Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Harun Yahya - Kategoritë - Dije nga Kur'ani

 LIBRAT
E vėrteta e jetės sė kėsaj bota

Në këtë botë asgjë nuk është e pavdekshme. Koha punon kundër të gjithave çka është e mirë dhe e re. Shumë shpejt autoja e re del nga moda me daljen e një modeli të ri të prodhuar. Në të njejtën mënyrë, dikush mund të lakmojë në shtëpitë luksoze të të tjerëve apo në shtëpi shumëdhomëshe me pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë ndonjëherë, humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të mos i ketë zili.
Një kërkim i pafund për të rejat dhe për të mirat, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka arritur, kundërshtimin e të gjithave çka është e vjetër dhe shpresa në diçka të re: këta janë rrathët vicioz që njerëzit gjithkund i kanë përjetuar gjatë historisë. Por një njeri intelegjent do të duhej që të ndalej dhe të pyes veten për një moment: pse të ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë ndonjë gjë nga këto kërkime? Më në fund, ai duhet të tërheq përfundim se “ekziston një problem radikal nga kjo pikëpamje.” Sidoqoftë, njerëzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdon kërkimin e ëndrrave që vështirë se do t’i arrijë.

FULL TEXT AVAILABLE

Tė Pėrkushtuar ndaj Allahut

Nje Musliman është një person i cili kupton që Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe se vdekja nuk është fundi por një kalim në vendqëndrimin real të njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me këto fakte, ai e eviton me kujdes ndërtimin e jetës së tij "buzë greminës". Ai kthehet nga Allahu, duke e ditur se Ai është Zotëruesi i vërtetë dhe Krijuesi i jetës, vdekjes dhe asaj që vjen pas saj. Në këtë sistem të krijuar nga Allahu, ai kupton që pasuria, pozita shoqërore apo pamja e bukur nuk janë mjetet që e çojnë njeriun drejt suksesit; ato janë vetëm "raste" që ndodhin nën urdhërat e Allahut, që vlejnë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Një Musliman është i tillë sepse ai kërkon aprovimin e Allahut. Ky është dhe dallimi kryesor mes Muslimanëve dhe njerëzve të tjerë. Muslimanët e shohin fenë si një mënyrë për të fituar kënaqësinë e Allahut, kurse shumica e njerëzve e marrin këtë si një sistem bestytnish që zënë një pjesë të mirë të jetës së tyre.

FULL TEXT AVAILABLE

Mrekullitė E Kuranit

Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.

FULL TEXT AVAILABLE

Kur'ani Prin Rrugen Drejt Shkences

Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen miliona dollarë.
Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.

FULL TEXT AVAILABLE

 VIDEO
PĖRGJIGJE NGA KURANI 1

A mundet që një njeri t’ja dedikojë tërë jetën e tij Zotit? Si duhet të jetë dashuria ndaj Zotit? Çfarë nënkupton të qënit i afërt me Zotin? Pse njerëzit nuk mund të jenë të lumtur nëse nuk ndjekin udhën dhe fenë e Zotit? A mundet që dikush të thotë “kjo është mjaft” pasi të ketë arritur një shkallë të caktuar të moralit? Si duhet të sillet dikush ndaj një arroganti? A zemërohen besimtarët ndonjëherë? Me qëllim që të mësoni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, shihni këtë film, i cili përbëhet nga tre pjesë të realizuara me pyetje të shkurtra dhe përgjigje mjaft të qarta për to.
SEKRETI MBI MATERIEN

 

ALLAHU NJIHET PĖRMES ARSYES
Njė ditė i hape sytė dhe e gjete veten midis begative tė shumta... Mendo rreth kėtyre tė mirave qė tė janė dhuruar nga Allahu. Allahu na ndėrgjegjėson pėr ekzistencėn e Tij nėpėrmjet ēdo gjėje qė gjendet nė kėtė botė, sado e vogėl qoftė ajo. Ky film ju fton tė mendoni rreth universit dhe krijesave qė ndodhen nė tė, se si ato u krijuan nė mėnyrėn mė tė pėrkryer. Nxjerrja nė pah e disa prej shenjave tė panumurta tė Allahut nė natyrė, kanė pėr qėllim t’ju bėjmė qė tė mendoni rreth dijes dhe fuqisė sė Zotit, tė cilat pėrfshijnė ēdo gjė.

Tė gjitha kategoritė tjera

Hedhja poshtė e darvinizmit
Dizajn nė natyrė
Arkeologjia dhe Kur'ani
Islami-krishterimi-jehudizmi
Ideologjitė dhe bota
Hyrja nė Islam

Miti i quajtur materie
Jeta e profetėve
Dije nga Kur'ani
Jeta pas vdekjes