.

Kjo do tė thotė, se ēdo qenie e gjallė ėshtė e dizajnuar nė mėnyrė tė veēantė nė pajtueshmėri me rrethin ku jeton.

Organet dhe mėnyra e jetės se qenieve tė gjalla janė tė gjitha kompatibile me kushtet nė rrethin e tyre. Pėr shembull, zogjtė kanė krahė  tė pėrsosur pėr tė fluturuar nė qiell. Peshqit kanė verza tė posaēme me tė cilat marrin frymė nė ujė. Nėse do tė kishin mushkėri si tė tonat, ata do tė pėrmbyteshin nė ujė.

-Qeniet e gjalla janė kompatibile me qeniet tjera tė gjalla me tė cilat bashkėjetojnė

Disa zogjė dhe insekte ndihmojnė nė shumimin e bimėve. Kjo do tė thotė se, edhepse janė tė pavetėdijshme pėr kėtė, ata ndihmojnė nė rritjen e bimėve. Pėr shembull, derisa bleta shkon nga njė lule nė tjetrėn merr me vetet polenin. Duke iu falenderuar kėtij procesi, bimėt mund tė shumohen. Nė disa raste, kafshėt kryejnė veprime qė janė tė dobishme pėr kafshėt tjera.

Pasrtimi i peshkut, pėr shembull, pastron mikro-organizmat nga lėkura e peshkut tė madh dhe nė kėtė mėnyrė siguron bazėn pėr jetė tė tyre mė tė shėndoshė. Kjo ėshtė njė formė tjetėr e kompatibilitetit.

-Qeniet e gjalla janė kompatibile me elementet qė sigurojnė baraspeshėn nė natyrė.

Asnjė qenie e gjallė, pėrveē njeriut, nuk e ērregullon baraspeshėn nė natyrė.  Ēka mė tepėr, ato janė krijuar me veti qė tė mbajnė kėtė baraspeshė. Sidoqoftė, baraspesha nė tokė gjithmonė ėshtė e ndieshme nga sjellja injorante e njeriut. Pėr shembull, nėse njeriu gjuan ndonjė lloj pėrtej kufirit tė arsyeshėm, ai lloj do tė zhduket. Zhdukja e atij lloji shkakton rritjen tė madhe nė numėr tė presė sė tij, ēka me kohė do tė ven nė rrezik jetėn e njerėzve e bile edhe vetė natyrės. Prandaj, ekziston njė drejpeshim i lindur nė krijimin e qenieve tė gjalla; ato janė tėrėsisht kompatibile me baraspeshėn e natyrės, por vetėm njeriu ka mundėsi dhe potencial qė tė shkatėrrojė kėtė baraspeshė tė ndieshme.

-Qeniet e gjalla janė kompatibile me faktorėt qė sjellin dobi njerėzve

Pėr shembull, paramendo se sa i mirė ėsht mjalti pėr ty. Ku e dijnė bletėt qė ty tė nevojitet ky lloj ushqimi, dhe si e prodhojnė ato mjaltin? A mundet pula, lopa apo delja qė tė dijnė pėr nevojat ushqimore tė njerėzve dhe prodhojnė lėndė ushqyese pėr t’i plotėsuar kėto nevoja? Natyrisht se jo.

Kjo harmoni e pabesueshme mes qenieve tė gjalla ėshtė shumė e qartė se i ka krijuar njė Krijues i vetėm. Ėshtė kėshtu duke iu falenderuar krijimit tė pėrsosur tė Allahut qė mbajnė kėtė baraspeshė nė botė.