Libri që keni në dorë është një studim
unik i llojit të tij, për vetë faktin se ai bën
një sintezë të historisë klasike dhe historive
të disa prej popujve të përmendur në Kuran.
Në përgjithësi, historitë kuranore janë
trajtuar të ndara nga historia klasike dhe ato pak përpjekje
që janë bërë nga dijetarët islamë
në kohë të ndryshme nuk mund të konsiderohen
të plota, sepse kanë mangësi të dukshme në
metodën studimore, pasi nuk bazohen në standartet e pranuara
sot për një studim shkencor. Studiuesit kristianë
i kanë dhënë më tepër rëndësi
lidhjes midis historisë klasike dhe historive të Biblës
dhe kanë botuar një sërë librash për këtë
temë. Njëkohësisht duhet të pranojmë se
studiuesit muslimanë kanë mbetur disi prapa në këtë
drejtim, megjithëse kohët e fundit kanë filluar të
shfaqen disa përpjekje për mbushur këtë boshllëk.
Një nga përpjekjet më serioze dhe më të
kompletuara në këtë fushë është libri
që keni në dorë, i cili mund të klasifikohet
për momentin si libri më i mirë që flet për
këtë temë. Ky është pikërisht shkaku
që na shtyu të merrnim përsipër përkthimin
dhe botimin e këtij libri, duke shpresuar se ai do të
shërbejë si udhëzues për studiuesit në
të ardhmen.
|