Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në
të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen
e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme
nxitën vënien e çështjes ë rëndësishme
të burimit të vërtetë të terrorizmit në
qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës.
Shumë udhëheqës të botës, organizata të
mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione
radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit
paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që
kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që
ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën
qartë se fjalët Islam dhe terror,
nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës
dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.
|