Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Harun Yahya - Kategoritë - Hyrja në Islam

 LIBRAT
Tė Pėrkushtuar ndaj Allahut

Nje Musliman është një person i cili kupton që Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe se vdekja nuk është fundi por një kalim në vendqëndrimin real të njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me këto fakte, ai e eviton me kujdes ndërtimin e jetës së tij "buzë greminës". Ai kthehet nga Allahu, duke e ditur se Ai është Zotëruesi i vërtetë dhe Krijuesi i jetës, vdekjes dhe asaj që vjen pas saj. Në këtë sistem të krijuar nga Allahu, ai kupton që pasuria, pozita shoqërore apo pamja e bukur nuk janë mjetet që e çojnë njeriun drejt suksesit; ato janë vetëm "raste" që ndodhin nën urdhërat e Allahut, që vlejnë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Një Musliman është i tillë sepse ai kërkon aprovimin e Allahut. Ky është dhe dallimi kryesor mes Muslimanëve dhe njerëzve të tjerë. Muslimanët e shohin fenë si një mënyrë për të fituar kënaqësinë e Allahut, kurse shumica e njerëzve e marrin këtë si një sistem bestytnish që zënë një pjesë të mirë të jetës së tyre.

FULL TEXT AVAILABLE

Tė Mendosh Thellė

Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të "mendojnë siç duhet" dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të drejtë". Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të. S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithçka me një qëllim të caktuar.

FULL TEXT AVAILABLE

Mrekullitė E Kuranit

Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.

FULL TEXT AVAILABLE

Disa Sekrete tė Kur'anit

Çdo njëri që e lexon Kur’anin dhe e len të vendoset në zemëren dhe shpirtin e tij, i cili konsideron jetën, ngjarjet dhe njerëzit për rreth tij me qëndrimin e një përsoni besimtarë, dhe i cili e merr Allahun për shokë të vetëm mund t’i shohë sekretet e shpallura në Kur’an. Çdo ngjarje, e rëndësi- -shëme apo jo, nxën vend rrjedhimisht; asgjë nuk paraqitet si rezultat i një rastësie. Një sekret, qëllim i shenjët dhe i mirë i Allahut vendoset prapa secilit prej tyre. Nëse njerëzit veprojnë sinqerisht dhe gjithmonë kthehen te Allahu, atëherë ata mund t’i vlerësojnë këto sekrete dhe urtësinë prapa tyre.
Njëri që i kupton sekretet e Kur’anit dhe e vëren eksistimin e këtyre sekreteve në jetë afrohet më afër Allahut dhe konsilidon shoqëri me Të. Këta njerëz kanë kuptim ma të mirë për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës dhe të arrijnë vlerësim më të mirë të fuqisë, urtësisë dhe diturisë së Tij. Ata kuptojnë se nuk ka asnjë shokë apo mbrojtës tjetër pos Allahut. Ata ndiejnë emocine dhe kënaqësinë e të pamurit dhe kuptimin e urtësisë dhe sekreteve që Allahu krijon në çdo moment të vetëm. Allahu zbulon më shumë sekrete në krijimet e Tij për kësi njerëzish. Edhe nëse jeta e këti përsoni duket e ngjashme me të tjerëve, Allahu, faktikisht, krijon diçka të jashtëzakonshëme për atë përson në çdo minut. Allahu do t’ua paraqët këto çdo njërit që sinqërisht dëshiron të shoh urtësinë dhe sekretet e Tij në krijimet e Tij.
Siç Allahu thotë në Kur’an: Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. (Enbiya': 106)

FULL TEXT AVAILABLE

Dita e Gjykimit

Dita e Gjykimit, e cila do t’ia sjellë “vdekjen” gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është një çështje për të cilën njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë për atë që do të ndodhë atë Ditë, por pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson ata, njerëzit janë të prirur ta harrojnë atë. Ata thjeshtë parapëlqejnë të vazhdojnë jetërat e tyre në vend se të ballafaqohen me të.
Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit është një realitet për të gjithë njerëzit dhe, si e tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do t’ju ndihmojë që të mendoni për ekzistencën dhe realitetin e saj në dritën e vargjeve Kur’anore.

FULL TEXT AVAILABLE

Islami Denon Terrorizmin

Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes ë rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës. Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët “Islam” dhe “terror”, nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.

FULL TEXT AVAILABLE.

Kur'ani Prin Rrugen Drejt Shkences

Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen miliona dollarë.
Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.

FULL TEXT AVAILABLE

T'a mėsojmė fenė tonė - Islamin

Të dashur fëmijë, në këtë libër do të flitet për gjëra të rëndësishme për të cilat ke menduar ndonjë herë...
Këtu në këtë libër, do të flasim për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Do të flasim për fuqinë dhe diturinë e paskajshme të Zotiti tonë dhe çfarë Ai dëshiron që ne të bëjmë dhe çfarë nuk dëshiron që ne të bëjmë. Mos harro se këto janë gjëra shumë të rëndësishme, që do t’iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!

FULL TEXT AVAILABLE

 VIDEO
PĖRGJIGJE NGA KURANI 1

A mundet që një njeri t’ja dedikojë tërë jetën e tij Zotit? Si duhet të jetë dashuria ndaj Zotit? Çfarë nënkupton të qënit i afërt me Zotin? Pse njerëzit nuk mund të jenë të lumtur nëse nuk ndjekin udhën dhe fenë e Zotit? A mundet që dikush të thotë “kjo është mjaft” pasi të ketë arritur një shkallë të caktuar të moralit? Si duhet të sillet dikush ndaj një arroganti? A zemërohen besimtarët ndonjëherë? Me qëllim që të mësoni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, shihni këtë film, i cili përbëhet nga tre pjesë të realizuara me pyetje të shkurtra dhe përgjigje mjaft të qarta për to.
MREKULLITĖ E KURANIT

Stili i pashoq i Kuranit dhe urtësia e madhe që gjendet në të, të shpallura 14 shekuj më parë janë provë se Kurani është fjala e Allahut. Jo vetëm kaq, por në Kuran gjenden mjaft mrekulli të cilat vërtetojnë se ai është i zbritur nga Allahu. Prej këtyre mrekullive, gjenden disa fakte shkencore të shpallura në Kuran 14 shekuj më parë, të cilat mundën të zbuloheshin vetëm në saje të teknologjisë së shekullit të 20. Këto fakte, të cilat nuk njiheshin në kohën kur u shpall Kurani, i bëjnë të ditur njeriut të ditëve tona se Kurani është fjala e Allahut.

Tė gjitha kategoritė tjera

Hedhja poshtė e darvinizmit
Dizajn nė natyrė
Arkeologjia dhe Kur'ani
Islami-krishterimi-jehudizmi
Ideologjitė dhe bota
Hyrja nė Islam

Jeta e profetėve
Dije nga Kur'ani